073. EL MUZZEMIL | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 12 Apr 2022 20:49:16 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 073. EL MUZZEMIL | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 20. Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre, që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës, ose gjysmën e saj, ose një të tretën e saj. Allahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di që ju nuk do të mund ta përmbushni atë (namazin e natës), prandaj ju bëri lehtësime. Atëherë lexoni (Kur’an) aq sa t’ju vijë më lehtë! Ai e di se nga ju do të ketë të sëmurë, do të ketë nga ata që lëvizin nëpër tokë për të kërkuar begatitë e Allahut, ashtu si edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut. Faluni dhe lexoni, aq sa t’ju vijë më lehtë! Faleni me rregull namazin, jepni zekatin dhe jepni për hir të Allahut hua të mirë! Çfarëdo të mire të përgatisni për veten tuaj, atë do ta gjeni tek Allahu më të mirë dhe më të shpërblyer. Kërkoni falje prej Allahut, se, pa dyshim, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. https://www.tefsirkurani.al/20-zoti-yt-e-di-se-ti-dhe-nje-grup-i-atyre-qe-jane-me-ty-kaloni-ne-adhurim-me-pak-se-dy-te-tretat-e-nates-ose-gjysmen-e-saj-ose-nje-te-treten-e-saj-allahu-e-di-gjatesine-e-nates-dhe-te-dites-ai-2/ https://www.tefsirkurani.al/20-zoti-yt-e-di-se-ti-dhe-nje-grup-i-atyre-qe-jane-me-ty-kaloni-ne-adhurim-me-pak-se-dy-te-tretat-e-nates-ose-gjysmen-e-saj-ose-nje-te-treten-e-saj-allahu-e-di-gjatesine-e-nates-dhe-te-dites-ai-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:50:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16020 – “Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre, që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës, ose gjysmën e saj, ose një të tretën e saj.” – Në fillim të kësaj sureje, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që të falej natën: gjysmën e saj, një të tretën, dy të tretat, më pak a më shumë. Natyrisht, ai mbetet shembulli më i mirë, të cilin umeti e pason. Kështu, në këtë ajet, Allahu i Lartësuar tregon se, porosinë e Tij për t’u falur gjatë natës e kreu jo vetëm Profeti (a.s.), por edhe një pjesë e shokëve të tij. Por njerëzit nuk mund ta përcaktonin me saktësi kohën që Zoti urdhëroi për të falur namaz nate. Përcaktimi ekzakt i saj do të ishte i vështirë për ta, prandaj Allahu i Lartësuar u bëri një lehtësim, duke thënë:

– “Allahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di që ju nuk do të mund ta përmbushni atë (namazin e natës), prandaj ju bëri lehtësime.” – Kuptimi: Allahu e di saktësisht kohën e natës, çfarë kalon dhe çfarë mbetet prej saj. Ai e dinte që ju nuk do t’i përmbaheshit me përpikmëri kohës kur Ai dëshiron që ju ta adhuroni me namaz, prandaj, duke jua lehtësuar, kërkon që ju ta adhuroni ashtu si t’ju vijë më lehtë. Tashmë, edhe nëse e shtoni apo e pakësoni kohën e adhurimit të natës, Zoti ju ka bërë lehtësim dhe jua ka pranuar pendimin.

– “Atëherë lexoni (Kuran) aq sa t’ju vijë më lehtë!” – Kuptimi: Lexoni Kur’an aq sa dini, pa u vënë në vështirësi. Ai që fal namaz nate duhet ta bëjë këtë adhurim për sa kohë është energjik, ndërsa nëse është i lodhur, i plogësht dhe i përgjumur, le të çlodhet dhe të qetësohet. Namazi duhet të falet me qetësi dhe përkushtim të plotë. Më pas, i Lartësuari na tregon arsyet e lehtësimit:

