– ”Kur (Musai) arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur …” – Kur arriti në kulmin e fuqisë trupore e mendore, pra, rreth të dyzetave, dhe kur u maturua.
– ”… Ne i dhamë urtësi dhe dituri.” – Ne i mundësuam që të njihte dispozitat dhe ligjet e Zotit dhe të gjykonte mes njerëzve me ato ligje. Ai i dhuroi Musait dituri të madhe edhe në shumë drejtime të tjera.
– ”Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit.” – Kështu i shpërblejmë ata të cilët janë bamirës si në lidhje me adhurimin e Zotit, ashtu edhe në lidhje me krijesat. Ata që arrijnë gradën e ihsanit në të dyja këto aspekte, Allahu i Madhëruar u dhuron dituri, urtësi dhe gjykim të drejtë. E gjithë kjo është në varësi të bamirësisë së tyre. Kjo tregon edhe njëherë për gradën e lartë të ihsanit të Musait (a.s).