Select Page

– “Këto janë ajetet e Allahut, të cilat po t’i lexojmë me vërtetësi. Atëherë, çfarë fjale tjetër, veç fjalës së Allahut dhe fakteve të Tij besojnë ata?!” – Allahu i Madhëruar na tregon se, në lidhje me të përfituarit ose jo nga faktet e Kur’anit, njerëzit ndahen në dy grupe:

1. Ata që mendojnë thellë rreth këtyre fakteve, duke kuptuar domosdoshmërinë e besimit në Allahun e Lartësuar. Ata përfitojnë shumë nga udhëzimi i Allahut, duke e ngritur veten lart. Ata e besojnë plotësisht Allahun e Madhëruar, ashtu si edhe melekët e Tij, shpalljet e Tij, profetët e Tij dhe Ditën e Gjykimit. Besimi i tyre është i plotë, larg çdo dyshimi. Nëpërmjet Kur’anit dhe fakteve të Allahut të shfaqura në krijimin e Tij, shpirtrat e tyre pastrohen dhe dituria iu shtohet.

2. Ata të grupit tjetër i dëgjojnë faktet e Allahut, por i shpërfillin menjëherë ato, prandaj nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit. Ata e shpërfillin të vërtetën, sikur të mos e kenë dëgjuar atë. Faktet e Allahut nuk i prekin zemrat e tyre dhe nuk i pastrojnë ato. Përkundrazi, për shkak të mendjemadhësisë që kanë, ato ua shtojnë edhe më shumë shfrenimin në kalimin e kufijve. Ata, kur dëgjojnë ndonjë fakt të Allahut, e marrin me tallje. Por i Madhëruari i kërcënon këta, duke thënë: