111. EL MESED | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 18 Apr 2023 12:57:05 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 111. EL MESED | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 5. Në qafën e saj do të ketë një litar (prej zjarri) të thurrur mirë. https://www.tefsirkurani.al/5-ne-qafen-e-saj-do-te-kete-nje-litar-prej-zjarri-te-thurrur-mire/ https://www.tefsirkurani.al/5-ne-qafen-e-saj-do-te-kete-nje-litar-prej-zjarri-te-thurrur-mire/#respond Fri, 13 Aug 2021 14:59:23 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13513 – “(e bashkë me të) Edhe gruaja e tij, ajo bartësja e shkarpave (për zjarrin e xhehennemit). Në qafën e saj do të ketë një litar (prej zjarri) të thurrur mirë.” – Ajo bashkëpunonte me burrin e saj në vepra të këqija dhe armiqësi ndaj Profetit dhe besimtarëve. Ata përhapnin të keqen dhe përpiqeshin si askush tjetër që të mundonin Profetin (a.s.) dhe besimtarët. Por ajo nuk bënte gjë tjetër, veçse ngarkonte shpinën e saj me gjynahe të rënda, ashtu sikurse dikush ka ngarkuar dru mbi shpinë dhe në qafë është i lidhur me litar. Por ajeti mund të kuptohet edhe ndryshe: Ajo do të detyrohet në zjarrin e Xhehenemit që të ngarkojë dru mbi shpinën e saj dhe, me to, të ndezë fort zjarrin e të shoqit dhe të sajin, pafundësisht, duke patur një litar prej zjarri të lidhur në grykë. Në këtë sure kemi të bëjmë me një mrekulli dhe shenjë të profecisë së Muhamedit (a.s.). Këto ajete u shpallën para vdekjes së Ebu Lehebit dhe gruas së tij, dhe Allahu i Lartësuar tregoi se ata të dy do të ndëshkoheshin në zjarrin e Xhehenemit. Ky qe një tregues se ata nuk do ta pranonin Islamin kurrë. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Ata nuk e pranuan Islamin dhe vdiqën si mohues dhe armiq të Zotit dhe të Profetit të Tij. Ata nuk e pranuan Islamin, qoftë edhe formalisht. Kështu, përfundimisht, ndodhi ashtu sikurse paralajmëroi Njohësi i së fshehtës dhe i të dukshmes, Allahu i Lartësuar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/5-ne-qafen-e-saj-do-te-kete-nje-litar-prej-zjarri-te-thurrur-mire/feed/ 0
4. (E bashkë me të) Edhe gruaja e tij, ajo bartësja e shkarpave (për zjarrin e xhehenemit). https://www.tefsirkurani.al/4-5-e-bashke-me-te-edhe-gruaja-e-tij-ajo-bartesja-e-shkarpave-per-zjarrin-e-xhehennemit-ne-qafen-e-saj-do-te-kete-nje-litar-prej-zjarri-te-thurrur-mire/ https://www.tefsirkurani.al/4-5-e-bashke-me-te-edhe-gruaja-e-tij-ajo-bartesja-e-shkarpave-per-zjarrin-e-xhehennemit-ne-qafen-e-saj-do-te-kete-nje-litar-prej-zjarri-te-thurrur-mire/#respond Tue, 27 Jul 2021 20:08:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=11581 – “(e bashkë me të) Edhe gruaja e tij, ajo bartësja e shkarpave (për zjarrin e xhehenemit). Në qafën e saj do të ketë një litar (prej zjarri) të thurrur mirë.” – Ajo bashkëpunonte me burrin e saj në vepra të këqija dhe armiqësi ndaj Profetit dhe besimtarëve. Ata përhapnin të keqen dhe përpiqeshin si askush tjetër që të mundonin Profetin (a.s.) dhe besimtarët. Por ajo nuk bënte gjë tjetër, veçse ngarkonte shpinën e saj me gjynahe të rënda, ashtu sikurse dikush ka ngarkuar dru mbi shpinë dhe në qafë është i lidhur me litar. Por ajeti mund të kuptohet edhe ndryshe: Ajo do të detyrohet në zjarrin e Xhehenemit që të ngarkojë dru mbi shpinën e saj dhe, me to, të ndezë fort zjarrin e të shoqit dhe të sajin, pafundësisht, duke patur një litar prej zjarri të lidhur në grykë. Në këtë sure kemi të bëjmë me një mrekulli dhe shenjë të profecisë së Muhamedit (a.s.). Këto ajete u shpallën para vdekjes së Ebu Lehebit dhe gruas së tij, dhe Allahu i Lartësuar tregoi se ata të dy do të ndëshkoheshin në zjarrin e Xhehenemit. Ky qe një tregues se ata nuk do ta pranonin Islamin kurrë. