085. EL BURUXH | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sat, 26 Mar 2022 10:58:35 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 085. EL BURUXH | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 22. (I shkruar) në një Pllakë të Ruajtur. https://www.tefsirkurani.al/22-i-shkruar-ne-nje-pllake-te-ruajtur-2/ https://www.tefsirkurani.al/22-i-shkruar-ne-nje-pllake-te-ruajtur-2/#respond Mon, 06 Dec 2021 18:07:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14618 “Ai është Kur’an i Madhëruar, (I shkruar) në një Pllakë të Ruajtur.” – Mesazhet dhe urtësitë e Kur’anit janë madhështore dhe të thella. Mirësitë dhe dituritë që përmban ai janë të mrekullueshme dhe të shumta. Kur’ani është i paprekshëm dhe i pandryshueshëm. Ai ruhet në Leuhi Mahfudh, ose në Pllakën e Ruajtur, dhe askush nuk mund të shtojë, pakësojë apo të tjetërsojë diçka nga ai. Kur’ani është i ruajtur nga ndikimi dhe ndërhyrjet e shejtanëve. Ai është i ruajtur në Leuhi Mahfudh, ku është shkruar gjithçka. Kjo tregon rëndësinë e madhe të Kur’anit tek Allahu i Lartësuar dhe për dobitë e tij të pakrahasueshme. Allahu është më i ditur për gjithçka.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/22-i-shkruar-ne-nje-pllake-te-ruajtur-2/feed/ 0
21. Ai është Kur’an i Madhëruar. https://www.tefsirkurani.al/21-ai-eshte-kuran-i-madheruar/ https://www.tefsirkurani.al/21-ai-eshte-kuran-i-madheruar/#respond Mon, 06 Dec 2021 18:06:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14615 “Ai është Kur’an i Madhëruar, (I shkruar) në një Pllakë të Ruajtur.” – Mesazhet dhe urtësitë e Kur’anit janë madhështore dhe të thella. Mirësitë dhe dituritë që përmban ai janë të mrekullueshme dhe të shumta. Kur’ani është i paprekshëm dhe i pandryshueshëm. Ai ruhet në Leuhi Mahfudh, ose në Pllakën e Ruajtur, dhe askush nuk mund të shtojë, pakësojë apo të tjetërsojë diçka nga ai. Kur’ani është i ruajtur nga ndikimi dhe ndërhyrjet e shejtanëve. Ai është i ruajtur në Leuhi Mahfudh, ku është shkruar gjithçka. Kjo tregon rëndësinë e madhe të Kur’anit tek Allahu i Lartësuar dhe për dobitë e tij të pakrahasueshme. Allahu është më i ditur për gjithçka.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/21-ai-eshte-kuran-i-madheruar/feed/ 0
20. Por Allahu i ka përfshirë ata (nën pushtetin e Tij). https://www.tefsirkurani.al/20-por-allahu-i-ka-perfshire-ata-nen-pushtetin-e-tij-2/ https://www.tefsirkurani.al/20-por-allahu-i-ka-perfshire-ata-nen-pushtetin-e-tij-2/#respond Mon, 06 Dec 2021 18:06:10 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14613 – “Mohuesit (e Zotit) vazhdojnë të përgënjeshtrojnë (Shpalljen e Zotit), por Allahu i ka përfshirë ata (nën pushtetin e Tij).” – Me gjithë faktet e lëna nga Zoti ndër breza dhe me gjithë argumentet e shumta të sjella prej Tij, ata vazhdojnë në mohimin dhe mosbesimin e tyre me kokëfortësi dhe armiqësi. Atyre nuk u bëjnë dobi shenjat dhe argumentet e Zotit dhe as paralajmërimet e sjella nga profetët e Tij. Por Allahu i ka përfshirë me dijen dhe pushtetin e Tij mbi ta. Askush nuk mund t’i fshihet dijes dhe pushtetit të Tij gjithëpërfshirës. Ai është gati, prandaj le të kenë frikë nga ndëshkimi i Tij në çdo moment. Ky është një kërcënim shumë i frikshëm për qafirët. Ai, në dorën e të Cilit janë shpirtrat dhe çdo çështje e tyre, i kërcënon që të kthehen sa nuk është vonë. Ai i fton që të nënshtrohen, duke e besuar Kur’anin dhe punuar sipas tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/20-por-allahu-i-ka-perfshire-ata-nen-pushtetin-e-tij-2/feed/ 0
