108. EL KEUTHER | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Thu, 24 Mar 2022 15:08:06 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 108. EL KEUTHER | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 3. S’ka dyshim se ai që të urren ty është farëshuar. https://www.tefsirkurani.al/3-ska-dyshim-se-ai-qe-te-urren-ty-eshte-fareshuar/ https://www.tefsirkurani.al/3-ska-dyshim-se-ai-qe-te-urren-ty-eshte-fareshuar/#respond Tue, 27 Jul 2021 20:02:41 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=11561 “S’ka dyshim se ai që të urren ty është farëshuar.” – Kuptimi: Ai që të urren ty, që të fyen dhe të përmend për keq, pikërisht ai është “el ebter” – farëshuar, sepse veprat do t’i asgjësohen dhe nami do t’i zhduket. Ndërsa Muhamedi (a.s.) është tërësisht i kompletuar me cilësitë më të mira si një krijesë e Zotit. Ai do të përkujtohet shumë ndër njerëz dhe pasuesit e rrugës së tij do të jenë të jashtëzakonshëm.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/3-ska-dyshim-se-ai-qe-te-urren-ty-eshte-fareshuar/feed/ 0
2. Prandaj, ti falu për hir të Zotit tënd dhe bëj kurban për Të! https://www.tefsirkurani.al/2-prandaj-ti-falu-per-hir-te-zotit-tend-dhe-bej-kurban-per-te/ https://www.tefsirkurani.al/2-prandaj-ti-falu-per-hir-te-zotit-tend-dhe-bej-kurban-per-te/#respond Tue, 27 Jul 2021 20:02:20 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=11559 “Prandaj, ti falu për hir të Zotit tënd dhe bëj kurban për Të!” – Janë veçuar këto dy rite, sepse ato janë ndër më të rëndësishmet dhe ndër rrugët më të dashura për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar. Namazi shpreh nënshtrimin e plotë të zemrës dhe gjymtyrëve vetëm për Allahun e Lartësuar. Gjatë tij, zemra dhe trupi, me përkushtim dhe dashuri ndaj Allahut, kalojnë nga një adhurim në tjetrin. Kur qëndron në këmbë, besimtari këndon me drojë ajetet Kur’anore, pastaj me përunjësi të plotë bie në ruku, duke bërë tesbih dhe lavde për Allahun e Madhëruar, për të kaluar pastaj në sexhde, e cila është kulmi i përulësisë dhe momenti më pranë Allahut, kur Ai dëgjon çdo lutje drejtuar nga robi i Tij. Ndërsa kurbani edukon bujarinë dhe shtyp koprracinë. Robi zgjedh më të bukurën dhe më të mirën bagëti për t’ia përkushtuar Zotit si kurban.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/2-prandaj-ti-falu-per-hir-te-zotit-tend-dhe-bej-kurban-per-te/feed/ 0
1. Ne të dhamë ty mirësi të shumta. https://www.tefsirkurani.al/1-ne-te-dhame-ty-miresi-te-shumta/ https://www.tefsirkurani.al/1-ne-te-dhame-ty-miresi-te-shumta/#respond Tue, 27 Jul 2021 20:01:14 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=11557    Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur (a.s.), duke i përkujtuar mirësitë e mëdha që ka përgatitur për të:

– “Ne të dhamë ty mirësi të shumta.”Keuther-in, domethënë mirësitë e mëdha të Zotit të Lartësuar ndaj Profetit (a.s.). Mes këtyre mirësive dhe begative të pamata, është edhe një lumë në Xhenet, që quhet Keuther, të cilin Allahu i Lartësuar e ka ruajtur për Profetin (a.s.). Një prej mirësive të tij është edhe Hauđi, gjatësia dhe gjerësia e të cilit është një muaj. Uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti. Gotat që janë vendosur pranë tij janë të shumta dhe të shndritshme si yjet në qiell. Kush pi një herë të vetme prej tij, nuk do të ketë më etje kurrë. Prej këtij Hauđi do të pinë besimtarët, të cilëve do t’ua japë vetë me dorën e tij Muhamedi (a.s.). Pasi i kujtoi Profetit të Tij (a.s.) këto mirësi të premtuara, Allahu i Lartësuar e urdhëron atë që të jetë mirënjohës për to:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/1-ne-te-dhame-ty-miresi-te-shumta/feed/ 0