Select Page

25. Sigurisht që Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja. Edhe në ditën e Hunejnit, kur ju u mahnitët nga numri juaj i madh, por që nuk ju vlejti aspak. Toka ju duk e ngushtë, me tërë atë gjerësi dhe më pas ju u tërhoqët.

  Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve mirësitë e Tij të shumta dhe ndihmën e madhe në shumë luftëra të tyre kundër mohuesve. Në mënyrë të veçantë, Ai u kujton ndihmën e Tij në betejën e Hunejnit, kur u shtrënguan aq shumë, saqë u larguan nga fushëbeteja. Toka, aq...

24. Thuaj: “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që keni fituar, tregtia për të cilën frikësoheni se do të dështojë ose banesat ku ju gjeni kënaqësi, janë më të dashura për ju sesa Allahu, se i Dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë prisni (vendimin e Tij) dhe të jeni të sigurt se Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë të shfrenuarit.

– “Thuaj: “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që keni fituar, tregtia për të cilën frikësoheni se do të dështojë ose banesat ku ju gjeni kënaqësi, janë më të dashura për ju sesa Allahu, se i...

39. Ata e mohuan atë (Kur’anin) pa marrë dituri të plotë rreth tij dhe pa u ardhur plotësisht shpjegimi i tij. Ja, kështu mohonin edhe ata që ishin përpara tyre. Por shih se si qe përfundimi i keqbërësve!

– “Ata e mohuan atë (Kur’anin) pa marrë dituri të plotë rreth tij dhe pa u ardhur plotësisht shpjegimi i tij.“ – Duke qenë se ata tregojnë qartë pafuqinë e tyre përballë sfidës së Kur’anit, u kuptua se ajo që pretendojnë është e kotë dhe e...

38. Mos, vallë, po thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi)? Thuaju: “Sillni ju një sure të ngjashme me të dhe thërrisni në ndihmë kë të doni, veç Allahut, nëse jeni të sinqertë në atë që thoni.

– “Mos, vallë, po thonë se atë e trilloi ai?“ – Mohuesit dhe mosbesimtarët inatçorë, të mbushur me urrejtje dhe armiqësi shpifin dhe thonë se Kur’ani është i trilluar nga Muhamedi. Drejtoju këtyre mashtruesve që shpifin dhe kërkojnë një argument, që...