Select Page

45. Mos vallë janë të sigurt ata që përgatitën kurthe se Allahu nuk do t’ua shembë tokën nën këmbë e nuk do t’u vijë dënimi andej nga nuk e mendojnë.

Ky është një kërcënim i hapur që u drejtohet mohuesve të së vërtetës dhe atyre që bëjnë poshtërsi, se Allahu mund t’i ndëshkojë pikërisht atëherë kur ata nuk e presin dhe pa e kuptuar fare. Këtë ndëshkim të beftë Allahu është i plotpushtetshëm që t’ua sjellë nga sipër...

44. (I patëm dërguar ata) me Argumente e me libra të shenjtë. Ndërsa ty ta shpallëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, që ata të mendojnë (në këtë shpallje).

– “(I patëm dërguar ata) me Argumente e me libra të shenjtë.” – Në këtë ajet tregohet vlera e madhe e dijetarëve. Dituria më e lartë është dituria rreth librave të Zotit. Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar që, për çdo çështje, t’u referohemi...