067. EL MULK | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Wed, 13 Apr 2022 12:26:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 067. EL MULK | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 30. Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjellë juve ujë në sipërfaqe?!” https://www.tefsirkurani.al/30-thuaj-me-tregoni-nese-uji-juaj-humbet-ne-thellesi-kush-do-tju-sjelle-juve-uje-ne-siperfaqe-2/ https://www.tefsirkurani.al/30-thuaj-me-tregoni-nese-uji-juaj-humbet-ne-thellesi-kush-do-tju-sjelle-juve-uje-ne-siperfaqe-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:11:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16650   “Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjellë juve ujë në sipërfaqe?!” –  Kuptimi: Nëse uji fshihet nëpër tokë e në brendësi të saj, kush do t’ju sjellë juve ujë që të pini apo që të ujisni bimësinë e kafshët tuaja? Kjo pyetje nuk ka nevojë për t’u menduar gjatë, që t’i japësh përgjigjen. Pra, askush nuk mund t’jua japë atë, veç Allahut të Plotpushtetshëm dhe Mëshirëplotë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/30-thuaj-me-tregoni-nese-uji-juaj-humbet-ne-thellesi-kush-do-tju-sjelle-juve-uje-ne-siperfaqe-2/feed/ 0
29. Thuaj: “Ai është i Gjithmëshirshmi. Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur. Kurse ju do ta kuptoni se kush është humbësi i vërtetë.” https://www.tefsirkurani.al/29-thuaj-ai-eshte-i-gjithmeshirshmi-atij-i-kemi-besuar-dhe-vetem-tek-ai-jemi-mbeshtetur-kurse-ju-do-ta-kuptoni-se-kush-eshte-humbesi-i-vertete-2/ https://www.tefsirkurani.al/29-thuaj-ai-eshte-i-gjithmeshirshmi-atij-i-kemi-besuar-dhe-vetem-tek-ai-jemi-mbeshtetur-kurse-ju-do-ta-kuptoni-se-kush-eshte-humbesi-i-vertete-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:10:44 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16647 – “Thuaj: “Ai është i Gjithmëshirshmi. Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur. Kurse ju do ta kuptoni se kush është humbësi i vërtetë.” – Ai është i Gjithmëshirshmi dhe ne jemi adhuruesit e Tij të sinqertë e të përkushtuar. Devotshmëria jonë në rrugën që kemi nisur e ka burimin në besimin e sinqertë dhe mbështetjen e plotë tek i Përjetshmi, që nuk vdes kurrë. Udhëzimi që ne ofrojmë është i pakundërshtueshëm, sepse edhe devotshmëria që ne i kushtojmë Atij është e pathyeshme. Kjo është një ftesë për të medituar rreth këtij fakti të rëndësishëm, për të gjykuar drejt se cili është udhëzimi i drejtë që duhet të ndiqet, dhe cilët janë rrugët e humbjes, të cilave duhet t’u largohesh. Dallimi mes pasuesve të Rahmanit dhe pasuesve të humbjes është, së pari, deklarimi gjithëpërfshirës dhe madhështor: “Atij i kemi besuar”. Imani është pranim dhe miratim i sinqertë i çdo gjëje që duhet besuar, dhe vërtetim i këtij besimi nëpërmjet veprave të brendshme dhe të jashtme.

Së dyti, është mbështetja (et-teuekkul) e plotë vetëm tek Allahu për arritjen e çdo të mire dhe për të larguar e shpëtuar nga çdo e keqe. Kjo është një nga veprat e zemrës, prandaj e përfshin koncepti “iman”. Siç e thamë, edhe et-teuekkul bën pjesë në iman, por ai përmendet i veçuar në këtë ajet, ashtu si edhe në shumë ajete të tjera. Përse? Arsyeja është se të gjitha veprat e tjera, qoftë ato që qëndrojnë në themel të imanit, qoftë ato plotësuese të imanit, kanë nevojë për teuekkul, domethënë për mbështetjen dhe kërkimin e ndihmës nga Allahu i Gjithëpushtetshëm. Asnjë vepër nuk mund të niset, nuk mund të vazhdojë dhe as të kryhet në formën e saj më të mirë  dhe më të plotë, pa patur së pari teuekkul-in. Pikërisht për shkak të rëndësisë së madhe të kësaj pune të zemrës, ajo është përmendur në mënyrë të veçantë, si cilësi dalluese e të drejtudhëzuarve. Argument që tregon se teuekkul-i është pjesë e imanit, është fjala e Allahut të Lartësuar: “Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë”.