– “Ai e di se nga ju do të ketë të sëmurë, …” – Sëmundja përmendet e para. Kur njeriu është i sëmurë, ai e ka të vështirë që të ngrihet e të falë namaz dy të tretat e natës, gjysmën apo një të tretën e saj. Kësisoj, ai mund të falet një pjesë të natës, aq sa t’i vijë më lehtë. Gjithashtu, të sëmurit i lejohet që, nëse nuk mund të falet në këmbë, të falet ulur, e nëse edhe kështu e ka të vështirë, i lejohet të falet shtrirë ose i mbështetur. Nëse është aq i rënduar saqë nuk mund të falë namaze nafile dhe synete, atëherë edhe mund të mos i falë ato, dhe shpërblimin ka për ta marrë të plotë, sikur vepronte kur ishte i shëndetshëm. Profeti (a.s.): “Nëse robi sëmuret apo niset për udhëtim, atij i shkruhet i plotë shpërblimi i veprave që i kryente kur ishte i shëndetshëm apo jo në udhëtim.” Pastaj përmendet një arsye tjetër lehtësimi:

“… do të ketë nga ata që lëvizin nëpër tokë për të kërkuar begatitë e Allahut, ashtu si edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut. Faluni dhe lexoni, aq sa t’ju vijë më lehtë!” – Ka të tjerë që udhëtojnë për të bërë tregti, në mënyrë që të mos jenë nevojtarë për njerëzit dhe të mos u zgjasin dorën atyre. Kështu, edhe udhëtimi është një gjendje vështirësie, që bën të lejueshëm zbatimin e kushteve lehtësuese, siç është bashkimi i namazeve farz: yleja me ikindinë dhe akshami me jacinë, si edhe shkurtimi i namazeve katër-rekatësh në dy rekatë. Siç shihet, Allahu i Lartësuar përmendi dy lloje lehtësimesh:

1. Lehtësime për ata që janë të shëndetshëm dhe jo në udhëtim. Allahu i Lartësuar i udhëzoi besimtarët në të tilla kushte, që të përzgjedhin kohën më të përshtatshme, kur ata janë aktivë dhe të gjallë, për të kryer adhurimin e natës. Ata nuk ka pse ta teprojnë dhe të rëndojnë vetveten për të gjetur pikërisht kohën kur Zoti i porosit që ta adhurojnë gjatë natës. Mjafton që të përpiqet që të falet në kohët më të zgjedhura dhe më të mira të natës, por edhe që të jetë i përqendruar dhe i vëmendshëm në namaz. Le të zgjedhë, për shembull, një të tretën e fundit të natës, kur ai ka bërë gjumë të mjaftueshëm dhe është i çlodhur.

2. Lehtësime për të sëmurët dhe udhëtarët, pavarësisht a është udhëtimi për tregti, për xhihad në rrugën e Zotit apo për kryerje adhurimesh, si haxhi, umreja etj. Në të gjitha këto raste, Allahu i Lartësuar nuk e ngarkon robin përtej mundësive të tij. I lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar, që nuk e rëndoi këtë umet dhe nuk la asnjë vështirësi në fenë e tyre. Ai e lehtësoi Sheriatin, në varësi të nevojave dhe gjendjes së robërve , duke u kujdesur për mirësinë e trupit, dynjasë dhe të fesë së tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar urdhëron për dy adhurime shumë të rëndësishme, që konsiderohen si shtylla të çdo adhurimi tjetër. Ai urdhëron për faljen e rregullt të namazit, pa të cilin feja e robit nuk mund të qëndrojë në këmbë, dhe për dhënien e zekatit, i cili është tregues i vërtetësisë së imanit dhe bamirësisë ndaj krijesave. Ai thotë:

