Select Page

17. Ai (Musai) tha: “O Zoti im! Betohem në Ty, se për të gjitha ato të mira që m’i ke dhuruar mua, unë kurrë nuk do të jem në ndihmë të keqbërësve.”

– ”Ai tha: “O Zoti im! Betohem në Ty, se për të gjitha ato të mira që m’i ke dhuruar, unë kurrë nuk do të jem në ndihmë të keqbërësve.”. – Për gjithë ato mirësi që më ke dhuruar, për mundësinë e pendimit dhe faljes së gjynahut, unë të jap fjalën o Zot se:...

16. Ai (Musai) u lut: “O Zoti im! Unë e ngarkova veten me padrejtësi. Atëherë, më fal!” Dhe Allahu e fali atë, sepse Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– ”Ai u lut: “O Zoti im! Unë e ngarkova, vërtet vetveten me padrejtësi. Atëherë, më fal!” Dhe Allahu e fali atë, sepse Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Në mënyrë të veçantë për ata që pendohen e kthehen tek Ai të nënshtruar, gati për t’u bindur dhe...

15. Musai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij nuk shikonin. Atje gjeti dy veta që po ziheshin. Njëri ishte prej popullit të tij (izraelit) dhe tjetri ishte prej armiqve të tij. Izraeliti i kërkoi ndihmë kundër armikut të tij, prandaj Musai e shtyu atë tjetrin me forcë dhe ai vdiq. Ai (Musai) tha: “Kjo është vepër e shejtanit. Nuk ka dyshim se ai është armik i betuar, që të çon në humbje.”

– ”Musai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij nuk shikonin. Atygjeti dy veta që po ziheshin. Njëri ishte  prej popullit të tij (izraelit) dhe tjetri ishte prej armiqve të tij.” – Hyri ose në kohën e drekës, kur njerëzit flenë e qetësohen, ose në një...