Kështu, argument për praninë e besimit në zemër është teuekkul-i ose mbështetja e plotë tek i Gjithëpushtetshmi Mëshirëplotë, për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe. Këto janë cilësitë e Profetit (a.s.) dhe të atyre që pasojnë atë: Besimi i sinqertë dhe pa mëdyshje, i bazuar në dije të saktë dhe të sigurt prej Zotit, si edhe mbështetja e plotë tek i Plotpushtetshmi Mëshirëplotë në zbatimin dhe përhapjen kudo në botë të këtij udhëzimi të pakrahasueshëm dhe mbizotërues ndaj çdo udhëzimi tjetër. Këto dy cilësi janë formula e vetme e lumturisë së njeriut. Ndërsa cilësitë e armiqve dhe kundërshtarëve të profetëve janë krejt të kundërta. Kësisoj, vetëm duke vëzhguar me kujdes se çfarë ofrojnë të dy palët, mund të gjykosh shumë thjesht se cilët janë në udhën e lumturisë dhe cilët në rrugët e shkatërrimit dhe trishtimit të përjetshëm. Pastaj Allahu i Lartësuar na rikujton një fakt shumë të rëndësishëm, për të gjykuar dhe për të marrë një vendim të drejtë. Ai na kujton se është i vetmi që sjell mirësitë në këtë jetë dhe në tjetrën. Ai ka veçuar në këtë ajet mirësinë e ujit, si burim i jetës së gjithçkaje. Allahu i Lartësuar thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/29-thuaj-ai-eshte-i-gjithmeshirshmi-atij-i-kemi-besuar-dhe-vetem-tek-ai-jemi-mbeshtetur-kurse-ju-do-ta-kuptoni-se-kush-eshte-humbesi-i-vertete-2/feed/ 0
28. Thuaj: “Më tregoni ju, nëse Allahu ma merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t’i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?!” https://www.tefsirkurani.al/28-thuaj-me-tregoni-ju-nese-allahu-ma-merr-shpirtin-mua-dhe-atyre-qe-jane-me-mua-ose-na-meshiron-kush-do-ti-mbroje-jobesimtaret-prej-nje-denimi-te-mundimshem-2/ https://www.tefsirkurani.al/28-thuaj-me-tregoni-ju-nese-allahu-ma-merr-shpirtin-mua-dhe-atyre-qe-jane-me-mua-ose-na-meshiron-kush-do-ti-mbroje-jobesimtaret-prej-nje-denimi-te-mundimshem-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:10:17 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16643 – “Thuaj: “Më tregoni ju, nëse Allahu ma merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t’i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?!” – Kuptimi: Edhe nëse ndodh ajo që prisni me aq ngut, pra, vdekja ime dhe e atyre që më pasojnë mua, duhet të kuptoni se kjo nuk përbën asnjë dobi apo arritje për ju. Ju duhet të kuptoni se ju keni bërë një krim të madh, që e bën të pashmangshëm ndëshkimin tuaj. Ju keni shpërfillur dhe mohuar shenjat dhe argumentet e vërteta të Allahut, të sjella nëpërmjet meje. Në këtë mënyrë, vdes apo jo Profeti, ju nuk mund t’i shpëtoni ndëshkimit të drejtë të Allahut të Lartësuar.

