Select Page

– “Allahu u dha atyre shpërblim në këtë botë dhe shpërblimin më të mirë në Botën Tjetër.” – Në dynja, Ai u ka dhuruar atyre fitoren, ndihmën dhe pasuri të shumta në luftë e jashtë saj. Ndërsa në ahiret, ata do të fitojnë, duke arritur kënaqësinë e Zotit ndaj tyre. Ata do të jenë mes mirësish, që kurrë nuk do të kërkojnë lodhje e mund për t’u arritur.

Të gjitha këto ndodhin sepse ata dinë t’i rregullojnë veprat që do t’i paraqiten Allahut të Lartësuar. Veprat e tyre janë të mira, dhe po kështu është shpërblimi për ta. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:

– “Allahu i do punëmirët.” – Allahu i Lartësuar i do ata që janë të pajisur me bamirësi (ihsân) dhe të cilët i kanë të dyja llojet e ihsânit. Një nga veprat më të mëdha të ihsânit është lufta kundër armiqve të fesë.