066. ET-TAHRIM | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 17 May 2022 05:13:28 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 066. ET-TAHRIM | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 12. Edhe Merjemja, e bija e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj. Ne frymë brenda saj një shpirt (të krijuar) nga Ne. Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij dhe ishte nga të devotshmit. https://www.tefsirkurani.al/12-edhe-merjemja-e-bija-e-imranit-e-cila-e-ruajti-nderin-e-saj-ne-fryme-brenda-saj-nje-shpirt-te-krijuar-nga-ne-ajo-besoi-plotesisht-fjalet-e-zotit-te-saj-dhe-librat-e-tij-dhe-ishte-nga-te-devo/ https://www.tefsirkurani.al/12-edhe-merjemja-e-bija-e-imranit-e-cila-e-ruajti-nderin-e-saj-ne-fryme-brenda-saj-nje-shpirt-te-krijuar-nga-ne-ajo-besoi-plotesisht-fjalet-e-zotit-te-saj-dhe-librat-e-tij-dhe-ishte-nga-te-devo/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:45:23 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10158 “Edhe Merjemja, e bija e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj.” – Ajo u ruajt nga çdo e ligë, sepse kishte besim të plotë dhe të drejtë, si edhe moral të kulluar.

– “Ne frymë brenda saj një shpirt (të krijuar) nga Ne. Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij” – Këtu përshkruhet shkalla e lartë e diturisë së Merjemes. Në ajet thuhet: “Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj.” Fjalët e Zotit janë dy llojesh: fjalët e kaderit, domethënë të përcaktimit të Tij të gjërave, dhe fjalët e Ligjit që Ai vendosi për njerëzit, për t’u treguar atyre mënyrën se si ta adhurojnë Atë e si të jetojnë sipas vullnetit, dëshirës e kënaqësisë së Tij.

Merjemja i besoi dhe i jetësoi të dyja llojet e fjalëve të Zotit. Ajo i besoi gjithashtu të gjithë librat e Zotit. Por një besim nuk mund të quhet i drejtë dhe i saktë nëse nuk bëhet me dituri të plotë dhe nëse nuk punohet sipas tij. Për këtë arsye, i Madhëruari e sqaron këtë çështje, kur thotë për Merjemen:

– “… dhe ishte nga të devotshmit.” – Ajo ishte e bindur ndaj Zotit, sistematike dhe me drojë në adhurimin e Tij. Ky përshkrim dëshmon për veprat e shumta të saj të adhurimit. Merjemja ishte siddikah – e vërtetë, dhe grada e vërtetësisë arrihet veçse me dituri të plotë dhe me punë sipas kësaj diturie. Këtu përfundon edhe surja Tahrim, dhe për këtë falënderimi i qoftë Allahut!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/12-edhe-merjemja-e-bija-e-imranit-e-cila-e-ruajti-nderin-e-saj-ne-fryme-brenda-saj-nje-shpirt-te-krijuar-nga-ne-ajo-besoi-plotesisht-fjalet-e-zotit-te-saj-dhe-librat-e-tij-dhe-ishte-nga-te-devo/feed/ 0
11. Ndërsa atyre që besojnë, Allahu u sjell si shembull gruan e Faraonit, e cila tha: “Zoti im, më bëj një vend tek Ti në Xhenet! Më shpëto prej Faraonit dhe veprave të tij, më shpëto edhe prej popullit mizor!” https://www.tefsirkurani.al/11-ndersa-atyre-qe-besojne-allahu-u-sjell-si-shembull-gruan-e-faraonit-e-cila-tha-zoti-im-me-bej-nje-vend-tek-ti-ne-xhenet-me-shpeto-prej-faraonit-dhe-veprave-te-tij-me-shpeto-edhe-pre/ https://www.tefsirkurani.al/11-ndersa-atyre-qe-besojne-allahu-u-sjell-si-shembull-gruan-e-faraonit-e-cila-tha-zoti-im-me-bej-nje-vend-tek-ti-ne-xhenet-me-shpeto-prej-faraonit-dhe-veprave-te-tij-me-shpeto-edhe-pre/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:44:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10156 “Ndërsa atyre që besojnë, Allahu u sjell si shembull gruan e Faraonit …” – Ajo ishte Asijah, e bija e Mizahimit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila iu drejtua Zotit të saj me këtë lutje:

“Zoti im, më bëj një vend tek Ti në Xhenet! Më shpëto prej Faraonit dhe veprave të tij, më shpëto edhe prej popullit mizor!” – Allahu i Madhëruar e përshkruan atë si besimtare të sinqertë dhe të nënshtruar, e cila iu lut me përkushtim Atij. Ajo iu drejtua Zotit të saj me kërkesat më të larta për të cilat mund të lutet njeriu: për hyrjen në Xhenet dhe për të qenë afër Zotit të botëve, Bujarit të Gjithëmëshirshëm. Ajo iu lut Allahut, gjithashtu, që ta shpëtonte nga e keqja e Faraonit dhe nga e keqja e çdo zullumqari.

Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së saj, dhe prandaj ajo jetoi me besim të pastër, të plotë e të patundur. Allahu, gjithashtu, e shpëtoi atë nga të gjitha sprovat. Për këtë çështje, Profeti (a.s.) ka thënë: “Prej burrave ka pasur shumë njerëz të përkryer. Ndërsa prej grave kanë qenë të përkryera veçse Merjemja – e bija e Imranit, Asijah – e bija e Mizahimit, Hadixhja – e bija e Huejlidit, dhe Aishja, vlera e së cilës mbi gratë e botës është si vlera e therid-it 191 mbi ushqimet e tjera.”

191 Therid-i ishte një lloj ushqimi, më i miri për atë kohë dhe vend. Krahasimi tregon thjesht se Aishja qëndron mbi të gjitha gratë e botës.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/11-ndersa-atyre-qe-besojne-allahu-u-sjell-si-shembull-gruan-e-faraonit-e-cila-tha-zoti-im-me-bej-nje-vend-tek-ti-ne-xhenet-me-shpeto-prej-faraonit-dhe-veprave-te-tij-me-shpeto-edhe-pre/feed/ 0
10. Atyre që mohojnë, Allahu u sjell si shembuj gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin të martuara me dy nga robërit Tanë të mirë, por i tradhtuan ata. Për këtë arsye, bashkëshortët e tyre nuk do të mund t’i mbrojnë ato aspak tek Allahu. Atyre të dyjave do t’u thuhet: “Hyni të dyja në Zjarr, së bashku me të tjerët që hyjnë në të!” https://www.tefsirkurani.al/10-tyre-qe-mohojne-allahu-u-sjell-si-shembuj-gruan-e-nuhut-dhe-gruan-e-lutit-ato-ishin-te-martuara-me-dy-nga-roberit-tane-te-mire-por-i-tradhtuan-ata-per-kete-arsye-bashkeshortet-e-tyre-nuk-do-t/ https://www.tefsirkurani.al/10-tyre-qe-mohojne-allahu-u-sjell-si-shembuj-gruan-e-nuhut-dhe-gruan-e-lutit-ato-ishin-te-martuara-me-dy-nga-roberit-tane-te-mire-por-i-tradhtuan-ata-per-kete-arsye-bashkeshortet-e-tyre-nuk-do-t/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:44:22 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10154 “Atyre që mohojnë, Allahu u sjell si shembuj gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit.” – Këta shembuj shërbejnë që njerëzit të kuptojnë se lidhjet e ndryshme mes besimtarëve e mohuesve nuk kanë asnjë efekt te përfundimi i secilit prej tyre. Kështu, afërsia me besimtarin nuk ka për t’i sjellë qafirit asnjë dobi. Gjithashtu, lidhja me qafirin nuk ka për ta dëmtuar aspak besimtarin, nëse ky i fundit i ka kryer detyrimet kundrejt tjetrit.

Kjo duket si një këshillë dhe vërejtje për gratë e Profetit (a.s.), që ato të ruheshin nga gabimet dhe mosbindja, duke e kuptuar mirë se lidhja e tyre me Profetin (a.s.) nuk do t’u sillte asnjë dobi, nëse ato nuk besonin dhe nuk i bindeshin Allahut të Lartësuar. Më tej, thotë i Madhëruari:

“Ato ishin të martuara me dy nga robërit Tanë të mirë, por i tradhtuan ata.” – Ato ishin bashkëshorte të dy profetëve të nderuar, Nuhut (a.s.) dhe Lutit (a.s.). Por ato tradhtuan, duke mos e pranuar besimin dhe fenë e burrave të tyre. Pra, këtu nuk flitet assesi për tradhti bashkëshortore. Nuk ka ndodhur kurrë që një grua profeti të ketë tradhtuar nderin dhe shtratin e tij.

