072. EL XHINN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 12 Apr 2022 20:59:38 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 072. EL XHINN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 28. Për t’u bërë e qartë se ata i kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre dhe se Ai di gjithçka rreth tyre. Ai e di sasinë e gjithçkaje që ekziston. https://www.tefsirkurani.al/28-per-tu-bere-e-qarte-se-ata-i-kane-kumtuar-shpalljet-e-zotit-te-tyre-dhe-se-ai-di-gjithcka-rreth-tyre-ai-e-di-sasine-e-gjithckaje-qe-ekziston-2/ https://www.tefsirkurani.al/28-per-tu-bere-e-qarte-se-ata-i-kane-kumtuar-shpalljet-e-zotit-te-tyre-dhe-se-ai-di-gjithcka-rreth-tyre-ai-e-di-sasine-e-gjithckaje-qe-ekziston-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:41:10 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15969 – “… për t’u bërë e qartë se ata i kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre …” – Domethënë, me qëllim që Shpallja të jetë e sigurt dhe e qartë për robërit dhe që, në momentin e zbritjes së saj, të mos lejohet asnjë lloj devijimi nga i Mallkuari.

– “… dhe se Ai di gjithçka rreth tyre. Ai e di sasinë e gjithçkaje që ekziston.” – Allahu i Lartësuar di gjithçka që fshihet dhe që shfaqet haptazi. Atij nuk mund t’i fshihet asgjë në qiell dhe në tokë. Askush nuk mund t’i fshehë Allahut ndonjë gjë, aq më pak në çështjet e Shpalljes hyjnore. Në këtë sure ka shumë mësime dhe ne mund të përmendim disa prej tyre. Kështu, së pari, ajo tregon se xhindët ekzistojnë. Jo vetëm kaq, por ata janë të përgjegjshëm ligjërisht, domethënë, ashtu sikurse edhe njerëzit, ata janë të detyruar të zbatojnë urdhrat e Allahut. Ata do të merren në përgjegjësi për zbatimin e shpalljeve të Allahut dhe porosive të profetëve të Tij. Edhe ata do të shpërblehen sipas veprave të tyre, mirë ose keq.

Kjo sure tregon, gjithashtu, se Muhamedi (a.s.), është profeti i Allahut, i dërguar jo vetëm për gjithë njerëzimin, por edhe për botën e xhindëve. Pra, ai konsiderohet edhe si profet i xhindëve. Allahu i Lartësuar i urdhëroi xhindët që të dëgjonin Shpalljen e Tij dhe ta përcillnin qartë në popullin e tyre. Kjo sure tregon për zgjuarsinë e xhindëve dhe aftësinë e tyre për të njohur dhe pranuar të vërtetën, për të argumentuar dhe arsyetuar drejt rreth së vërtetës. Ajetet tregojnë se ajo që i shtyu xhindët të besonin Kur’anin ishte siguria që ata krijuan rreth udhëzimeve dhe mësimeve të vyera që ai përmban. Me arsyetimin e tyre të kujdesshëm, ata i besuan plotësisht këtij libri madhështor. Po ashtu, këtu duket edukata e lartë e këtyre xhindëve në trajtimin e Librit të Zotit dhe porosive të Tij.

Nga kjo sure mësojmë për përkujdesin e madh të Allahut të Madhëruar për profetin e Tij dhe për ruajtjen të paprekur të Shpalljes që ai solli ndër njerëz. Në ajete lexojmë se kur Allahu i Lartësuar vendosi që t’i zbriste të Përzgjedhurit të Tij Shpalljen hyjnore, një ndryshim i madh ndodhi në qiell dhe në tokë. Portat e qiellit u mbushën me melekë roje, ndërsa shejtanët u gjuajtën me zjarr, që të mos arrinin të merrnin më asgjë nga lajmet e qiellit. Shejtanët u dëbuan nga vendqëndrimet e tyre në hapësirat qiellore, nga ku edhe përgjonin ndonjë të re. Nëpërmjet këtij Profeti, Allahu i Lartësuar i mëshiroi banorët e tokës si asnjëherë më parë. Ai dëshironte që ta përkryente udhëzimin dhe lumturinë për ta. Tashmë kishte filluar një epokë e re për jetën në tokë.

