065. ET-TALAK | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Wed, 13 Apr 2022 12:47:04 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 065. ET-TALAK | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 12. Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet. https://www.tefsirkurani.al/12-allahu-eshte-ai-qe-krijoi-shtate-qiej-dhe-toka-po-aq-sa-ata-neper-to-zbret-vendimi-i-tij-per-te-qene-te-bindur-se-allahu-eshte-i-plotfuqishem-per-gjithcka-dhe-se-me-te-vertete-allahu-ka-perfshi-2/ https://www.tefsirkurani.al/12-allahu-eshte-ai-qe-krijoi-shtate-qiej-dhe-toka-po-aq-sa-ata-neper-to-zbret-vendimi-i-tij-per-te-qene-te-bindur-se-allahu-eshte-i-plotfuqishem-per-gjithcka-dhe-se-me-te-vertete-allahu-ka-perfshi-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:22:41 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16711 Është Allahu i Lartësuar Ai që krijoi shtatë qiejt dhe gjithçka në to, ashtu si edhe shtatë tokat dhe gjithçka në to. Është Ai që krijoi edhe gjithçka mes tyre dhe që vendosi ligje në gjithësinë e Tij. Allahu i Lartësuar është Ai i Cili vendosi ligjet fetare, të cilat ua shpalli profetëve të Tij, për të këshilluar, udhëzuar, përgëzuar dhe qortuar robërit. Edhe ligjet e gjithësisë, që rregullojnë funksionimin e krijimit, janë vendosur nga Allahu, i Urti, i Gjithëdituri dhe i Plotfuqishmi.

Të gjitha këto: krijimin e qiejve, Tokës e gjithçka mes tyre, vendosjen e ligjeve të funksionimit të gjithësisë dhe zbritjen e shpalljeve, Allahu i Lartësuar i bëri që krijesat ta njohin madhështinë e Tij, diturinë dhe urtësinë e Tij, pushtetin dhe krenarinë e Tij. Pushteti dhe dituria e Tij përfshijnë gjithçka. Nëse robërit do ta njohin Zotin e tyre me emrat dhe atributet e Tij të plota dhe bukura, do ta adhurojnë Atë, do ta duan me gjithë shpirt dhe do të plotësojnë çdo detyrim ndaj Tij.

Atëherë, qëllimi i krijimit dhe i ligjeve të vendosura, është njohja e Allahut të Lartësuar dhe adhurimi i Tij. Njohja e Allahut dhe adhurimi i Tij është qëllimi i jetës për adhuruesit e sinqertë të Allahut, ndërkohë që zullumqarët i kthejnë shpinën këtij qëllimi, duke mbyllur sytë dhe shpërfillur madhështinë e Atij që e krijoi këtë gjithësi dhe vendosi ligjet në të. Këtu përfundon komenti i sures Talak. Falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/12-allahu-eshte-ai-qe-krijoi-shtate-qiej-dhe-toka-po-aq-sa-ata-neper-to-zbret-vendimi-i-tij-per-te-qene-te-bindur-se-allahu-eshte-i-plotfuqishem-per-gjithcka-dhe-se-me-te-vertete-allahu-ka-perfshi-2/feed/ 0
11. Allahu ju solli një të Dërguar, që ju kumton Shpalljen e Allahut me shpjegime të qarta, për t’i nxjerrë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira prej errësirave në dritë. Kush i beson Allahut dhe bën vepra të mira, Ai do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jetë përgjithmonë. Allahu ka për t’i dhënë atij një jetë të mirë. https://www.tefsirkurani.al/11-allahu-ju-solli-nje-te-derguar-qe-ju-kumton-shpalljen-e-allahut-me-shpjegime-te-qarta-per-ti-nxjerre-ata-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-prej-erresirave-ne-drite-kush-i-beson-allahu-2/ https://www.tefsirkurani.al/11-allahu-ju-solli-nje-te-derguar-qe-ju-kumton-shpalljen-e-allahut-me-shpjegime-te-qarta-per-ti-nxjerre-ata-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-prej-erresirave-ne-drite-kush-i-beson-allahu-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:22:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16707 Allahu i Lartësuar na tregon për ndëshkimin që Ai u ka dhënë popujve të shkuar, të cilët mohuan profetët dhe refuzuan t’i nënshtroheshin ligjit të Zotit. Atyre nuk u bëri aspak dobi fuqia dhe numri i tyre i madh për t’u mbrojtur nga llogaria e ashpër dhe ndëshkimi i dhembshëm. Allahu i Madhëruar dërgoi mbi secilin prej tyre atë lloj ndëshkimi që e meritonin me veprat e tyre. Ky ishte ndëshkimi i tyre në dynja, ndërsa në ahiret dënimi është shumë herë më i ashpër. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ka përgatitur për ta dënim të rëndë, prandaj frikësojuni Allahut, o njerëz të mençur që keni besuar!”