Nëse Ai vendos me drejtësinë e Tij t’ju ndëshkojë, kush mund t’ju sigurojë mbrojtje e strehim?! Provoni të mendoni në këtë mënyrë, dhe shumë thjesht do të kuptoni se planet dhe përpjekjet tuaja për vrasjen time dhe të atyre që pasojnë dhe përhapin fjalën time janë të kota dhe të pafrytshme. Qëllimet tuaja kurrë nuk do të gjejnë zbatim, ndërsa planet tuaja nuk do t’ju ruajnë nga ndëshkimi, që e keni merituar dhe që po ju afrohet. Mohuesit e udhëzimit të sjellë nga Muhamedi (a.s.) prej Zotit të botëve pretendonin se udhëzimi i tyre ishte më i drejtë, ndërsa Profeti (a.s.) ishte në humbje. Ky pretendim nga ana e tyre shkaktoi mjaft luftëra e padrejtësi. Ata polemizuan ashpër, me armiqësi e urrejtje dhe me gjuhën e dhunës. Më pas, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin (a.s.) e Tij që t’u rikujtojë këtyre kryeneçëve se me kë kanë të bëjnë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/28-thuaj-me-tregoni-ju-nese-allahu-ma-merr-shpirtin-mua-dhe-atyre-qe-jane-me-mua-ose-na-meshiron-kush-do-ti-mbroje-jobesimtaret-prej-nje-denimi-te-mundimshem-2/feed/ 0
27. Kur ta shohin atë (Xhehenemin) që t’u afrohet, fytyrat e jobesimtarëve do të shëmtohen. Dhe atyre u thuhet: “Ky është ai që ju kërkonit ta shihnit me sy.” https://www.tefsirkurani.al/27-kur-ta-shohin-ate-xhehenemin-qe-tu-afrohet-fytyrat-e-jobesimtareve-do-te-shemtohen-dhe-atyre-u-thuhet-ky-eshte-ai-qe-ju-kerkonit-ta-shihnit-me-sy-2/ https://www.tefsirkurani.al/27-kur-ta-shohin-ate-xhehenemin-qe-tu-afrohet-fytyrat-e-jobesimtareve-do-te-shemtohen-dhe-atyre-u-thuhet-ky-eshte-ai-qe-ju-kerkonit-ta-shihnit-me-sy-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:08:36 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16637 – “Kur ta shohin atë (Xhehenemin) që t’u afrohet, fytyrat e jobesimtarëve do shëmtohen.” – Mohimi i profetëve funksionon vetëm gjatë kësaj jete në dynja, sepse Ditën e Llogarisë dhe Shpërblimit me drejtësi, ditën kur ata të shohin dënimin pranë, ata do të binden se ajo që nuk donin ta besonin tashmë po ndodh realisht. Në ato momente, fytyrat e tyre do të ligështohen e shëmtohen. Këtë e shkakton frika dhe dëshpërimi që do t’u kaplojë shpirtin. Dëshpërimi i tyre do të arrijë kulmin kur ata të qortohen dhe kur t’u përmendet mohimi i tyre i padrejtë i të vërtetës, rreth së cilës folën dhe njoftuan profetët dhe librat e shenjtë.

