068. EL KALEM | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Wed, 13 Apr 2022 12:12:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 068. EL KALEM | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 52. Po ai (Kur’ani) nuk është gjë tjetër, por veçse këshillë për botët. https://www.tefsirkurani.al/52-po-ai-kurani-nuk-eshte-gje-tjeter-por-vecse-keshille-per-botet-2/ https://www.tefsirkurani.al/52-po-ai-kurani-nuk-eshte-gje-tjeter-por-vecse-keshille-per-botet-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:05:57 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16611 – “Po ai (Kur’ani) nuk është gjë tjetër, por veçse këshillë për botët.” – Kur’ani madhështor është veçse kujtim e këshillë për botën. Nëpërmjet Kur’anit, njerëzit kujtohen për të arritur mirësitë e fesë dhe të dynjasë së tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/52-po-ai-kurani-nuk-eshte-gje-tjeter-por-vecse-keshille-per-botet-2/feed/ 0
51. Ata që nuk besojnë, gati sa nuk të hanë me shikimet e tyre dhe thonë: “Ai është i marrë.” https://www.tefsirkurani.al/51-ata-qe-nuk-besojne-gati-sa-nuk-te-hane-me-shikimet-e-tyre-dhe-thone-ai-eshte-i-marre-2/ https://www.tefsirkurani.al/51-ata-qe-nuk-besojne-gati-sa-nuk-te-hane-me-shikimet-e-tyre-dhe-thone-ai-eshte-i-marre-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:05:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16606 – “Ata që nuk besojnë gati sa nuk të hanë me shikimet e tyre …” – Armiqtë nuk mundën të arrinin qëllimet e tyre kundër Profetit të nderuar, megjithëse u përpoqën me çdo mënyrë, me vepra dhe me fjalë. Aq e madhe ishte urrejtja e tyre për të, saqë ata gati sa nuk e dëmtonin me shikimet e tyre, të mbushura plot smirë, urrejtje e armiqësi. Por ndihmëtari dhe ruajtësi i tij ishte Allahu i Lartësuar. Deri këtu shkonte persekutimi i tyre me vepra, ndërsa me fjalë:

– “… thonë: “Ai është i marrë!”” – Ata flisnin ashtu siç ua diktonte zemra e tyre e mbushur me mohim. Herë thonin se ai ishte i çmendur, herë thonin magjistar e herë të tjera poet.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/51-ata-qe-nuk-besojne-gati-sa-nuk-te-hane-me-shikimet-e-tyre-dhe-thone-ai-eshte-i-marre-2/feed/ 0
50. Por Zoti i tij e bëri atë të zgjedhur dhe prej të mirëve. https://www.tefsirkurani.al/50-por-zoti-i-tij-e-beri-ate-te-zgjedhur-dhe-prej-te-mireve-2/ https://www.tefsirkurani.al/50-por-zoti-i-tij-e-beri-ate-te-zgjedhur-dhe-prej-te-mireve-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:04:57 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16601 – “Por Zoti i tij e bëri atë të zgjedhur dhe prej të mirëve.” – Allahu i Lartësuar e dalloi, e zgjodhi dhe e shpëtoi atë nga çdo fatkeqësi dhe mangësi. Ai e bëri atë prej ŝâliĥîn-ëve, veprat, fjalët dhe qëllimet e të cilëve janë të mira. Edhe Muhamedi (a.s.) bëri durim dhe e zbatoi plotësisht urdhrin e Zotit të tij, ashtu si askush tjetër në këtë botë, prandaj Allahu i Lartësuar e nderoi atë duke i premtuar fitore dhe një përfundim të mirë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/50-por-zoti-i-tij-e-beri-ate-te-zgjedhur-dhe-prej-te-mireve-2/feed/ 0
49. Sikur të mos e përfshinte mirësia nga Zoti i tij, ai do të hidhej në shkretëtirë i braktisur dhe i fajsuar. https://www.tefsirkurani.al/49-sikur-te-mos-e-perfshinte-miresia-nga-zoti-i-tij-ai-do-te-hidhej-ne-shkretetire-i-braktisur-dhe-i-fajsuar-2/ https://www.tefsirkurani.al/49-sikur-te-mos-e-perfshinte-miresia-nga-zoti-i-tij-ai-do-te-hidhej-ne-shkretetire-i-braktisur-dhe-i-fajsuar-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:04:23 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16597 – “Sikur të mos e përfshinte mirësia nga Zoti i tij, ai do të hidhej në shkretëtirë i braktisur dhe i fajsuar.” – Nëse Allahu i Lartësuar, me mëshirën e Tij, nuk do ta shpëtonte Junusin, ai do të flakej në një tokë të shkretë i fajësuar. Por me mëshirën e Tij, Allahu e shpëtoi atë dhe e bëri që të jetë i lëvduar ndër njerëz. Gjendja e Junusit pas kësaj sprove ishte më e mirë se para saj, prandaj i Madhëruari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/49-sikur-te-mos-e-perfshinte-miresia-nga-zoti-i-tij-ai-do-te-hidhej-ne-shkretetire-i-braktisur-dhe-i-fajsuar-2/feed/ 0
48. Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd dhe mos u bëj si ai i peshkut kur u lut, në atë gjendje trishtimi. https://www.tefsirkurani.al/48-po-ti-behu-i-durueshem-ndaj-caktimit-te-zotit-tend-dhe-mos-u-bej-si-ai-i-peshkut-kur-u-lut-ne-ate-gjendje-trishtimi-2/ https://www.tefsirkurani.al/48-po-ti-behu-i-durueshem-ndaj-caktimit-te-zotit-tend-dhe-mos-u-bej-si-ai-i-peshkut-kur-u-lut-ne-ate-gjendje-trishtimi-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:03:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16595 – “Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd …” – Bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit tënd, qoftë për përcaktimet e Tij, qoftë për detyrimet fetare. Bëj durim në çdo vështirësi që do të hasësh dhe mos u zemëro apo të shprehësh pakënaqësi ndaj përcaktimit të Zotit tënd. Pranoje gjithçka me zemër të nënshtruar dhe të kënaqur plotësisht me urdhrin e Zotit të saj.

