Select Page

7. Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush dhe zotimin ndaj Tij, të cilin Ai e mori prej jush, kur thatë: “Dëgjuam e bindemi!”. Dhe kijeni frikë Allahun! Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tuaja.

– “Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush dhe zotimin ndaj Tij, të cilin Ai e mori prej jush, kur thatë: “Dëgjuam e bindemi!”.”.” –  Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij, që të kujtojnë mirësitë që Ai u ka dhuruar, si mirësitë fetare, ashtu edhe...

6. O ju që keni besuar! Kur të përgatiteni për të falur namaz, lani fytyrën dhe duart (e krahët) deri te bërrylat, fërkoni kokën dhe (lajini) këmbët deri te nyjet! Nëse jeni xhunubë, atëherë, lani të gjithë trupin! Në qoftë se jeni të sëmurë ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gruan, dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhè të pastër e, me të, fërkoni fytyrën dhe duart! Allahu nuk dëshiron t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë, ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj jush dhe që ju të bëheni mirënjohës.

    Ky është një ajet madhështor dhe përmbledh shumë dispozita. Le të përmendim disa prej tyre, me ndihmën dhe lehtësimin e Allahut të Lartësuar. 1. Zbatimi i porosive të këtij ajeti konsiderohet si punë që rrjedhon dhe nxitet nga imani. Pa zbatimin e tyre, imani nuk...

5. Sot u lejuan për ju (të gjitha) ushqimet e mira (e të pastra). Edhe ushqimet e ithtarëve të Librit janë të lejuara për ju, ashtu si edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ta. Është e lejuar për ju të martoheni me gratë e ndershme besimtare dhe me gratë e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse u jepni atyre (mehrin) dhuratën martesore, por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe as (shfrytëzimin e tyre) si të dashura (të fshehta). E, kush e braktis besimin, vepra e tij është asgjësuar dhe në botën tjetër do të jetë prej të humburve.

– “Sot u lejuan për ju (të gjitha) ushqimet e mira (e të pastra).” – Lejimin e të mirave për ne Allahu i Lartësuar e ka bërë për të na mëshiruar dhe nderuar. Ai e përsërit shpalljen e kësaj dispozite, për të treguar mirësinë e Tij dhe për t’i ftuar...

4. Të pyesin ty (Muhamed), çfarë është e lejuar për ta (si ushqim)? Thuaju: “Ju janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe gjahu i shtazëve të ushtruara gjahtare, të cilat ju i keni mësuar ashtu siç ju ka mësuar Allahu ju. Hani, pra, atë që ato e gjahtojnë për ju dhe përmendeni emrin e Allahut! Frikësojuni Allahut! Me të vërtetë, Allahu është i shpejtë në llogari.

– “Të pyesin ty (Muhamed), çfarë është e lejuar për ta (si ushqim)?” – Domethënë, çfarë lloje ushqimesh u janë lejuar.     – “Thuaju: “Ju janë lejuar të gjitha ushqimet e mira …” – Ushqime “të mira” janë të gjitha ato ushqime të shijshme, të...

3. Haram janë për ju: të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit, ajo kafshë që theret jo në emrin e Allahut, ajo që është mbytur me lak në fyt, ajo që është vrarë me goditje, ajo që është rrëzuar nga lartësitë, ajo që është shpuar, ajo që është ngrënë nga egërsirat, përveç asaj që arrini ta therni, ajo që është therur për idhuj dhe që ta kërkoni fatin me short. Të gjitha këto janë gjynah (e të ndaluara nga Zoti). Sot u dëshpëruan ata që mohuan dhe humbën çdo shpresë që t’ju largojnë prej fesë suaj. Mos i kini frikë ata, por më kini frikë vetëm Mua! Sot e përsosa fenë tuaj për ju, e plotësova dhuratën Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. Kush detyrohet nga uria, duke mos e tepruar dhe duke mos pasur qëllim gjynahun, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

    Ky është ajeti që sqaron kategoritë e ndaluara të kafshëve, për të cilat Allahu i Lartësuar aludoi në një ajet më sipër, kur tha: “Bagëtitë janë të lejuara (si ushqim) për ju, me përjashtim të atyre që do t’ju lexohen.”.  Mësoje se Allahu i Lartësuar dhe i...