095. ET-TIN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Fri, 25 Mar 2022 16:16:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 095. ET-TIN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 8. A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve? https://www.tefsirkurani.al/8-a-nuk-eshte-allahu-me-i-urti-i-gjykuesve-2/ https://www.tefsirkurani.al/8-a-nuk-eshte-allahu-me-i-urti-i-gjykuesve-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 20:52:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13968 – “A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve?” – Është jashtë logjike që Zoti të kishte krijuar robërit e Tij dhe pastaj t’i linte ata të braktisur, pa i urdhëruar e ndaluar, pa u vendosur kufij dhe rregulla dhe pa i marrë në llogari e shpërblyer, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. A mund të logjikohet që Allahu, i Cili e krijoi njeriun fazë pas faze, i Cili i dhuron atij mirësi pas mirësie, i Cili përkujdeset dhe e ndihmon atë në çdo hap, dhe pastaj, në fund, ta lërë atë të humbasë në tokë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë? Jo, përkundrazi! Allahu i Madhëruar do t’i kthejë njerëzit në një vend, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, sipas asaj që kanë merituar dhe e synuar në jetën e dynjasë. Ai do t’i lërë përjetësisht në atë vend për të cilin janë përpjekur dhe e kanë zgjedhur për veten e tyre.  Këtu përfundon komenti i sures Tin. Falënderimi i takon vetëm Allahut!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/8-a-nuk-eshte-allahu-me-i-urti-i-gjykuesve-2/feed/ 0
7. E pas gjithë kësaj, ç’të shtyu (o njeri) të mohosh Ditën e Shpërblimit? https://www.tefsirkurani.al/7-e-pas-gjithe-kesaj-cte-shtyu-o-njeri-te-mohosh-diten-e-shperblimit-2/ https://www.tefsirkurani.al/7-e-pas-gjithe-kesaj-cte-shtyu-o-njeri-te-mohosh-diten-e-shperblimit-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 20:52:15 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13966 – “E pas gjithë kësaj, ç’të shtyu (o njeri) të mohosh Ditën e Shpërblimit?” – Pra, pas gjithë këtyre shenjave dhe fakteve të sjella nga i Gjithëdituri dhe i Plotpushtetshmi, cili është shkaku që të shtyn në mosbesim dhe në mospranim të Ditës së Llogarisë? Ato duhej që të të sillnin siguri të plotë për takimin me Allahun dhe për llogarinë e drejtë. Mirësitë dhe begatitë e shumta me të cilat Zoti të ka privilegjuar, duhej të nxisnin tek ti mirënjohjen dhe nënshtrimin për Dhuruesin. Të gjitha ato duhej të ishin një nxitje e fortë, që të mos mohoje asgjë për të cilën të ka njoftuar Allahu i Madhëruar nëpërmjet Profetit të Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/7-e-pas-gjithe-kesaj-cte-shtyu-o-njeri-te-mohosh-diten-e-shperblimit-2/feed/ 0
6. Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë. https://www.tefsirkurani.al/6-pervec-atyre-qe-kane-besuar-dhe-bejne-vepra-te-mira-te-cilet-do-te-kene-shperblim-te-panderprere-2/ https://www.tefsirkurani.al/6-pervec-atyre-qe-kane-besuar-dhe-bejne-vepra-te-mira-te-cilet-do-te-kene-shperblim-te-panderprere-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 20:51:50 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13963 – “Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë.” – Këta Zoti i ka nderuar duke u dhuruar besimin e drejtë dhe moral të lartë. Zoti u premton atyre grada të larta dhe shpërblim të pandërprerë. Ata do të shijojnë kënaqësi të shumta dhe lumturi të përhershme, në përjetësi. Begatitë e tyre kurrë nuk do të mbarojnë, ushqimet e tyre do të vazhdojnë përjetësisht, e po ashtu edhe hijet e mrekullueshme ku do të qëndrojnë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/6-pervec-atyre-qe-kane-besuar-dhe-bejne-vepra-te-mira-te-cilet-do-te-kene-shperblim-te-panderprere-2/feed/ 0
5. Pastaj e kthejmë atë në më të ultin e të ultëve. https://www.tefsirkurani.al/5-pastaj-e-kthejme-ate-ne-me-te-ultin-e-te-ulteve-2/ https://www.tefsirkurani.al/5-pastaj-e-kthejme-ate-ne-me-te-ultin-e-te-ulteve-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 20:51:22 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13960 – “Pastaj do ta zbresim atë në më të ultin e të ultëve.” – Allahu i Lartësuar kërcënon se do t’i zhysë ata në vendin më të thellë në zjarrin e Xhehenemit. Atje është vendi i të gjithë kryeneçëve, që shpërfillin porositë e Zotit dhe nënshtrimin ndaj Tij. Të shpëtuarit janë vetëm ata që Zoti u ka bërë mirësi duke u dhuruar besimin e drejtë dhe të cilët kanë punuar me atë besim, siç thotë i Lartësuari:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/5-pastaj-e-kthejme-ate-ne-me-te-ultin-e-te-ulteve-2/feed/ 0