Allahu i Lartësuar do t’u dhuronte banorëve të tokës fenë e Tij madhështore dhe të përkryer, njohurinë e pastër dhe të sigurt rreth emrave, cilësive dhe veprave të Tij, rreth gjithçkaje që duhet mësuar prej njohurisë hyjnore. Kjo dhuratë do të lumturonte zemrat dhe do të gëzonte çdo të ditur dhe të mençur që jeton në këtë tokë. Ky ishte fillimi i shfaqjes së Islamit dhe i shkatërrimit të idhujtarisë dhe kufrit. Në këtë sure duket qartë përkushtimi i madh i xhindëve në dëgjimin e porosive të Zotit dhe të Profetit, sepse ata hipën mbi njëri-tjetrin për të dëgjuar Profetin (a.s.) teksa lexonte Kur’anin.

Kjo sure urdhëron për teuhid dhe ndalon nga shirk-u. Në të tregohet grada e krijesave. Asnjë krijesë nuk meriton ndonjë grimcë adhurimi, sepse kur vetë Profeti urdhërohet të deklarojë se është i pafuqishëm dhe nuk ka asnjë pushtet për të mundësuar të mirat apo për t’u ruajtur nga të këqijat, qoftë edhe kur bëhet fjalë për veten e vet, atëherë ç’mund të thuhet për krijesat e tjera, që janë ku e ku më poshtë se ai?! Të gjitha krijesat janë të tilla: të pafuqishme dhe të papushtetshme, prandaj është gabim shumë i madh që të konsiderosh si të adhuruar ndonjë prej tyre, pasi përbën idhujtari, e cila të përjetëson në zjarrin e Xhehenemit. Në këto ajete mësojmë se njohja e të fshehtës (gajb) është e pamundur për krijesat. Ajo është një dituri që Allahu e ka veçuar vetëm për veten e Tij. Ai zbulon prej saj veçse aq sa Ai dëshiron, sipas urtësisë së Tij, dhe atë ia zbulon veçse profetëve të Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/28-per-tu-bere-e-qarte-se-ata-i-kane-kumtuar-shpalljet-e-zotit-te-tyre-dhe-se-ai-di-gjithcka-rreth-tyre-ai-e-di-sasine-e-gjithckaje-qe-ekziston-2/feed/ 0
27. Përveç ndonjë të dërguari, që Ai dëshiron. Atëherë, Ai vë roje para edhe prapa tij. https://www.tefsirkurani.al/27-pervec-ndonje-te-derguari-qe-ai-deshiron-atehere-ai-ve-roje-para-edhe-prapa-tij-2/ https://www.tefsirkurani.al/27-pervec-ndonje-te-derguari-qe-ai-deshiron-atehere-ai-ve-roje-para-edhe-prapa-tij-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:40:50 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15967   “Përveç ndonjë të dërguari, që Ai dëshiron.” – Allahu i Lartësuar u zbuloi profetëve prej të fshehtës aq sa e vendosi urtësia e Tij që t’u zbulonte. Ai u tregoi çdo gjë të nevojshme për njerëzimin. Ai i veçoi ata me këtë dhunti, sepse ata nuk ishin si të tjerët. Allahu i Lartësuar u dha një ndihmë të madhe në të gjitha aspektet dhe u siguroi një mbrojtje të veçantë në drejtim të ruajtjes së Shpalljes.