  “… dhe mos u bëj si ai i peshkut…” – Këtu bëhet fjalë për Junus Ibn Mettâ-n (a.s.). Pra, mos u bëj si ai, në gjendjen ku arriti, e cila u bë shkak që të qëndronte më pas në barkun e peshkut. Ai nuk bëri durim ndaj popullit të tij, ashtu siç pritej dhe kërkohej prej tij, por u largua i zemëruar prej tyre. Më pas, kur hipi në një anije, njerëzit që ishin në të u detyruan që të lehtësonin anijen nga pesha e rëndë. Për të zgjedhur se cili do të hidhej në det, ata hodhën short. Shorti i ra Junusit, të cilin, kur e hodhën në det, atë e gëlltiti një peshk i madh.

– “… kur u lut, në atë gjendje trishtimi.” – Ai u dëshpërua mjaft në barkun e peshkut, prandaj filloi të lutej duke thënë: “Lâ ilâhe il-lâ Ente! Sub’ĥâneke! Innî kuntu mineđh-đhâlimîn (Nuk ka asnjë të adhuruar me meritë veç Teje! Ti je larg çdo të mete! Nuk ka dyshim se unë isha prej të padrejtëve!). Atëherë, Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së tij dhe e urdhëroi peshkun që ta nxirrte atë në tokë të hapur. Junusi ishte i sëmurë dhe Allahu i Lartësuar bëri që pranë tij të mbinte një kungull. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/48-po-ti-behu-i-durueshem-ndaj-caktimit-te-zotit-tend-dhe-mos-u-bej-si-ai-i-peshkut-kur-u-lut-ne-ate-gjendje-trishtimi-2/feed/ 0
47. Apo mos ndoshta dinë të fshehtën dhe shkruajnë (këto gjykime)?! https://www.tefsirkurani.al/47-apo-mos-ndoshta-dine-te-fshehten-dhe-shkruajne-keto-gjykime-2/ https://www.tefsirkurani.al/47-apo-mos-ndoshta-dine-te-fshehten-dhe-shkruajne-keto-gjykime-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:03:01 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16592 – “Apo mos ndoshta dinë të fshehtën dhe shkruajnë (këto gjykime)?!” – Ata, gjithashtu, nuk kanë ndonjë premtim nga Zoti i gjithësisë që u siguron se do të kenë shpërblime të mëdha prej Tij. Ata janë thjesht një grup mohuesish kryeneçë dhe të padrejtë, që nuk kanë as dëshirën më të vogël për të ndryshuar dhe për t’u kthyer te Zoti i tyre, prandaj nuk mbetet gjë tjetër veçse të kalisësh durimin për t’u përballur me padrejtësitë e tyre. I Madhëruari i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/47-apo-mos-ndoshta-dine-te-fshehten-dhe-shkruajne-keto-gjykime-2/feed/ 0
46. A mos po u kërkon atyre shpërblim e ata po rëndohen nga shpenzimet?! https://www.tefsirkurani.al/46-a-mos-po-u-kerkon-atyre-shperblim-e-ata-po-rendohen-nga-shpenzimet-2/ https://www.tefsirkurani.al/46-a-mos-po-u-kerkon-atyre-shperblim-e-ata-po-rendohen-nga-shpenzimet-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:01:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16588 – “A mos po u kërkon atyre shpërblim e ata të rëndohen nga shpenzimet?!” – Largimi tyre prej teje është i pa justifikueshëm. Edhe për neverinë që shprehin dhe mosbesimin