112. EL IHLAS | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Fri, 09 Sep 2022 09:28:58 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 112. EL IHLAS | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 4. Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai. https://www.tefsirkurani.al/4-asgje-e-askush-nuk-mund-te-jete-si-ai/ https://www.tefsirkurani.al/4-asgje-e-askush-nuk-mund-te-jete-si-ai/#respond Tue, 27 Jul 2021 20:10:01 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=11589 – “… Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai.” – Askush nuk mund t’i afrohet apo t’i përngjasë, apo të jetë si shembulli i Tij, as në emrat e Tij, as në cilësitë e Tij dhe as në veprat e Tij. I Lartësuar dhe Begati-sjellës është emri i Tij. Kjo sure është sqaruese dhe vërtetuese e teuhidit esmâu ue ŝifât, që ka të bëjë me emrat dhe cilësitë unike të Zotit të Lartësuar.   

]]>
https://www.tefsirkurani.al/4-asgje-e-askush-nuk-mund-te-jete-si-ai/feed/ 0
3. Ai nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur (nga dikush). https://www.tefsirkurani.al/3-ai-nuk-ka-lindur-askend-dhe-nuk-eshte-i-lindur-nga-dikush/ https://www.tefsirkurani.al/3-ai-nuk-ka-lindur-askend-dhe-nuk-eshte-i-lindur-nga-dikush/#respond Tue, 27 Jul 2021 20:09:40 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=11587 – “Ai nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur (nga dikush) …” – Sepse Allahu është absolutisht i Pasur dhe nuk ka nevojë për asgjë nga krijesat e Tij. Të gjithë kanë nevojë dhe janë të varfër para bujarisë dhe mirësisë së Tij, ndërsa Ai është i Pasuri vetvetiu, që nuk ka nevojë absolutisht për asgjë nga krijesat e Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/3-ai-nuk-ka-lindur-askend-dhe-nuk-eshte-i-lindur-nga-dikush/feed/ 0
2. Allahu është Absoluti (Es-samed). https://www.tefsirkurani.al/2-allahu-eshte-absoluti-es-samed/ https://www.tefsirkurani.al/2-allahu-eshte-absoluti-es-samed/#respond Tue, 27 Jul 2021 20:09:23 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=11585 – “Allahu është Absoluti (Es-samed) – Allahu është Ai të Cilit i drejtohet çdo gjë për nevojat e veta. Çdo krijesë, qoftë ajo e botës qiellore, qoftë krijesë e botës tokësore, të gjithë pa përjashtim janë të varur dhe të nevojshëm për përkujdesjen dhe mëshirën e Tij. Të gjithë i luten Samed-it për plotësimin e nevojave të tyre. Për çdo gjë që i duhet, krijesat i drejtohen vetëm Allahut. Atë e lusin dhe i kërkojnë ndihmë, sepse Allahu është i Ploti dhe Absoluti në cilësitë e Tij. Ai është, gjithashtu, El Alîmu – i Gjithëdituri, dija e të Cilit është absolutisht e plotë. Allahu është El Halîmu – i Buti dhe i Mëshirshmi, butësia dhe mëshira e të Cilit janë absolutisht të plota. Ai është Er-Raĥîmu – Mëshirëploti, mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka. E të tillë janë të gjithë emrat dhe cilësitë e mrekullueshme të Allahut. Pikërisht prej cilësive të Tij është edhe fakti që:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/2-allahu-eshte-absoluti-es-samed/feed/ 0
1. Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm. https://www.tefsirkurani.al/1-thuaj-ai-eshte-allahu-nje-dhe-i-vetem/ https://www.tefsirkurani.al/1-thuaj-ai-eshte-allahu-nje-dhe-i-vetem/#respond Tue, 27 Jul 2021 20:09:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=11583 “Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm.” – Allahu i Lartësuar na udhëzon që të bëjmë një deklaratë, të cilën duhet ta besojmë plotësisht dhe të jemi tërësisht të sigurt për vërtetësinë e saj. Ai na urdhëron që të bëjmë një deklaratë të fuqishme, duke ia ditur kuptimin e saj të qartë dhe të saktë. Po ç’qenka kjo deklaratë, të cilën i Lartësuari na urdhëron që ta themi hapur? Ajo është: “Allahu është Ehad”, domethënë Ai është i Një, i Vetëm e Unik, në çdo aspekt. Ai është i vetmi me emrat  e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta dhe absolutisht të plota. Ai është i vetmi me veprat e Tij madhështore, që nuk kanë shembull dhe ngjashmëri me asgjë tjetër në ekzistencë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/1-thuaj-ai-eshte-allahu-nje-dhe-i-vetem/feed/ 0