4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. https://www.tefsirkurani.al/4-vertet-ne-e-krijuam-njeriun-ne-formen-me-te-bukur-2/ https://www.tefsirkurani.al/4-vertet-ne-e-krijuam-njeriun-ne-formen-me-te-bukur-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 20:50:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13950 – “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” – Allahu i Lartësuar e bëri njeriun një krijim të plotë e të bukur, me gjymtyrë të përshtatshme, me një trup të qëndrueshëm, të cilit i është mundësuar çdo gjë për të cilën ka nevojë, qoftë në aspektin e jashtëm të dukshëm, qoftë në aspektin e brendshëm. Por me gjithë këto mirësi, të cilat Zoti i ka ofruar njerëzve, shumica e tyre nuk i shprehin Atij mirënjohjen, ashtu sikurse do duhej të vepronin. Ata janë të angazhuar në dëfrime dhe përjetimet mashtruese të kësaj jete dhe pranojnë që të bien në nivelet më të ulëta. Ata merren me gjëra të poshtra, që përlyejnë dhe prishin moralin dhe vlerat me të cilat Zoti i ka urdhëruar që të pajisen. Prandaj edhe i Madhëruari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/4-vertet-ne-e-krijuam-njeriun-ne-formen-me-te-bukur-2/feed/ 0
3. Dhe për këtë Qytet të sigurt (Meken). https://www.tefsirkurani.al/3-dhe-per-kete-qytet-te-sigurt-meken/ https://www.tefsirkurani.al/3-dhe-per-kete-qytet-te-sigurt-meken/#respond Fri, 13 Aug 2021 08:55:33 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13390 – “Betohem për fikun dhe ullirin, Dhe për Turi Sinain ,dhe për këtë Qytet të sigurt (Meken).” – Allahu i Madhëruar betohet fillimisht në fikun dhe ullirin, sepse këto janë dy pemë shumë të dobishme për njerëzit dhe sepse ato kultivohen më së shumti në tokën e Shamit, vendin ku u shfaq Profeti i madh Isa, i biri i Merjemes. Pastaj i Madhëruari betohet në Turi Sinain ose në Malin e Sinait, i cili është vendi ku Musait (a.s.) iu shpall profetësia. Më pas vjen betimi në“qytetin e sigurisë”, pra, në Mekën e nderuar dhe të bekuar, vendi ku Allahu i shpalli të zgjedhurit të Tij, Muhamedit (a.s.), profetësinë. Kështu, i Madhëruari betohet në këto tre vende të shenjta, të cilat Ai i zgjodhi për të shpallur shpalljet më të mëdha dhe më të rëndësishme për njerëzimin. Po përse betohet Allahu i Madhëruar në këto vende? Përgjigjja vjen më poshtë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/3-dhe-per-kete-qytet-te-sigurt-meken/feed/ 0
2. Dhe për Turi Sinain https://www.tefsirkurani.al/2-dhe-per-turi-sinain/ https://www.tefsirkurani.al/2-dhe-per-turi-sinain/#respond Fri, 13 Aug 2021 08:54:32 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13388 – “Betohem për fikun dhe ullirin, Dhe për Turi Sinain ,dhe për këtë Qytet të sigurt (Meken).” – Allahu i Madhëruar betohet fillimisht në fikun dhe ullirin, sepse këto janë dy pemë shumë të dobishme për njerëzit dhe sepse ato kultivohen më së shumti në tokën e Shamit, vendin ku u shfaq Profeti i madh Isa, i biri i Merjemes. Pastaj i Madhëruari betohet në Turi Sinain ose në Malin e Sinait, i cili është vendi ku Musait (a.s.) iu shpall profetësia. Më pas vjen betimi në“qytetin e sigurisë”, pra, në Mekën e nderuar dhe të bekuar, vendi ku Allahu i shpalli të zgjedhurit të Tij, Muhamedit (a.s.), profetësinë. Kështu, i Madhëruari betohet në këto tre vende të shenjta, të cilat Ai i zgjodhi për të shpallur shpalljet më të mëdha dhe më të rëndësishme për njerëzimin. Po përse betohet Allahu i Madhëruar në këto vende? Përgjigjja vjen më poshtë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/2-dhe-per-turi-sinain/feed/ 0
1. Betohem për fikun dhe ullirin, https://www.tefsirkurani.al/1-3-betohem-per-fikun-dhe-ullirin-dhe-per-turi-sinain-dhe-per-kete-qytet-te-sigurt-meken/ https://www.tefsirkurani.al/1-3-betohem-per-fikun-dhe-ullirin-dhe-per-turi-sinain-dhe-per-kete-qytet-te-sigurt-meken/#respond Tue, 27 Jul 2021 19:27:29 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=11426 – “Betohem për fikun dhe ullirin, Dhe për Turi Sinain ,dhe për këtë Qytet të sigurt (Meken).” – Allahu i Madhëruar betohet fillimisht në fikun dhe ullirin, sepse këto janë dy pemë shumë të dobishme për njerëzit dhe sepse ato kultivohen më së shumti në tokën e Shamit, vendin ku u shfaq Profeti i madh Isa, i biri i Merjemes. Pastaj i Madhëruari betohet në Turi Sinain ose në Malin e Sinait, i cili është vendi ku Musait (a.s.) iu shpall profetësia. Më pas vjen betimi në“qytetin e sigurisë”, pra, në Mekën e nderuar dhe të bekuar, vendi ku Allahu i shpalli të zgjedhurit të Tij, Muhamedit (a.s.), profetësinë. Kështu, i Madhëruari betohet në këto tre vende të shenjta, të cilat Ai i zgjodhi për të shpallur shpalljet më të mëdha dhe më të rëndësishme për njerëzimin. Po përse betohet Allahu i Madhëruar në këto vende? Përgjigjja vjen më poshtë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/1-3-betohem-per-fikun-dhe-ullirin-dhe-per-turi-sinain-dhe-per-kete-qytet-te-sigurt-meken/feed/ 0