19. Mohuesit (e Zotit) vazhdojnë të përgënjeshtrojnë (Shpalljen e Zotit). https://www.tefsirkurani.al/19-mohuesit-e-zotit-vazhdojne-te-pergenjeshtrojne-shpalljen-e-zotit/ https://www.tefsirkurani.al/19-mohuesit-e-zotit-vazhdojne-te-pergenjeshtrojne-shpalljen-e-zotit/#respond Mon, 06 Dec 2021 18:05:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14610 – “Mohuesit (e Zotit) vazhdojnë të përgënjeshtrojnë (Shpalljen e Zotit), por Allahu i ka përfshirë ata (nën pushtetin e Tij).” – Me gjithë faktet e lëna nga Zoti ndër breza dhe me gjithë argumentet e shumta të sjella prej Tij, ata vazhdojnë në mohimin dhe mosbesimin e tyre me kokëfortësi dhe armiqësi. Atyre nuk u bëjnë dobi shenjat dhe argumentet e Zotit dhe as paralajmërimet e sjella nga profetët e Tij. Por Allahu i ka përfshirë me dijen dhe pushtetin e Tij mbi ta. Askush nuk mund t’i fshihet dijes dhe pushtetit të Tij gjithëpërfshirës. Ai është gati, prandaj le të kenë frikë nga ndëshkimi i Tij në çdo moment. Ky është një kërcënim shumë i frikshëm për qafirët. Ai, në dorën e të Cilit janë shpirtrat dhe çdo çështje e tyre, i kërcënon që të kthehen sa nuk është vonë. Ai i fton që të nënshtrohen, duke e besuar Kur’anin dhe punuar sipas tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/19-mohuesit-e-zotit-vazhdojne-te-pergenjeshtrojne-shpalljen-e-zotit/feed/ 0
18. Të Faraonit dhe të Themudit? https://www.tefsirkurani.al/18-te-faraonit-dhe-te-themudit-2/ https://www.tefsirkurani.al/18-te-faraonit-dhe-te-themudit-2/#respond Mon, 06 Dec 2021 18:05:15 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14606 – “A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive të Faraonit dhe të Themudit?” – Ata u bënë mohues dhe refuzues të Profetit, prandaj Allahu i shkatërroi, si mësim për brezat e mëvonshëm.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/18-te-faraonit-dhe-te-themudit-2/feed/ 0
17. A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive? https://www.tefsirkurani.al/17-a-te-ka-ardhur-ty-lajmi-i-ushtrive/ https://www.tefsirkurani.al/17-a-te-ka-ardhur-ty-lajmi-i-ushtrive/#respond Mon, 06 Dec 2021 18:03:34 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14603 – “A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive të Faraonit dhe të Themudit?” – Ata u bënë mohues dhe refuzues të Profetit, prandaj Allahu i shkatërroi, si mësim për brezat e mëvonshëm.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/17-a-te-ka-ardhur-ty-lajmi-i-ushtrive/feed/ 0
16. Ai vepron gjithçka që dëshiron https://www.tefsirkurani.al/16-ai-vepron-gjithcka-qe-deshiron-2/ https://www.tefsirkurani.al/16-ai-vepron-gjithcka-qe-deshiron-2/#respond Mon, 06 Dec 2021 18:02:46 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14601 – “Ai vepron gjithçka që dëshiron.” – Nuk ka gjë që Allahu ta dëshirojë dhe të mos e arrijë dot. Nëse dëshiron diçka, Ai vetëm i thotë “Bëhu!”, dhe ajo bëhet. Askush nuk është veprues i gjithçkaje që dëshiron, përveç Allahut të Madhëruar. Krijesat, nëse dëshirojnë diçka, gjithmonë kanë nevojë për ndihmë dhe për të larguar pengesat. Ndërsa Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për ndihmë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë nga ajo që Ai dëshiron. Në vijim, Allahu i Madhëruar përmend disa nga veprat e Tij, që tregojnë për besnikërinë e profetëve të Tij dhe vërtetësinë e Shpalljes që ata sollën prej Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/16-ai-vepron-gjithcka-qe-deshiron-2/feed/ 0
15. Ai është Sunduesi i Fronit të Madhëruar. https://www.tefsirkurani.al/15-ai-eshte-sunduesi-i-fronit-te-madheruar-2/ https://www.tefsirkurani.al/15-ai-eshte-sunduesi-i-fronit-te-madheruar-2/#respond Mon, 06 Dec 2021 18:00:40 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14599 – “Ai është Falësi i madh, i Dashuri. Ai është Sunduesi i Fronit të Madhëruar.” – Ai është Pronari dhe Sunduesi i Fronit të madh, i cili ka përfshirë qiejt, Tokën dhe Kursijin. Të gjitha këto të fundit, në krahasim me Fronin, janë si një unazë e hedhur në një shkretëtirë të madhe. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Pronari i gjithësisë, por e veçoi Fronin, duke e përshkruar me madhështinë e tij, për shkak se ai është krijimi më pranë Zotit të Lartësuar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/15-ai-eshte-sunduesi-i-fronit-te-madheruar-2/feed/ 0