Ajeti u drejtohet njerëzve të mençur, të cilët i kuptojnë mirë porositë e Allahut. Ai i cili i shkatërroi popujt e shkuar, për shkak të mohimit të tyre, kështu ka vepruar gjithnjë dhe kështu do të veprojë me të gjithë ata popuj që bëjnë të njëjtin krim. Nuk bëhet asnjë diferencim mes atyre që kanë cilësi të njëjta, për sa i përket shpërblimit dhe ndëshkimit. Më pas, Allahu i Lartësuar u kujton robërve  të Tij Kur’anin (kujtuesi), të cilin ia shpalli Muhamedit (a.s.). Ai u thotë, gjithashtu, që të mos bëhen si ata popujt e shkuar, që mohuan profetët e tyre.

Allahu i Lartësuar e dërgoi Muhamedin (a.s.) me udhëzim të qartë, për t’i nxjerrë krijesat nga errësirat e kufrit, injorancës, poshtërsive dhe mosbindjes, në dritën e imanit, diturisë, devotshmërisë dhe bindjes ndaj Tij. Sidoqoftë, jo të gjithë njerëzit besojnë. Ka prej atyre që nuk besojnë. Për ata që besojnë, Allahu i Lartësuar thotë: “Kush i beson Allahut dhe bën vepra të mira, Ai do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jetë përgjithmonë.” Këta e besojnë Allahun e Lartësuar duke u bazuar në dituri të saktë dhe të qartë, e cila ka ardhur prej Shpalljes, dhe punojnë sipas kësaj Shpalljeje, me sinqeritet për të kënaqur Allahun e Lartësuar.

Për të tillët, Allahu i Lartësuar premton se do t’i fusë në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të kenë mirësi të përjetshme. Atje do të kenë atë që syri se ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk e ka përfytyruar. Përveç kësaj: “Allahu ka për t’i dhënë atij një jetë të mirë.” Ndërsa ata të cilët nuk besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij ose që nuk kanë besim të saktë, të bazuar në dije të qartë, dhe nuk bëjnë me sinqeritet vepra të mira sipas këtij besimi, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/11-allahu-ju-solli-nje-te-derguar-qe-ju-kumton-shpalljen-e-allahut-me-shpjegime-te-qarta-per-ti-nxjerre-ata-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-prej-erresirave-ne-drite-kush-i-beson-allahu-2/feed/ 0
10. Allahu ka përgatitur për ta dënim të rëndë. Prandaj frikësojuni Allahut, o njerëz të mençur që keni besuar! Allahu ju solli një Kujtues. https://www.tefsirkurani.al/10-allahu-ka-pergatitur-per-ta-denim-te-rende-prandaj-frikesojuni-allahut-o-njerez-te-mencur-qe-keni-besuar-allahu-ju-solli-nje-kujtues-2/ https://www.tefsirkurani.al/10-allahu-ka-pergatitur-per-ta-denim-te-rende-prandaj-frikesojuni-allahut-o-njerez-te-mencur-qe-keni-besuar-allahu-ju-solli-nje-kujtues-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:21:14 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16703 Allahu i Lartësuar na tregon për ndëshkimin që Ai u ka dhënë popujve të shkuar, të cilët mohuan profetët dhe refuzuan t’i nënshtroheshin ligjit të Zotit. Atyre nuk u bëri aspak dobi fuqia dhe numri i tyre i madh për t’u mbrojtur nga llogaria e ashpër dhe ndëshkimi i dhembshëm. Allahu i Madhëruar dërgoi mbi secilin prej tyre atë lloj ndëshkimi që e meritonin me veprat e tyre. Ky ishte ndëshkimi i tyre në dynja, ndërsa në ahiret dënimi është shumë herë më i ashpër. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ka përgatitur për ta dënim të rëndë, prandaj frikësojuni Allahut, o njerëz të mençur që keni besuar!”

