Select Page

15. Nëse ndonjëra nga gratë tuaja bën imoralitet, kërkoni që kjo (vepër) të dëshmohet nga katër veta (burra) prej jush. Nëse këta dëshmojnë, atëherë i mbyllni ato (gratë) në shtëpi, derisa t’u vijë vdekja ose derisa Allahu të përcaktojë ndonjë zgjidhje tjetër për to.

– “Nëse ndonjëra nga gratë tuaja bën imoralitet, kërkoni që kjo (vepër) të dëshmohet nga katër veta (burra) prej jush.” – Këtu është fjala për marrëdhëniet seksuale të jashtëligjshme. Allahu i Lartësuar e ka cilësuar imoralitetin më poshtë si “vepër e...

14. Ndërsa ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe i shkelin kufijtë e Tij, do të futen në Zjarr, ku do të jenë përjetësisht. Për ta është përgatitur një dënim poshtërues.

– “Ndërsa ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe i shkelin kufijtë e Tij, do të futen në Zjarr, ku do të jenë përjetësisht. Për ta është përgatitur një dënim poshtërues.” – Te “kundërshtimi” përfshihen gjynahet më të mëdha, që janë kufri...

13. Këta janë kufijtë që ka vënë Allahu. Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të hyjnë në kopshte, nëpër të cilët rrejdhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë. Ky është suksesi më i madh.

– “Këta janë kufijtë që ka vënë Allahu.” – Pra, dispozitat e mësipërme të trashëgimisë janë kufijtë e vendosur nga Zoti, të cilët nuk duhet t’i shkelim, por duhet t’i zbatojmë me korrektësi. Nuk lejohet shkelja apo tjetërsimi i tyre. Ky ajet dëshmon,...

12. Nga ajo që lënë bashkëshortet tuaja juve ju takon gjysma, nëse ato nuk kanë fëmijë. Por nëse ato kanë fëmijë, juve ju takon një e katërta e pasurisë që lënë ato, pasi të zbatohet porosia e tyre (testament) dhe pasi të lahen borxhet e tyre. Nga ajo që lini ju, atyre (grave) u takon një e katërta, nëse nuk keni fëmijë. Por, nëse keni fëmijë, atyre u takon një e teta nga ajo që lini, pasi të zbatohet porosia juaj (testament) dhe pasi të lahen borxhet tuaja. Në qoftë se i vdekuri, qoftë mashkull ose femër, nuk ka lënë as prindër dhe as fëmijë, por ka vëlla ose motër (nga nëna), atëherë çdonjërit prej tyre u takon një e gjashta. E, nëse ka më shumë se dy (vëlla e motër), ata janë pjesëmarrës të barabartë në një të tretën e pasurisë, pasi të zbatohet porosia (testament) dhe pasi të lahen borxhet, kështu që asnjë të mos dëmtohet. Këto janë porositë e Allahut. Allahu është i Gjithëditur e Durimtar.

– “Nga ajo që lënë bashkëshortet tuaja juve ju takon gjysma, nëse ato nuk kanë fëmijë.” – Me fjalën “fëmijë” këtu kuptohen fëmijët biologjikë (jo të birësuar), djemtë apo vajzat e djalit të saj, një apo shumë qofshin, qofshin fëmijë nga burri apo nga burra...

11. Allahu ju urdhëron kështu për fëmijët tuaj: mashkullit i takojnë sa për dy femra. Nëse (trashëgimtarët) janë vetëm femra dhe më shumë se dy, atyre u takojnë dy të tretat e pasurisë që ai lë pas, e nëse është vetëm një femër, asaj i takon gjysma. Për prindërit, për secilin prej tyre, jepet një e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri), nëse ka fëmijë. Në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta. Por në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta. Ndarja e trashëgimisë bëhet pas zbatimit të porosisë së lënë nga ai (testament) dhe pasi të lahen borxhet. Ju nuk e dini se cilët janë më dobiprurës për ju: prindërit tuaj apo fëmijët tuaj. Këto janë urdhrat e Allahut. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë

Allahu i Lartësuar i ka qartësuar plotësisht dispozitat për trashëgiminë, në Kur’ân dhe në Sunetin e Profetit të Tij. Tekstet themelore ku mbështeten këto dispozita janë: 1. Ajetet 11, 12 të kësaj sureje, që tashmë po shpjegohen. 2. Ajeti i fundit i po kësaj sureje,...