Zoti i Lartësuar nuk do të bënte kurrë që gruaja e një profeti të ishte e përdalë dhe shkelëse e nderit bashkëshortor. Meqenëse ato e tradhtuan fenë e burrave të tyre, statusi i tyre si bashkëshorte profetësh nuk u bëri asnjë dobi. Allahu thotë:

– “Për këtë arsye, bashkëshortët e tyre nuk do të mund t’i mbrojnë ato aspak tek Allahu. Atyre të dyjave do t’u thuhet: “Hyni të dyja në Zjarr, së bashku me të tjerët që hyjnë në të!” – Kështu, profetët Nuh dhe Lut (a.s.) nuk do të mund t’i ndihmojnë ato tek Allahu i Madhëruar. Ndërsa për besimtarët, Allahu i Lartësuar sjell shembull tjetër:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/10-tyre-qe-mohojne-allahu-u-sjell-si-shembuj-gruan-e-nuhut-dhe-gruan-e-lutit-ato-ishin-te-martuara-me-dy-nga-roberit-tane-te-mire-por-i-tradhtuan-ata-per-kete-arsye-bashkeshortet-e-tyre-nuk-do-t/feed/ 0
9. O ti i Dërguar! Luftoji jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre! Vendi i tyre është Xhehenemi, i cili është vendi më i shëmtuar. https://www.tefsirkurani.al/9-o-ti-i-derguar-luftoji-jobesimtaret-e-hipokritet-dhe-qendro-ashper-kunder-tyre-vendi-i-tyre-eshte-xhehenemi-i-cili-eshte-vendi-me-i-shemtuar/ https://www.tefsirkurani.al/9-o-ti-i-derguar-luftoji-jobesimtaret-e-hipokritet-dhe-qendro-ashper-kunder-tyre-vendi-i-tyre-eshte-xhehenemi-i-cili-eshte-vendi-me-i-shemtuar/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:43:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10152 Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që të luftojë me ashpërsi kundër mohuesve dhe munafikëve. Lufta kundër këtyre kategorive bëhet me dy mënyra:

1. Duke u qartësuar të vërtetën me argumente të sakta, duke i ftuar me fjalë të mira dhe duke shkatërruar të gjitha rrugët e tyre të humbjes.

2. Duke i luftuar me armë, nëse nuk i përgjigjen ftesës së Zotit dhe nuk i nënshtrohen ligjit të Tij. Mënyra e parë zhvillohet me urtësi, butësi dhe me fjalët më të mira, ndërsa e dyta bëhet me ashpërsi dhe forcë. Mohuesit dhe munafikët kanë dënim të madh në dynja, që vjen prej humbjes dhe poshtërimit të tyre përballë xhihadit të Profetit dhe besimtarëve të Zotit. Por në ahiret ata i pret një dënim akoma më i ashpër, që është zjarri i Xhehenemit. Ky është përfundimi më i keq.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/9-o-ti-i-derguar-luftoji-jobesimtaret-e-hipokritet-dhe-qendro-ashper-kunder-tyre-vendi-i-tyre-eshte-xhehenemi-i-cili-eshte-vendi-me-i-shemtuar/feed/ 0
8. O ju që keni besuar! Drejtohuni tek Allahu me pendim të sinqertë! Kështu shpresohet që Zoti juaj t’jua mbulojë të këqijat e t’ju vendosë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, atë Ditë, kur Allahu nuk ka për t’i turpëruar Profetin e as ata që besuan bashkë me të. Drita e tyre do të ndriçojë para dhe në të djathtë të tyre e ata do të thonë: “Zoti ynë, forcoje dritën tonë dhe na i mbulo gjynahet tona! Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për gjithçka!” https://www.tefsirkurani.al/8-o-ju-qe-keni-besuar-drejtohuni-tek-allahu-me-pendim-te-sinqerte-keshtu-shpresohet-qe-zoti-juaj-tjua-mbuloje-te-keqijat-e-tju-vendose-ne-kopshte-neper-te-cilet-rrjedhin-lumenj/ https://www.tefsirkurani.al/8-o-ju-qe-keni-besuar-drejtohuni-tek-allahu-me-pendim-te-sinqerte-keshtu-shpresohet-qe-zoti-juaj-tjua-mbuloje-te-keqijat-e-tju-vendose-ne-kopshte-neper-te-cilet-rrjedhin-lumenj/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:43:28 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10150 Allahu i Lavdëruar na urdhëron në këtë ajet për pendim të sinqertë e të vërtetë dhe premton për këtë falje, mbulim të të këqijave e futje në Xhenet. Ai premton për sukses në arritjen e çdo të mire e shpëtim nga çdo e keqe. Kjo fitore do të shfaqet plotësisht Ditën e Gjykimit, kur besimtarët të ecin të ndriçuar nga drita e imanit të tyre. Kështu, ata do të jenë me zemër të qetë e të sigurt. Kur të shohin që munafikëve do t’u shuhet drita, ata, me drojë, do t’i luten Zotit e do të thonë: “Zoti ynë, forcoje dritën tonë dhe na i mbulo gjynahet tona!

Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për çdo gjë!”. Dhe Allahu i Madhëruar do t’i përgjigjet lutjes së tyre, duke ua forcuar dritën e imanit të tyre, e cila do t’i ndihmojë të arrijnë të sigurt në Xhenetin e mirësisë. Ky përfundim është fryt i pendimit të sinqertë e të vërtetë, që është bërë për të gjitha gjynahet e në mënyrë të vazhduar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/8-o-ju-qe-keni-besuar-drejtohuni-tek-allahu-me-pendim-te-sinqerte-keshtu-shpresohet-qe-zoti-juaj-tjua-mbuloje-te-keqijat-e-tju-vendose-ne-kopshte-neper-te-cilet-rrjedhin-lumenj/feed/ 0
7. O ju që mohuat! Sot mos u shfajsoni! Ju do të shpërbleheni vetëm për atë që keni bërë. https://www.tefsirkurani.al/7-o-ju-qe-mohuat-sot-mos-u-shfajsoni-ju-do-te-shperbleheni-vetem-per-ate-qe-keni-bere/ https://www.tefsirkurani.al/7-o-ju-qe-mohuat-sot-mos-u-shfajsoni-ju-do-te-shperbleheni-vetem-per-ate-qe-keni-bere/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:43:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10148 Allahu i Madhëruar do t’u drejtohet me këto fjalë qortuese e poshtëruese banorëve të Zjarrit në Ditën e Kijametit. Atyre u thuhet: Sot mos u justifikoni, sepse koha e justifikimit dhe mundësia për t’u penduar tashmë ka përfunduar. Sot nuk bën më dobi asnjë justifikim. Kjo është dita kur jepet shpërblimi për veprat e bëra, ndërsa ju keni sjellë këtu veçse mohimin e Allahut dhe të shpalljeve të Tij, armiqësinë kundër profetëve dhe të dashurve të Allahut.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/7-o-ju-qe-mohuat-sot-mos-u-shfajsoni-ju-do-te-shperbleheni-vetem-per-ate-qe-keni-bere/feed/ 0
6. O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen. https://www.tefsirkurani.al/6-o-ju-qe-keni-besuar-ruajeni-veten-dhe-familjen-tuaj-prej-zjarrit-lenda-djegese-e-te-cilit-jane-njerezit-dhe-guret-ate-e-mbikeqyrin-meleke-te-rrepte-e-te-ashper-qe-nuk-e-kundershtojne-allahun-pe/ https://www.tefsirkurani.al/6-o-ju-qe-keni-besuar-ruajeni-veten-dhe-familjen-tuaj-prej-zjarrit-lenda-djegese-e-te-cilit-jane-njerezit-dhe-guret-ate-e-mbikeqyrin-meleke-te-rrepte-e-te-ashper-qe-nuk-e-kundershtojne-allahun-pe/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:42:43 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10146 “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, …” – O ju të cilëve Zoti ju fali besimin, përpiquni seriozisht e punoni për të plotësuar kushtet e këtij besimi, duke bërë vepra të mira. Ruani veten dhe familjen tuaj nga Zjarri, i përshkruar me cilësi të tmerrshme! Ruajtja e vetes arrihet duke e nënshtruar atë të zbatojë porositë e Zotit, me sinqeritet për Të dhe sipas udhëzimeve të Tij, dhe duke iu larguar harameve, me drojë e me madhërim për Zotin.

