093. ED-DUHA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Fri, 25 Mar 2022 16:46:22 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 093. ED-DUHA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 11. Por të mirat që të ka dhënë Zoti yt, tregoji! https://www.tefsirkurani.al/11-por-te-mirat-qe-te-ka-dhene-zoti-yt-tregoji-2/ https://www.tefsirkurani.al/11-por-te-mirat-qe-te-ka-dhene-zoti-yt-tregoji-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 21:00:25 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14008 – “Por të mirat që të ka dhënë Zoti yt, tregoji!” – Këtu bëhet fjalë për të mirat e fesë dhe të dynjasë. Kështu, kuptimi është: Lavdëroje Allahun për mirësitë që të ka dhuruar, duke i përmendur ato edhe në mënyrë të veçantë, nëse ka dobi në përmendjen e tyre. Ose thjesht fol dhe përmend mirësitë e përgjithshme që Allahu të ka dhuruar, sepse pohimi haptas i këtyre mirësive është një nxitës i madh për të qenë falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut dhe shton dashurinë për Të. Zemrat janë të prirura që ta duan atë që u bën mirësi. Këtu përfundon komenti i sures Duha dhe, për këtë, falënderimi i takon vetëm Allahut!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/11-por-te-mirat-qe-te-ka-dhene-zoti-yt-tregoji-2/feed/ 0
10. Lypësin kurrë mos e largo me vrazhdësi! https://www.tefsirkurani.al/10-lypesin-kurre-mos-e-largo-me-vrazhdesi-2/ https://www.tefsirkurani.al/10-lypesin-kurre-mos-e-largo-me-vrazhdesi-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 20:59:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14005 – “Lypësin kurrë mos e largo me vrazhdësi!” – Kur t’i drejtohesh lypësit, kujdes! Mos e rëndo me fjalë dhe mos e përzë me vrazhdësi! Jepi lypësit, nëse ke mundësi, ose, në të kundërt, largoje me butësi dhe mirësjellje. Këtu bëhet fjalë jo vetëm për kërkuesin e pasurisë dhe të mirave materiale, por për çdo lloj lypësi dhe kërkuesi, siç është edhe kërkuesi i diturisë. Për këtë arsye, mësuesi duhet të sillet me nxënësin me mirësjellje, me butësi, dashuri dhe ngrohtësi, sepse kjo ndihmon shumë në arritjen e synimit nga nxënësi. Mirësjellja është një ndihmë e madhe për ata që kërkojnë të rregullojnë shoqërinë dhe vendin.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/10-lypesin-kurre-mos-e-largo-me-vrazhdesi-2/feed/ 0
9. Jetimin kurrë mos e nënçmo! https://www.tefsirkurani.al/9-jetimin-kurre-mos-e-nencmo-2/ https://www.tefsirkurani.al/9-jetimin-kurre-mos-e-nencmo-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 20:59:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14003 – “Jetimin kurrë mos e nënçmo!” – Kurrë mos u sill keq me jetimin! Asnjëherë mos u bezdis dhe mos u ngushto me përkujdesin ndaj tij. Kurrë mos e nënçmo jetimin apo ta fyesh atë me fjalë rënduese, por nderoje dhe tregohu bujar me të, ashtu si të vijë më lehtë. Trajtoje jetimin ashtu si do të dëshiroje që të tjerët të trajtonin fëmijët e tu pas vdekjes tënde.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/9-jetimin-kurre-mos-e-nencmo-2/feed/ 0
8. A nuk të gjeti të varfër dhe të begatoi? https://www.tefsirkurani.al/8-a-nuk-te-gjeti-te-varfer-dhe-te-begatoi-2/ https://www.tefsirkurani.al/8-a-nuk-te-gjeti-te-varfer-dhe-te-begatoi-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 20:59:12 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14000 “A nuk të gjeti të varfër dhe të begatoi?” – Ti ishe i varfër, por Zoti të pasuroi duke bërë që, për një kohë të shkurtër, pasuritë e mbretërve dhe perandorëve të ishin nën këmbët e tua dhe të umetit tënd. Kështu, Ai që largoi prej teje këto mangësi, Ai do të përkujdeset vazhdimisht për ty. Ai që të pasuroi dhe të strehoi, Ai që të dha fitoren mbi çdo armik dhe të udhëzoi në rrugën më të ndritur, Ai meriton falënderimin, adhurimin dhe mirënjohjen tënde të thellë. Mirënjohjen ndaj Tij shprehe me të gjitha format dhe mënyrat, mes të cilave:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/8-a-nuk-te-gjeti-te-varfer-dhe-te-begatoi-2/feed/ 0
7. A nuk të gjeti të paudhëzuar dhe të udhëzoi? https://www.tefsirkurani.al/7-a-nuk-te-gjeti-te-paudhezuar-dhe-te-udhezoi-2/ https://www.tefsirkurani.al/7-a-nuk-te-gjeti-te-paudhezuar-dhe-te-udhezoi-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 20:58:49 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13996
  • “A nuk të gjeti të paudhëzuar dhe të udhëzoi?” – Ti nuk e dije se ç’është Shpallja dhe as imani. Zoti yt të mësoi atë që nuk e dije. Ai të bëri të gatshëm dhe të inspiroi që të bësh veprat më të mira dhe të stolisesh me virtytet më të larta.
  • ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/7-a-nuk-te-gjeti-te-paudhezuar-dhe-te-udhezoi-2/feed/ 0
    6. A nuk të gjeti ty jetim e të strehoi? https://www.tefsirkurani.al/6-a-nuk-te-gjeti-ty-jetim-e-te-strehoi-2/ https://www.tefsirkurani.al/6-a-nuk-te-gjeti-ty-jetim-e-te-strehoi-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 20:58:26 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13993 – “A nuk të gjeti ty jetim e të strehoi?” – Kuptimi: Në kohën kur ti nuk kishe as nënë, as baba dhe kur nuk ishe në gjendje të kujdeseshe për veten tënde, i Madhëruari u kujdes për ty, duke bërë të mundur që të të rriste gjyshi yt, Abdul Mutalibi. Kur vdiq gjyshi, kujdestaria i kaloi xhaxhait tënd, Ebu Talibit. Më pas, Allahu i Lartësuar e forcoi krahun tënd me ndihmën dhe mbështetjen e Tij të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet besimtarëve të shumtë.

    ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/6-a-nuk-te-gjeti-ty-jetim-e-te-strehoi-2/feed/ 0
    5. Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh. https://www.tefsirkurani.al/5-zoti-yt-do-te-te-jape-e-ti-do-te-kenaqesh-2/ https://www.tefsirkurani.al/5-zoti-yt-do-te-te-jape-e-ti-do-te-kenaqesh-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 20:58:01 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13991 – “Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh.” – Nuk ka shprehje më të plotë për të treguar mirësitë e mëdha që i premtohen Profetit në ahiret, sesa kjo shprehje e dhënë nga i Madhëruari. Pastaj Allahu i Lartësuar i kujton Profetit të Tij mirësitë e veçanta që i dhuroi atij dhe përkujdesin e veçantë që tregoi për të në faza të ndryshme të jetës së tij:

    ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/5-zoti-yt-do-te-te-jape-e-ti-do-te-kenaqesh-2/feed/ 0
    4. Bota e Ardhshme është për ty shumë më e mirë se kjo e para. https://www.tefsirkurani.al/4-bota-e-ardhshme-eshte-per-ty-shume-me-e-mire-se-kjo-e-para-2/ https://www.tefsirkurani.al/4-bota-e-ardhshme-eshte-per-ty-shume-me-e-mire-se-kjo-e-para-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 20:57:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13987 – “Bota e Ardhshme është për ty shumë më e mirë se kjo e para.” – Për çdo moment që kalonte, gjendja e Profetit do të ishte më e mirë se e shkuara. Çdo çast që kalonte e gjente Profetin më lart në grada, më të epërm mbi armiqtë e tij dhe me fe më shumë dominuese. Kështu plotësohej mirësia dhe begatia e Zotit të tij mbi të, mbi fenë e tij dhe mbi umetin e tij, derisa ndërroi jetë. Kur ndërroi jetë, ai tashmë kishte arritur një gradë, që askush nga të parët dhe të fundit nuk e kishin arritur dhe as do të mund ta arrijnë. Më pas, mos pyet për mirësinë dhe lumturinë që i është premtuar Profetit në ahiret. Allahu i Madhëruar thotë:

    ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/4-bota-e-ardhshme-eshte-per-ty-shume-me-e-mire-se-kjo-e-para-2/feed/ 0
    3. Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren. https://www.tefsirkurani.al/3-zoti-yt-nuk-te-ka-braktisur-e-as-nuk-te-urren-2/ https://www.tefsirkurani.al/3-zoti-yt-nuk-te-ka-braktisur-e-as-nuk-te-urren-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 20:56:43 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13985 – “Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren.” – Kuptimi: Zoti yt kurrë nuk të ka lënë, por gjithmonë është përkujdesur për ty. Ai kurrë nuk të braktis, por përkujdeset dhe rregullon çështjet e tua më së miri. Ai do të të lartësojë gradë pas grade. Gjithashtu, Zoti yt kurrë nuk do të të urrente, sepse të zgjodhi për të të dashur. Mohimi i urrejtjes nënkupton pohimin e nivelit më të lartë të të kundërtës së saj, sepse vetëm mohimi i diçkaje nuk konsiderohet lavdërim, veç nëse ai nënkupton pohimin e të kundërtës së saj. Kjo ishte gjendja e Profetit, e shkuara dhe e tashmja e tij. Ai kishte dashurinë e plotë dhe përkujdesjen e vazhdueshme të Zotit të tij. Ai ishte vazhdimisht në rritje, për sa u përket gradave të tij të përsosmërisë si adhurues i Zotit. Ndërsa për sa i përket të ardhmes që e priste, i Lartësuari thotë:

    ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/3-zoti-yt-nuk-te-ka-braktisur-e-as-nuk-te-urren-2/feed/ 0
    2. Dhe për natën, që mbulon gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/2-dhe-per-naten-qe-mbulon-gjithcka/ https://www.tefsirkurani.al/2-dhe-per-naten-qe-mbulon-gjithcka/#respond Fri, 13 Aug 2021 08:48:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=13374 – “Betohem për dritën e mëngjesit, dhe për natën, që mbulon gjithçka.” – Allahu i Lartësuar betohet për atë kohë të ditës në të cilën shpërndahet dhe shkëlqen drita dhe ngrohtësia e saj. Më pas, Ai betohet në natën, kur errësira mbulon gjithçka. Me këto betime, i Madhëruari kërkon të tregojë përkujdesin e madh të Tij për Profetin e zgjedhur, prandaj Ai thotë:

    ]]>
    https://www.tefsirkurani.al/2-dhe-per-naten-qe-mbulon-gjithcka/feed/ 0