081. ET-TEKUIR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Mon, 28 Mar 2022 07:03:22 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 081. ET-TEKUIR | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 29. Po ju nuk mundeni të dëshironi, pa dëshiruar Allahu, Zoti i botëve. https://www.tefsirkurani.al/29-po-ju-nuk-mundeni-te-deshironi-pa-deshiruar-allahu-zoti-i-boteve-2/ https://www.tefsirkurani.al/29-po-ju-nuk-mundeni-te-deshironi-pa-deshiruar-allahu-zoti-i-boteve-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 18:44:40 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15013 “Po ju nuk mundeni të dëshironi, pa dëshiruar Allahu, Zoti i botëve.” – Dijeni se çfarë dëshiron Ai do të ndodhë patjetër dhe askush nuk mund të pengojë dëshirën e Tij. Allahu është i Urtë, i Gjithëditur dhe e vendos çdo gjë në vendin e vet. Ai udhëzon në rrugën e drejtë atë që e meriton udhëzimin dhe e lë në humbje atë që, me shpërfilljen e Shpalljes së Tij, e meriton humbjen. Ky ajet dhe të tjerë të ngjashëm me të, janë argumentet më të mira kundër xhebrive dhe kaderive. 198  .

198të cilët ose e zhveshin robin nga çdo lloj përgjegjësie dhe mundësie veprimi, ose i japin atij pavarësi, mundësi dhe fushë veprimi absolute, të pavarur prej dëshirës dhe vullnetit suprem të Allahut të Madhëruar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/29-po-ju-nuk-mundeni-te-deshironi-pa-deshiruar-allahu-zoti-i-boteve-2/feed/ 0
28. Për këdo prej jush që dëshiron të përqendrohet. https://www.tefsirkurani.al/28-per-kedo-prej-jush-qe-deshiron-te-perqendrohet-2/ https://www.tefsirkurani.al/28-per-kedo-prej-jush-qe-deshiron-te-perqendrohet-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 18:44:18 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15010 – “… për këdo prej jush që dëshiron të përqendrohet.” – Kjo ftesë është e vlefshme për të gjithë ata që dëshirojnë vërtet të mirën dhe lumturinë e tyre. Pas sqarimit të vërtetës nga e kota, të gjithë janë të barabartë në mundësinë për ta përqafuar atë, por kjo duhet që të kërkohet prej Allahut të Lartësuar. Çdokush që e kërkon udhëzimin prej Bujarit të Gjithëmëshirshëm, do ta arrijë atë. Besimi është dhuratë e Allahut të Lartësuar dhe vetëm Ai mund të udhëzojë tek e Vërteta. Për këtë arsye, Shpallja dhe i Dërguari i Allahut duhen trajtuar me respektin dhe dashurinë më të madhe, nëse duam që Ai të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Më tej, i Madhëruari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/28-per-kedo-prej-jush-qe-deshiron-te-perqendrohet-2/feed/ 0
27. Ai (Kur’ani) është veçse këshillë për njerëzit, https://www.tefsirkurani.al/27-ai-kurani-eshte-vecse-keshille-per-njerezit-2/ https://www.tefsirkurani.al/27-ai-kurani-eshte-vecse-keshille-per-njerezit-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 18:43:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15007 “Ai (Kur’ani) është veçse këshillë për njerëzit, …” – Kur’ani është këshillë dhe mësim për botët. Nëpërmjet tij, bota njeh Krijuesin dhe Sunduesin e saj me emrat e Tij të bukur, me cilësitë e Tij të larta dhe veprat e Tij të urta dhe plot mirësi e mëshirë. Nëpërmjet tij, njerëzit njohin Zotin, të Adhuruarin