077. EL MURSELAT | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 12 Apr 2022 12:45:36 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 077. EL MURSELAT | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 50. Çfarë fjale besojnë ata, pas kësaj?! https://www.tefsirkurani.al/50-cfare-fjale-besojne-ata-pas-kesaj-2/ https://www.tefsirkurani.al/50-cfare-fjale-besojne-ata-pas-kesaj-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 12:51:14 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15646 “Çfarë fjale besojnë ata, pas kësaj?!” – Mos, vallë, besojnë të kotën, të cilën Kur’ani e ka shpallur si të tillë?! Apo besojnë fjalët e ndonjë idhujtari, të tejmbushur me gjynahe e padrejtësi? Besimi i tyre nuk ka themele, ku mund të mbështetesh. Përtej dritës së qartë të sjellë dhe të ruajtur nga Zoti, ekzistojnë veçse errësira të thella të mashtrimit dhe devijimit. Përtej të vërtetës të mbështetur në fakte dhe argumente të pakundërshtueshme, ndodhen veçse gënjeshtrat dhe trillimet e gjynahqarëve të shfrenuar. Shkatërruar qofshin, sa të verbër janë! Mjerë për ta, sa të humbur e të dëshpëruar janë! Në fund, lus Allahun të na falë dhe të na ruajë nga këto fatkeqësi dhe errësira! Ai është Bamirësi dhe Bujari!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/50-cfare-fjale-besojne-ata-pas-kesaj-2/feed/ 0
49. Mjerë mohuesit atë ditë! https://www.tefsirkurani.al/49-mjere-mohuesit-ate-dite-2/ https://www.tefsirkurani.al/49-mjere-mohuesit-ate-dite-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 12:49:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15644 – “Mjerë mohuesit atë ditë!” – Mjerimi për ta fillon që kur para tyre mbyllen dyert e suksesit për të arritur të mirat e për t’u ruajtur nga të këqijat. Ndodh kështu, sepse ata kundërshtojnë dhe mohojnë Kur’anin e lavdishëm, i cili qëndron në piedestalin më të lartë të drejtësisë e diturisë së vërtetë. Ata refuzojnë që të nënshtrohen dhe të jetojnë sipas tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/49-mjere-mohuesit-ate-dite-2/feed/ 0
48. Për ata që, kur u thuhej: “Përkuluni në namaz!”, ata nuk përkuleshin. https://www.tefsirkurani.al/48-per-ata-qe-kur-u-thuhej-perkuluni-ne-namaz-ata-nuk-perkuleshin-2/ https://www.tefsirkurani.al/48-per-ata-qe-kur-u-thuhej-perkuluni-ne-namaz-ata-nuk-perkuleshin-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 12:49:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15642 – “Për ata që, kur u thuhej: “Përkuluni në namaz!”, ata nuk përkuleshin.” – Ata nuk i përgjigjen thirrjes së Zotit për të fituar çdo të mirë e për t’u ruajtur nga çdo e keqe. Atëherë, pyesim: A ka kriminel më të madh se ai që e privon veten nga e mira dhe hidhet vetë në ndëshkim?!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/48-per-ata-qe-kur-u-thuhej-perkuluni-ne-namaz-ata-nuk-perkuleshin-2/feed/ 0
47. Mjerë mohuesit atë ditë! https://www.tefsirkurani.al/47-mjere-mohuesit-ate-dite-2/ https://www.tefsirkurani.al/47-mjere-mohuesit-ate-dite-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 12:48:18 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15640 – “Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet kundërshtues! Mjerë mohuesit atë ditë! …” – Edhe ky është një kërcënim i rëndë drejtuar mohuesve, të cilët, edhe pse në jetën e dynjasë hanë, pinë dhe kënaqen me mirësi të shumta, ata nuk tregohen mirënjohës. Përkundrazi, me veprat e tyre të ndyra, ata tregojnë se janë keqbërës. Ata i kushtojnë rëndësi vetëm kënaqësive trupore, duke shpërfillur adhurimin e Zotit dhe veprat e mira që të afrojnë tek Ai. Për këtë arsye, ata do të dënohen njëlloj si kriminelët. Kur të ndahen nga kjo dynja, do t’u ndërpriten mirësitë dhe do t’u mbeten vetëm gjynahet, për të cilat do të marrin atë që meritojnë. Fakt tjetër i zullumit të tyre është dhe refuzimi i ftesës për namaz:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/47-mjere-mohuesit-ate-dite-2/feed/ 0
