Select Page

258. A nuk e ke parë atë që polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij, pasi Allahu i kishte dhënë pushtet të madh? Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje.”, ai tha: “Edhe unë jap jetë dhe shkaktoj vdekje!” Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille ti nga perëndimi!” Atëherë, ai që nuk besonte mbeti i hutuar. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit e padrejtë.

– “A nuk e ke parë atë që polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij, pasi Allahu i kishte dhënë pushtet të madh?” – Domethënë, a ke mësuar, a di për injorancën, paturpësinë dhe kokëfortësinë e atij që polemizonte për çështje që nuk lënë vend për dyshime?...

257. Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t’i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.

– “Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë …” – Allahu është i dashuri i atyre që besojnë, sepse ata e kanë zgjedhur Allahun si të adhuruarin dhe të dashurin e tyre. Ata e kanë pranuar dhe janë të kënaqur që Ai të jetë i dashuri dhe...

256. Nuk ka detyrim në fe. Është sqaruar e vërteta nga e kota. Kush e braktis tagut-in dhe beson në Allahun, ai është kapur pas lidhjes më të fortë, e cila kurrë nuk këputet. Allahu Dëgjon e Di gjithçka.

– “Nuk ka detyrim në fe. Është sqaruar e vërteta nga e kota.” – Allahu i Lartësuar na tregon se në fe nuk duhet të ketë dhunë, sepse është diçka e panevojshme. Dhuna apo detyrimi me pahir bëhet veçse për çështje të errëta, të papranueshme, me shenja e...

255. Allahu është Një! Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Tij. Ai është (El Hajjun) i Gjallë dhe (El Kajûm) i Përjetshëm. Atë nuk e kap dremitja dhe as gjumi. Vetëm e Tij është gjithçka, në qiej dhe në tokë. Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveçse me lejen e Tij. Ai e di të tashmen dhe të ardhmen. Të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar t’u mësojë, nga ajo që Ai di. Froni (Kursijj-i) i Tij përfshin qiejt dhe tokën dhe Atë nuk e lodh përkujdesi për të dyja. Ai është i Larti, i Madhi.

Ky ajet është ajeti më madhështor i Kur’ânit. Ai është ajeti më i mirë, më i vyer dhe më i dobishëm, sepse ai bart në vetvete shpjegime për çështje madhështore. Ai përmban cilësitë më të bukura të Zotit të Lartësuar. Janë të shumta hadithet e përcjella nga Profeti...

254. O ju që keni besuar! Shpenzoni një pjesë nga ajo (të mirat) që Ne ju kemi dhënë, para se të vijë një ditë, kur nuk do të ketë më as tregti, as miqësi dhe as ndërmjetësim. Jobesimtarët – ata janë keqbërës.

– “O ju që keni besuar! Shpenzoni një pjesë nga ajo (të mirat) që Ne ju kemi dhënë, para se të vijë një ditë, kur nuk do të ketë më as tregti, as miqësi dhe as ndërmjetësim.” – Ky urdhër për të shpenzuar vetëm një pjesë të pasurisë, është mëshirë prej...