Select Page

– “Por meqë ata i shpërfillën porositë, Ne ua hapëm të gjitha dyert (e kënaqësive) …” – Kur i harruan shpalljet e sjella nga profetët, Allahu i Lartësuar ua hapi atyre portat e kënaqësive të kësaj dynjaje, që ata të zhyteshin edhe më keq në humbje. Kjo qe vetëm njëra nga format e ndëshkimit, sepse Allahu i Madhëruar thotë më pas:

– “… dhe, kur ata po gëzonin për ato që u ishin dhënë, i ndëshkuam në befasi, e ata mbetën të pashpresë.” – Këtë radhë, ndëshkimi i la thellësisht të dëshpëruar. Ata i prenë shpresat nga çdo e mirë. Ky qe ndëshkimi më i rëndë e më i dhembshëm, sidomos kur ishin të pavëmendshëm, të qetë e në mes të kënaqësive të tyre. Një ndëshkim që ndërpret kënaqësitë është shumë herë më i dhembshëm dhe dëshpërues.