– “Dhe atyre u thuhet: “Ky është ai që ju kërkonit ta shihnit me sy.” – Kuptimi: Sot ju po e përjetoni plotësisht atë që padrejtësisht e shpërfillët dhe e latë në harresë, atë që nuk deshët ta besonit. Sot çështja për ju është shumë e qartë, por tashmë nuk keni më asnjë mundësi për t’i shpëtuar dënimit që po ju afrohet. Tani, nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse të përjetoni atë që mund t’i shmangeshit, nëse do të mendonit mirë dhe do të bënit zgjidhjen e duhur. Refuzuesit e profetit Muhamed (a.s.), të cilët e shpërfillën ftesën dhe udhëzimin e sjellë prej tij nga Zoti i gjithësisë për mbarë njerëzimin, prisnin me padurim vdekjen apo vrasjen e tij. Ata prisnin ditë e natë një lajm të tillë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t’u bëjë këtyre mendjelehtëve një ftesë për t’u menduar më thellë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/27-kur-ta-shohin-ate-xhehenemin-qe-tu-afrohet-fytyrat-e-jobesimtareve-do-te-shemtohen-dhe-atyre-u-thuhet-ky-eshte-ai-qe-ju-kerkonit-ta-shihnit-me-sy-2/feed/ 0
26. Thuaj: “Atë e di vetëm Allahu, ndërsa unë jam veçse një paralajmërues, që ju qartësoj të vërtetën!” https://www.tefsirkurani.al/26-thuaj-ate-e-di-vetem-allahu-ndersa-une-jam-vecse-nje-paralajmerues-qe-ju-qartesoj-te-verteten-2/ https://www.tefsirkurani.al/26-thuaj-ate-e-di-vetem-allahu-ndersa-une-jam-vecse-nje-paralajmerues-qe-ju-qartesoj-te-verteten-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:08:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16634 – “Thuaj: “Atë e di vetëm Allahu, ndërsa unë jam veçse një paralajmërues, që ju qartësoj të vërtetën!” – Ata e dinë shumë mirë se këtë gjë e di vetëm Zoti i gjithësisë, por përsëri e kërkojnë dhe e duan ta përdorin si argument. Kjo është padrejtësi e hapur. Nuk ka asnjë lidhje mes vërtetësisë së këtij lajmi dhe kohës kur do të ndodhë. Vërtetësia e një lajmi provohet me argumente e fakte dhe, pa dyshim, Allahu i Lartësuar ka sjellë argumente dhe fakte të shumta, të cilat nuk të lënë asnjë dyshim për vërtetësinë e Ditës së Gjykimit; normalisht, për ata që dëgjojnë me vëmendje dhe synojnë udhëzimin e drejtë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/26-thuaj-ate-e-di-vetem-allahu-ndersa-une-jam-vecse-nje-paralajmerues-qe-ju-qartesoj-te-verteten-2/feed/ 0
25. Ata thonë: “Kur do të përmbushet ky premtim, nëse flisni të vërtetën? https://www.tefsirkurani.al/25-ata-thone-kur-do-te-permbushet-ky-premtim-nese-flisni-te-verteten-2/ https://www.tefsirkurani.al/25-ata-thone-kur-do-te-permbushet-ky-premtim-nese-flisni-te-verteten-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:07:46 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16631 – “Ata thonë: “Kur do të përmbushet ky premtim, nëse flisni të vërtetën?” – Shiko se sa të padrejtë që tregohen! Ata konsiderojnë si të vetmin argument që mund të vërtetojë saktësinë dhe vërtetësinë e Ditës së Gjykimit pikërisht lajmin se kur do të jetë ajo.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/25-ata-thone-kur-do-te-permbushet-ky-premtim-nese-flisni-te-verteten-2/feed/ 0
24. Thuaj: “Është Ai që ju krijoi e ju shumoi në Tokë dhe vetëm tek Ai do të tuboheni.” https://www.tefsirkurani.al/24-thuaj-eshte-ai-qe-ju-krijoi-e-ju-shumoi-ne-toke-dhe-vetem-tek-ai-do-te-tuboheni-2/ https://www.tefsirkurani.al/24-thuaj-eshte-ai-qe-ju-krijoi-e-ju-shumoi-ne-toke-dhe-vetem-tek-ai-do-te-tuboheni-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:07:25 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16627 “Thuaj: “Është Ai që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm tek Ai do të tuboheni!”” – Kuptimi: Është Allahu i Lartësuar që ju mundësoi të shpërndaheni nëpër botë dhe që ju mundësoi jetesën në çdo vend. Nëpërmjet profetëve dhe librave të Tij, Ai ju sqaroi urdhrat dhe ndalesat e Tij, ju tregoi çdo gjë që ju mundëson lumturinë tuaj dhe ju furnizoi me çdo lloj mirësie nga mund të përfitoni. Pastaj ju bëri të ditur se do të vijë një ditë gjykimi, kur do të tuboheni të gjithë për t’u gjykuar dhe për t’u shpërblyer sipas veprave që keni bërë në këtë jetë. Por kryeneçët dhe të padrejtët e vënë në diskutim edhe këtë premtim të padiskutueshëm, prandaj pyesin me dyshim:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/24-thuaj-eshte-ai-qe-ju-krijoi-e-ju-shumoi-ne-toke-dhe-vetem-tek-ai-do-te-tuboheni-2/feed/ 0
23. Thuaj: “Është Ai që ju krijoi, që ju dhuroi të dëgjuarit, shikimin dhe aftësinë e të menduarit, por shumë pak mirënjohje po tregoni ndaj Tij.” https://www.tefsirkurani.al/23-thuaj-eshte-ai-qe-ju-krijoi-qe-ju-dhuroi-te-degjuarit-shikimin-dhe-aftesine-e-te-menduarit-por-shume-pak-mirenjohje-po-tregoni-ndaj-tij-2/ https://www.tefsirkurani.al/23-thuaj-eshte-ai-qe-ju-krijoi-qe-ju-dhuroi-te-degjuarit-shikimin-dhe-aftesine-e-te-menduarit-por-shume-pak-mirenjohje-po-tregoni-ndaj-tij-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:06:49 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16622   Allahu i Lartësuar na qartëson se Ai është i vetmi që meriton adhurimin dhe, në të njëjtën kohë, na fton që të tregohemi mirënjohës ndaj Tij dhe të njësojmë Atë  me përkushtimin e çdo adhurimi.

– “Thuaj: “Është Ai që ju krijoi, që ju dhuroi të dëgjuarit, shikimin dhe aftësinë e të menduarit …” – Është Allahu i Lartësuar Ai që ju bëri të ekzistoni nga mosekzistenca. Ai nuk pati asnjë ndihmëtar apo këshilltar në këtë çështje. Ai jo vetëm që ju solli në ekzistencë, por e plotësoi ekzistencën tuaj, duke ju dhuruar dëgjimin, shikimin dhe logjikën. Këto janë aftësitë më të mira të njeriut. Megjithëse këto dhurata kërkojnë një mirënjohje dhe falënderim të thellë, njeriu është mospërfillës, prandaj i Lartësuari thotë:

– “… por shumë pak mirënjohje po tregoni ndaj Tij.” – Pra, të pakët janë mirënjohësit dhe e vogël është mirënjohja juaj.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/23-thuaj-eshte-ai-qe-ju-krijoi-qe-ju-dhuroi-te-degjuarit-shikimin-dhe-aftesine-e-te-menduarit-por-shume-pak-mirenjohje-po-tregoni-ndaj-tij-2/feed/ 0
22. A është më i udhëzuar ai që ecën i përmbysur me fytyrë për tokë, apo ai që ecën me ekuilibër të plotë në Rrugën e Drejtë. https://www.tefsirkurani.al/22-a-eshte-me-i-udhezuar-ai-qe-ecen-i-permbysur-me-fytyre-per-toke-apo-ai-qe-ecen-me-ekuiliber-te-plote-ne-rrugen-e-drejte-2/ https://www.tefsirkurani.al/22-a-eshte-me-i-udhezuar-ai-qe-ecen-i-permbysur-me-fytyre-per-toke-apo-ai-qe-ecen-me-ekuiliber-te-plote-ne-rrugen-e-drejte-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:06:24 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16618 – “A është më i udhëzuar ai që ecën i përmbysur me fytyrë për tokë, …” – A është i udhëzuar në rrugën e drejtë ai që ecën i çoroditur në mjegullën e humbjes dhe i zhytur në kufër?! Në fakt, ky njeri e ka humbur aftësinë për të parë dhe dalluar të vërtetën nga e kota. Ai e sheh të vërtetën si të gabuar, ndërsa humbjen e sigurt e konsideron si rrugë të drejtë.

– “… apo ai që ecën me ekuilibër të plotë në Rrugën e Drejtë?” – Apo është ai që e njeh të vërtetën e Zotit? Ky njeri i jep përparësi të vërtetës kundrejt çdo rruge tjetër. Ai punon për të zbatuar të gjitha udhëzimet e dhuruara prej Zotit Bujar. Ai është i qëndrueshëm dhe ecën i sigurt në rrugën e drejtë, të ndriçuar nga mësimet e Zotit dhe të Profetit të Tij.

Fjalët, veprat dhe gjendjet e këtij njeriu janë sipas mësimeve të Zotit dhe me sinqeritet për Të, prandaj ai ecën i sigurt dhe me shpresë të madhe te Zoti i tij. Mjafton t’i hedhësh një shikim të shpejtë pasuesve të secilës rrugë, për të gjykuar rreth tyre. Duket ai që është në rrugën e drejtë dhe ai që sorollatet i pasigurt në errësirat e humbjes dhe të dëshpërimit. Gjendja e njerëzve flet shumë më mirë se gojët e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/22-a-eshte-me-i-udhezuar-ai-qe-ecen-i-permbysur-me-fytyre-per-toke-apo-ai-qe-ecen-me-ekuiliber-te-plote-ne-rrugen-e-drejte-2/feed/ 0
21. Kush është ai që do t’ju furnizojë, nëse Ai jua ndërpret furnizimin e Vet? Jo, askush. Por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërshtime. https://www.tefsirkurani.al/21-kush-eshte-ai-qe-do-tju-furnizoje-nese-ai-jua-nderpret-furnizimin-e-vet-jo-askush-por-ata-vazhdojne-me-arrogance-e-kundershtime-2/ https://www.tefsirkurani.al/21-kush-eshte-ai-qe-do-tju-furnizoje-nese-ai-jua-nderpret-furnizimin-e-vet-jo-askush-por-ata-vazhdojne-me-arrogance-e-kundershtime-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:06:02 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16552 – “Kush është ai që do t’ju furnizojë, nëse Ai jua ndërpret furnizimin e Vet?” – Furnizimi dhe begatitë vijnë të gjitha prej Allahut të Lartësuar, Zotit të Vetëm. Nëse Ai ju ndërpret rrizkun e Tij, kush mund t’jua japë atë? Krijesat janë të pafuqishme që të sigurojnë furnizimin për vetveten, prandaj si mund t’ua sigurojnë atë të tjerëve?! Furnizuesi dhe Dhuruesi i çdo mirësie është Allahu i Lartësuar dhe i Mëshirshëm. Asnjë mirësi nuk mund të pritet prej dikujt tjetër, veç Tij. Është pikërisht Ai që e meriton adhurimin tonë. Por, a i nxit ky fakt qafirët që ta adhurojnë Allahun e Lartësuar?!

– “Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërshtime.” – Përkundrazi, ata zhyten edhe më thellë në ashpërsinë e tyre dhe kurrë nuk i zbusin zemrat për të përqafuar të vërtetën, madje vrapojnë si të çmendur për t’u larguar nga e vërteta, nga e vetmja rrugë e lumturisë së tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/21-kush-eshte-ai-qe-do-tju-furnizoje-nese-ai-jua-nderpret-furnizimin-e-vet-jo-askush-por-ata-vazhdojne-me-arrogance-e-kundershtime-2/feed/ 0