069. EL HAKKA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Wed, 13 Apr 2022 11:53:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 069. EL HAKKA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 52. Prandaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të Madhëruar! https://www.tefsirkurani.al/52-prandaj-ti-lartesoje-nga-te-metat-zotin-tend-te-madheruar-2/ https://www.tefsirkurani.al/52-prandaj-ti-lartesoje-nga-te-metat-zotin-tend-te-madheruar-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 16:35:19 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16160 – “Prandaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të Madhëruar!” – Lavdëroje Allahun e Lartësuar me tesbih, duke e Lartësuar Atë nga çdo gjë që nuk i shkon madhështisë dhe krenarisë së Tij. Shenjtëroje Atë, duke përmendur cilësitë e madhështisë dhe bukurisë së Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/52-prandaj-ti-lartesoje-nga-te-metat-zotin-tend-te-madheruar-2/feed/ 0
51. Ai (Kur’ani) është e vërteta e sigurt. https://www.tefsirkurani.al/51-ai-kurani-eshte-e-verteta-e-sigurt-2/ https://www.tefsirkurani.al/51-ai-kurani-eshte-e-verteta-e-sigurt-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 16:35:00 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16157 – “Ai (Kur’ani) është e vërteta e sigurt.” – Kur’ani është ĥaķul jeķîn, grada më e lartë e sigurisë që mund të arrihet rreth diçkaje. Jeķîn është siguria e plotë rreth diçkaje, siguri e cila është e padiskutueshme, e qëndrueshme, që nuk mund të hidhet poshtë dhe nuk mund të vihet në dyshim. Jeķîn-i është në tri nivele. 192 Niveli pasardhës është më i lartë se ai paraardhës:

1. Ilmul jeķîn (siguri prej dijes), që përfitohet nga përcjellja me saktësi e dijes ose informacionit.

2. Ajnul jeķîn (siguri prej vështrimit me sy), e cila përfitohet nëpërmjet shqisës së të parit (ose shqisave të tjera).

3. Ĥaķul jeķîn (siguri totalisht e vërtetë) ose (siguri e përjetuar), e cila është dija e përfituar nga shijimi dhe përjetimi i drejtpërdrejtë i së vërtetës me gjithë dimensionet e përjetimit.  Atëherë, Kur’ani është në gradën më të lartë të sigurisë së dijes, në gradën e ĥaķul jeķîn-it, sepse ata që dinë ta kuptojnë dhe jetojnë me diturinë e tij, me të vërtetat e imanit që thuhen në të, me faktet dhe dëshmitë rreth jetës dhe përjetësisë, ata arrijnë ĥaķul jeķîn-in.193

192 Imam ibnul kaj-jimi duke folur për jakin-in sigurinë dhe gradat e saj, thotë: “Tre gradat e jakinit janë shpjeguar nëpërmjet një shembulli të thjeshtë: Dikush të cilit i beson dhe nuk ke asnjë dyshim në lajmin që të jep, së pari të njofton rreth mjaltit, pastaj ta tregon atë që ta shohësh dhe në fund të jep që ta provosh atë. E para është ilmul jakin, e dyta është ajnul jakin dhe e treta është hakkul jakin.

Kështu dituria jonë e sigurt që marim prej shpalljes së Zotit (Kuran e synet) rreth xhennetit dhe zjarrit p.sh., na mundëson neve  “ilmul jakin” sigurinë prej dijes. Kur xhenneti t’u afrohet të devotshmëve dhe zjarri të shfaqet për të humburit atëherë krijesat do të arrijnë “ajnul jakin” sigurinë prej vështrimit me shqisa. Ndërsa kur banorët e xhennetit të hyjnë në xhennet dhe banorët e zjarrit të hyjnë në zjarr atëherë do të përjetojnë “hakkul jakin” sigurinë totalisht të plotë pra sigurinë e përjetimit. Shih “Medarixhus-salikin” 2 / 445.

