Select Page

– “Dhe te bagëtitë ka (gjithashtu) shenja për të medituar.” – Ndër mirësitë e tij të shumta janë edhe bagëtitë, të cilat Allahu i Madhëruar jua nënshtroi dhe i vuri në shërbimin tuaj. Në to ka mësim për ata që dinë të nxjerrin mësime dhe dobi të shumta për njerëzit.

Nga barqet e tyre Ne ju japim të pini (qumësht).” – Ju merrni prej tyre qumësht të këndshëm dhe shumë të vlefshëm, që del nga barku i tyre.

Ju keni edhe shumë dobi të tjera dhe prej mishit të tyre ju ushqeheni.” – Ju përfitoni edhe nga leshi apo puplat e gjësë së gjallë, siç thuhet në ajete të tjera: “Edhe kafshët Ai i krijoi për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni mjete për ngrohje dhe dobi të tjera dhe prej tyre ushqeheni. Ju shihni pamje të bukura kur i ktheni ato në mbrëmje (nga kullota) dhe kur i lëshoni në mëngjes (për në kullotë).

Ato bartin ngarkesat tuaja (të rënda) në vende të largëta, ku ju do të arrinit me shumë vështirësi. Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe Mëshirëplotë. Edhe kuajt, mushkat dhe gomarët i krijoi që ti përdorni si kafshë bare dhe si zbukurim. Ai krijon edhe gjëra që  ju nuk i dini.” [Nahl 5-8]. Ose: “Edhe në bagëtitë ju keni shembuj të shumtë (për të menduar). Ne, nga ajo që prodhohet nga barqet e tyre mes ushqimit të përtypur dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër e të shijshëm, për ata që e pinë.” [Nahl 66]. Ndër ushqimet më të mira janë mishi dhe dhjami, që përfitohen prej kafshëve.