Select Page

78. Ai (Karuni) tha: “Kjo (pasuri) më është dhënë vetëm në sajë të dijes sime.” Po a nuk e dinte ai se Allahu ka shkatërruar para tij breza të tërë, që ishin edhe më të fuqishëm se ai dhe që kishin bërë pasuri më shumë se ai? Por keqbërësit as që do të pyeten për gjynahet e tyre.

– “Kjo më është dhënë vetëm në sajë të dijes sime.” – Këtë pasuri e kam arritur në sajë të aftësisë dhe gjenialitetit, prej shkathtësisë dhe mprehtësisë së mendjes sime. Edhe Allahu e di gjendjen time dhe e di që unë e meritoj këtë pasuri. Atëherë, përse...

77. Por me atë (pasurinë) që të ka dhënë Allahu, kërko (të fitosh) botën tjetër dhe mos e harro atë që të takon në këtë botë! Bëj mirë, ashtu siç të ka bërë mirë Allahu ty dhe mos bëj të këqija në tokë, sepse Allahu nuk i do keqbërësit!

– ”Por me atë (pasurinë) që të ka dhënë Allahu, kërko (të fitosh) botën tjetër …” – Në dorën tënde janë vendosur mjete, me të cilat mund të kërkosh dhe fitosh ahiretin më shumë sesa u është dhenë të tjerëve. Puno, atëherë, me këtë pasuri, që të...

76. Karuni ishte nga populli i Musait, por ai i kaloi kufijtë (në padrejtësi) me ta. Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri, saqë çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm. Populli i vet i tha atij: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i do ata që e teprojnë në gëzim!

Allahu i Madhëruar na njofton rreth gjendjes së Karunit për atë që ai bëri dhe për paralajmërimet dhe këshillat e shumta që iu dhanë atij. Ai thotë: – ”Karuni ishte nga populli i Musait, por ai i kaloi kufijtë (në padrejtësi) me ta.”  – Ai ishte nga bijtë...

75. Prej çdo populli Ne do të nxjerrim një dëshmitar e do t’u themi: “Sillni argumentin tuaj!” Atëherë do ta kuptojnë se e vërteta i takon (vetëm) Allahut dhe çdo trillim i tyre do të dështojë.

– ”Prej çdo populli Ne do të nxjerrim një dëshmitar e do t’u themi: “Sillni argumentin tuaj!” – Ditën kur të tubohen të gjithë para Allahut, do të nxirret nga çdo popull që mohuan të vërtetën nga një dëshmitar për atë që ndodhi në dynja dhe për...