Ai krijoi çdo lehtësi të nevojshme, që ata ta transmetonin qartë dhe saktë Shpalljen e Tij. Shejtani e kishte të pamundur që t’i turbullonte dhe devijonte këta të përzgjedhur. Ai nuk mund të bënte që ata të shtonin apo të pakësonin diçka nga Shpallja e të Madhëruarit, i Cili thotë:

“Atëherë, Ai vë roje para edhe prapa tij …” – Roje që, me urdhrin e Allahut të Lartësuar, e mbrojnë nga çdo ndikim dhe pengesë e të Mallkuarit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/27-pervec-ndonje-te-derguari-qe-ai-deshiron-atehere-ai-ve-roje-para-edhe-prapa-tij-2/feed/ 0
26. Ai është i Gjithëditur për të fshehtën dhe fshehtësinë e Vet nuk ia zbulon askujt, https://www.tefsirkurani.al/26-ai-eshte-i-gjitheditur-per-te-fshehten-dhe-fshehtesine-e-vet-nuk-ia-zbulon-askujt-2/ https://www.tefsirkurani.al/26-ai-eshte-i-gjitheditur-per-te-fshehten-dhe-fshehtesine-e-vet-nuk-ia-zbulon-askujt-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:40:25 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15963 – “Ai është i Gjithëditur për të fshehtën dhe fshehtësinë e Vet nuk ia zbulon askujt …” – Ai është i vetmi që di të fshehtën dhe çfarë fshihet në gjoks. Ai nuk ia zbulon askujt prej krijesave të tij të fshehtën, përveç ndonjë profeti, të cilit i shpalli nga e fshehta aq sa Ai dëshironte dhe në kushte shumë të larta sigurie dhe fshehtësie.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/26-ai-eshte-i-gjitheditur-per-te-fshehten-dhe-fshehtesine-e-vet-nuk-ia-zbulon-askujt-2/feed/ 0
25. Thuaj: “Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?” https://www.tefsirkurani.al/25-thuaj-une-nuk-e-di-a-do-te-jete-afer-ajo-qe-u-premtohet-apo-zoti-im-do-ta-vonoje-ate-shume-2/ https://www.tefsirkurani.al/25-thuaj-une-nuk-e-di-a-do-te-jete-afer-ajo-qe-u-premtohet-apo-zoti-im-do-ta-vonoje-ate-shume-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:39:53 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15960   Nëse ata të pyesin se kur do të bëhet realitet ky premtim:

– “Thuaju: “Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?”” – Kjo është një dije që i Lartësuari e ka fshehur nga krijesat dhe askush nuk mund të japë përgjigje për të. Atë e di vetëm Ai.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/25-thuaj-une-nuk-e-di-a-do-te-jete-afer-ajo-qe-u-premtohet-apo-zoti-im-do-ta-vonoje-ate-shume-2/feed/ 0
24. Kur të shohin atë që u është premtuar, atëherë do ta kuptojnë se cili është, vërtet ndihmësi më i dobët dhe më i vogël në numër. https://www.tefsirkurani.al/24-kur-te-shohin-ate-qe-u-eshte-premtuar-atehere-do-ta-kuptojne-se-cili-eshte-vertet-ndihmesi-me-i-dobet-dhe-me-i-vogel-ne-numer-2/ https://www.tefsirkurani.al/24-kur-te-shohin-ate-qe-u-eshte-premtuar-atehere-do-ta-kuptojne-se-cili-eshte-vertet-ndihmesi-me-i-dobet-dhe-me-i-vogel-ne-numer-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:39:32 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15957 – “Kur të shohin atë që u është premtuar, atëherë do të kuptojnë se cili ka ndihmëtarë më të dobët dhe është më i pakët në numër.” – Kur ata ta shohin me sytë e ballit dhe të sigurohen për ndëshkimin që i pret, atëherë do ta njohin realisht se cili ka ndihmëtarë më të dobët dhe është më i pakët në numër, sepse atë ditë nuk do të kenë as ushtri e as përkrahës që mund t’i ndihmojnë, madje as vetveten nuk do mund ta ndihmojnë. Të gjithë do të ringjallen tek i Lartësuari të vetëm, sikurse i ka krijuar herën e parë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/24-kur-te-shohin-ate-qe-u-eshte-premtuar-atehere-do-ta-kuptojne-se-cili-eshte-vertet-ndihmesi-me-i-dobet-dhe-me-i-vogel-ne-numer-2/feed/ 0
23. Unë jam veçse përcjellës i Allahut dhe i shpalljeve të Tij. Atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij u takon zjarri i Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, pa mbarim. https://www.tefsirkurani.al/23-une-jam-vecse-percjelles-i-allahut-dhe-i-shpalljeve-te-tij-atyre-qe-kundershtojne-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-u-takon-zjarri-i-xhehenemit-ku-do-te-jene-pergjithmone-pa-mbarim-2/ https://www.tefsirkurani.al/23-une-jam-vecse-percjelles-i-allahut-dhe-i-shpalljeve-te-tij-atyre-qe-kundershtojne-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-u-takon-zjarri-i-xhehenemit-ku-do-te-jene-pergjithmone-pa-mbarim-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 15:39:12 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15954 – “Thuaj: “Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej Allahut dhe, përveç se tek Ai, unë nuk mund të gjej mbështetje askund tjetër. Unë jam veçse kumtues i (Fjalës së) Allahut dhe i shpalljeve të Tij.” – Askush nuk ka pushtet të të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut, madje as profetët e Allahut nuk kanë strehim dhe shpëtim gjetkë, përveç se tek Allahu i Lartësuar. Atëherë, kur profetët e Allahut, të cilët janë krijesat më të mira të Tij, bëjnë të qartë se nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, atëherë çfarë mund të thuhet për të tjerët, që qëndrojnë poshtë tyre?!

Profetët e Allahut nuk i dallon asgjë prej njerëzve të tjerë, veç faktit që ata janë qartësues të së vërtetës dhe ftues në rrugën e Allahut të Lartësuar. Nëpërmjet tyre qartësohet e vërteta dhe zbulohet rruga e drejtë. Pas sqarimit të profetëve, askush nuk mund të justifikohet para Allahut të Madhëruar. Të zgjuarit i dëgjojnë me kujdes dhe përkushtim porositë e tyre, ndërsa të mjerët i shpërfillin ato, dhe largohen shumë larg të vërtetës.

– “Atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij u takon zjarri i Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.” – Këtu është fjala për kundërshtimet që konsiderohen si kufër apo idhujtari. Ata që bëjnë të tilla kundërshtime janë të kërcënuar me qëndrim të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit, ndërsa ata që bëjnë gabime poshtë kufrit dhe idhujtarisë nuk do të vuajnë përjetësisht në Xhehenem, sikurse tregojnë ajetet e Kur’anit dhe hadithet e sakta të Profetit (a.s.). Ky është një mendim konsensual dhe i pakundërshtueshëm i dijetarëve të parë dhe imamëve të këtij umeti.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/23-une-jam-vecse-percjelles-i-allahut-dhe-i-shpalljeve-te-tij-atyre-qe-kundershtojne-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-u-takon-zjarri-i-xhehenemit-ku-do-te-jene-pergjithmone-pa-mbarim-2/feed/ 0
22. Thuaj: “Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej Allahut dhe, përveç se tek Ai, unë nuk mund të gjej mbështetje askund tjetër. https://www.tefsirkurani.al/22-23-thuaj-eshte-e-vertete-se-mua-nuk-me-mbron-askush-prej-allahut-dhe-pervec-se-tek-ai-une-nuk-mund-te-gjej-mbeshtetje-askund-tjeter-une-jam-vecse-percjelles-i-allahut-dhe-i-shpalljeve/ https://www.tefsirkurani.al/22-23-thuaj-eshte-e-vertete-se-mua-nuk-me-mbron-askush-prej-allahut-dhe-pervec-se-tek-ai-une-nuk-mund-te-gjej-mbeshtetje-askund-tjeter-une-jam-vecse-percjelles-i-allahut-dhe-i-shpalljeve/#respond Tue, 27 Jul 2021 15:17:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10561 – “Thuaj: “Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej Allahut dhe, përveç se tek Ai, unë nuk mund të gjej mbështetje askund tjetër. Unë jam veçse kumtues i (Fjalës së) Allahut dhe i shpalljeve të Tij.” – Askush nuk ka pushtet të të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut, madje as profetët e Allahut nuk kanë strehim dhe shpëtim gjetkë, përveç se tek Allahu i Lartësuar. Atëherë, kur profetët e Allahut, të cilët janë krijesat më të mira të Tij, bëjnë të qartë se nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, atëherë çfarë mund të thuhet për të tjerët, që qëndrojnë poshtë tyre?!

