Select Page

21. dhe te bagëtitë ka (gjithashtu) shenja për të medituar. Nga barqet e tyre Ne ju japim të pini (qumësht). Ju keni edhe shumë dobi të tjera dhe prej mishit të tyre ju ushqeheni.

– “Dhe te bagëtitë ka (gjithashtu) shenja për të medituar.” – Ndër mirësitë e tij të shumta janë edhe bagëtitë, të cilat Allahu i Madhëruar jua nënshtroi dhe i vuri në shërbimin tuaj. Në to ka mësim për ata që dinë të nxjerrin mësime dhe dobi...

169. Pas tyre erdhën të tjerë, që trashëguan Librin, por që zgjodhën për vete stolitë e pavlera të kësaj bote dhe thoshin: “Do të na falet (gjithçka).” Por kur u vinte ndonjë kotësi tjetër e ngjashme, ata përsëri shkonin pas saj. A nuk janë zotuar ata në Libër që të mos thonë për Allahun asgjë tjetër veç së vërtetës dhe e patën studiuar mirë gjithçka në të? Bota tjetër është më e mirë për ata që janë të devotshëm. A nuk logjikoni?

– “Pas tyre erdhën të tjerë, që trashëguan Librin, …” – Brezat më vonë trashëguan Librin e Zotit, prandaj do të duhej që populli të kthehej te mësimet hyjnore të këtij Libri. Por, në të vërtetë, ata filluan të ndryshonin tekstin dhe përmbajtjen e...

168. Ne i shpërndamë ata në këtë Tokë grupe-grupe. Prej tyre ka të mirë, por ka edhe jo të tillë. Ne i vumë në provë ata edhe me mirësi edhe me fatkeqësi, që të kthenin rrugë.

– “Ne i shpërndamë ata në këtë Tokë grupe-grupe.” – Ne i shpërndamë dhe i përhapëm ata nëpër tokë, pasi kishin qenë njëherë të mbledhur e të bashkuar. – “Prej tyre ka të mirë, por ka edhe jo të tillë.” – Prej tyre ka që janë të mirë, të cilët i...

167. Zoti Yt shpalli qartas se, mbi ta do të vendosë deri Ditën e Kijametit, sundimin e dikujt, që ka për t’i ndëshkuar ata me mënyrën më të keqe. Zoti yt është, vërtet Ndëshkues i shpejtë, por Ai është gjithashtu edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “Zoti Yt shpalli qartas se, mbi ta do të vendosë deri Ditën e Kijametit, sundimin e dikujt, që ka për t’i ndëshkuar ata me mënyrën më të keqe.” – Allahu i Lartësuar thotë qartë se çfarë ndëshkimi morën ata: poshtërim dhe përçmim prej sunduesve të...