Select Page

9. Le të jenë të kujdesshëm ata (që lënë testament), ashtu sikur do të vepronin po të linin pas pasardhës të paaftë, për të cilët do të druheshin. Le t’i frikësohen Allahut dhe le të thonë fjalë të drejta!

– “Le të jenë të kujdesshëm ata (që lënë testament), ashtu sikur do të vepronin po të linin pas pasardhës të paaftë, për të cilët do të druheshin.” – Disa janë të mendimit se kjo këshillë u drejtohet të pranishmëve në momentet kur të sëmurit po i afrohet...

8. Nëse gjatë ndarjes së trashëgimisë janë të pranishëm farefisi i largët, jetimët dhe të varfrit, u dhuroni edhe atyre diçka e u thoni fjalë të mira!

    Edhe këtu kemi të bëjmë me një prej ligjeve të mrekullueshme të Allahut të Mëshirshëm, të cilët kënaqin dhe qetësojnë çdo zemër dhe shpirt. Kështu, gjatë ndarjes së trashëgimisë mund të jenë të pranishëm edhe të afërm të të ndjerit, të cilët nuk meritojnë pjesë...

7. Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që kanë lënë prindërit dhe të afërmit e tyre. Edhe femrave u takon pjesë nga ajo që kanë lënë prindërit dhe të afërmit, qoftë pak apo shumë. Këto janë pjesë të përcaktuara (nga Zoti).

  Në kohën e injorancës paraislamike, arabët, për shkak të paditurisë dhe ashpërsisë së tyre, nuk u bënin pjesë në trashëgimi të dobtëve, siç janë gratë dhe fëmijët. Trashëgiminë ata e ndanin vetëm mes burrave të fortë, sepse – sikurse justifikoheshin –...

6. Vërini në provë jetimët, derisa të bëhen për t’u martuar e nëse vëreni tek ata pjekuri, atëherë jepuani pasurinë e tyre! Mos e hani pasurinë e tyre duke e shpërdoruar dhe duke u ngutur (të përfitoni) para se të rriten! Kush është i pasur, le të ruhet, e kush është i varfër, le të hajë me masë. Kur t’ua dorëzoni jetimëve pasurinë e vet, bëjeni këtë në prani të dëshmitarëve! Allahu është i mjaftueshëm si Llogaritës.

– “Vërini në provë jetimët, derisa të bëhen për t’u martuar e nëse vëreni tek ata pjekuri, atëherë jepuani pasurinë e tyre!” – Është e domosdoshme të provosh aftësinë e jetimëve para se t’u dorëzosh pasurinë e tyre. Prova bëhet duke i dhënë jetimit, të...