Select Page

5. Edhe në shkëmbimin e natës me ditën, në reshjet që Allahu lëshon prej qiellit, si furnizim dhe si gjallërues të tokës pas vdekjes së saj, ashtu edhe në lëvizjen e erërave ka fakte për njerëzit që mendojnë.

– “Vërtet, në qiej dhe në Tokë ka plot Shenja për besimtarët. Edhe në krijimin tuaj dhe të gjallesave të kudogjendura ka fakte për njerëzit që janë të bindur (në besimin e drejtë). Edhe në shkëmbimin e natës me ditën, në reshjet që Allahu lëshon prej qiellit, si...

29. A nuk e sheh ti se është Allahu Ai që e fut natën te dita dhe Ai që e fut ditën te nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën); se është Ai që i ka nënshtruar Diellin e Hënën, që lëvizin deri në një afat të caktuar dhe se Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni?

– ”A nuk e sheh ti se është Allahu Ai që e fut natën te dita dhe Ai që e fut ditën te nata …?”  – Edhe kjo tregon se Allahu i Lartësuar është i vetëm dhe nuk ka ortak në administrimin, përkujdesin dhe rregullimin e çështjeve të krijesave. Pushteti i...