Select Page

76. Allahu ua shton udhëzimin atyre që e kërkojnë udhëzimin e Tij. Veprat e mira që mbesin (gjithmonë), kanë shpërblim më të madh te Zoti yt dhe (sjellin) një përfundim më të mirë.

– ”Allahu ua shton udhëzimin atyre që e kërkojnë udhëzimin e Tij.”  – Pasi tregoi se keqbërësit ndëshkohen duke i zhytur edhe më thellë në humbjen e tyre, Allahu i Madhëruar na tregon se, nga ata tjetër, ua shton të udhëzuarve edhe më shumë udhëzimin. Ai...

75. Thuaj: “Atë që është në humbje, le ta lërë i Gjithëmëshirshmi për një kohë të gjatë (në këtë jetë). Por, kur ta shohin atë që u premtohet – ose dënimin ose kijametin -, atëherë, do ta kuptojnë se kush ka pozitë më të ulët dhe rreth më të dobët.”

Allahu i Madhëruar e qartësoi kotësinë e arsyetimeve të mohuesve, që tregonin për inatin, urrejtjen dhe armiqësinë e tyre ndaj së vërtetës. Të tilla arsyetime tregonin se ata janë zhytur në një humbje të thellë. – ”Thuaj: “Atë që është në humbje, le ta lërë i...