Select Page

2. O ju që keni besuar! Mos e cenoni shenjtërinë e simboleve të Allahut, as shenjtërinë e muajve të shenjtë, as të kurbanit të Qabesë (el hedij), as të kurbanëve (el ķalâid) të shënuar me qafore, as ata të cilët, duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, synojnë për vizitë Shtëpinë e Shenjtë! E pasi të hiqni ihramin, atëherë (mund të) gjahtoni (jashtë vendeve të shenjta)! Dhe, të mos ju shtyjë urrejtja ndaj atyre njerëzve që iu penguan nga Xhamia e Shenjtë, të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre! Ndihmojeni njëri-tjetrin në të mira dhe në devotshmëri, dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynahe e armiqësi! Kijeni frikë Allahun, sepse Allahu është ndëshkues i rreptë.

– “O ju që keni besuar! Mos e cenoni shenjtërinë e simboleve të Allahut, …” – Kuptimi: Mos i përdhosni ato simbole të Allahut të Lartësuar, për të cilët Ai ju ka urdhëruar që t’i nderoni. Mos bëni vepra që Zoti i ka ndaluar të veprohen dhe që cenojnë...

1. O ju që keni besuar! Plotësojini detyrimet! Bagëtitë janë të lejuara (si ushqim) për ju, me përjashtim të atyre që do t’ju lexohen. Edhe gjuetia është e ndaluar përderisa gjendeni në ihram (dhe në vendet e shenjta). Vërtet, Allahu vendos çfarë të dëshirojë.

– “O ju që keni besuar! Plotësojini detyrimet!” – Ky është një urdhër nga Allahu i Lartësuar drejtuar adhuruesve të Tij besimtarë për të plotësuar detyrimet dhe marrëveshjet. Ai është urdhër për të zbatuar atë çka u dikton dhe nënkupton imani i tyre....

153. Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje (o Muhamed) t’u zbresësh një libër nga qielli. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe dhe thanë “Na trego Allahun haptazi!” Atëherë, ata i kapi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë. Pastaj adhuruan (për zot) viçin, edhe pasi u patën ardhur shenja të qarta. Ne i falëm ata dhe i dhamë Musait pushtet të qartë.

  Kjo kërkesë që ithtarët e Librit i drejtuan Profetit (a.s)buronte nga inati dhe ngaqë nuk e pranonin si profet të Zotit. Ata e bënë këtë kërkesë, duke e caktuar si të vetmin kusht për të besuar Muhamedin (a.s)si profet të Zotit. Kështu, ata i kërkuan Profetit...

152. Ndërsa atyre që besojnë në Allahun dhe profetët e Tij, pa bërë asnjë dallim mes tyre, Ai do t’ua japë (të plota) shpërblimet e tyre. Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.

– “Ndërsa atyre që besojnë në Allahun dhe profetët e Tij, pa bërë asnjë dallim mes tyre,” – Pra, së pari, ata besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij. Kjo nënkupton besimin në të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij, që vetë Allahu na i ka treguar, si edhe...