Select Page

109. Ata betohen fuqishëm në Allahun se, nëse u vjen ndonjë Shenjë (e veçantë), do ta besojnë. Thuaju: “Të gjitha Shenjat janë në dorën e Allahut”. Por ku mund ta dini ju se edhe sikur t’u vijnë Shenjat (e veçanta), ata përsëri nuk do të besojnë.

– “Ata betohen fuqishëm në Allahun se, nëse u vjen ndonjë Shenjë (e veçantë), do ta besojnë.“ – Idhujtarët, të cilët nuk e besonin Muhamedin (a.s)si profet, bënë betime të mëdha se, nëse ai do t’u tregonte ndonjë mrekulli, ata do ta besonin Shpalljen që ai...

108. Mos ua shani ata (idhujt), të cilëve ata iu luten krahas Allahut, sepse nga armiqësia dhe padituria e tyre, ata mund të shajnë Allahun. Kështu ia kemi zbukuruar Ne çdo populli veprimet e veta. Në fund kthimin e kanë te Zoti i tyre dhe atëherë do t’i shpërblejë për çdo gjë që kanë bërë.

   Allahu i Madhëruar i ndalon besimtarët nga një veprim, që në origjinë është i lejuar – t’u shash idhujtarëve idhujt e tyre. Madje, poshtërimi dhe sharja e idhujve konsiderohet si afrim te Zoti dhe tregues i besimit. Por Allahu i Madhëruar i ka ndaluar nga kjo...

105. Kështu, Ne ta kemi shtjelluar në imtësi Shpalljen, aq sa ata të thonë “Ti i ke mësuar këto (nga të tjerë)” dhe që t’ua bëjmë të qarta njerëzve të ditur.

– “Kështu, Ne ta kemi shtjelluar në imtësi Shpalljen, aq sa ata të thonë “Ti i ke mësuar këto (nga të tjerë)” dhe që t’ua bëjmë të qarta njerëzve të ditur.” – Ashtu sikurse e kemi shtjelluar Kur’anin me imtësi për idhujtarët, për çështjet që kanë...