079. EN-NAZIAT | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 29 Mar 2022 14:03:56 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 079. EN-NAZIAT | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 46. Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më shumë se një mbrëmje ose një mëngjes të saj. https://www.tefsirkurani.al/46-diten-kur-ta-perjetojne-ate-atyre-do-tu-duket-sikur-nuk-kane-jetuar-me-shume-se-nje-mbremje-ose-nje-mengjes-te-saj-2/ https://www.tefsirkurani.al/46-diten-kur-ta-perjetojne-ate-atyre-do-tu-duket-sikur-nuk-kane-jetuar-me-shume-se-nje-mbremje-ose-nje-mengjes-te-saj-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 21:13:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15389 – “Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më shumë se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.” – Mjerë për ta dhe për tregtinë e tyre aq të humbur dhe dëshpëruese!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/46-diten-kur-ta-perjetojne-ate-atyre-do-tu-duket-sikur-nuk-kane-jetuar-me-shume-se-nje-mbremje-ose-nje-mengjes-te-saj-2/feed/ 0
45. Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druhen Atij. https://www.tefsirkurani.al/45-ti-je-vetem-paralajmerues-i-atyre-qe-i-druhen-atij-2/ https://www.tefsirkurani.al/45-ti-je-vetem-paralajmerues-i-atyre-qe-i-druhen-atij-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 21:11:46 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15386 – “Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druhen Atij.” – Paralajmërimet e tua janë të vlefshme, ndikuese dhe të dobishme vetëm për ata që i frikësohen takimit me të Madhëruarin e Plotpushtetshëm. Vetëm ata që kanë frikë nga qëndrimi para të Drejtit përpiqen sinqerisht dhe përgatiten për atë ditë. Ndërsa ata të cilët nuk e besojnë si të vërtetë ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi, ata nuk mendojnë fare për të. Kësisoj, përgjigjja për pyetje të tilla është krejt e kotë për ta, sepse ata nuk pyesin për të mësuar, por thjesht për të mohuar dhe për t’u tallur. Allahu i Lartësuar është shumë më i Ditur dhe i Urtë për t’u dhënë përgjigje këtyre të mjerëve, por të jenë të bindur ata se, ditën kur ta shohin qartazi atë që e mohojnë dhe e konsiderojnë të largët, do të dëshpërohen pa masë dhe do ta kuptojnë kotësinë e kësaj jete mashtruese, e cila ishte aq e shkurtër dhe e pavlefshme. Thotë i Lartësuari:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/45-ti-je-vetem-paralajmerues-i-atyre-qe-i-druhen-atij-2/feed/ 0
44. Vetëm Zoti yt e ka dijen për të. https://www.tefsirkurani.al/44-vetem-zoti-yt-e-ka-dijen-per-te-2/ https://www.tefsirkurani.al/44-vetem-zoti-yt-e-ka-dijen-per-te-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 21:11:00 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15384   “Vetëm Zoti yt e ka dijen për të.” – Kjo është një dije e posaçme për Allahun e Lartësuar, sikurse thotë Ai në një ajet tjetër: “Të pyesin ty rreth Orës (së Kjametit) – kur do të ndodhë? Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im. Askush, veç Tij nuk mund ta zbulojë kur do të ndodhë. Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. Ajo ka për të ardhur veçse befas.  Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”.  [El earaf 187]

]]>
https://www.tefsirkurani.al/44-vetem-zoti-yt-e-ka-dijen-per-te-2/feed/ 0
43. Po, ku je në gjendje ti, që t’ua tregosh atë? https://www.tefsirkurani.al/43-po-ku-je-ne-gjendje-ti-qe-tua-tregosh-ate-2/ https://www.tefsirkurani.al/43-po-ku-je-ne-gjendje-ti-qe-tua-tregosh-ate-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 21:09:57 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15382 – “Po, ku je në gjendje ti, që t’ua tregosh atë?” – Çfarë dobie kanë ata dhe ti nga njohja e kohës së Kijametit?! Kjo nuk sjell asnjë dobi për ta.  Pikërisht se njohja e këtij momenti nuk ka asnjë lloj dobie fetare apo të kësaj jete, Allahu i Lartësuar e ka fshehur atë dhe nuk ia ka treguar askujt prej krijesave. Madje, më e dobishme është që ajo të mbetet e fshehtë, dhe i vetmi që di për të është Allahu i Madhëruar, i Gjithëditur dhe i Urtë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/43-po-ku-je-ne-gjendje-ti-qe-tua-tregosh-ate-2/feed/ 0
42. Të pyesin Ty për Kijametin: ”Kur do të ndodhë ai?” https://www.tefsirkurani.al/42-te-pyesin-ty-per-kijametin-kur-do-te-ndodhe-ai-2/ https://www.tefsirkurani.al/42-te-pyesin-ty-per-kijametin-kur-do-te-ndodhe-ai-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 21:08:38 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15378 – “Të pyesin Ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë ai?”.” – Mohuesit e kësaj dite, ata të cilët nuk e besojnë ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para të Drejtit të Gjithëditur, pyesin në formë mosbesimi dhe habie se kur do të jetë kjo ditë kaq e përfolur dhe e frikshme. Allahu i Lartësuar u kthen një përgjigje shumë kuptimplotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/42-te-pyesin-ty-per-kijametin-kur-do-te-ndodhe-ai-2/feed/ 0
41. Xheneti do të jetë vendi i tij https://www.tefsirkurani.al/41-xheneti-do-te-jete-vendi-i-tij-2/ https://www.tefsirkurani.al/41-xheneti-do-te-jete-vendi-i-tij-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 21:07:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15376 – “Xheneti do të jetë vendi i tij.” – Ata do të kenë si vendqëndrim Xhenetin e përjetshëm, pranë të Gjithëmëshirshmit Bujar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/41-xheneti-do-te-jete-vendi-i-tij-2/feed/ 0
40. E sa për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë https://www.tefsirkurani.al/40-e-sa-per-ate-qe-i-eshte-druajtur-daljes-para-zotit-te-vet-dhe-e-ka-ndaluar-veten-prej-lakmise-2/ https://www.tefsirkurani.al/40-e-sa-per-ate-qe-i-eshte-druajtur-daljes-para-zotit-te-vet-dhe-e-ka-ndaluar-veten-prej-lakmise-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 21:05:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15373 “E sa për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë,…” – Këta fatlumë karakterizohen nga dy cilësi:

1. Ata i druhen qëndrimit para Zotit të tyre për të dhënë llogari dhe për t’u shpërblyer me drejtësi për veprat e bëra. Nga dija e tyre e saktë dhe e sigurt ka ardhur frikërespekti ndaj Zotit. Për këtë shkak, ata plotësojnë edhe cilësinë e dytë:

2. Ata e ndalojnë veten nga dëshirat e shfrenuara dhe shkelja e kufijve të Zotit. Dëshirat e shfrenuara e shtyjnë njeriun të shkelë kufijtë e Zotit dhe të mos zbatojë urdhrat e Tij. Por këta të zgjedhur i nënshtrojnë dëshirat e tyre për të ndjekur porositë e Allahut dhe të Profetit të Tij. Ata luftojnë me vetveten dhe nuk i binden asaj për të shkelur urdhrat e Tij. Për këta të lumtur është një premtim i mrekullueshëm:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/40-e-sa-per-ate-qe-i-eshte-druajtur-daljes-para-zotit-te-vet-dhe-e-ka-ndaluar-veten-prej-lakmise-2/feed/ 0
39. Xhehenemi do të jetë vendi i tij. https://www.tefsirkurani.al/39-xhehenemi-do-te-jete-vendi-i-tij-2/ https://www.tefsirkurani.al/39-xhehenemi-do-te-jete-vendi-i-tij-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 21:05:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15371 – “… Xhehenemi do të jetë vendi i tij.” – Xhehenemi do të jetë vendqëndrimi i përhershëm i tij, ku do të kalojnë veçse ndëshkim pas ndëshkimi, dëshpërim pas dëshpërimi. Ndërsa më pas, për të nxitur shpresën, Allahu i Lartësuar na flet për të lumturit:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/39-xhehenemi-do-te-jete-vendi-i-tij-2/feed/ 0
38. Dhe i ka dhënë përparësi jetës së kësaj bote, https://www.tefsirkurani.al/38-dhe-i-ka-dhene-perparesi-jetes-se-kesaj-bote-2/ https://www.tefsirkurani.al/38-dhe-i-ka-dhene-perparesi-jetes-se-kesaj-bote-2/#respond Tue, 07 Dec 2021 21:03:53 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15368 – “Për sa i përket atij, që i ka kaluar kufijtë dhe i ka dhënë përparësi jetës së kësaj bote, …” – Ky është ai që i ka kaluar kufijtë, duke kryer poshtërsi të mëdha dhe i ka dhënë përparësi jetës së dynjasë, duke iu përkushtuar plotësisht dhe totalisht asaj. Ai ia ka përkushtuar të gjithë kohën dhe mundin e tij arritjes dhe plotësimit të qëllimeve të kësaj jete dhe kënaqësive të saj. Ai nuk ka punuar aspak për jetën e përtejme dhe e ka shpërfillur ftesën e Allahut dhe të profetëve të Tij. Kështu, ai që ka këto cilësi, ai do të jetë banor i Xhehenemit dhe nuk do të ketë shpëtim prej tij. I Lavdëruari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/38-dhe-i-ka-dhene-perparesi-jetes-se-kesaj-bote-2/feed/ 0
37. Për sa i përket atij, që i ka kaluar kufijtë, https://www.tefsirkurani.al/37-per-sa-i-perket-atij-qe-i-ka-kaluar-kufijte/ https://www.tefsirkurani.al/37-per-sa-i-perket-atij-qe-i-ka-kaluar-kufijte/#respond Tue, 07 Dec 2021 21:01:57 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15365 – “Për sa i përket atij, që i ka kaluar kufijtë dhe i ka dhënë përparësi jetës së kësaj bote, …” – Ky është ai që i ka kaluar kufijtë, duke kryer poshtërsi të mëdha dhe i ka dhënë përparësi jetës së dynjasë, duke iu përkushtuar plotësisht dhe totalisht asaj. Ai ia ka përkushtuar të gjithë kohën dhe mundin e tij arritjes dhe plotësimit të qëllimeve të kësaj jete dhe kënaqësive të saj. Ai nuk ka punuar aspak për jetën e përtejme dhe e ka shpërfillur ftesën e Allahut dhe të profetëve të Tij. Kështu, ai që ka këto cilësi, ai do të jetë banor i Xhehenemit dhe nuk do të ketë shpëtim prej tij. I Lavdëruari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/37-per-sa-i-perket-atij-qe-i-ka-kaluar-kufijte/feed/ 0