– “Faleni me rregull namazin, jepni zekatin dhe jepni për hir të Allahut hua të mirë!” – Faleni namazin me rregull, duke plotësuar të gjitha shtyllat, themelet, detyrat dhe pjesët e pëlqyeshme të tij.  Gjithashtu, shpenzoni për hir të Zotit, me sinqeritet të plotë vetëm për të kënaqur Atë. Jepni për hir të Zotit, duke qenë të vendosur në atë që bëni, dhe jo me zemër të lëkundur. Jepni nga pasuria hallall, me të cilën Zoti ju ka begatuar. Këtu flitet për shpenzimet e detyrueshme dhe ato të pëlqyeshme. Pastaj Allahu i Lartësuar porosit për kryerjen e veprave të mira në përgjithësi, duke thënë:

– “Çfarëdo të mire të përgatisni për veten tuaj, atë do ta gjeni tek Allahu më të mirë dhe më të shpërblyer.” – Një e mirë shpërblehet nga Zoti me dhjetëfish deri në shtatëqindfish, madje edhe më shumë. Le ta dinë besimtarët se, një grimcë mirësie e bërë në këtë dynja për hir të Zotit do të shpërblehet në Xhenetet e përjetësisë dhe të mirësive të pafundme shumë më shumë se e gjithë dynjaja, me gjithë stolitë e saj. Vepra e mirë e besimtarit ka për t’u shpërblyer me kënaqësi dhe përjetime të mrekullueshme, të cilat nuk ka asnjë mënyrë për t’i përfituar, veç përkushtimit në adhurimin e Zotit, nëpërmjet atyre fjalëve dhe veprave që Ai na ka porositur nëpërmjet Profetit dhe Shpalljes së Tij. 

Subhanallah! Sa e sa kohë humbet me kotësi të kësaj dynjaje! Sa e sa kohë e gjatë harxhohet pa bërë asnjë vepër të mirë për të kënaqur Allahun Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm! O Zot, na ndihmo për këto zemra, tek të cilat nuk po ndikon më paralajmërimi Yt dhe nuk po përmallohen për takimin me Ty, që je më i Mëshirshëm për to se vetë ato për veten e vet! O Allah! I Lavdëruar qofsh! Vetëm tek Ti ankohemi dhe qahemi! Vetëm Ty të kërkojmë ndihmë! Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka forcë, veçse ai që mbështetet tek Ti.

– “Kërkoni falje prej Allahut, se, pa dyshim, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë!” – Pasi na porositi për të kryer vepra të mira dhe për bindje ndaj Tij, Allahu i Lartësuar na urdhëron për t’i kërkuar falje Atij. Kjo është shumë e dobishme, sepse robi tregon vazhdimisht mangësi në kryerjen e urdhrave dhe porosive të Zotit: ai ose nuk i zbaton fare ato, ose i zbaton me mangësi. Prandaj, që veprat tona të jenë të denja për t’u pranuar dhe shpërblyer, Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i kërkojmë falje Atij. Të mos harrojmë, gjithashtu, se robi bën gabime dhe gjynahe gjatë natës dhe ditës, kështu që është gjithmonë në nevojë për faljen dhe mëshirën e Zotit të tij. Nëse Zoti nuk e përfshin në mëshirën e Vet, shkatërrimi është i sigurt dhe i pakthyeshëm. Këtu përfundon tefsiri i sures Muzzemmil.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/20-zoti-yt-e-di-se-ti-dhe-nje-grup-i-atyre-qe-jane-me-ty-kaloni-ne-adhurim-me-pak-se-dy-te-tretat-e-nates-ose-gjysmen-e-saj-ose-nje-te-treten-e-saj-allahu-e-di-gjatesine-e-nates-dhe-te-dites-ai-2/feed/ 0
19. Këto (ajete) janë një kujtim qortues. Kush do, e zgjedh rrugën për tek Zoti i vet. https://www.tefsirkurani.al/19-keto-ajete-jane-nje-kujtim-qortues-kush-do-e-zgjedh-rrugen-per-tek-zoti-i-vet-2/ https://www.tefsirkurani.al/19-keto-ajete-jane-nje-kujtim-qortues-kush-do-e-zgjedh-rrugen-per-tek-zoti-i-vet-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:49:43 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16017 – “Këto (ajete) janë një kujtim qortues.” – Këto përshkrime të Ditës së Gjykimit janë një kujtim i dobishëm për ata që i frikësohen Zotit, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave, dhe për ata që e adhurojnë me sinqeritet Zotin e tyre, ashtu sikurse Ai i ka porositur dhe mësuar nëpërmjet Profetit dhe Shpalljes së Tij. Këto kërcënime u vlejnë besimtarëve, të cilët gjithmonë pendohen për gabimet që bëjnë dhe i kthehen rrugës së Zotit. Rruga e Zotit të tyre është rruga që Ai e ka sqaruar nëpërmjet Shpalljes së tij. Ai e ka qartësuar këtë rrugë me mënyrën më të mirë.