Veç kësaj, duhet edhe pendim për çdo vepër që zemëron Allahun dhe që bën të meritueshëm ndëshkimin e Tij. Ndërsa ruajtja e familjes dhe e fëmijëve arrihet nëpërmjet edukimit të tyre me cilësi të larta e me besim të sinqertë e të drejtë, ashtu siç dëshiron Zoti. Njeriu nuk shpëton e nuk mund të gjejë qetësi ndryshe, vetëm nëse përpiqet për të plotësuar porositë e Allahut për veten dhe për ata që ka nën përgjegjësinë e tij, si fëmijët, gratë etj. Allahu i Madhëruar e përshkroi Zjarrin me këto cilësi, që robërit të Tij të frenojnë veten nga gjërat që Ai i urren dhe i ka ndaluar. Ai thotë:

“ … lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” – Kjo i ngjan thënies tjetër të Allahut: “Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e xhehenemit. …” [Enbija 98].

– “Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, …” – Melekët mbikëqyrës janë të vrazhdë në sjellje dhe të rreptë në veprim. Ata të tmerrojnë vetëm me zërin kërcënues të tyre. Pamja e tyre është gjithashtu e papërballueshme. Me forcën dhe ashpërsinë e tyre, ata i poshtërojnë banorët e Zjarrit. Ata zbatojnë me përpikmëri urdhrat e Zotit të tyre:

“… që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” – Ky është një lëvdim për melekët e nderuar, për nënshtrimin e tyre të plotë ndaj Zotit dhe për zbatimin e plotë të urdhrave të Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/6-o-ju-qe-keni-besuar-ruajeni-veten-dhe-familjen-tuaj-prej-zjarrit-lenda-djegese-e-te-cilit-jane-njerezit-dhe-guret-ate-e-mbikeqyrin-meleke-te-rrepte-e-te-ashper-qe-nuk-e-kundershtojne-allahun-pe/feed/ 0
5. Nëse ai ju divorcon, është Zoti i tij që kujdeset t’i dhurojë atij si zëvendësim gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, të bindura, që pendohen te Zoti, adhuruese, agjëruese, që kanë qenë të martuara ose virgjëresha. https://www.tefsirkurani.al/5-nese-ai-ju-divorcon-eshte-zoti-i-tij-qe-kujdeset-ti-dhuroje-atij-si-zevendesim-gra-edhe-me-te-mira-se-ju-muslimane-besimtare-te-bindura-qe-pendohen-te-zoti-adhuruese-agjeruese-qe-k/ https://www.tefsirkurani.al/5-nese-ai-ju-divorcon-eshte-zoti-i-tij-qe-kujdeset-ti-dhuroje-atij-si-zevendesim-gra-edhe-me-te-mira-se-ju-muslimane-besimtare-te-bindura-qe-pendohen-te-zoti-adhuruese-agjeruese-qe-k/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:42:16 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10144 – “Nëse ai ju divorcon, është Zoti i tij që kujdeset t’i dhurojë atij si zëvendësim gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, të bindura, që pendohen te Zoti, adhuruese, agjëruese, …” – Të mos mbaheni me të madh me të, sepse edhe nëse ai ju divorcon, kjo nuk e rëndon aspak atë. Ai nuk është aspak i varur prej jush, sepse Allahu mund t’i japë atij gra më të mira se ju, në drejtim të fesë, besimit e bukurisë. Për këtë arsye, nëse ju vazhdoni të veproni në mënyrë të gabuar, gjë që nuk ndodh, Allahu mund ta bëjë edhe këtë zëvendësim. E gjithë kjo është me “nëse…”.

Falë Zotit, Profeti (a.s) nuk i divorcoi ato. Nëse ai do t’i divorconte, Allahu i Lartësuar do t’ia zëvendësonte me gra të mrekullueshme, ashtu siç duhet të jenë gratë. Së pari, ato duhet të jenë muslimane, domethënë, të jenë të përkushtuara në zbatimin e dispozitave që kanë lidhje me fjalët e veprat e dukshme. Së dyti, të jenë besimtare, pra, të jenë të përkushtuara në zbatimin e dispozitave që kanë lidhje me besimin, diturinë dhe sjelljen e zemrës.

