Select Page

6. Sipas mundësisë suaj, vendosini ato në të njëjtin vend ku banoni edhe vetë, e mos i ngushtoni për t’i detyruar të dalin. Në qoftë se ato janë shtatzana, atëherë, shpenzoni për to derisa ta lindin fëmijën! Nëse ato u japin gji fëmijëve, atëherë jepuni atyre shpërblimin që u takon dhe urdhëroni njëri-tjetrin për mirë! Në qoftë se kini probleme mes jush, atëherë le ta ushqejë me gji një tjetër

– “Sipas mundësisë suaj, vendosini ato në të njëjtin vend ku banoni edhe vetë, …” – Në fillim të kësaj sureje, Allahu i Lartësuar e bëri të ndaluar nxjerrjen e gruas së divorcuar nga shtëpia e burrit në kohën e pritjes. Ndërsa në këto ajete, Ai...

4. Për ato gra, të cilave u është ndërprerë cikli mujor, nëse nuk jeni të sigurt për to, dijeni se koha e pritjes së tyre është tre muaj, e po kaq është edhe për ato që ende nuk u kanë ardhur të përmuajshmet. Për shtatzanat, afati i pritjes është derisa ato të lindin. Kush bëhet i devotshëm ndaj Allahut, Ai ka për t’ia lehtësuar punët.

Allahu i Lartësuar na mësoi që një divorc i rregullt kërkon të plotësohen disa rregulla, mes të cilave edhe kohëpritja (el iddeh). Në vijim tregohen disa rregulla që lidhen me kohëpritjen, në raste raste të ndryshme: – “Për ato gra, të cilave u është ndërprerë...

3. Dhe e furnizon prej nga nuk e pret. Kush i mbështetet Allahut, mjaftohet me Të. Allahu ka për ta realizuar vendimin e Tij dhe Ai e ka përcaktuar çdo gjë me korrektësi.

– “Kur ato t’i afrohen mbarimit të afatit të tyre (të pritjes), atëherë, ose mbajini si duhet, ose ndajini si është më e mira!” – Kur afrohet fundi i kohëpritjes, burri është ende në kohë të bëjë zgjedhjen e tij: ose ta mbajë gruan me mirësi e mirëkuptim,...

2. Kur ato t’i afrohen mbarimit të afatit të tyre (të pritjes), atëherë, ose mbajini si duhet, ose ndajini si është më e mira! Për këtë kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj! Dëshminë bëjeni me korrektësi e për hir të Allahut! Kështu këshillohet ai që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Kush bëhet i devotshëm ndaj Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje për gjithçka.

– “Kur ato t’i afrohen mbarimit të afatit të tyre (të pritjes), atëherë, ose mbajini si duhet, ose ndajini si është më e mira!” – Kur afrohet fundi i kohëpritjes, burri është ende në kohë të bëjë zgjedhjen e tij: ose ta mbajë gruan me mirësi e mirëkuptim,...

1. O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e pastërtisë së tyre (kur ende nuk keni kontaktuar me to)! Kohën e pritjes llogariteni mirë dhe kijeni frikë Allahun, Zotin tuaj! Mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre dhe ato, gjithashtu të mos dalin, vetëm nëse ato sillen haptas në mënyrë të shëmtuar! Këto janë ligjet e Allahut. E kush del jashtë ligjeve të Allahut, e ka dëmtuar rëndë vetveten. E ku mund ta dish ti, pas kësaj, Allahu mund të sjellë diçka tjetër.

Allahu i Lartësuar, duke iu drejtuar Profetit të Tij dhe besimtarëve, thotë: – O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e pastërtisë së tyre (kur ende nuk keni kontaktuar me to)! – Nëse vendosni që të divorconi gruan, duhet ta bëni brenda udhëzimeve...