– “Kush do, ai e zgjedh rrugën për tek Zoti i vet.” – Ky ajet tregon se Allahu i Lartësuar u ka lënë robërve  mundësi zgjedhjeje dhe veprimi. Pra, nuk është sikurse thotë sekti xhebrijeh, që robërit i kryejnë veprat pa vullnetin e tyre dhe jo me zgjedhjen e tyre, por të detyruar dhe të imponuar. Sigurisht, ky është një mendim i gabuar, që bie ndesh me logjikën e pastër dhe me argumentet tekstuale të Sheriatit, si ky ajet i sapocituar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/19-keto-ajete-jane-nje-kujtim-qortues-kush-do-e-zgjedh-rrugen-per-tek-zoti-i-vet-2/feed/ 0
18. Atë Ditë, qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të përmbushet. https://www.tefsirkurani.al/18-ate-dite-qielli-do-te-cahet-dhe-premtimi-i-tij-do-te-permbushet-2/ https://www.tefsirkurani.al/18-ate-dite-qielli-do-te-cahet-dhe-premtimi-i-tij-do-te-permbushet-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:49:24 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16015 – “Atë Ditë, qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të përmbushet.” – Atë ditë, qiejt do të shpërbëhen, yjet do të shkatërrohen dhe shuhen. Ajo është dita kur do të bëhet realitet premtimi i Zotit. Askush nuk ka mundësi ta ndalojë këtë premtim të të Plotpushtetshmit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/18-ate-dite-qielli-do-te-cahet-dhe-premtimi-i-tij-do-te-permbushet-2/feed/ 0
17. Nëse ju mohoni, atëherë si do të mbroheni prej dënimit të asaj Dite, që fëmijët do t’i bëjë pleq?! https://www.tefsirkurani.al/17-nese-ju-mohoni-atehere-si-do-te-mbroheni-prej-denimit-te-asaj-dite-qe-femijet-do-ti-beje-pleq-2/ https://www.tefsirkurani.al/17-nese-ju-mohoni-atehere-si-do-te-mbroheni-prej-denimit-te-asaj-dite-qe-femijet-do-ti-beje-pleq-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:49:07 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16013 – “Nëse ju mohoni, atëherë si do të mbroheni prej dënimit të asaj Dite, që fëmijët do t’i bëjë pleq?!” – Kuptimi: E si mund ta mendoni se do të shpëtoni Ditën e Gjykimit, atë ditë, kur, nga tmerri i madh, harrohet çdo gjë! Ajo është dita që edhe fëmijëve do t’u nxjerrë thinja, nga frika e madhe. Atë ditë, edhe krijesat më të mëdha, siç janë malet, do të shpërbëhen dhe bëhen pluhur.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/17-nese-ju-mohoni-atehere-si-do-te-mbroheni-prej-denimit-te-asaj-dite-qe-femijet-do-ti-beje-pleq-2/feed/ 0