Gjithashtu, ato duhet të jenë të bindura, domethënë, me bindje të vazhdueshme e sistematike ndaj porosive të Allahut dhe Profetit të Tij. Gratë duhet të jenë edhe “el taibat” – që pendohen për çdo vepër që Zoti e urren. Ato duhet të përpiqen të bëjnë gjithçka që kënaq Zotin dhe të pendohen për gjithçka që Zoti e urren. Të gjitha këto, Allahu i Lartësuar i ka qartësuar nëpërmjet Shpalljes, prandaj është Shpallja ajo që duhet të mësohet dhe zbatohet.

“… që kanë qenë të martuara ose virgjëresha.” – Allahu i Lartësuar mund t’i dhurojë Profetit të Tij larmishmëri, që ai të kënaqet. Allahu mund t’i mundësojë atij gra të virgjëra ose jo të virgjëra, ashtu si ai t’i dëshirojë. Kështu, pasi Allahu i Lartësuar i qortoi dhe këshilloi ato gra, ato nxituan që të kënaqnin Profetin (a.s.), duke u mveshur me cilësitë më të mira, që u përshkruan nga Allahu i Madhëruar. Ato u bënë gratë më të mira mes besimtarëve.

Nga këto ajete mësojmë se Allahu i Madhëruar zgjodhi për Profetin e Tij gjërat më të mira, njerëzit më të çmuar dhe atributet më të larta. Kështu, duke qenë se Allahu i Madhëruar gjykoi që këto gra të qëndronin me të, kjo tregoi se ato ishin gratë më të mira dhe më të kompletuarat me cilësitë që Ai përshkroi.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/5-nese-ai-ju-divorcon-eshte-zoti-i-tij-qe-kujdeset-ti-dhuroje-atij-si-zevendesim-gra-edhe-me-te-mira-se-ju-muslimane-besimtare-te-bindura-qe-pendohen-te-zoti-adhuruese-agjeruese-qe-k/feed/ 0
4. Pendohuni tek Allahu, sepse zemrat tuaja kanë gabuar. Por nëse bashkëveproni kundër tij, ta dini se Allahu është Mbrojtësi i tij, edhe Xhibrili e besimtarët e ndershëm. Të gjithë melaiket e ndihmojnë atë. https://www.tefsirkurani.al/4-pendohuni-tek-allahu-sepse-zemrat-tuaja-kane-gabuar-por-nese-bashkeveproni-kunder-tij-ta-dini-se-allahu-eshte-mbrojtesi-i-tij-edhe-xhibrili-e-besimtaret-e-ndershem-te-gjithe-melaiket-e-ndihmoj/ https://www.tefsirkurani.al/4-pendohuni-tek-allahu-sepse-zemrat-tuaja-kane-gabuar-por-nese-bashkeveproni-kunder-tij-ta-dini-se-allahu-eshte-mbrojtesi-i-tij-edhe-xhibrili-e-besimtaret-e-ndershem-te-gjithe-melaiket-e-ndihmoj/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:41:44 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10142 “Pendohuni tek Allahu, sepse zemrat tuaja kanë gabuar.” – Kjo u drejtohej dy grave të Profetit (a.s.), Aishes dhe Hafsës (Allahu qoftë i kënaqur me to), të cilat u bën shkak që Profeti (a.s.) t’i bënte vetes haram diçka që ai e dëshironte.

Allahu i Madhëruar i ftoi ato të pendoheshin, duke u bërë të ditur se me veprën e tyre zemrat e tyre kishin rënë disi nga ai nivel ku duhej të ishin. Ato duhej të ishin të sjellshme, të përmbajtura e shumë të kujdesshme në marrëdhëniet me bashkëshortin e tyre, Profetin e Zotit, Muhamedin (a.s.). Ato nuk duhej ta kundërshtonin apo të silleshin në atë mënyrë që ta shqetësonin atë.

  Por nëse bashkëveproni kundër tij …” – Nëse ato do të bashkëpunonin me njëra tjetrën për ta lënduar Profetin e dashur të Zotit dhe do të vazhdonin në këtë rrugë, atëherë:

“… ta dini se Allahu është Mbrojtësi i tij, edhe Xhibrili e besimtarët e ndershëm. Të gjithë melaiket e ndihmojnë atë. – Të gjithë e ndihmojnë dhe mbështesin Profetin (a.s.). Për këtë arsye, ai do të jetë gjithmonë i fituari, ndërsa kundërshtarët e tij do të jenë të dështuar e të humbur. Në këtë ajet përshkruhet nderimi më i madh që Zoti i ka bërë më të zgjedhurit dhe zotërisë së të gjithë profetëve, Muhamedit (a.s.).