e tyre të pastër dhe të lartësuar nga çdo e metë. Në Kur’an, ata mësojnë si ta adhurojnë dhe ta madhërojnë Allahun e Lartësuar, duke zbatuar urdhrat e Tij. Kur’ani është drita, udhëzimi, mëshira dhe shërimi i tyre. Ai është udhërrëfyesi për të arritur mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit dhe për të shpëtuar nga e keqja në dynja dhe ahiret. Ai është rruga drejt lumturisë në të dyja botët, rruga drejt Xhenetit të përjetësisë, pranë Zotit të gjithësisë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/27-ai-kurani-eshte-vecse-keshille-per-njerezit-2/feed/ 0
26. Prandaj, ku po shkoni?! https://www.tefsirkurani.al/26-prandaj-ku-po-shkoni-2/ https://www.tefsirkurani.al/26-prandaj-ku-po-shkoni-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 18:43:38 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15004 – “… prandaj, ku po shkoni?!” – Si është e mundur që t’ju shkojë kjo ndër mend?! Si mund të gjykoni në këtë mënyrë?! Si mund ta quani të vërtetën e sigurt nga Zoti i gjithësisë një gënjeshtër të trilluar nga Shejtani i mallkuar?! A nuk është ky një shtrembërim i paturpshëm i të vërtetës dhe realitetit?! Mësojeni dhe mbajeni mend mirë se kjo është shpallje e Atij që ka në dorë pushtetin e qiejve dhe të tokës. Kujtoni që në gjithësinë e krijuar prej Tij nuk ndodh asgjë pa lejen dhe vullnetin e Tij. Është vetë Ai që e ruan shpalljen e Tij të paprekshme dhe të pastër, ashtu si Ai dëshiron.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/26-prandaj-ku-po-shkoni-2/feed/ 0
25. Dhe ai (Kur’ani) nuk është fjalë e Shejtanit të mallkuar, https://www.tefsirkurani.al/25-dhe-ai-kurani-nuk-eshte-fjale-e-shejtanit-te-mallkuar-2/ https://www.tefsirkurani.al/25-dhe-ai-kurani-nuk-eshte-fjale-e-shejtanit-te-mallkuar-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 18:43:17 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15001 – “… dhe ai (Kur’ani) nuk është fjalë e Shejtanit të mallkuar, …” – Ky libër nuk mund të jetë kurrsesi fjalë e të Mallkuarit. Madje, i Mallkuari as që mund ta durojë këtë fjalë të madhe plot dritë dhe jetë. Ky është një mendim shumë i largët, që as duhet llogaritur fare.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/25-dhe-ai-kurani-nuk-eshte-fjale-e-shejtanit-te-mallkuar-2/feed/ 0
24. Ai (Muhammedi) kurrë nuk mund të jetë mbulues i së fshehtës, https://www.tefsirkurani.al/24-ai-muhammedi-kurre-nuk-mund-te-jete-mbulues-i-se-fshehtes-2/ https://www.tefsirkurani.al/24-ai-muhammedi-kurre-nuk-mund-te-jete-mbulues-i-se-fshehtes-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 18:42:53 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14998   “Ai (Muhammedi) kurrë nuk mund të jetë mbulues i së fshehtës, …” – Ky profet i rëndësishëm nuk mund të jetë fshehës apo shtrembërues i të vërtetës së shpallur nga i Gjithëpushtetshmi. Ai është besniku i qiejve dhe i tokës dhe kurrsesi nuk mund të mendohet se mund të shtojë apo të pakësojë gjë prej Shpalljes. Profeti Muhamed (a.s.) e përcolli plotësisht Shpalljen dhe e çoi në vend amanetin e Zotit të tij. Ai ia kumtoi këtë të vërtetë të gjithëve: të pasurve dhe të varfërve, mbretërve dhe skllevërve, burrave dhe grave, të qytetëruarve dhe nomadëve. 