16. Por Faraoni e kundërshtoi të Dërguarin, prandaj Ne e ndëshkuam atë me një dënim të rëndë. https://www.tefsirkurani.al/16-por-faraoni-e-kundershtoi-te-derguarin-prandaj-ne-e-ndeshkuam-ate-me-nje-denim-te-rende-2/ https://www.tefsirkurani.al/16-por-faraoni-e-kundershtoi-te-derguarin-prandaj-ne-e-ndeshkuam-ate-me-nje-denim-te-rende-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:48:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16011    Lavdërojeni dhe adhurojeni Allahun për Profetin arab analfabet që ju dërgoi, si përgëzues dhe paralajmërues për ju. Është ai që do të dëshmojë për umetin e tij dhe saktësinë e veprave të tyre. Tregoni mirënjohje dhe respektojeni këtë mirësi të madhe e të paçmueshme, duke punuar sipas porosive të Zotit dhe Profetit të Tij. Kujdes dhe ruajuni që kurrë të mos bëheni mohues dhe shpërfillës të saj, duke mos iu bindur Profetit tuaj. Nëse veproni kështu, atëherë ju do të jeni si Faraoni, i cili shpërfilli dhe e mohoi Profetin e Allahut, Musain (a.s.). Profeti Musa e ftoi Faraonin të adhuronte Allahun dhe t’i nënshtrohej Atij, por ai nuk e besoi dhe e konsideroi si gënjeshtar. Ai nuk iu bind porosive dhe ftesës së Profetit, prandaj Allahu i Madhëruar i dha një ndëshkim të ashpër dhe të rëndë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/16-por-faraoni-e-kundershtoi-te-derguarin-prandaj-ne-e-ndeshkuam-ate-me-nje-denim-te-rende-2/feed/ 0
15. Ne sollëm te ju një të Dërguar, që do të dëshmojë kundër jush, ashtu siç çuam edhe te Faraoni një të Dërguar. https://www.tefsirkurani.al/15-ne-sollem-te-ju-nje-te-derguar-qe-do-te-deshmoje-kunder-jush-ashtu-sic-cuam-edhe-te-faraoni-nje-te-derguar/ https://www.tefsirkurani.al/15-ne-sollem-te-ju-nje-te-derguar-qe-do-te-deshmoje-kunder-jush-ashtu-sic-cuam-edhe-te-faraoni-nje-te-derguar/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:48:20 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16009    Lavdërojeni dhe adhurojeni Allahun për Profetin arab analfabet që ju dërgoi, si përgëzues dhe paralajmërues për ju. Është ai që do të dëshmojë për umetin e tij dhe saktësinë e veprave të tyre. Tregoni mirënjohje dhe respektojeni këtë mirësi të madhe e të paçmueshme, duke punuar sipas porosive të Zotit dhe Profetit të Tij. Kujdes dhe ruajuni që kurrë të mos bëheni mohues dhe shpërfillës të saj, duke mos iu bindur Profetit tuaj.

