070. EL MEARIXH | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 12 Apr 2022 21:49:56 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 070. EL MEARIXH | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 44. Të përulura do jenë shikimet e tyre. Ata do t’i ketë kapluar poshtërimi. Kjo është dita që u është premtuar. https://www.tefsirkurani.al/44-te-perulura-do-jene-shikimet-e-tyre-ata-do-ti-kete-kapluar-poshterimi-kjo-eshte-dita-qe-u-eshte-premtuar-2/ https://www.tefsirkurani.al/44-te-perulura-do-jene-shikimet-e-tyre-ata-do-ti-kete-kapluar-poshterimi-kjo-eshte-dita-qe-u-eshte-premtuar-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:26:47 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15790 – “Të përulura do jenë shikimet e tyre. Ata do t’i ketë kapluar poshtërimi.” – Kjo ndodh sepse zemrat dhe shpirtrat e tyre i ka pushtuar frika dhe ankthi për llogarinë e vështirë dhe qëndrimin para të Plotpushtetshmit. Aq të frikësuara janë zemrat e tyre, saqë kjo u duket qartë në sy.

Ata nuk lëvizin dot asnjë gjymtyrë, nga ankthi që përjetojnë. Nga goja e tyre nuk del asnjë pëshpërimë, nga frika e këtij momenti.

– “Kjo është dita që u është premtuar!” – Kjo është dita që nuk i shpëton askush. Kjo është Dita e Premtuar, dhe Allahu i Lartësuar e mban premtimin.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/44-te-perulura-do-jene-shikimet-e-tyre-ata-do-ti-kete-kapluar-poshterimi-kjo-eshte-dita-qe-u-eshte-premtuar-2/feed/ 0
43. Ditën kur, duke u ngutur, do të dalin prej varreve, sikur të ishin duke nxituar drejt idhujve të tyre. https://www.tefsirkurani.al/43-diten-kur-duke-u-ngutur-do-te-dalin-prej-varreve-sikur-te-ishin-duke-nxituar-drejt-idhujve-te-tyre-2/ https://www.tefsirkurani.al/43-diten-kur-duke-u-ngutur-do-te-dalin-prej-varreve-sikur-te-ishin-duke-nxituar-drejt-idhujve-te-tyre-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:26:28 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15787   “… ditën kur, duke u ngutur, do të dalin prej varreve, sikur të ishin duke nxituar drejt idhujve të tyre.” – Ata do të dalin prej varreve me të shpejtë, për t’iu përgjigjur thirrjes që do të bëhet. Ata do t’i drejtojnë vështrimet andej nga vjen thirrja, a thua se po shohin ndonjë flamur, dhe do të nxitojnë drejt tij. Pra, jo vetëm që nuk mund ta refuzojnë thirrjen, por nxitojnë drejt saj të nënshtruar, të frikësuar dhe të fiksuar pas saj. Ata nxitojnë, për të qëndruar të frikësuar para Zotit të botëve e për të dhënë llogari para Tij:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/43-diten-kur-duke-u-ngutur-do-te-dalin-prej-varreve-sikur-te-ishin-duke-nxituar-drejt-idhujve-te-tyre-2/feed/ 0
42. Por ti lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe le të dëfrehen, derisa të përjetojnë Ditën e tyre, që u është paralajmëruar. https://www.tefsirkurani.al/42-por-ti-leri-ata-te-zhyten-edhe-me-thelle-dhe-le-te-defrehen-derisa-te-perjetojne-diten-e-tyre-qe-u-eshte-paralajmeruar-2/ https://www.tefsirkurani.al/42-por-ti-leri-ata-te-zhyten-edhe-me-thelle-dhe-le-te-defrehen-derisa-te-perjetojne-diten-e-tyre-qe-u-eshte-paralajmeruar-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:26:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15784 – “Por ti lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe le të dëfrehen …” – Lëri ata të thellohen në fjalë dhe besime të kota dhe të paargumentuara nga i Madhëruari. Lëri të luajnë me fenë e tyre. Lëri të dëfrehen dhe të kënaqen me ushqim, pije dhe kënaqësi të kësaj bote, derisa të ballafaqohen me ngjarjen që iu është premtuar.

