078. EN-NEBE’ | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Thu, 31 Mar 2022 07:32:09 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 078. EN-NEBE’ | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 40. Ne i kemi paralajmëruar ata (njerëzit) për një dënim të afërt. Atë Ditë njeriu do të shikojë se çfarë i kanë sjellë duart e veta, ndërsa jobesimtari do thotë: “Ah, sikur të isha dhé!” https://www.tefsirkurani.al/40-ne-i-kemi-paralajmeruar-ata-njerezit-per-nje-denim-te-afert-ate-dite-njeriu-do-te-shikoje-se-cfare-i-kane-sjelle-duart-e-veta-ndersa-jobesimtari-do-thote-ah-sikur-te-isha-dhe-2/ https://www.tefsirkurani.al/40-ne-i-kemi-paralajmeruar-ata-njerezit-per-nje-denim-te-afert-ate-dite-njeriu-do-te-shikoje-se-cfare-i-kane-sjelle-duart-e-veta-ndersa-jobesimtari-do-thote-ah-sikur-te-isha-dhe-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 11:51:12 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15555 – “Ne i kemi paralajmëruar ata (njerëzit) për një dënim të afërt …” – Çdo gjë që pritet të vijë është afër. Edhe Dita e Gjykimit është shumë pranë. Të mos ju duket e largët dita e takimit me të Madhëruarin. Ajo do të jetë një ditë shumë e trishtueshme, nëse nuk fillon që tani të adhurosh Allahun e Madhëruar.

– “… Atë Ditë njeriu do të shikojë se çfarë i kanë sjellë duart e veta, …” – Asgjë nuk mund të të shpëtojë atë ditë, veç nëse ke bërë vepra të mira për të kënaqur Allahun e Lartësuar. Atë ditë njeriu do të shohë se çfarë ka bërë me duart e veta, dhe kjo është vetmja shpresë për shpëtim. Për këtë arsye, në këtë botë, njeriu duhet të llogarisë vetveten dhe të rregullojë marrëdhëniet me Zotin e tij, para se të jetë shumë vonë, sikurse thuhet në Kur’an: “O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çfarë ka përgatitur për nesër! Kini frikë Allahun! Nuk ka dyshim se Allahu di në detaje gjithçka që ju bëni! Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e prandaj Allahu i bëri që të harrojnë vetveten! Ata janë të shfrenuarit. Nuk janë njëlloj banorët e Xhenetit me banorët e Xhehenemit! Banorët e Xhenetit janë të fituarit. Sikur ta zbrisnim këtë Kur’an mbi ndonjë mal, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes. Ai është i Gjithmëshirëshmi Mëshirëploti. Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Sunduesi i përgjithshëm, i Pastër nga çdo e metë, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, Ngadhënjimtari, Mbizotëruesi, Krenari. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë. Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi! Atij i takojnë emrat më të bukur. Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti!” [El hashr 18 – 24.]

– “… ndërsa jobesimtari do thotë: “Ah, sikur të isha dhé!””  Jo besimtarët (qafirët) do të dëshironin të zhdukeshin dhe të mos ekzistonin më. Ata do të dëshironin të vdisnin dhe të mos ngjalleshin më, sepse ajo ditë do të jetë e mbushur me dëshpërim dhe dhimbje për ta. Çdokush që ka një mirësi, le të falënderojë Allahun e Lartësuar, ndërsa çdokush që i bie një e keqe, le të qortojë veç vetveten. E lusim Allahun që të na ruajë nga kufri dhe nga çdo e keqe tjetër, se Ai është Bamirës dhe Bujar i madh.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/40-ne-i-kemi-paralajmeruar-ata-njerezit-per-nje-denim-te-afert-ate-dite-njeriu-do-te-shikoje-se-cfare-i-kane-sjelle-duart-e-veta-ndersa-jobesimtari-do-thote-ah-sikur-te-isha-dhe-2/feed/ 0
39. Ajo është Dita e vërtetë. Prandaj, kush dëshiron, le t’i kthehet rrugës për te Zoti i vet. https://www.tefsirkurani.al/39-ajo-eshte-dita-e-vertete-prandaj-kush-deshiron-le-ti-kthehet-rruges-per-te-zoti-i-vet-2/ https://www.tefsirkurani.al/39-ajo-eshte-dita-e-vertete-prandaj-kush-deshiron-le-ti-kthehet-rruges-per-te-zoti-i-vet-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 11:49:38 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15553 – “Ajo është Dita e vërtetë …” – Atë ditë, e kota nuk mund të shitet dhe të pranohet si e drejtë dhe gënjeshtra nuk bën më dobi. Pasi paralajmëroi dhe përgëzoi në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar thotë:

– “… Prandaj, kush dëshiron, le t’i kthehet rrugës për te Zoti i vet.” – Pra, ai që dëshiron të shpëtojë atë ditë, le të bëjë vepra të mira, që të jenë shpresë dhe shpëtim për të, sepse atë ditë nuk të sjell dobi dhe shpëtim asgjë, përveç veprave të mira, sipas besimit të drejtë të rrëfyer nga të dërguarit e Zotit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/39-ajo-eshte-dita-e-vertete-prandaj-kush-deshiron-le-ti-kthehet-rruges-per-te-zoti-i-vet-2/feed/ 0
38. Atë ditë, Xhibrili dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar. Askush nuk mund të flasë, veç atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi dhe që thotë të vërtetën. https://www.tefsirkurani.al/38-ate-dite-xhibrili-dhe-meleket-do-te-qendrojne-te-rreshtuar-askush-nuk-mund-te-flase-vec-atij-qe-e-lejon-i-gjithemeshirshmi-dhe-qe-thote-te-verteten-2/ https://www.tefsirkurani.al/38-ate-dite-xhibrili-dhe-meleket-do-te-qendrojne-te-rreshtuar-askush-nuk-mund-te-flase-vec-atij-qe-e-lejon-i-gjithemeshirshmi-dhe-qe-thote-te-verteten-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 11:48:12 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15551 – “Atë ditë, Xhibrili dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar …” – Edhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar dhe nuk do të flasin, veç nëse i jep leje Rahmani.

– Askush nuk mund të flasë, veç atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi dhe që thotë të vërtetën.” – Ai që flet duhet të plotësojë dy kushte: ta lejojë Rahmani dhe të thotë të vërtetën, sepse ajo është dita kur do të zbulohen të vërtetat.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/38-ate-dite-xhibrili-dhe-meleket-do-te-qendrojne-te-rreshtuar-askush-nuk-mund-te-flase-vec-atij-qe-e-lejon-i-gjithemeshirshmi-dhe-qe-thote-te-verteten-2/feed/ 0
37. Zoti i qiejve e i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre. Ai është i Gjithëmëshirshmi, të Cilit askush nuk mund t’i bëjë vërejtje. https://www.tefsirkurani.al/37-zoti-i-qiejve-e-i-tokes-dhe-cka-ndermjet-tyre-ai-eshte-i-gjithemeshirshmi-te-cilit-askush-nuk-mund-ti-beje-verejtje-2/ https://www.tefsirkurani.al/37-zoti-i-qiejve-e-i-tokes-dhe-cka-ndermjet-tyre-ai-eshte-i-gjithemeshirshmi-te-cilit-askush-nuk-mund-ti-beje-verejtje-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 11:47:00 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15549 – “Zoti i qiejve e i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre. Ai është i Gjithëmëshirshmi, …” – Kuptimi: Ai që ua dhuroi këto mirësi është Allahu, i vetmi i Adhuruar në qiell dhe në tokë. Ai është i Gjithëmëshirshmi, Zoti i qiejve dhe i tokës. Është Ai që ka krijuar gjithçka, rregullon çështjet në qiell dhe në tokë dhe përkujdeset për krijesat.

Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjë, por për besimtarët është një mëshirë e veçantë. Është Ai që kujdeset për ta me mëshirën e Tij të veçantë, duke i udhëzuar tek e mira dhe duke i ruajtur nga e keqja. Nëpërmjet mëshirës dhe suksesit të dhënë prej Tij, ata kanë arritur deri këtu. Pastaj i Lartësuari flet për pushtetin dhe sundimin e Tij të madh në Ditën e Gjykimit:

– “… të Cilit askush nuk mund t’i bëjë vërejtje.” – Atë ditë, asnjë krijesë nuk nxjerr zë dhe nuk flet pa iu dhënë leje. Askush nuk mund të kundërshtojë të Madhëruarin, madje nuk mundet as të flasë, qoftë edhe një fjalë, pa lejen e Tij. Ajo është vërtet një ditë shumë e madhe dhe e vështirë. E si mund të flasin ata, kur rreth e rrotull tyre do të qëndrojnë melekët madhështorë të të Madhëruarit?! Thotë i Lartësuari:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/37-zoti-i-qiejve-e-i-tokes-dhe-cka-ndermjet-tyre-ai-eshte-i-gjithemeshirshmi-te-cilit-askush-nuk-mund-ti-beje-verejtje-2/feed/ 0
36. Shumë shpërblime e dhurata të dhëna nga Zoti. https://www.tefsirkurani.al/36-shume-shperblime-e-dhurata-te-dhena-nga-zoti-2/ https://www.tefsirkurani.al/36-shume-shperblime-e-dhurata-te-dhena-nga-zoti-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 11:46:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15547 – “Shumë shpërblime e dhurata të dhëna nga Zoti …” – Këto mirësi janë dhuratë e të Madhëruarit Bujar, por edhe si shpërblim për mundin dhe veprat e tyre të mira që kanë bërë në këtë jetë. Bujaria e të Madhëruarit është shumë herë më e madhe sesa ne mund të mendojmë dhe të shpresojmë. Ai shpërblen shumë edhe për veprat e vogla, të cilat i shton me bujarinë e Tij. Madje, edhe ato vepra të mira që kryejnë të devotshmit janë prej mirësisë së Dhuruesit të mirësive. Është Ai që u jep sukses për të bërë vepra të mira, me urtësinë e Tij, dhe është po Ai që ua pranon veprat e mangëta dhe i shpërblen shumë më shumë sesa mund ta mendojnë. I lavdëruar qoftë Ai, që për këto vepra të pakta dhe të mangëta, vendosi si çmim Xhenetin dhe mirësitë e përjetshme në të.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/36-shume-shperblime-e-dhurata-te-dhena-nga-zoti-2/feed/ 0
35. Aty nuk do të dëgjojnë fjalë të kota e as gënjeshtra. https://www.tefsirkurani.al/35-aty-nuk-do-te-degjojne-fjale-te-kota-e-as-genjeshtra-2/ https://www.tefsirkurani.al/35-aty-nuk-do-te-degjojne-fjale-te-kota-e-as-genjeshtra-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 11:45:24 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15545 – “Aty nuk do të dëgjojnë fjalë të kota e as gënjeshtra.”Leĝuen janë fjalët e kota, të padobishme, ndërsa kidhdhâbâ janë fjalët e këqija, të cilat e ngarkojnë njeriun me gjynahe, pra, janë fjalë të ndëshkueshme, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ata nuk do dëgjojnë atje fjalë të kota dhe as fjalë gjynahqare. Ata do dëgjojnë veçse përshëndetje e selam pas selami.” [Uakiah]. Pastaj i Madhëruari na tregon se Ai ua dhuron shpërblimet këtyre fatbardhëve nga bujaria dhe mëshira e Tij e pakufishme:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/35-aty-nuk-do-te-degjojne-fjale-te-kota-e-as-genjeshtra-2/feed/ 0
