106. EL KUREJSH | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Thu, 24 Mar 2022 15:11:26 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 106. EL KUREJSH | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 4. I Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike! https://www.tefsirkurani.al/4-i-cili-i-ushqeu-pas-urise-dhe-i-siguroi-prej-cdo-frike-2/ https://www.tefsirkurani.al/4-i-cili-i-ushqeu-pas-urise-dhe-i-siguroi-prej-cdo-frike-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 19:53:56 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13775 “… i Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!” – Furnizimi i mirë dhe i bollshëm dhe siguria nga çdo lloj frike janë nga mirësitë më të mëdha të kësaj dynjaje, për të cilat njeriu duhet të tregohet mirënjohës ndaj Dhuruesit të vetëm të tyre, ndaj Allahut të Lartësuar. Vetëm Ty, o i Adhuruari ynë, të takon lavdia dhe mirënjohja e plotë për të gjitha begatitë, të shfaqura dhe të fshehura! Allahu i Lartësuar e ka përshkruar veten si Rabbul Bejt – Zoti i Shtëpisë, edhe pse Ai është Zoti i Shtëpisë dhe i gjithçkaje tjetër. Ky posaçërim është bërë për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e Qabes. Ajo është Shtëpia ku adhurohet i Madhëruari dhe Ai është Zoti i saj.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/4-i-cili-i-ushqeu-pas-urise-dhe-i-siguroi-prej-cdo-frike-2/feed/ 0
3. Le ta adhurojnë Zotin e kësaj Shtëpie, https://www.tefsirkurani.al/3-le-ta-adhurojne-zotin-e-kesaj-shtepie-2/ https://www.tefsirkurani.al/3-le-ta-adhurojne-zotin-e-kesaj-shtepie-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 19:53:32 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13773 – “Le ta adhurojnë Zotin e kësaj Shtëpie, …” – Le ta adhurojnë Atë si Një të vetëm dhe të pashoq dhe vetëm ndaj Tij të përkushtohen, me sinqeritet, të bindur dhe të nënshtruar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/3-le-ta-adhurojne-zotin-e-kesaj-shtepie-2/feed/ 0
2. Dhe për hir sigurisë (të dhuruar nga Zoti) gjatë udhëtimeve të tyre (për tregëti), në dimër dhe në verë. https://www.tefsirkurani.al/2-dhe-per-hir-sigurise-te-dhuruar-nga-zoti-gjate-udhetimeve-te-tyre-per-tregeti-ne-dimer-dhe-ne-vere/ https://www.tefsirkurani.al/2-dhe-per-hir-sigurise-te-dhuruar-nga-zoti-gjate-udhetimeve-te-tyre-per-tregeti-ne-dimer-dhe-ne-vere/#respond Fri, 13 Aug 2021 14:45:14 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13492 “Për hir të sigurisë së kurejshëve (në Mekë). Dhe për hir sigurisë (të dhuruar nga Zoti) gjatë udhëtimeve të tyre (për tregëti), në dimër dhe në verë.” – Shumë komentues të Kur’anit janë të mendimit se këto ajete duhen shikuar si vazhdim i sures para saj. Kështu, kuptimi i tyre është: Ne vepruam ashtu me ushtrinë e Elefantit pikërisht për hir të kurejshëve, për hir të plotësimit të interesave të tyre. Për të siguruar udhëtimet e tyre tregtare gjatë dimrit drejt Jemenit dhe, gjatë verës, drejt Shamit, Allahu i Lartësuar i ndëshkoi ata që synonin t’i shkatërronin. Në këtë mënyrë, i Madhëruari e ngriti lart ndër popujt arabë vlerën dhe rëndësinë e Qabes dhe të banorëve që kujdeseshin për të. Ata ishin shumë të nderuar dhe të respektuar nga njerëzit, saqë askush nuk i trazonte, në çdo udhëtim që ndërmerrnin. Për këtë arsye, i Lartësuari i urdhëron që të jenë mirënjohës ndaj Tij, duke u thënë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/2-dhe-per-hir-sigurise-te-dhuruar-nga-zoti-gjate-udhetimeve-te-tyre-per-tregeti-ne-dimer-dhe-ne-vere/feed/ 0
1. Për hir të sigurisë së kurejshëve (në Mekë). https://www.tefsirkurani.al/1-2-per-hir-te-sigurise-se-kurejsheve-ne-meke-dhe-per-hir-sigurise-te-dhuruar-nga-zoti-gjate-udhetimeve-te-tyre-per-tregeti-ne-dimer-dhe-ne-vere/ https://www.tefsirkurani.al/1-2-per-hir-te-sigurise-se-kurejsheve-ne-meke-dhe-per-hir-sigurise-te-dhuruar-nga-zoti-gjate-udhetimeve-te-tyre-per-tregeti-ne-dimer-dhe-ne-vere/#respond Tue, 27 Jul 2021 19:57:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=11542 “Për hir të sigurisë së kurejshëve (në Mekë). Dhe për hir sigurisë (të dhuruar nga Zoti) gjatë udhëtimeve të tyre (për tregëti), në dimër dhe në verë.” – Shumë komentues të Kur’anit janë të mendimit se këto ajete duhen shikuar si vazhdim i sures para saj. Kështu, kuptimi i tyre është: Ne vepruam ashtu me ushtrinë e Elefantit pikërisht për hir të kurejshëve, për hir të plotësimit të interesave të tyre. Për të siguruar udhëtimet e tyre tregtare gjatë dimrit drejt Jemenit dhe, gjatë verës, drejt Shamit, Allahu i Lartësuar i ndëshkoi ata që synonin t’i shkatërronin. Në këtë mënyrë, i Madhëruari e ngriti lart ndër popujt arabë vlerën dhe rëndësinë e Qabes dhe të banorëve që kujdeseshin për të. Ata ishin shumë të nderuar dhe të respektuar nga njerëzit, saqë askush nuk i trazonte, në çdo udhëtim që ndërmerrnin. Për këtë arsye, i Lartësuari i urdhëron që të jenë mirënjohës ndaj Tij, duke u thënë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/1-2-per-hir-te-sigurise-se-kurejsheve-ne-meke-dhe-per-hir-sigurise-te-dhuruar-nga-zoti-gjate-udhetimeve-te-tyre-per-tregeti-ne-dimer-dhe-ne-vere/feed/ 0