ndaj së vërtetës, ku ti i fton, ata nuk mund të shfaqin asnjë shkak të pranueshëm e të qenësishëm. Ti po u mëson atyre besimin e drejtë dhe po i fton në rrugën e së mirës, pa iu kërkuar asnjë lloj shpërblimi, por thjesht se kështu është më mirë edhe për ta. Ata nuk rëndohen aspak nga ftesa jote. Kështu, ata nuk kanë asnjë arsye që të justifikojë mosbesimin e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/46-a-mos-po-u-kerkon-atyre-shperblim-e-ata-po-rendohen-nga-shpenzimet-2/feed/ 0
45. Unë u jap afat atyre, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë. https://www.tefsirkurani.al/45-une-u-jap-afat-atyre-sepse-ndeshkimi-im-eshte-shume-i-forte-2/ https://www.tefsirkurani.al/45-une-u-jap-afat-atyre-sepse-ndeshkimi-im-eshte-shume-i-forte-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:58:50 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16583 – “Pra, m’i lër Mua ata që e mohojnë këtë Kur’an!” – Ky është një kërcënim vërtet i frikshëm. Allahu i Lartësuar thotë: Më lër Mua vetëm për vetëm me ata që e mohojnë dhe e hedhin poshtë Kur’anin dhe mos kërko përshpejtimin e ndëshkimit për ta, se dënimi i përgatitur për ta është shumë i rëndë.

– “Ne do t’i afrojmë ata   gradualisht (drejt ndëshkimt), prej nga nuk e presin. Unë u jap afat atyre, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.” – Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i afron gradualisht ata drejt një ndëshkimi, që ata as nuk arrijnë ta imagjinojnë dhe, gjithashtu, i afatizon ata. Ai i furnizon me pasuri dhe fëmijë, ua shton stolitë e kësaj bote, që ata të kënaqen dhe të vazhdojnë në rrugën e humbjes dhe shkatërrimit. Ky është kurthi i Allahut për armiqtë jobesimtarë, dhe kurthi i Tij është i fortë e i pathyeshëm. Ai ka për t’i ndëshkuar ata në përmasa që ata as mund ta mendojnë tani.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/45-une-u-jap-afat-atyre-sepse-ndeshkimi-im-eshte-shume-i-forte-2/feed/ 0
44. Pra, m’i lër Mua ata që e mohojnë këtë Kur’an! Ne do t’i afrojmë ata gradualisht (drejt ndëshkimt), prej nga nuk e presin. https://www.tefsirkurani.al/44-pra-mi-ler-mua-ata-qe-e-mohojne-kete-kuran-ne-do-ti-afrojme-ata-gradualisht-drejt-ndeshkimt-prej-nga-nuk-e-presin/ https://www.tefsirkurani.al/44-pra-mi-ler-mua-ata-qe-e-mohojne-kete-kuran-ne-do-ti-afrojme-ata-gradualisht-drejt-ndeshkimt-prej-nga-nuk-e-presin/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:58:15 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16580 – “Pra, m’i lër Mua ata që e mohojnë këtë Kur’an!” – Ky është një kërcënim vërtet i frikshëm. Allahu i Lartësuar thotë: Më lër Mua vetëm për vetëm me ata që e mohojnë dhe e hedhin poshtë Kur’anin dhe mos kërko përshpejtimin e ndëshkimit për ta, se dënimi i përgatitur për ta është shumë i rëndë.

