Select Page

– ”A e ke parë atë që i mohon Argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet pasuri e fëmijë (edhe në botën tjetër).”?” – Mos u çudit me gjendjen e një mohuesi të tillë. Ai jo vetëm që mohon ajetet e Allahut, por ka edhe pretendime të mëdha, duke thënë se në ahiret do t’i jepen përsëri pasuri e pasardhës. Ai kështu pretendon se do të jetë banor i Xhenetit. Kjo është vërtet e çuditshme. Nëse do të ishte ndonjë që beson në Zotin dhe përpiqet për diçka të tillë, mbase do të ishte e pranueshme dhe e lehtë, për jo për atë të mjerë. Ky ajet, edhe pse bën fjalë për një person të caktuar, ai përfshin çdo m