Select Page

24. Paria e jobesimtarëve nga populli i tij thanë: “Ky nuk është gjë tjetër veçse një njeri, sikurse ju, që dëshiron të tregojë se është më lart se ju. Po të dëshironte, Allahu do të dërgonte melekë. Ne kurrë nuk e kemi dëgjuar një gjë të tillë nga të parët tanë.”

– “Paria e jobesimtarëve nga populli i tij thanë: “Ky nuk është gjë tjetër veçse një njeri, sikurse ju, që dëshiron të tregojë se është më lart se ju.” – Duke shprehur kundërshtimin dhe refuzimin me forcë, ata që e quanin veten paria e vendit,...

176. Po të kishim dashur, Ne do ta kishim lartësuar atë nëpërmjet Shenjave Tona, por ai e kërkoi përjetësinë në tokë dhe ndoqi dëshirat e tij të kota. Ai i ngjan një qeni, të cilin, nëse e përzë, nxjerr gjuhën, por edhe nëse nuk e përzë, ai sërish nxjerr gjuhën. Të tillë janë ata që i mohojnë Shenjat Tona. Tregoju atyre historinë, që ata të mendojnë.

– “Po të kishim dashur, Ne do ta kishim lartësuar atë nëpërmjet Shenjave Tona …” – Po të dëshironte Allahu i Lartësuar, do ta lartësonte atë me diturinë që kishte, duke i dhënë forcë dhe vullnet për të punuar sipas saj. Në këtë mënyrë, ai do të ishte...

175. Tregoju atyre ngjarjen e atij personi të cilit Ne i kishim dhënë (dituri për) Shenjat Tona, por ai i braktisi ato. Për këtë arsye, atë e bëri shok Shejtani dhe u bë prej të humburve (nga udha e drejtë).

– “Tregoju atyre ngjarjen e atij personi të cilit Ne i kishim dhënë (dituri për) Shenjat Tona,…” – Ky njeri mësoi fenë dhe Librin e Allahut të Madhëruar, duke u bërë dijetar i madh dhe i shquar. – “… por ai i braktisi ato. Për këtë arsye,...

23. Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai i tha: “O populli im! Adhuroni vetëm Allahun! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) veç Tij. A nuk i frikësoheni (dënimit të Tij)?”

– “Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai i tha: “O populli im! Adhuroni vetëm Allahun!” – Allahu i Madhëruar na tregon për shpalljen që i dhuroi Profetit të Tij të durueshëm, Nuhut (a.s). Ai është i pari Profet që Zoti dërgoi ndër njerëz....