– “… derisa të përjetojnë Ditën e tyre, që u është paralajmëruar …” – Allahu i Lartësuar u ka premtuar atyre se, në Ditën e Ringjalljes dhe Shpërblimit me drejtësi, ka përgatitur një shpagim të drejtë për talljet dhe mosbesimin e tyre të padrejtë. Pastaj Allahu i Lartësuar flet për gjendjen e krijesave gjatë asaj dite të premtuar, që do të vijë patjetër:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/42-por-ti-leri-ata-te-zhyten-edhe-me-thelle-dhe-le-te-defrehen-derisa-te-perjetojne-diten-e-tyre-qe-u-eshte-paralajmeruar-2/feed/ 0
41. Që t’i zëvendësojmë ata me të tjerë më të mirë se ata, dhe askush nuk mund të na dalë para Ne. https://www.tefsirkurani.al/41-qe-ti-zevendesojme-ata-me-te-tjere-me-te-mire-se-ata-dhe-askush-nuk-mund-te-na-dale-para-ne-2/ https://www.tefsirkurani.al/41-qe-ti-zevendesojme-ata-me-te-tjere-me-te-mire-se-ata-dhe-askush-nuk-mund-te-na-dale-para-ne-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:25:51 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15782 – “Betohem në Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, se Ne jemi të plotfuqishëm, që t’i zëvendësojmë ata me të tjerë më të mirë se ata …” – Allahu i Madhëruar betohet në Veten e Tij, duke përmendur se Ai është Zoti i lindjeve dhe perëndimeve. Allahu është Zoti i lindjeve dhe perëndimeve të shumta: të diellit, hënës dhe yjeve, të cilat janë shenja madhështore dhe bindëse, që tregojnë vërtetësinë e ringjalljes dhe pushtetin e plotë të Allahut të Madhëruar për t’i rikrijuar gjërat. Ai që i krijoi nga hiçi me këtë rregull madhështor, është i plotfuqishëm që t’i krijojë ato sërish nga çfarë mbetet prej tyre. I Madhëruari thotë më tej:

– “… dhe askush nuk mund të na dalë para Ne.” – Kuptimi: Askush nuk mund të na dalë Ne para, të na shpëtojë apo të shmanget nga rikrijimi. Nëse Ne duam t’i rikrijojmë, askush nuk mund të na pengojë apo t’i shmanget rikrijimit. Ne të gjitha këto ka argumente për vërtetësinë dhe sigurinë e ringjalljes dhe llogarisë para Zotit. Por nëse ata vazhdojnë të mohojnë këtë lajm të madh, atëherë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/41-qe-ti-zevendesojme-ata-me-te-tjere-me-te-mire-se-ata-dhe-askush-nuk-mund-te-na-dale-para-ne-2/feed/ 0
40. Betohem në Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, se Ne jemi të plotfuqishëm, https://www.tefsirkurani.al/40-betohem-ne-zotin-e-lindjeve-dhe-te-perendimeve-se-ne-jemi-te-plotfuqishem/ https://www.tefsirkurani.al/40-betohem-ne-zotin-e-lindjeve-dhe-te-perendimeve-se-ne-jemi-te-plotfuqishem/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:25:34 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15779 – “Betohem në Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, se Ne jemi të plotfuqishëm, që t’i zëvendësojmë ata me të tjerë më të mirë se ata …” – Allahu i Madhëruar betohet në Veten e Tij, duke përmendur se Ai është Zoti i lindjeve dhe perëndimeve. Allahu është Zoti i lindjeve dhe perëndimeve të shumta: të diellit, hënës dhe yjeve, të cilat janë shenja madhështore dhe bindëse, që tregojnë vërtetësinë e ringjalljes dhe pushtetin e plotë të Allahut të Madhëruar për t’i rikrijuar gjërat. Ai që i krijoi nga hiçi me këtë rregull madhështor, është i plotfuqishëm që t’i krijojë ato sërish nga çfarë mbetet prej tyre. I Madhëruari thotë më tej:

– “… dhe askush nuk mund të na dalë para Ne.” – Kuptimi: Askush nuk mund të na dalë Ne para, të na shpëtojë apo të shmanget nga rikrijimi. Nëse Ne duam t’i rikrijojmë, askush nuk mund të na pengojë apo t’i shmanget rikrijimit. Ne të gjitha këto ka argumente për vërtetësinë dhe sigurinë e ringjalljes dhe llogarisë para Zotit. Por nëse ata vazhdojnë të mohojnë këtë lajm të madh, atëherë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/40-betohem-ne-zotin-e-lindjeve-dhe-te-perendimeve-se-ne-jemi-te-plotfuqishem/feed/ 0
39. Kurrsesi. Ne i krijuam ata prej asaj që ata e dinë. https://www.tefsirkurani.al/39-kurrsesi-ne-i-krijuam-ata-prej-asaj-qe-ata-e-dine-2/ https://www.tefsirkurani.al/39-kurrsesi-ne-i-krijuam-ata-prej-asaj-qe-ata-e-dine-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:25:17 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15776 – “Kurrsesi! Ne i krijuam ata prej asaj që ata e dinë.” – Përkundrazi, çështja nuk qëndron sikurse ëndërrojnë jobesimtarët. Ata kurrë nuk kanë për ta arritur me forcat e tyre atë që dëshirojnë. Ne i kemi krijuar ata prej një lloj lëngu, që hidhet me forcë, sikurse thotë i Lartësuari: “Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar! Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm, Që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.” [Tarik 5-7].

