Select Page

34. E çfarë mund ti mbrojë ata nga dënimi i Allahut, kur ata pengojnë vizitën në Xhaminë e Shenjtë? Ata nuk janë rojtarët të saj. Askush, përveç të devotshmit, nuk mund të jetë rojtari i saj, por shumica e tyre nuk e dinë.

– “E çfarë mund ti mbrojë ata nga dënimi i Allahut, kur ata pengojnë vizitën në Xhaminë e Shenjtë?” – E kush mund ta pengojë ndëshkimin e Allahut mbi ta, ndërkohë që ata kanë kryer gjithçka që e bën të detyrueshëm dhe të merituar këtë ndëshkim?! Por cilat...

31. Kur u lexohen atyre ajetet Tona, ata thonë: “Ne kemi dëgjuar si këto. Po të donim, edhe ne mund të thoshim fjalë të tilla. Këto nuk janë gjë tjetër, përveçse përralla të vjetra.

Duke treguar kokëfortësinë dhe arrogancën e mohuesve të Profetit, Allahu i Madhëruar thotë: – “Kur u lexohen atyre ajetet Tona, ata thonë: “Ne kemi dëgjuar si këto. Po të donim, edhe ne mund të thoshim fjalë të tilla. Këto nuk janë gjë tjetër, përveçse përralla...

30. Kujto si komplotuan jobesimtarët kundër teje, për të të mbajtur në pranga, vrarë ose dëbuar (nga shtëpia jote). Ata bënin kurthe, por edhe Allahu u ngrinte kurthe. Allahu është më i miri planifikues.

Kujto, o i Dërguar, mirësinë me të cilën Zoti yt të begatoi! Idhujtarët kurejshë u mblodhën në takimin “Daru Nedue”, dhe diskutuan gjatë se si do të vepronin me Profetin a.s. Ata sollën tri alternativa: 1. Ta izolonin në shtëpi e të mos e linin të dilte jashtë. 2. Ta...