34. Edhe gota të mbushura plot (me pije të këndshme). https://www.tefsirkurani.al/34-edhe-gota-te-mbushura-plot-me-pije-te-kendshme-2/ https://www.tefsirkurani.al/34-edhe-gota-te-mbushura-plot-me-pije-te-kendshme-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 11:44:42 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15543 “… edhe gota të mbushura plot (me pije të këndshme).” – Ato do të jenë të mbushura me pije të mrekullueshme dhe të freskëta.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/34-edhe-gota-te-mbushura-plot-me-pije-te-kendshme-2/feed/ 0
33. Edhe vasha të një moshe. https://www.tefsirkurani.al/33-edhe-vasha-te-nje-moshe-2/ https://www.tefsirkurani.al/33-edhe-vasha-te-nje-moshe-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 11:43:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15541 – “… edhe vasha të një moshe …” – Ata do të kënaqen në Xhenet me gratë e tyre, që do të jenë sipas dëshirës dhe kënaqësisë së tyre. Allahu i Lartësuar i përshkruan ato si keuâib dhe si etrâbâ. El keuâib do të thotë: bukuroshe, trupderdhura, të freskëta e plot afsh, me gjoks keuâib, pra, të rrumbullakosur, që kurrë nuk i prishet forma dhe bukuria. Ndërsa etrâbâ tregon se ato janë të një moshe, por jo vetëm kaq. Etrâbâ janë ato gra që dinë të joshin dhe të kënaqin burrat e tyre. Ato janë, gjithashtu, shumë të përkushtuara dhe të dashuruara pas burrave të tyre. Ato do të jenë në moshën më të plotë dhe të freskët: tridhjetë e tre vjeçe.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/33-edhe-vasha-te-nje-moshe-2/feed/ 0
32. Kopshte e vreshta rrushi, https://www.tefsirkurani.al/32-kopshte-e-vreshta-rrushi-2/ https://www.tefsirkurani.al/32-kopshte-e-vreshta-rrushi-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 11:42:16 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15539 – “… kopshte e vreshta rrushi, …” – Kopshte të mrekullueshme, plot pemë të bukura dhe bimësi të dendur. Mes frutave të mrekullueshme rrjedhin dhe gurgullojnë lumenj të kulluar. Allahu i Lartësuar e përmend në veçanti rrushin, sepse ai do të jetë i bollshëm dhe i shumëllojshëm atje, por edhe sepse ai është një nga frutat më të dashura për njerëzit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/32-kopshte-e-vreshta-rrushi-2/feed/ 0
31. S’ka dyshim se të devotshmit do të kenë shpërblime të mëdha, https://www.tefsirkurani.al/31-ska-dyshim-se-te-devotshmit-do-te-kene-shperblime-te-medha-2/ https://www.tefsirkurani.al/31-ska-dyshim-se-te-devotshmit-do-te-kene-shperblime-te-medha-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 11:40:52 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15535 Pasi tregoi përfundimin e të dëshpëruarve, Allahu i Lartësuar vijon me premtimet për të devotshmit:

– “S’ka dyshim se të devotshmit do të kenë shpërblime të mëdha, …” – Atyre të cilët pajisen në këtë dynja me cilësinë e takua-s, Allahu i Lartësuar u premton mefâzâ-n, pra, shpëtimin nga Zjarri dhe çdo e keqe në dynja dhe në ahiret, si dhe arritjen e çdo të mire që shpresojnë në të dyja jetët. Por kjo është e kushtëzuar me takua-n.

Takua është mbrojtja nga dënimi dhe zemërimi i Allahut duke kryer urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, i motivuar nga dashuria për Të dhe madhërimi i Tij. Kështu, të gjithë ata që i përkushtohen Atij me bindje dhe nënshtrim, që i largohen çdo gjëje të cilën Ai e ka ndaluar, do të jenë të shpëtuar nga Zjarri dhe do të shpërblehen me mirësi të shumta. Prej mirësive që i presin këta fatlumë, i Lartësuari na tregon:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/31-ska-dyshim-se-te-devotshmit-do-te-kene-shperblime-te-medha-2/feed/ 0