Nëse veproni kështu, atëherë ju do të jeni si Faraoni, i cili shpërfilli dhe e mohoi Profetin e Allahut, Musain (a.s.). Profeti Musa e ftoi Faraonin të adhuronte Allahun dhe t’i nënshtrohej Atij, por ai nuk e besoi dhe e konsideroi si gënjeshtar. Ai nuk iu bind porosive dhe ftesës së Profetit, prandaj Allahu i Madhëruar i dha një ndëshkim të ashpër dhe të rëndë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/15-ne-sollem-te-ju-nje-te-derguar-qe-do-te-deshmoje-kunder-jush-ashtu-sic-cuam-edhe-te-faraoni-nje-te-derguar/feed/ 0
14. Atë ditë, toka e malet do të dridhen dhe malet të bëhen si rërë e lëvizëshme. https://www.tefsirkurani.al/14-ate-dite-toka-e-malet-do-te-dridhen-dhe-malet-te-behen-si-rere-e-levizeshme-2/ https://www.tefsirkurani.al/14-ate-dite-toka-e-malet-do-te-dridhen-dhe-malet-te-behen-si-rere-e-levizeshme-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:48:05 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16007 – “Atë ditë, toka e malet do të dridhen dhe malet të bëhen si rërë e lëvizëshme.” – Nga tmerri i madh i asaj dite, edhe malet e larta, aq të forta dhe të patundshme, do të shndërrohen në pluhur dhe rërë, aq sa edhe një erë e lehtë mund t’i shpërndajë në ajër. Pas tronditjes së madhe, malet do të zhduken si pluhuri në erë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/14-ate-dite-toka-e-malet-do-te-dridhen-dhe-malet-te-behen-si-rere-e-levizeshme-2/feed/ 0
13. Ka ushqim që nuk gëlltitet dhe dënim të dhembshëm. https://www.tefsirkurani.al/13-ka-ushqim-qe-nuk-gelltitet-dhe-denim-te-dhembshem-2/ https://www.tefsirkurani.al/13-ka-ushqim-qe-nuk-gelltitet-dhe-denim-te-dhembshem-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:47:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16005 – “Ka ushqim që nuk gëlltitet dhe dënim të dhembshëm.” – Ai ushqim nuk mund të gëlltitet, për shkak të hidhësisë dhe pështirësisë së tij. Pamja dhe kutërbimi i tij janë shumë të tmerrshëm dhe të padurueshëm. Ndëshkimi me të cilin do të përballen në Xhehenem do të jetë torturues dhe i tmerrshëm. Kjo do të ndodhë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/13-ka-ushqim-qe-nuk-gelltitet-dhe-denim-te-dhembshem-2/feed/ 0
12. Me të vërtetë, tek Ne ka ndëshkim dhe zjarr. https://www.tefsirkurani.al/12-me-te-vertete-tek-ne-ka-ndeshkim-dhe-zjarr-2/ https://www.tefsirkurani.al/12-me-te-vertete-tek-ne-ka-ndeshkim-dhe-zjarr-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:47:26 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16002 – “Me të vërtetë, tek Ne ka ndëshkim dhe zjarr.” – Enkâlen është një ndëshkim i rëndë, i cili qëndron në pritë, për të gllabëruar me forcë atë që ka qenë gjithnjë i zhytur në gjynahe. Ndërsa xhaĥimen është një zjarr përvëlues, i ndezur fort.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/12-me-te-vertete-tek-ne-ka-ndeshkim-dhe-zjarr-2/feed/ 0
11. M’i lër Mua ata gënjeshtarë pasanikë dhe jepu atyre një afat të shkurtër! https://www.tefsirkurani.al/11-mi-ler-mua-ata-genjeshtare-pasanike-dhe-jepu-atyre-nje-afat-te-shkurter-2/ https://www.tefsirkurani.al/11-mi-ler-mua-ata-genjeshtare-pasanike-dhe-jepu-atyre-nje-afat-te-shkurter-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:47:07 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15998 “M’i lër Mua ata gënjeshtarë pasanikë dhe jepu atyre një afat të shkurtër!” – Kuptimi: M’i lër Mua t’i ndëshkoj ata gënjeshtarë mosbesues, të cilëve u kam dhënë plot të mira e begati, por në vend që të tregohen mirënjohës, ata i kalojnë kufijtë, duke menduar se janë të pavarur, jo nevojtarë dhe të pamposhtur, sikurse thuhet në suren Ikra: “Pa dyshim, është e vërtetë se ai (njeriu) i kalon kufijtë, për shkak se e ndien veten të pavarur.” Më pas, i Lartësuari i kërcënon ata me ndëshkim të ashpër ditën kur të kthehen tek Ai:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/11-mi-ler-mua-ata-genjeshtare-pasanike-dhe-jepu-atyre-nje-afat-te-shkurter-2/feed/ 0