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Ata nuk e pranuan Islamin dhe vdiqën si mohues dhe armiq të Zotit dhe të Profetit të Tij. Ata nuk e pranuan Islamin, qoftë edhe formalisht. Kështu, përfundimisht, ndodhi ashtu sikurse paralajmëroi Njohësi i së fshehtës dhe i të dukshmes, Allahu i Lartësuar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/4-5-e-bashke-me-te-edhe-gruaja-e-tij-ajo-bartesja-e-shkarpave-per-zjarrin-e-xhehennemit-ne-qafen-e-saj-do-te-kete-nje-litar-prej-zjarri-te-thurrur-mire/feed/ 0
3. Ai do të flaket në një zjarr të ndezur fort. https://www.tefsirkurani.al/3-ai-do-te-flaket-ne-nje-zjarr-te-ndezur-fort/ https://www.tefsirkurani.al/3-ai-do-te-flaket-ne-nje-zjarr-te-ndezur-fort/#respond Tue, 27 Jul 2021 20:08:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=11579 – “Ai do të flaket në një zjarr të ndezur fort.” – Zjarri do ta përfshijë atë nga çdo drejtim dhe nuk do të ndihmohet dhe as do të dalë më prej atje. Por jo vetëm ai. Ashtu si ai do të dënohet edhe gruaja e tij, e cila, gjithashtu, e mundonte Profetin (a.s.).

]]>
https://www.tefsirkurani.al/3-ai-do-te-flaket-ne-nje-zjarr-te-ndezur-fort/feed/ 0
2. Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet dhe as bëmat e tij. https://www.tefsirkurani.al/2-atij-nuk-i-beri-dobi-pasuria-e-vet-dhe-as-bemat-e-tij/ https://www.tefsirkurani.al/2-atij-nuk-i-beri-dobi-pasuria-e-vet-dhe-as-bemat-e-tij/#respond Tue, 27 Jul 2021 20:07:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=11577 – “Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet dhe as bëmat e tij.” – Kuptimi: Pasuria e tij e madhe, e cila u bë shkak që ai të kalonte kufijtë dhe të tregohej mospërfillës, tashmë nuk i sjell më dobi. Po kështu, edhe ato që ai fitoi nuk e ruajnë dot nga ndëshkimi i Allahut. Asgjë nuk mund ta shpëtojë atë nga vuajtjet dhe ndëshkimi. Çështja e tij tashmë ka marrë fund.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/2-atij-nuk-i-beri-dobi-pasuria-e-vet-dhe-as-bemat-e-tij/feed/ 0
1. U thafshin duart e Ebu Lehebit, dhe u shkatërroftë! https://www.tefsirkurani.al/1-u-thafshin-duart-e-ebu-lehebit-dhe-u-shkaterrofte/ https://www.tefsirkurani.al/1-u-thafshin-duart-e-ebu-lehebit-dhe-u-shkaterrofte/#respond Tue, 27 Jul 2021 20:07:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=11575 Ebu Lehebi ishte xhaxhai i Profetit, por ishte dhe armiku më i ashpër i tij, me mundimet që i shkaktonte Profetit (a.s.). Ai nuk kishte as besim në Allahun dhe as dashuri për farefis, Allahu e shëmtoftë! Prandaj Allahu i Lartësuar e poshtëroi e i dha këtë mallkim të madh, që do të jetë për të deri në Ditën e Kijametit. I Lartësuari thotë:

– “U thafshin duart e Ebu Lehebit, dhe u shkatërroftë!” – Kuptimi: U dëshpëroftë dhe iu thafshin duart nga mirësitë! Kurrë mos paftë mirësi dhe mbarësi!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/1-u-thafshin-duart-e-ebu-lehebit-dhe-u-shkaterrofte/feed/ 0