– “Sikur të donte Allahu, ata nuk do të ishin idhujtarë.“ – Sikur Allahu i Lartësuar të dëshironte që këta idhujtarë të mos bënin idhujtari, ashtu do të ndodhte. Por Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur, prandaj e di mirë zgjedhjen e tyre të keqe dhe faktin që ata do të pasojnë të dehur dëshirat e tyre të shfrenuara, të cilat i çojnë shumë larg nga e vërteta.
– “Por Ne nuk të bëmë mbikqyrës të tyre dhe ti nuk je përgjegjës për ta.“ – Ne nuk të kemi bërë ty, o i Dërguar, mbikëqyrës të tyre, që t’u regjistrosh veprat. Nuk të kemi bërë as kujdestar të tyre, që të shqetësohesh për çështjet që ata kanë.