Ai u dërgua mes një populli të paditur, në skajet e injorancës, dhe nuk u largua nga kjo botë, derisa ata u shndërruan në dijetarë dhe edukatorë të njerëzimit. Ata u bënë udhëheqës dhe mësues të së mirës në botë. Bota nuk mundi të jetë më shumë se “nxënës” para popullit që edukoi ky profet i mëshirës dhe i mirësisë. Pasi lëvdoi me cilësitë më të larta të dy të dërguarit e Tij, njëri melek dhe tjetri njeri, dhe pasi tregoi gradën e lartë të Kur’anit, Allahu i Lartësuar mohon çdo mangësi apo shpifje ndaj kësaj Shpalljeje të sigurt. I Lartësuari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/24-ai-muhammedi-kurre-nuk-mund-te-jete-mbulues-i-se-fshehtes-2/feed/ 0
23. Me të vërtetë, ai e pa atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor. https://www.tefsirkurani.al/23-me-te-vertete-ai-e-pa-ate-xhibrilin-ne-horizontin-e-qarte-lindor-2/ https://www.tefsirkurani.al/23-me-te-vertete-ai-e-pa-ate-xhibrilin-ne-horizontin-e-qarte-lindor-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 18:42:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14995 – “Me të vërtetë, ai e pa atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.” – Muhamedi (a.s.) e pa Xhibrilin (a.s.) në formën e tij të plotë, ashtu sikurse e ka krijuar Zoti i tij. Ai e pa atë tek fluturonte në horizontet e largëta.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/23-me-te-vertete-ai-e-pa-ate-xhibrilin-ne-horizontin-e-qarte-lindor-2/feed/ 0
22. Shoku juaj (Muhammedi) nuk është i marrë. https://www.tefsirkurani.al/22-shoku-juaj-muhammedi-nuk-eshte-i-marre-2/ https://www.tefsirkurani.al/22-shoku-juaj-muhammedi-nuk-eshte-i-marre-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 18:42:08 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14991 “Shoku juaj (Muhammedi) nuk është i marrë.” – Muhamedi (a.s.) nuk është ashtu si e përshkruajnë armiqtë e profetëve, të cilët, me këto fyerje dhe shpifje ndaj tij, kërkojnë të shuajnë dritën që solli ai, me lejen e të Madhëruarit. Përkundrazi, ai është njeriu më i plotë në mendjen dhe moralin, që ia dhuroi Zoti i tij. Ai është më mendimdrejti dhe më fjalëmbli.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/22-shoku-juaj-muhammedi-nuk-eshte-i-marre-2/feed/ 0
21. Ai (Xhibrili) është i respektuar dhe besnik. https://www.tefsirkurani.al/21-ai-xhibrili-eshte-i-respektuar-dhe-besnik-2/ https://www.tefsirkurani.al/21-ai-xhibrili-eshte-i-respektuar-dhe-besnik-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 18:41:41 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14989 Ai (Xhibrili)  është i respektuar dhe besnik.” Xhibrili është i respektuar mes melekëve dhe atij i dëgjohet urdhri. Ai ka nën komandë ushtri me melekë, madje edhe prej melekëve më të afruar të Zotit të Lartësuar. Ai është besnik, pra, zbatues i përpiktë i urdhrave të marra nga i Gjithëpushtetshmi. Ai nuk lë mangët dhe as nuk e tepron me zbatimin e urdhrave. Të gjitha këto tregojnë për rëndësinë dhe famën e lartë të Kur’anit. Për të sjellë këtë fjalë, Madhështori, Sunduesi i qiejve dhe i tokës dërgoi këtë melek gjigand. Pas të dërguarit-melek, Allahu i Lartësuar përmend edhe të dërguarin-njeri dhe gradën e tij të lartë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/21-ai-xhibrili-eshte-i-respektuar-dhe-besnik-2/feed/ 0
20. Ai (Xhibrili) është i fortë dhe me pozitë të lartë te Zoti i Arshit. https://www.tefsirkurani.al/20-ai-xhibrili-eshte-i-forte-dhe-me-pozite-te-larte-te-zoti-i-arshit-2/ https://www.tefsirkurani.al/20-ai-xhibrili-eshte-i-forte-dhe-me-pozite-te-larte-te-zoti-i-arshit-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 18:40:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=14984 – “Ai (Xhibrili) është i fortë dhe me pozitë të lartë te Zoti i Arshit.” – Allahu i Lartësuar e përshkruan Xhibrilin (a.s.) me cilësi të larta, si “emîn” – besnik, “kerîm” – i nderuar, “dhî ķuuetin” – i fortë, që zbaton me përpikmëri çdo urdhër të të Plotpushtetshmit. Prej fuqisë së tij të madhe mund të përmendim që ai përmbysi qytetin e popullit të Lutit, duke i shkatërruar plotësisht ata. Xhibrili (a.s.) ka pozitën më të lartë pranë Allahut të Lartësuar. Pa dyshim, ai është meleku më i mirë dhe më i nderuar pranë të Plotpushtetshmit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/20-ai-xhibrili-eshte-i-forte-dhe-me-pozite-te-larte-te-zoti-i-arshit-2/feed/ 0