103. EL ASR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Thu, 24 Mar 2022 15:19:36 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 103. EL ASR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 3. Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin për (të pasuar) të vërtetën dhe këshillojnë njëri-tjetrin për durim. https://www.tefsirkurani.al/3-pervec-atyre-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-keshillojne-njeri-tjetrin-per-te-pasuar-te-verteten-dhe-keshillojne-njeri-tjetrin-per-durim-2/ https://www.tefsirkurani.al/3-pervec-atyre-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-keshillojne-njeri-tjetrin-per-te-pasuar-te-verteten-dhe-keshillojne-njeri-tjetrin-per-durim-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 19:57:25 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13787 – “Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin për (të pasuar) të vërtetën dhe këshillojnë njëri-tjetrin për durim.” – Së pari, ata kanë besimin, domethënë besojnë gjithçka që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të besohet. Por besimi duhet të jetë i ndërtuar mbi dije të saktë dhe të sigurt, të shpallur nga Zoti. Së dyti, ata bëjnë vepra të mira, të cilat duhen sipas atij imani që u tha më parë, të mbështetur në dije. Këtu futen të gjitha veprat e mira, të dukshme dhe të fshehta, ato që kanë lidhje me të drejtën e Zotit dhe ato që kanë lidhje me të drejtën e krijesave, veprat e mira të detyrueshme dhe ato që janë të pëlqyeshme. Së treti, ata këshillojnë njëri-tjetrin për t’iu përmbajtur së vërtetës. Por cila është kjo e vërtetë? Ajo është besimi i bazuar mbi dije të saktë dhe veprat e mira sipas atij besimi, me sinqeritet për Zotin. Së katërti, ata këshillojnë njëri-tjetrin për të qenë të durueshëm në bindjen ndaj Zotit, duke kryer porositë e Tij, të durueshëm ndaj gjynaheve, duke mos iu afruar atyre, dhe të durueshëm ndaj përcaktimeve të dhembshme të Allahut të Madhëruar mbi ta. Me dy cilësitë e para, njeriu rregullon dhe plotëson veten e vet. Ndërsa me dy të fundit, ai rregullon dhe plotëson të tjerët. Me plotësimin e këtyre katër cilësive, mund të thuhet se njeriu nuk ka për të humbur, por ka për të arritur fitoren e  madhe.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/3-pervec-atyre-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-keshillojne-njeri-tjetrin-per-te-pasuar-te-verteten-dhe-keshillojne-njeri-tjetrin-per-durim-2/feed/ 0
2. Njeriu është në humbje. https://www.tefsirkurani.al/2-njeriu-eshte-ne-humbje/ https://www.tefsirkurani.al/2-njeriu-eshte-ne-humbje/#respond Fri, 13 Aug 2021 14:35:50 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13471 – “Betohem për kohën! Njeriu është në humbje.” – Allahu i Lartësuar betohet në kohën, e cila përbëhet nga netët dhe ditët, nëpër të cilat kalon jeta e njeriut. Përgjatë kohës, robërit kryejnë veprat e tyre, për të cilat do të merren në përgjegjësi. Kësisoj, ky është betim shumë i rëndësishëm. Allahu i Lartësuar bën këtë betim për të përforcuar faktin se njeriu është në një humbje të sigurt. Humbja është e kundërta e suksesit. Ajo është, gjithashtu, e niveleve të ndryshme. Robi mund të jetë në humbje të plotë, nëse ka humbur dynjanë dhe ahiretin, nëse humb shpërblimin e Allahut të Lartësuar dhe meriton ndëshkimin në zjarrin e Xhehenemit. Por robi mund të jetë edhe në humbje të pjesshme, që prek vetëm disa aspekte, në varësi të veprave dhe përkushtimit të tij. Prandaj Allahu i Lartësuar është betuar se asnjë njeri nuk shpëton nga humbja, përveç atyre që kanë katër cilësi:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/2-njeriu-eshte-ne-humbje/feed/ 0
1. Betohem për kohën! https://www.tefsirkurani.al/1-2-betohem-per-kohen-njeriu-eshte-ne-humbje/ https://www.tefsirkurani.al/1-2-betohem-per-kohen-njeriu-eshte-ne-humbje/#respond Tue, 27 Jul 2021 19:52:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=11524 – “Betohem për kohën! Njeriu është në humbje.” – Allahu i Lartësuar betohet në kohën, e cila përbëhet nga netët dhe ditët, nëpër të cilat kalon jeta e njeriut. Përgjatë kohës, robërit kryejnë veprat e tyre, për të cilat do të merren në përgjegjësi. Kësisoj, ky është betim shumë i rëndësishëm. Allahu i Lartësuar bën këtë betim për të përforcuar faktin se njeriu është në një humbje të sigurt. Humbja është e kundërta e suksesit. Ajo është, gjithashtu, e niveleve të ndryshme. Robi mund të jetë në humbje të plotë, nëse ka humbur dynjanë dhe ahiretin, nëse humb shpërblimin e Allahut të Lartësuar dhe meriton ndëshkimin në zjarrin e Xhehenemit. Por robi mund të jetë edhe në humbje të pjesshme, që prek vetëm disa aspekte, në varësi të veprave dhe përkushtimit të tij. Prandaj Allahu i Lartësuar është betuar se asnjë njeri nuk shpëton nga humbja, përveç atyre që kanë katër cilësi:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/1-2-betohem-per-kohen-njeriu-eshte-ne-humbje/feed/ 0