Select Page

152. Allahu e përmbushi premtimin e Vet ndaj jush, kur ju, me vullnetin e Tij, po i shfarosnit ata (në fillim të betejës). Por ju u dobësuat dhe u përçatë me njëri-tjetrin për çështjen e urdhrit (të Profetit) dhe e thyet atë urdhër pasi e patë atë që e dëshironit (plaçkën e luftës). Pati prej jush që u pëlqeu kjo jetë, por pati edhe të tjerë prej jush që parapëlqyen Jetën Tjetër. Pastaj, Ai bëri që ju të zbrapseni nga armiku, për t’ju sprovuar. Ai, pa dyshim, jua fali ju (atë gabim). Allahu ka mirësi të mëdha për besimtarët.

– “Allahu e përmbushi premtimin e Vet ndaj jush, kur ju, me vullnetin e Tij, po i shfarosnit ata (në fillim të betejës). …” – Kuptimi: Ai ju ndihmoi që në fillim, duke ju dhënë epërsi të dukshme kundër tyre. Ju filluat t’i korrnit ata me shpatat tuaja. Por...

151. Ne do të mbjellim frikën në zemrat e jobesimtarëve, sepse ata adhurojnë zota të tjerë, veç Allahut, pa pasur asnjë fakt. Vendbanimi i tyre do të jetë Zjarri. Sa i shëmtuar është vendi i keqbërësve!

– “Ne do të mbjellim frikën në zemrat e jobesimtarëve …” – Pra, Allahu i Lartësuar përkujdeset për besimtarët e Tij të sinqertë që t’u dhurojë fitoren në luftë, duke futur tmerrin në zemrat e armiqve të tyre. Kjo frikë e madhe i  pengon shpesh...