Select Page

27. Është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe kjo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të. Atij i takon përshkrimi më i lartë në qiej e në Tokë; Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.

– ”Pronë e Tij është gjithçka që ndodhet në qiej e në Tokë dhe vetëm Atij i janë nënshtruar të gjithë. Është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe kjo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të.” –  Rikrijimi e risjellja në jetë e krijesave...

44. Por meqë ata i shpërfillën porositë, Ne u hapëm të gjitha dyert (e kënaqësive) dhe, kur ata po gëzonin për ato që iu ishin dhënë, i ndëshkuam në befasi, e ata mbetën të pashpresë.

– “Por meqë ata i shpërfillën porositë, Ne ua hapëm të gjitha dyert (e kënaqësive) …” – Kur i harruan shpalljet e sjella nga profetët, Allahu i Lartësuar ua hapi atyre portat e kënaqësive të kësaj dynjaje, që ata të zhyteshin edhe më keq në humbje....

25. Nga argumentet e Tij është edhe se Ai i bën të qëndrojnë qielli dhe Toka, me urdhrin e Tij. Pastaj, kur Ai t’ju bëjë thirrjen e Tij, ju menjëherë do të dilni prej tokës.

– ”Nga argumentet e Tij është edhe se Ai i bën të qëndrojnë qielli dhe Toka, me urdhrin e Tij. Pastaj, kur Ai t’ju bëjë thirrjen e Tij (për ringjallje), ju menjëherë do të dilni prej tokës.” – Me urdhrin e Tij qëndrojnë qiejt dhe Toka dhe nuk bien e të...

24. Nga argumentet e Tij është edhe vetëtima, që Ai jua tregon për t’ju frikësuar dhe për të shpresuar dhe nga qielli lëshon shi, me të cilin e ngjall tokën pasi ka vdekur. Në këtë ka argumente për një popull që mendon.

– ”Nga argumentet e Tij është edhe vetëtima që Ai jua tregon për t’ju frikësuar dhe për të shpresuar dhe nga qielli lëshon shi, me të cilin e ngjall tokën pasi ka vdekur.” – Nga shenjat e Tij është edhe zbritja e shiut nga qielli, nëpërmjet të cilit...