Select Page

32. Fute dorën në gjoks, se ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë! Dhe shtrëngoje krahun pas trupit, që të mos frikësohesh. Këto janë dy mrekulli nga Zoti yt për te Faraoni dhe hordhia tij, sepse ata janë vërtet njerëz të ligj.”

– ”Fute dorën në gjoks, se ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë! Dhe shtrëngoje krahun pas trupit, që të mos frikësohesh!” – E futi dorën në gjoks dhe pasi e nxori, ndodhi ajo që tha Zoti. Pastaj tha: “… shtrëngoje krahun pas trupit, që të...

30. Por kur arriti atje (tek zjarri), u dëgjua një zë nga një pemë, nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar: “O Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve.”

– ”Por kur arriti atje (tek zjarri), u dëgjua një zë nga një pemë, nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar: “O Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve.” – Pra, e njoftoi Musain për rububijen dhe për uluhijen e Tij. Nga kjo kuptohet se e urdhëroi që...

29. Kur Musai e plotësoi afatin, u nis në udhëtim me familjen e vet, vërejti anash (malit të) Turi Sinasë një zjarr. Atëherë i tha familjes së vet: “Rrini këtu, se unë po shoh një zjarr. Shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm (për rrugëtimin tonë) ose ndonjë dru të ndezur, që të ngroheni.”

– ”Kur Musai e plotësoi afatin, u nis në udhëtim me familjen e vet, vërejti anash (malit të) Turi Sinasë një zjarr. Atëherë i tha familjes së vet: “Rrini këtu, se unë po shoh një zjarr. Shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm (për rrugëtimin tonë) ose ndonjë dru...

28. Ai tha: “Le të jetë ky një pakt mes meje e teje. Cilindo afat që të plotësoj, të mos ketë keqdashje ndaj meje. Allahu le të jetë garant për këtë që po themi.”

– ”Ai tha: “Le të jetë ky një pakt mes meje e teje.” – Ky kusht është i pranueshëm dhe tashmë kemi një marrëveshje, sipas së cilës: – ”Cilindo afat që të plotësoj, të mos ketë keqdashje ndaj meje.” – Pra, edhe nëse qëndroj tetë vjet, që janë të...