46. (Mohuesve do t’u thuhet) Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet kundërshtues! https://www.tefsirkurani.al/46-mohuesve-do-tu-thuhet-hani-e-kenaquni-per-pak-kohe-sepse-ju-jeni-vertet-kundershtues/ https://www.tefsirkurani.al/46-mohuesve-do-tu-thuhet-hani-e-kenaquni-per-pak-kohe-sepse-ju-jeni-vertet-kundershtues/#respond Wed, 08 Dec 2021 12:34:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15637 – “Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet kundërshtues! Mjerë mohuesit atë ditë! …” – Edhe ky është një kërcënim i rëndë drejtuar mohuesve, të cilët, edhe pse në jetën e dynjasë hanë, pinë dhe kënaqen me mirësi të shumta, ata nuk tregohen mirënjohës. Përkundrazi, me veprat e tyre të ndyra, ata tregojnë se janë keqbërës. Ata i kushtojnë rëndësi vetëm kënaqësive trupore, duke shpërfillur adhurimin e Zotit dhe veprat e mira që të afrojnë tek Ai. Për këtë arsye, ata do të dënohen njëlloj si kriminelët. Kur të ndahen nga kjo dynja, do t’u ndërpriten mirësitë dhe do t’u mbeten vetëm gjynahet, për të cilat do të marrin atë që meritojnë. Fakt tjetër i zullumit të tyre është dhe refuzimi i ftesës për namaz:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/46-mohuesve-do-tu-thuhet-hani-e-kenaquni-per-pak-kohe-sepse-ju-jeni-vertet-kundershtues/feed/ 0
45. Mjerë mohuesit atë ditë! https://www.tefsirkurani.al/45-mjere-mohuesit-ate-dite-2/ https://www.tefsirkurani.al/45-mjere-mohuesit-ate-dite-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 12:33:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15635 “Mjerë mohuesit atë ditë!” – Sikur ata të kishin si ndëshkim veçse privimin nga mirësitë e përshkruara më lart, kaq do të mjaftonte si vuajtje e mjerim për ta.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/45-mjere-mohuesit-ate-dite-2/feed/ 0
44. Kështu i shpërblejmë Ne mirëbërësit. https://www.tefsirkurani.al/44-keshtu-i-shperblejme-ne-mireberesit-2/ https://www.tefsirkurani.al/44-keshtu-i-shperblejme-ne-mireberesit-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 12:32:57 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15633   “Kështu i shpërblejmë Ne mirëbërësit.” – Veprat tuaja ju bënë të arrinit e meritonit këto mirësi të përjetshme. Kështu shpërblehet çdokush që përkryen adhurimin ndaj Allahut dhe është bamirës ndaj krijesave.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/44-keshtu-i-shperblejme-ne-mireberesit-2/feed/ 0
43. (Atyre u thuhet) Hani e pini duke shijuar e me ëndje, për veprat që keni bërë! https://www.tefsirkurani.al/43-atyre-u-thuhet-hani-e-pini-duke-shijuar-e-me-endje-per-veprat-qe-keni-bere-2/ https://www.tefsirkurani.al/43-atyre-u-thuhet-hani-e-pini-duke-shijuar-e-me-endje-per-veprat-qe-keni-bere-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 12:32:18 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15631 – “Hani e pini duke shijuar e me ëndje, për veprat që keni bërë!”  Hani e pini ushqime të shijshme dhe pije të këndshme, pa u munduar dhe pa u velur. Ajo është kënaqësi e pastër dhe e plotë. Mirësitë e kënaqësitë këtu nuk përfundojnë kurrë. Ato i fituat me besimin dhe veprat tuaja të mira.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/43-atyre-u-thuhet-hani-e-pini-duke-shijuar-e-me-endje-per-veprat-qe-keni-bere-2/feed/ 0
42. Me larmi frutash, si t’i dëshirojnë. https://www.tefsirkurani.al/42-me-larmi-frutash-si-ti-deshirojne-2/ https://www.tefsirkurani.al/42-me-larmi-frutash-si-ti-deshirojne-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 12:31:41 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15629 – “… me larmi frutash, si t’i dëshirojnë”. – Atje do të kënaqen me frutat më të mira dhe më të freskëta. Atyre u thuhet:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/42-me-larmi-frutash-si-ti-deshirojne-2/feed/ 0
41. Nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije, pranë burimeve. https://www.tefsirkurani.al/41-nuk-ka-dyshim-se-te-devotshmit-do-te-jene-nen-hije-prane-burimeve-2/ https://www.tefsirkurani.al/41-nuk-ka-dyshim-se-te-devotshmit-do-te-jene-nen-hije-prane-burimeve-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 12:30:51 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15627   Pasi foli për ndëshkimin e mohuesve të Ditës së Gjykimit, i Lartësuari tregon tani për shpërblimin e besimtarëve:

“Nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije, pranë burimeve …” – Të devotshmit janë ata që ruhen nga mosbesimi dhe mohimi i të vërtetës, janë të sinqertët dhe të vërtetët në fjalë dhe në vepra. Ata e arrijnë këtë gradë veçse pasi kryejnë të gjitha detyrimet dhe lënë të gjitha haramet. Ata do të jenë nën hijet e dendura të pemëve të shumëllojshme, të bukura e plot fruta. Afër do të kenë burime me ujë selsebili, me nektar etj., që rrjedhin nëpër kopshte.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/41-nuk-ka-dyshim-se-te-devotshmit-do-te-jene-nen-hije-prane-burimeve-2/feed/ 0