193 Imam ibnul kaj-jimi duke folur për hakul  jakin-in sigurinë e përjetimit thotë: “Mësoje se kjo gradë nuk arrihet në këtë dynja veçse nga Profetët e Zotit. Kështu Profeti ynë Muhammedi a.s. e pa me sy xhennetin dhe zjarrin, Musa a.s. dëgjoi Zotin realisht që i foli drejt përdrejt pa ndërmjetës. Po, është e vërtetë që edhe besimtarët ndodh që të përjetojnë dhe të arrijnë gradën e “hak-kul jakinit“ sigurisë totalisht të vërtetë kur bëhet fjalë për përjetimin e ëmbëlsisë së imanit dhe ndjenjave të fuqishme që prodhon imani i vërtetë dhe i qartë.

Ndërsa kur bëhet fjalë për çështjet e ahiretit si xhenneti zjarri, shikimi i Zotit realisht me sytë e ballit dhe të zemrës dëgjimi i fjalës së tij realisht dhe pa ndërmjetës prej Tij, të tilla çështje besimtari do ti përjetojë veçse në jetën tjetër. Ndërsa në këtë jetë atij i takon ti besojë me iman të plotë që arrin në gradën e ilmil jakin.” Shih “Medarixhus-salikin” 2 / 445. Me sa duket shejh Sadi ka për qëllim këtë nivel të “hakkul jakinit”, pra  gradën e “hak-kul jakinit“ sigurisë totalisht të vërtetë që bën fjalë për përjetimin e ëmbëlsisë së imanit dhe ndjenjave të fuqishme që prodhon imani i vërtetë dhe i qartë. Dhe pa dyshim ky Kur’an është burrimi i vërtetë i kësaj sigurie dhe prodhuesi i këtyre ndjenjave dhe përjetimeve të mrekullueshme.

 