Profetët e Allahut nuk i dallon asgjë prej njerëzve të tjerë, veç faktit që ata janë qartësues të së vërtetës dhe ftues në rrugën e Allahut të Lartësuar. Nëpërmjet tyre qartësohet e vërteta dhe zbulohet rruga e drejtë. Pas sqarimit të profetëve, askush nuk mund të justifikohet para Allahut të Madhëruar. Të zgjuarit i dëgjojnë me kujdes dhe përkushtim porositë e tyre, ndërsa të mjerët i shpërfillin ato, dhe largohen shumë larg të vërtetës.

– “Atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij u takon zjarri i Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.” – Këtu është fjala për kundërshtimet që konsiderohen si kufër apo idhujtari. Ata që bëjnë të tilla kundërshtime janë të kërcënuar me qëndrim të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit, ndërsa ata që bëjnë gabime poshtë kufrit dhe idhujtarisë nuk do të vuajnë përjetësisht në Xhehenem, sikurse tregojnë ajetet e Kur’anit dhe hadithet e sakta të Profetit (a.s.). Ky është një mendim konsensual dhe i pakundërshtueshëm i dijetarëve të parë dhe imamëve të këtij umeti.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/22-23-thuaj-eshte-e-vertete-se-mua-nuk-me-mbron-askush-prej-allahut-dhe-pervec-se-tek-ai-une-nuk-mund-te-gjej-mbeshtetje-askund-tjeter-une-jam-vecse-percjelles-i-allahut-dhe-i-shpalljeve/feed/ 0
21. Thuaj: “Unë nuk kam në dorë që t’ju dëmtoj dhe as t’ju udhëzoj në rrugë të drejtë.” https://www.tefsirkurani.al/21-thuaj-une-nuk-kam-ne-dore-qe-tju-demtoj-dhe-as-tju-udhezoj-ne-rruge-te-drejte/ https://www.tefsirkurani.al/21-thuaj-une-nuk-kam-ne-dore-qe-tju-demtoj-dhe-as-tju-udhezoj-ne-rruge-te-drejte/#respond Tue, 27 Jul 2021 15:17:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10559 – “Thuaj: “Unë nuk kam në dorë që t’ju dëmtoj dhe as t’ju udhëzoj në rrugë të drejtë.”” – Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e tij të dashur dhe të zgjedhur që t’i këshillojë njerëzit dhe t’ua bëjë të qartë se ai, si gjithë profetët e tjerë, është veçse një njeri, një krijesë e Allahut, një adhurues si të gjithë adhuruesit e Allahut. Në të nuk ka asgjë hyjnore apo mbinjerëzore. Çdo gjë është në dorën e Zotit të botëve dhe Sunduesit të gjithësisë, Allahut të Lartësuar. Kjo bëhet për t’i prerë rrugën çdo idhujtarie në lidhje me profetët e Allahut të Madhëruar. Dobia dhe dëmi janë në dorën e të Plotpushtetshmit absolut.