– “Ne do t’i afrojmë ata   gradualisht (drejt ndëshkimt), prej nga nuk e presin. Unë u jap afat atyre, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.” – Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i afron gradualisht ata drejt një ndëshkimi, që ata as nuk arrijnë ta imagjinojnë dhe, gjithashtu, i afatizon ata. Ai i furnizon me pasuri dhe fëmijë, ua shton stolitë e kësaj bote, që ata të kënaqen dhe të vazhdojnë në rrugën e humbjes dhe shkatërrimit. Ky është kurthi i Allahut për armiqtë jobesimtarë, dhe kurthi i Tij është i fortë e i pathyeshëm. Ai ka për t’i ndëshkuar ata në përmasa që ata as mund ta mendojnë tani.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/44-pra-mi-ler-mua-ata-qe-e-mohojne-kete-kuran-ne-do-ti-afrojme-ata-gradualisht-drejt-ndeshkimt-prej-nga-nuk-e-presin/feed/ 0
43. Të përulura e të tmerruara janë shikimet e tyre, ndërsa ata i kaplon poshtërimi. Ata u ftuan të bënin sexhde kur ishin shumë të aftë. https://www.tefsirkurani.al/43-te-perulura-e-te-tmerruara-jane-shikimet-e-tyre-ndersa-ata-i-kaplon-poshterimi-ata-u-ftuan-te-benin-sexhde-kur-ishin-shume-te-afte-2/ https://www.tefsirkurani.al/43-te-perulura-e-te-tmerruara-jane-shikimet-e-tyre-ndersa-ata-i-kaplon-poshterimi-ata-u-ftuan-te-benin-sexhde-kur-ishin-shume-te-afte-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 17:57:22 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16578 – “Ditën kur të zbulohet Kërciri …” – Ditën e Kijametit, kur të fillojnë dridhjet, tmerret dhe ankthet që nuk mund të imagjinohen, atëherë kur Allahu i Lartësuar do të vijë për të dhënë gjykimin dhe shpërblimin me drejtësi mes krijesave, atë ditë Allahu i Lartësuar do të zbulojë atë që quhet ‘Essâķ’, pra, Kërcirin e Tij, që nuk i përngjan asgjëje që Ai ka krijuar. Atë ditë krijesat do të shohin prej madhështisë së Allahut shenja që nuk mund të shpjegohen me fjalë. Pikërisht në të tilla gjendje që ta zbrazin shpirtin dhe zemrën, ata ftohen për të rënë në sexhde para të Madhëruarit. Thotë i Lartësuari:

– “… dhe ata do të ftohen për të bërë sexhde, por nuk do të munden. Të përulura e të tmerruara janë shikimet e tyre, ndërsa ata i kaplon poshtërimi …” – Pas kësaj ftese, të gjithë besimtarët të cilët edhe në këtë jetë kanë rënë në sexhde për Allahun e Lartësuar me dëshirë dhe me bindje, do të bien në atë sexhde shumë madhështore dhe qetësuese. Ndërsa kriminelët qafirë dhe munafikë nuk do të munden që të bien në sexhde. Shpinat e tyre do të bëhen të forta e të ngurta si brirët e lopëve, kështu që nuk do të mund të përkulen. Ky është një shpërblim i merituar për ta, sipas veprave që kanë bërë.

  “… Ata u ftuan të bënin sexhde kur ishin të aftë.” – Ata ftoheshin vazhdimisht në dynja për të rënë në sexhde për Allahun e Lartësuar dhe për ta adhuruar Atë si Një i vetëm. Ata i kishin të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë, por, me arrogancë, i kthenin shpinën kësaj ftese të Zotit të tyre. Atëherë, mos pyet për gjendjen e tyre fatkeqe dhe për përfundimin e tyre të frikshëm. Allahu është i zemëruar me ta dhe ndëshkimi është bërë tashmë i pakthyeshëm për ta. Shpresat, mundësitë dhe mjetet e tyre nuk bëjnë më dobi. Madje edhe pendimi apo kërkimi i faljes janë të pavlefshme atë ditë. Këto përshkrime mjaftojnë për ta shqetësuar zemrën në mënyrë të tillë që ajo t’u largohet gjynaheve dhe mosbindjes dhe të kthehet e penduar dhe e nënshtruar te Zoti i saj, përderisa ka ende kohë. Çdokush që ka siguri në fjalën e Zotit përpiqet të arrijë ato gjëra që ka lënë mangët.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/43-te-perulura-e-te-tmerruara-jane-shikimet-e-tyre-ndersa-ata-i-kaplon-poshterimi-ata-u-ftuan-te-benin-sexhde-kur-ishin-shume-te-afte-2/feed/ 0