14. Ai është Falësi i madh, i Dashuri. https://www.tefsirkurani.al/14-ai-eshte-falesi-i-madh-i-dashuri/ https://www.tefsirkurani.al/14-ai-eshte-falesi-i-madh-i-dashuri/#respond Mon, 06 Dec 2021 18:00:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14597 – “Ai është Falësi i madh, i Dashuri. Ai është Sunduesi i Fronit të Madhëruar.” – Ai është Pronari dhe Sunduesi i Fronit të madh, i cili ka përfshirë qiejt, Tokën dhe Kursijin. Të gjitha këto të fundit, në krahasim me Fronin, janë si një unazë e hedhur në një shkretëtirë të madhe. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Pronari i gjithësisë, por e veçoi Fronin, duke e përshkruar me madhështinë e tij, për shkak se ai është krijimi më pranë Zotit të Lartësuar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/14-ai-eshte-falesi-i-madh-i-dashuri/feed/ 0
13. Në të vërtetë, është Ai që krijon nga e para dhe rikrijon. https://www.tefsirkurani.al/13-ne-te-vertete-eshte-ai-qe-krijon-nga-e-para-dhe-rikrijon-2/ https://www.tefsirkurani.al/13-ne-te-vertete-eshte-ai-qe-krijon-nga-e-para-dhe-rikrijon-2/#respond Mon, 06 Dec 2021 17:59:19 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14595 – “Në të vërtetë, është Ai që krijon nga e para dhe rikrijon.” – Allahu është i vetmi që krijon dhe i vetmi që e rikthen krijimin e Tij. Askush nuk mund t’i ketë këto cilësi, përveç Tij. Ai është El Gafuru – Falësi, i Cili i fal të gjitha gjynahet e atyre që pendohen dhe kthehen tek Ai të bindur dhe të nënshtruar. Ai i mbulon të metat atyre që i kërkojnë falje dhe shprehin pendesë tek Ai. Allahu është El Uedud – i Dashuri, i Cili i do të zgjedhurit e Tij me një dashuri që nuk i përngjan asnjë dashurie tjetër. Ashtu sikurse është i pashembullt në cilësitë e Tij të madhështisë, bukurisë dhe të veprave të Tij, ashtu edhe dashuria që Ai ka ka vendosur në zemrat e të zgjedhurve të Tij për Të nuk i përngjan asnjë lloj dashurie tjetër. Dashuria për Allahun është esenca e adhurimit. Dashuria për Të qëndron mbi çdo dashuri tjetër dhe i mposht ato. Çdo dashuri tjetër që nuk buron nga dashuria për Të dhe nuk ka lidhje me Të, ajo është vuajtje dhe trishtim për zemrën të cilën ka pushtuar. Allahu i do të zgjedhurit e Tij dhe ata e duan Atë, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ai i do ata dhe ata e duan Atë”. El Meueddetu është dashuri e kulluar dhe e kthjellët. Allahu i Lartësuar ka përmendur së bashku dy cilësi të Tij: Falës dhe i Dashur. Kjo ka një nënkuptim shumë të bukur: Ai jo vetëm që i fal ata që pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar, por edhe i do ata me dashurinë e Tij.
Disa mendojnë se Allahu vetëm u fal gjynahet atyre që pendohen, por nuk i do ata. Por ky ajet i hedh poshtë këto pretendime. Madje, Allahu i Madhëruar gëzohet shumë për pendimin e robit të Tij gabimtar. Profeti (a.s.) na jep një shembull për të treguar gëzimin e madh të Allahut të Lartësuar. Ai thotë: “Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Vet kur ai pendohet, sesa ndonjëri prej jush i cili, duke udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, e humbet devenë së bashku me ujin dhe ushqimin. Ai kërkon dhe e kërkon, derisa e humb shpresën për ta gjetur. Kështu, i lodhur e shpresë humbur, ulet nën hijen e një peme. Por kur hap sytë dhe e sheh devenë e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im dhe unë jam zoti Yt”, duke gabuar nga gëzimi i madh.” Kësisoj, gëzimi i Allahut për pendimin e robit është më i madh sesa gëzimi i atij robi. Allahu qoftë i lavdëruar dhe i madhëruar! Sa e madhe është mirësia e Tij! Sa e gjerë është bujaria e Tij e sa të shumta janë dhuratat e Tij!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/13-ne-te-vertete-eshte-ai-qe-krijon-nga-e-para-dhe-rikrijon-2/feed/ 0