Nëse Ai dëshiron të të dhurojë dhe begatojë me mirësitë e Tij, askush nuk mund ta pengojë Atë. Nëse Allahu dëshiron të të sprovojë me ndonjë të keqe, sipas drejtësisë dhe urtësisë së Tij, askush nuk mund ta ndalojë Atë dhe askush nuk mund të të ndihmojë për të shpëtuar prej përcaktimit të Tij. Vetëm Allahu udhëzon në rrugën e drejtë dhe vetëm Ai të shpëton nga humbja. Vetëm Allahut i kërkohet udhëzimi dhe vetëm tek Ai mund të mbështetesh plotësisht për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe. Profetët janë thjesht përcjellës të qartë dhe besnikë të Mesazhit hyjnor ndër njerëz. Ata janë adhurues të pastër dhe të sinqertë të të Madhëruarit. Ky është misioni i tyre, prandaj ata nuk duhen adhuruar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/21-thuaj-une-nuk-kam-ne-dore-qe-tju-demtoj-dhe-as-tju-udhezoj-ne-rruge-te-drejte/feed/ 0
20. Thuaj: Unë adhuroj veçse Zotin tim dhe nuk barazoj me Të asgjë. https://www.tefsirkurani.al/20-thuaj-une-adhuroj-vecse-zotin-tim-dhe-nuk-barazoj-me-te-asgje/ https://www.tefsirkurani.al/20-thuaj-une-adhuroj-vecse-zotin-tim-dhe-nuk-barazoj-me-te-asgje/#respond Tue, 27 Jul 2021 15:17:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10557 – “Thuaj: “Unë adhuroj veçse Zotin tim dhe nuk barazoj me Të asgjë.”” – Thuaju atyre, o Profet, duke i sqaruar mirë: “Unë adhuroj veçse Zotin tim dhe nuk barazoj me Të asgjë.” Allahu i Lartësuar është i Vetmi që meriton adhurimet e krijesave, dhe ky është një urdhër i prerë. Ai adhurohet veçse sipas mënyrës dhe rrugëve të cilat Ai i ka qartësuar nëpërmjet Profetit dhe Shpalljes së Tij. Thelbi i ftesës së Profetit të fundit është adhurimi i Allahut si i Vetëm dhe i Pashoq, me mënyrën që Ai e ka përcaktuar, dhe largimi nga çdo gjë tjetër që idhujtarët dhe qafirët adhurojnë veç Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/20-thuaj-une-adhuroj-vecse-zotin-tim-dhe-nuk-barazoj-me-te-asgje/feed/ 0
19. Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit ta adhuronte Atë, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin, për ta dëgjuar. https://www.tefsirkurani.al/19-dhe-vertet-kur-robi-i-allahut-u-ngrit-ta-adhuronte-ate-ata-gati-sa-hipen-njeri-mbi-tjetrin-per-ta-degjuar/ https://www.tefsirkurani.al/19-dhe-vertet-kur-robi-i-allahut-u-ngrit-ta-adhuronte-ate-ata-gati-sa-hipen-njeri-mbi-tjetrin-per-ta-degjuar/#respond Tue, 27 Jul 2021 15:16:46 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10555 – “Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit ta adhuronte Atë, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin, për ta dëgjuar.” – Njëherë, kur Muhamedi (a.s.) qëndronte në këmbë dhe adhuronte Allahun e Lartësuar, duke bërë dua dhe duke lexuar Kur’an, një numër i madh xhindësh qëndronin njëri mbi tjetrin për të dëgjuar dhe parë adhurimin që bënte Profeti (a.s.). Ata ishin shumë të përqendruar dhe të përkushtuar në dëgjimin e Kur’anit, që të ndriçoheshin nga drita dhe udhëzimi i tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/19-dhe-vertet-kur-robi-i-allahut-u-ngrit-ta-adhuronte-ate-ata-gati-sa-hipen-njeri-mbi-tjetrin-per-ta-degjuar/feed/ 0