Vetë Zoti Bujar dhe i Madhëruar e përcaktoi Vetveten si ndihmues dhe mbështetës të Profetit të zgjedhur. Po kështu i përcaktoi edhe krijesat më të zgjedhura të tij: melekët, Xhibrilin dhe besimtarët e sinqertë. Edhe këta janë ndihmues të Profetit të madh. Këto ajete janë qortim e këshillë e fortë për gratë e Profetit. Madje, Ai iu kujton diçka që gratë i tremb më së shumti, divorcin. Allahu i Lartësuar tha:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/4-pendohuni-tek-allahu-sepse-zemrat-tuaja-kane-gabuar-por-nese-bashkeveproni-kunder-tij-ta-dini-se-allahu-eshte-mbrojtesi-i-tij-edhe-xhibrili-e-besimtaret-e-ndershem-te-gjithe-melaiket-e-ndihmoj/feed/ 0
3. Kur Profeti i tregoi një sekret njërës prej grave të veta, ajo e përhapi atë. Allahu ia bëri të ditur këtë të Dërguarit të Tij, i cili i tregoi asaj vetëm për një pjesë të lajmit, duke mos i thënë gjë për pjesën tjetër. Kur ai i tha asaj se çfarë kishte ndodhur me lajmin, ajo i tha: “E kush ta tregoi ty këtë?” Ai tha: “Ma tregoi i Gjithëdituri, Njohësi i të fshehtave.” https://www.tefsirkurani.al/3-kur-profeti-i-tregoi-nje-sekret-njeres-prej-grave-te-veta-ajo-e-perhapi-ate-allahu-ia-beri-te-ditur-kete-te-derguarit-te-tij-i-cili-i-tregoi-asaj-vetem-per-nje-pjese-te-lajmit-duke-mos-i-thene/ https://www.tefsirkurani.al/3-kur-profeti-i-tregoi-nje-sekret-njeres-prej-grave-te-veta-ajo-e-perhapi-ate-allahu-ia-beri-te-ditur-kete-te-derguarit-te-tij-i-cili-i-tregoi-asaj-vetem-per-nje-pjese-te-lajmit-duke-mos-i-thene/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:41:16 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10140 – “Kur Profeti i tregoi një sekret njërës prej grave të veta, ajo e përhapi atë. Allahu ia bëri të ditur këtë të Dërguarit të Tij, i cili i tregoi asaj vetëm për një pjesë të lajmit, duke mos i thënë gjë për pjesën tjetër.  – Shumë mufesirinë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për Hafsën (Allahu qoftë i kënaqur me të!), së cilës Profeti (a.s.) i tregoi diçka dhe e porositi që të mos ia tregonte kujt.

Por ajo ia tregoi Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Atëherë, Allahu i Madhëruar e njoftoi Profetin (a.s.) se çfarë kishte bërë Hafsa. Kështu, Profeti (a.s.) i tha Hafsës që ajo ia kishte treguar të tjerëve (Aishes) një pjesë të lajmit. Profeti (a.s.) nuk i tha se ajo e kishte treguar të gjithë lajmin, për t’u treguar i butë me të.

Kur ai i tha asaj se çfarë kishte ndodhur me lajmin, ajo i tha: “E kush ta tregoi ty këtë?” – Kush ta tregoi këtë fakt, që askush tjetër nuk e dinte? Përgjigjja qe:

“Ai tha: “Ma tregoi i Gjithëdituri, Njohësi i të fshehtave!”” – Ma tregoi Allahu, të Cilit nuk mund t’i fshihet asgjë e hapur apo e fshehtë. Ai është Njohësi i të fshehtave dhe të pashprehurave.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/3-kur-profeti-i-tregoi-nje-sekret-njeres-prej-grave-te-veta-ajo-e-perhapi-ate-allahu-ia-beri-te-ditur-kete-te-derguarit-te-tij-i-cili-i-tregoi-asaj-vetem-per-nje-pjese-te-lajmit-duke-mos-i-thene/feed/ 0