]]>
https://www.tefsirkurani.al/51-ai-kurani-eshte-e-verteta-e-sigurt-2/feed/ 0
50. Ai (Kur’ani) pa dyshim do të jetë dëshpërim për jobesimtarët. https://www.tefsirkurani.al/50-ai-kurani-pa-dyshim-do-te-jete-deshperim-per-jobesimtaret-2/ https://www.tefsirkurani.al/50-ai-kurani-pa-dyshim-do-te-jete-deshperim-per-jobesimtaret-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 16:34:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16155 – “Ai (Kur’ani) pa dyshim do të jetë dëshpërim për jobesimtarët.” – Mohuesit e Kur’anit, ata të cilët nuk e besojnë dhe nuk e trajtojnë atë si librin e Zotit, kur të shohin dhe vuajnë ndëshkimin e paralajmëruar, kanë për t’u pushtuar nga një dëshpërim i thellë. Ata do të dëshpërohen se nuk i pranuan dhe nuk iu nënshtruan porosive të këtij libri. Ata do të pikëllohen për mirësitë e premtuara në të për besimtarët, të cilat tashmë nuk mund t’i arrijnë, dhe për ndëshkimin e paralajmëruar në të për mohuesit, nga i cili kurrë nuk do të shpëtojnë. Atë ditë nuk do të ketë asnjë mundësi kthimi prapa e pendimi.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/50-ai-kurani-pa-dyshim-do-te-jete-deshperim-per-jobesimtaret-2/feed/ 0
49. S’ka dyshim se Ne dimë që ndër ju ka edhe mohues. https://www.tefsirkurani.al/49-ska-dyshim-se-ne-dime-qe-nder-ju-ka-edhe-mohues-2/ https://www.tefsirkurani.al/49-ska-dyshim-se-ne-dime-qe-nder-ju-ka-edhe-mohues-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 16:34:10 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16153 – “S’ka dyshim se Ne dimë që ndër ju ka edhe mohues.” – Njoftimi se Allahu i Lartësuar i di ata që e mohojnë Kur’anin madhështor, është një kërcënim i madh për dënimin e fortë që i pret ata.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/49-ska-dyshim-se-ne-dime-qe-nder-ju-ka-edhe-mohues-2/feed/ 0
48. Ai (Kur’ani) është këshillë për të devotshmit. https://www.tefsirkurani.al/48-ai-kurani-eshte-keshille-per-te-devotshmit-2/ https://www.tefsirkurani.al/48-ai-kurani-eshte-keshille-per-te-devotshmit-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 16:33:32 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16150 “Ai (Kur’ani) është këshillë për të devotshmit.” – Kur’ani është kujtim dhe mësim për të devotshmit. Nëpërmjet mësimit dhe kujtimit të tij, ata njohin dhe kuptojnë rrugën e arritjes së mirësive të dynjasë dhe të ahiretit. Aty kuptojnë besimin e tyre të pastër dhe prej tij stolisen me cilësitë dhe virtytet më të larta, që kënaqin dhe gëzojnë gjithkënd. Ai është burimi i ligjeve të jetës dhe i adhurimeve të tyre. Jeta e tyre ndërtohet mbi këtë libër. Me të jetojnë dhe vdesin. Nëpërmjet tij, ata bëhen dijetarë të mëdhenj dhe edukatorë të njerëzimit, adhurues të ditur dhe të urtë, udhëheqës që udhëzojnë në rrugën e drejtë, me lejen e Zotit të tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/48-ai-kurani-eshte-keshille-per-te-devotshmit-2/feed/ 0
47. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij. https://www.tefsirkurani.al/47-e-askush-prej-jush-nuk-do-te-mund-te-nderhynte-per-mbrojtjen-e-tij-2/ https://www.tefsirkurani.al/47-e-askush-prej-jush-nuk-do-te-mund-te-nderhynte-per-mbrojtjen-e-tij-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 16:33:18 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16148   “E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.” – Allahu i Lartësuar jo vetëm që nuk e ndëshkoi këtë njeri, por e ndihmoi dhe e përforcoi me mrekulli, argumente dhe fakte të shumta, që tregojnë besnikërinë e tij dhe vërtetësinë e Kur’anit që ai solli te njerëzit. Allahu i Lartësuar e ndihmoi atë duke i mundësuar fitore të mëdha dhe të vazhdueshme mbi armiqtë e tij. Ai i dhuroi Profetit pushtet mbi të gjithë ata që treguan armiqësi ndaj tij. Të gjitha këto janë dëshmi të vërtetësisë së profetësisë së tij; të gjitha dëshmojnë se Muhamedi ishte një profet besnik i Zotit të Plotfuqishëm dhe të Urtë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/47-e-askush-prej-jush-nuk-do-te-mund-te-nderhynte-per-mbrojtjen-e-tij-2/feed/ 0
46. E pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës. https://www.tefsirkurani.al/46-e-pastaj-do-tia-keputnim-arterien-e-zemres-2/ https://www.tefsirkurani.al/46-e-pastaj-do-tia-keputnim-arterien-e-zemres-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 16:33:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16145 – “Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me të djathtën Tonë, e pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës.”El uetîn quhet arteria e zemrës, që, nëse këputet, njeriu vdes menjëherë. Pra, nëse Muhamedi (a.s.) do të shpifte dhe trillonte fjalë që Zoti nuk i ka thënë – gjë që kurrë nuk mund të mendohet për Profetin e Mëshirës – Allahu i Lartësuar do ta përshpejtonte ndëshkimin e tij. Ai do ta ndëshkonte menjëherë atë, sikurse di të ndëshkojë Krenari i Gjithëpushtetshëm.

Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, sepse Allahu i Lartësuar është El Hakîm, i Urti, dhe urtësia e Tij nuk mund të lejojë një mashtrues që të flasë gënjeshtra ndaj të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë nuk mund të lejojë të ketë sukses një mashtrues, që pretendon se Allahu ia ka bërë të lejueshme gjakun dhe pasurinë e kundërshtarëve të tij. Ai nuk mund të tolerojë një mashtrues që të thotë se ai dhe pasuesit e tij janë fitimtarët dhe të shpëtuarit, ndërsa kundërshtarët e tyre janë të humburit dhe të shkatërruarit. Një trillues i tillë nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit të të Plotpushtetshmit. I Lartësuari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/46-e-pastaj-do-tia-keputnim-arterien-e-zemres-2/feed/ 0
45. Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë, https://www.tefsirkurani.al/45-ne-do-ta-kapnim-ate-me-fuqine-tone-2/ https://www.tefsirkurani.al/45-ne-do-ta-kapnim-ate-me-fuqine-tone-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 16:32:44 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16142 – “Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me të djathtën Tonë, e pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës.”El uetîn quhet arteria e zemrës, që, nëse këputet, njeriu vdes menjëherë. Pra, nëse Muhamedi (a.s.) do të shpifte dhe trillonte fjalë që Zoti nuk i ka thënë – gjë që kurrë nuk mund të mendohet për Profetin e Mëshirës – Allahu i Lartësuar do ta përshpejtonte ndëshkimin e tij. Ai do ta ndëshkonte menjëherë atë, sikurse di të ndëshkojë Krenari i Gjithëpushtetshëm.

Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, sepse Allahu i Lartësuar është El Hakîm, i Urti, dhe urtësia e Tij nuk mund të lejojë një mashtrues që të flasë gënjeshtra ndaj të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë nuk mund të lejojë të ketë sukses një mashtrues, që pretendon se Allahu ia ka bërë të lejueshme gjakun dhe pasurinë e kundërshtarëve të tij. Ai nuk mund të tolerojë një mashtrues që të thotë se ai dhe pasuesit e tij janë fitimtarët dhe të shpëtuarit, ndërsa kundërshtarët e tyre janë të humburit dhe të shkatërruarit. Një trillues i tillë nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit të të Plotpushtetshmit. I Lartësuari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/45-ne-do-ta-kapnim-ate-me-fuqine-tone-2/feed/ 0
44. Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, https://www.tefsirkurani.al/44-sikur-ai-te-trillonte-per-ne-ndonje-fjale/ https://www.tefsirkurani.al/44-sikur-ai-te-trillonte-per-ne-ndonje-fjale/#respond Wed, 08 Dec 2021 16:32:23 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16140 – “Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me të djathtën Tonë, e pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës.”El uetîn quhet arteria e zemrës, që, nëse këputet, njeriu vdes menjëherë. Pra, nëse Muhamedi (a.s.) do të shpifte dhe trillonte fjalë që Zoti nuk i ka thënë – gjë që kurrë nuk mund të mendohet për Profetin e Mëshirës – Allahu i Lartësuar do ta përshpejtonte ndëshkimin e tij. Ai do ta ndëshkonte menjëherë atë, sikurse di të ndëshkojë Krenari i Gjithëpushtetshëm.

Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, sepse Allahu i Lartësuar është El Hakîm, i Urti, dhe urtësia e Tij nuk mund të lejojë një mashtrues që të flasë gënjeshtra ndaj të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë nuk mund të lejojë të ketë sukses një mashtrues, që pretendon se Allahu ia ka bërë të lejueshme gjakun dhe pasurinë e kundërshtarëve të tij. Ai nuk mund të tolerojë një mashtrues që të thotë se ai dhe pasuesit e tij janë fitimtarët dhe të shpëtuarit, ndërsa kundërshtarët e tyre janë të humburit dhe të shkatërruarit. Një trillues i tillë nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit të të Plotpushtetshmit. I Lartësuari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/44-sikur-ai-te-trillonte-per-ne-ndonje-fjale/feed/ 0
43. Ai është shpallje prej Zotit të botëve. https://www.tefsirkurani.al/43-ai-eshte-shpallje-prej-zotit-te-boteve-2/ https://www.tefsirkurani.al/43-ai-eshte-shpallje-prej-zotit-te-boteve-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 16:32:07 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16138 – “Ai është shpallje prej Zotit të botëve.” – Ai libër nuk mund të jetë fjalë krijese. Ai është fjalë që tregon madhështinë e Atij që e ka folur dhe e ka shpallur, tregon lartësinë dhe bukurinë e cilësive të Tij, përkujdesin e madh të Tij për krijesat, lartësinë e Tij mbi çdo gjë që ekziston. Të mendosh që dikush mund të shpifë kundër Zotit dhe mund të trillojë rreth Tij është një mendim i gabuar, që nuk përkon aspak me madhështinë dhe urtësinë e Allahut të Gjithëditur dhe të Gjithëfuqishëm. I Lartësuari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/43-ai-eshte-shpallje-prej-zotit-te-boteve-2/feed/ 0