Select Page

45. Ne i dhamë edhe Musait një libër, për të cilin pati kundërshtime. Sikur të mos ishte vendimi i Zotit tënd, i vendosur më parë, gjykimi ndaj tyre do të kryhej menjëherë. Me të vërtetë, ata janë në një dyshim të thellë rreth tij.

– “Ne i dhamë edhe Musait një libër, për të cilin pati kundërshtime.” – Kuptimi: Ashtu sikurse të dhamë ty një Libër, ashtu i dhamë edhe Musait, por njerëzit vepruan me të ashtu sikurse vepruan me ty. Ata u kundërshtuan mes tyre rreth Shpalljes së Zotit....

44. Sikur ta kishim shpallur Kur’anin në një gjuhë të huaj (e jo në arabisht), ata do të thoshin: “Përse nuk janë të kuptueshme ajetet e tij? Përse, vallë, ai është në gjuhë të huaj, ndërkohë që ai është arab?!” Thuaju: “Ai, për besimtarët, është udhëzim e shërim. Ndërsa ata që nuk besojnë, i kanë veshët të shurdhuar, dhe për ta ai është verbëri. Këta janë njëlloj si të thirren prej një vendi të largët.”

– “Sikur ta kishim shpallur Kur’anin në një gjuhë të huaj (e jo në arabisht), ata do të thoshin: “Përse nuk janë të kuptueshme ajetet e tij? Përse, vallë, ai është në gjuhë të huaj, ndërkohë që ai është arab?!” – Allahu i Lartësuar na flet për...