091. EL SHEMS | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Fri, 25 Mar 2022 19:06:19 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 091. EL SHEMS | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 15. Dhe Ai nuk u frikësohet aspak pasojave të atij ndëshkimi. https://www.tefsirkurani.al/15-dhe-ai-nuk-u-frikesohet-aspak-pasojave-te-atij-ndeshkimi-2/ https://www.tefsirkurani.al/15-dhe-ai-nuk-u-frikesohet-aspak-pasojave-te-atij-ndeshkimi-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 21:19:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14084 – “Dhe Ai nuk u frikësohet aspak pasojave të atij ndëshkimi.” – E si të frikësohet Mbisunduesi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje; asnjë krijesë nuk del jashtë sundimit të Tij. Allahu është i Urtë në çdo gjë që përcakton në gjithësi dhe në çdo ligj me të cilin ngarkon krijesat e Tij. Çdo vepër e Allahut është e drejtë dhe e urtë. Këtu përfundon komenti i sures El shems. Falënderimi i takon vetëm Allahut!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/15-dhe-ai-nuk-u-frikesohet-aspak-pasojave-te-atij-ndeshkimi-2/feed/ 0
14. Por ata nuk e besuan dhe e therën atë. Atëherë, Zoti i tyre ua rreshtoi ndëshkimet, për shkak të gjynahut të tyre dhe i rrafshoi. https://www.tefsirkurani.al/14-por-ata-nuk-e-besuan-dhe-e-theren-ate-atehere-zoti-i-tyre-ua-rreshtoi-ndeshkimet-per-shkak-te-gjynahut-te-tyre-dhe-i-rrafshoi-2/ https://www.tefsirkurani.al/14-por-ata-nuk-e-besuan-dhe-e-theren-ate-atehere-zoti-i-tyre-ua-rreshtoi-ndeshkimet-per-shkak-te-gjynahut-te-tyre-dhe-i-rrafshoi-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 21:18:42 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14082 – “Por ata nuk e besuan dhe e therën atë. Atëherë, Zoti i tyre ua rreshtoi ndëshkimet, për shkak të gjynahut të tyre dhe i rrafshoi.” – Allahu i përfshiu ata me ndëshkim, duke u dërguar një britmë të madhe nga sipër dhe një tronditje nga poshtë. Ata u gdhinë kufoma të ftohta dhe të gjunjëzuara. Kështu, në atë vend nuk u dëgjua më asnjë zë që të lutej dhe asnjë zë që të përgjigjej. Allahu i rrafshoi mohuesit, duke i ndëshkuar të gjithë, pa përjashtim dhe pa dallim.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/14-por-ata-nuk-e-besuan-dhe-e-theren-ate-atehere-zoti-i-tyre-ua-rreshtoi-ndeshkimet-per-shkak-te-gjynahut-te-tyre-dhe-i-rrafshoi-2/feed/ 0
13. Ndërkohë që Profeti u kishte thënë: “Kini kujdes Devenë e Allahut dhe mos e pengoni që të pijë ujë!” https://www.tefsirkurani.al/13-nderkohe-qe-profeti-u-kishte-thene-kini-kujdes-devene-e-allahut-dhe-mos-e-pengoni-qe-te-pije-uje-2/ https://www.tefsirkurani.al/13-nderkohe-qe-profeti-u-kishte-thene-kini-kujdes-devene-e-allahut-dhe-mos-e-pengoni-qe-te-pije-uje-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 21:18:18 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14080 – “… Ndërkohë që Profeti u kishte thënë: “Kini kujdes Devenë e Allahut dhe mos e pengoni që të pijë ujë!”.” – Ata ranë dakord ta shkelnin porosinë e Profetit Salih, edhe pse ai i kërcënoi që të mos e trazonin Devenë, të cilën Zoti e kishte sjellë si shenjë për vërtetësinë e Profetit të Tij. Përveç se një shenjë e madhe nga Zoti, Deveja ishte edhe begati, sepse ata përfitonin prej qumështit të saj. Kështu, ata nuk duhej ta shpërfillnin mirësinë e Zotit, sepse përndryshe do të ndëshkoheshin ashpër. Por me gjithë kërcënimin e bërë, ata e shkelën porosinë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/13-nderkohe-qe-profeti-u-kishte-thene-kini-kujdes-devene-e-allahut-dhe-mos-e-pengoni-qe-te-pije-uje-2/feed/ 0
12. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë. https://www.tefsirkurani.al/12-kur-me-i-keqi-i-tyre-u-ngrit-me-te-shpejte-2/ https://www.tefsirkurani.al/12-kur-me-i-keqi-i-tyre-u-ngrit-me-te-shpejte-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 21:17:57 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14078 – “Themudi mohoi për shkak të arrogancës së vet. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë, …” – Për shkak të arrogancës dhe kryeneçësisë ndaj të vërtetës, ata mohuan Profetin e tyre Salih dhe e shpërfillën porositë e tij. Ata e konsideruan Profetin si gënjeshtar dhe, me në krye me më të ligun e tyre Kidar Ibn Salif, ata ranë dakord për ta therur Devenë e paprekshme të Zotit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/12-kur-me-i-keqi-i-tyre-u-ngrit-me-te-shpejte-2/feed/ 0
11. Themudi mohoi për shkak të arrogancës së vet. https://www.tefsirkurani.al/11-themudi-mohoi-per-shkak-te-arrogances-se-vet/ https://www.tefsirkurani.al/11-themudi-mohoi-per-shkak-te-arrogances-se-vet/#respond Sun, 05 Dec 2021 21:17:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14076 – “Themudi mohoi për shkak të arrogancës së vet. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë, …” – Për shkak të arrogancës dhe kryeneçësisë ndaj të vërtetës, ata mohuan Profetin e tyre Salih dhe e shpërfillën porositë e tij. Ata e konsideruan Profetin si gënjeshtar dhe, me në krye me më të ligun e tyre Kidar Ibn Salif, ata ranë dakord për ta therur Devenë e paprekshme të Zotit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/11-themudi-mohoi-per-shkak-te-arrogances-se-vet/feed/ 0
10. Dhe ka dështuar ai që e poshtëroi atë. https://www.tefsirkurani.al/10-dhe-ka-deshtuar-ai-qe-e-poshteroi-ate-2/ https://www.tefsirkurani.al/10-dhe-ka-deshtuar-ai-qe-e-poshteroi-ate-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 21:17:19 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14074 – “… dhe ka dështuar ai që e poshtëroi atë.” – Domethënë, e ka poshtëruar shpirtin e vet, këtë krijesë aq të vyer të Zotit, e cila kurrsesi nuk e meriton të përdhoset. Shpirti nuk duhet ngarkuar me gjynahe, por duhet pastruar me vepra e cilësi që e plotësojnë atë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/10-dhe-ka-deshtuar-ai-qe-e-poshteroi-ate-2/feed/ 0
9. Me siguri, ka shpëtuar ai që e pastroi shpirtin https://www.tefsirkurani.al/9-me-siguri-ka-shpetuar-ai-qe-e-pastroi-shpirtin-2/ https://www.tefsirkurani.al/9-me-siguri-ka-shpetuar-ai-qe-e-pastroi-shpirtin-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 21:16:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14072 – “Me siguri, ka shpëtuar ai që e pastroi shpirtin …” – Kuptimi: Ka shpëtuar ai që pastroi vetveten prej gjynaheve, ai që e ruajti veten prej mangësive, ai që e lartësoi veten nëpërmjet bindjes ndaj Zotit dhe adhurimit të Tij, që u pajis me dije të dobishme dhe që punoi sipas saj, në shenjë dashurie, madhërimi dhe nënshtrimi ndaj Zotit të tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/9-me-siguri-ka-shpetuar-ai-qe-e-pastroi-shpirtin-2/feed/ 0
8. Që i mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. https://www.tefsirkurani.al/8-qe-i-mesoi-se-cilat-jane-te-keqijat-dhe-te-mirat-e-tij-2/ https://www.tefsirkurani.al/8-qe-i-mesoi-se-cilat-jane-te-keqijat-dhe-te-mirat-e-tij-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 21:16:34 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14070 – “Betohem për shpirtin dhe Atë që e krijoi atë, Që i mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.” – Fjala “shpirt” mund të kuptohet në dy mënyra:

1. Si çdo shpirt i botës shtazore, të cilin Zoti e ka krijuar, sepse fjala “shpirt” përfshin gjithçka të asaj kategorie.

2. Si shpirti i njeriut dhe i xhindit, pra, i krijesave të përgjegjëshme ligjërisht, që do të merren në llogari. Këtë qëndrim e përforcon edhe vijimi i ajeteve. Sidoqoftë, shpirti është një argument madhështor, që e meriton që Zoti të betohet në të. Shpirti është një krijesë e jashtëzakonshme e Allahut. Ai është aq i lehtë dhe i imët, i shpejtë në lëvizje dhe ndryshim, ai ndikohet dhe reagon shumë shpejt dhe në mënyrë të çuditshme. Ai bart në vete, ambicie, dëshira, pasione, synime, dashuri dhe urrejtje. Ai ndryshon dhe lëviz mes këtyre gjendjeve shumë natyrshëm. Nëse nuk do të ishte shpirti, trupi i njeriut do të ishte thjesht një statujë e pajetë dhe e padobishme. Kështu, krijimi i shpirtit, me të tilla cilësi dhe tipare, është një shenjë e madhe e madhështisë së Krijuesit të tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/8-qe-i-mesoi-se-cilat-jane-te-keqijat-dhe-te-mirat-e-tij-2/feed/ 0
7. Betohem për shpirtin dhe Atë që e krijoi atë, https://www.tefsirkurani.al/7-betohem-per-shpirtin-dhe-ate-qe-e-krijoi-ate/ https://www.tefsirkurani.al/7-betohem-per-shpirtin-dhe-ate-qe-e-krijoi-ate/#respond Sun, 05 Dec 2021 21:16:14 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14068 – “Betohem për shpirtin dhe Atë që e krijoi atë, Që i mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.” – Fjala “shpirt” mund të kuptohet në dy mënyra:

1. Si çdo shpirt i botës shtazore, të cilin Zoti e ka krijuar, sepse fjala “shpirt” përfshin gjithçka të asaj kategorie.

2. Si shpirti i njeriut dhe i xhindit, pra, i krijesave të përgjegjëshme ligjërisht, që do të merren në llogari. Këtë qëndrim e përforcon edhe vijimi i ajeteve. Sidoqoftë, shpirti është një argument madhështor, që e meriton që Zoti të betohet në të. Shpirti është një krijesë e jashtëzakonshme e Allahut. Ai është aq i lehtë dhe i imët, i shpejtë në lëvizje dhe ndryshim, ai ndikohet dhe reagon shumë shpejt dhe në mënyrë të çuditshme. Ai bart në vete, ambicie, dëshira, pasione, synime, dashuri dhe urrejtje. Ai ndryshon dhe lëviz mes këtyre gjendjeve shumë natyrshëm. Nëse nuk do të ishte shpirti, trupi i njeriut do të ishte thjesht një statujë e pajetë dhe e padobishme. Kështu, krijimi i shpirtit, me të tilla cilësi dhe tipare, është një shenjë e madhe e madhështisë së Krijuesit të tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/7-betohem-per-shpirtin-dhe-ate-qe-e-krijoi-ate/feed/ 0
6. Betohem për Tokën dhe për Atë që e sheshoi. https://www.tefsirkurani.al/6-betohem-per-token-dhe-per-ate-qe-e-sheshoi-2/ https://www.tefsirkurani.al/6-betohem-per-token-dhe-per-ate-qe-e-sheshoi-2/#respond Sun, 05 Dec 2021 21:15:52 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14066 “Betohem për Tokën dhe për Atë që e sheshoi.” – Allahu i Madhëruar e shtroi Tokën dhe e bëri të përshtatshme për të jetuar lehtë në të. Ai u mundësoi krijesave të përfitojnë prej saj me të gjitha mënyrat.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/6-betohem-per-token-dhe-per-ate-qe-e-sheshoi-2/feed/ 0