Ata janë shumë të dobët dhe nuk kanë as më të voglën mundësi për t’i bërë dobi vetes apo për ta dëmtuar atë. Ata nuk kanë mundësi të japin jetë dhe vdekje dhe as të ringjallin, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Megjithatë ata (idhujtarët) adhuruan në vend të Tij zota të tjerë, të cilët nuk mund të krijojnë asgjë, sepse edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk kanë në dorë për veten as dëm e as dobi; nuk kanë në dorë as vdekje as jetë e as ringjallje.” [Furkan 3].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/39-kurrsesi-ne-i-krijuam-ata-prej-asaj-qe-ata-e-dine-2/feed/ 0
38. A mos duan që të hyjnë në Xhenetin e begatshëm?! https://www.tefsirkurani.al/38-a-mos-duan-qe-te-hyjne-ne-xhenetin-e-begatshem-2/ https://www.tefsirkurani.al/38-a-mos-duan-qe-te-hyjne-ne-xhenetin-e-begatshem-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:24:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15774 – “A mos duan që të hyjnë në Xhenetin e begatshëm?!” – Mos, vallë, ata pretendojnë që të fitojnë Xhenetin? Çfarë vepre kanë bërë ata, që të shpresojnë të hyjnë në Xhenetin e mirësive të përjetshme? Ata nuk kanë përgatitur gjë tjetër për veten, veç mohimit të së vërtetës dhe mosbesimit në Zotin e botëve. Ata shpërfillin mesazhin e Tij, të sjellë nëpërmjet Profetit, prandaj nuk meritojnë që të hyjnë në Xhenetin e mirësive të përjetshme. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/38-a-mos-duan-qe-te-hyjne-ne-xhenetin-e-begatshem-2/feed/ 0
37. E që sorollaten në grupe, djathtas e majtas teje? https://www.tefsirkurani.al/37-e-qe-sorollaten-ne-grupe-djathtas-e-majtas-teje-2/ https://www.tefsirkurani.al/37-e-qe-sorollaten-ne-grupe-djathtas-e-majtas-teje-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:24:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15770 – “Ç’është me ata që nuk besojnë, (ata) që pandërprerë zgjasin shikimet drejt teje e që sorollaten në grupe, djathtas e majtas teje?” – Kuptimi: Ç’është me mohuesit, të cilët ngulin shikimet drejt teje?! Ç’është me ta, që grupohen majtas dhe djathtas teje dhe të vështrojnë ngultas?! Ata shpërfillin ftesën tënde dhe vetëkënaqen me atë rrugë që kanë zgjedhur për veten e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/37-e-qe-sorollaten-ne-grupe-djathtas-e-majtas-teje-2/feed/ 0
36. Ç’është me ata që nuk besojnë, (ata) që pandërprerë zgjasin shikimet drejt teje? https://www.tefsirkurani.al/36-ceshte-me-ata-qe-nuk-besojne-ata-qe-panderprere-zgjasin-shikimet-drejt-teje/ https://www.tefsirkurani.al/36-ceshte-me-ata-qe-nuk-besojne-ata-qe-panderprere-zgjasin-shikimet-drejt-teje/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:24:16 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15768 – “Ç’është me ata që nuk besojnë, (ata) që pandërprerë zgjasin shikimet drejt teje e që sorollaten në grupe, djathtas e majtas teje?” – Kuptimi: Ç’është me mohuesit, të cilët ngulin shikimet drejt teje?! Ç’është me ta, që grupohen majtas dhe djathtas teje dhe të vështrojnë ngultas?! Ata shpërfillin ftesën tënde dhe vetëkënaqen me atë rrugë që kanë zgjedhur për veten e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/36-ceshte-me-ata-qe-nuk-besojne-ata-qe-panderprere-zgjasin-shikimet-drejt-teje/feed/ 0
35. Të gjithë këta janë në Xhenete, të nderuar. https://www.tefsirkurani.al/35-te-gjithe-keta-jane-ne-xhenete-te-nderuar-2/ https://www.tefsirkurani.al/35-te-gjithe-keta-jane-ne-xhenete-te-nderuar-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 13:23:56 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=15764 – “Të gjithë këta janë në Xhenete, të nderuar.” – Të tillët janë në Xhenete, të nderuar dhe të begatuar. Allahu i Lartësuar ka për t’u dhuruar privilegje dhe mirësi të përjetshme, gjëra që i dëshirojnë dhe që iu kënaqen sytë. Ata do të jenë të përjetshëm në Xhenet, me lumturi e kënaqësi të pandërprera. Në gjithë këto ajete, Allahu i Lartësuar na përshkroi të lumturit dhe fatbardhët, me cilësitë dhe veprat e tyre të mrekullueshme. Ata kanë virtyte të larta dhe janë adhurues të rregullt të Allahut.

Ata bëjnë adhurime të dukshme, siç është namazi, por edhe adhurime të zemrës, siç është frikë-respekti ndaj të Madhëruarit, që i udhëzon te veprat e fjalët e mira. Ata e adhurojnë Allahun e Lartësuar edhe me pasurinë e tyre, duke u treguar bamirës ndaj krijesave. Dija dhe besimi i tyre janë të pastër dhe të dobishëm. Morali i tyre është i përsosur. Sjellja e tyre ndaj Allahut dhe ndaj krijesave të Allahut është më e mira dhe më e dobishmja. Ata dinë të mbajnë premtimet e amanetet. Ata dëshmojnë me drejtësi dhe dije të plotë. Ata janë njerëzit më të ndershëm dhe më të dëlirë, sepse qëndrojnë brenda kufijve që Zoti ka vendosur. Vetëm me të tillë njerëz përhapet lumturia dhe rregulli në tokë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/35-te-gjithe-keta-jane-ne-xhenete-te-nderuar-2/feed/ 0