Ajeti u drejtohet njerëzve të mençur, të cilët i kuptojnë mirë porositë e Allahut. Ai i cili i shkatërroi popujt e shkuar, për shkak të mohimit të tyre, kështu ka vepruar gjithnjë dhe kështu do të veprojë me të gjithë ata popuj që bëjnë të njëjtin krim. Nuk bëhet asnjë diferencim mes atyre që kanë cilësi të njëjta, për sa i përket shpërblimit dhe ndëshkimit. Më pas, Allahu i Lartësuar u kujton robërve  të Tij Kur’anin (kujtuesi), të cilin ia shpalli Muhamedit (a.s.). Ai u thotë, gjithashtu, që të mos bëhen si ata popujt e shkuar, që mohuan profetët e tyre.

Allahu i Lartësuar e dërgoi Muhamedin (a.s.) me udhëzim të qartë, për t’i nxjerrë krijesat nga errësirat e kufrit, injorancës, poshtërsive dhe mosbindjes, në dritën e imanit, diturisë, devotshmërisë dhe bindjes ndaj Tij. Sidoqoftë, jo të gjithë njerëzit besojnë. Ka prej atyre që nuk besojnë. Për ata që besojnë, Allahu i Lartësuar thotë: “Kush i beson Allahut dhe bën vepra të mira, Ai do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jetë përgjithmonë.” Këta e besojnë Allahun e Lartësuar duke u bazuar në dituri të saktë dhe të qartë, e cila ka ardhur prej Shpalljes, dhe punojnë sipas kësaj Shpalljeje, me sinqeritet për të kënaqur Allahun e Lartësuar.

Për të tillët, Allahu i Lartësuar premton se do t’i fusë në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të kenë mirësi të përjetshme. Atje do të kenë atë që syri se ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk e ka përfytyruar. Përveç kësaj: “Allahu ka për t’i dhënë atij një jetë të mirë.” Ndërsa ata të cilët nuk besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij ose që nuk kanë besim të saktë, të bazuar në dije të qartë, dhe nuk bëjnë me sinqeritet vepra të mira sipas këtij besimi, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/10-allahu-ka-pergatitur-per-ta-denim-te-rende-prandaj-frikesojuni-allahut-o-njerez-te-mencur-qe-keni-besuar-allahu-ju-solli-nje-kujtues-2/feed/ 0
9. Ata vuajtën pasojat e punës së vet dhe fundi i tyre qe shkatërrimi. https://www.tefsirkurani.al/9-ata-vuajten-pasojat-e-punes-se-vet-dhe-fundi-i-tyre-qe-shkaterrimi-2/ https://www.tefsirkurani.al/9-ata-vuajten-pasojat-e-punes-se-vet-dhe-fundi-i-tyre-qe-shkaterrimi-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:20:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16700 Allahu i Lartësuar na tregon për ndëshkimin që Ai u ka dhënë popujve të shkuar, të cilët mohuan profetët dhe refuzuan t’i nënshtroheshin ligjit të Zotit. Atyre nuk u bëri aspak dobi fuqia dhe numri i tyre i madh për t’u mbrojtur nga llogaria e ashpër dhe ndëshkimi i dhembshëm. Allahu i Madhëruar dërgoi mbi secilin prej tyre atë lloj ndëshkimi që e meritonin me veprat e tyre. Ky ishte ndëshkimi i tyre në dynja, ndërsa në ahiret dënimi është shumë herë më i ashpër. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ka përgatitur për ta dënim të rëndë, prandaj frikësojuni Allahut, o njerëz të mençur që keni besuar!”

Ajeti u drejtohet njerëzve të mençur, të cilët i kuptojnë mirë porositë e Allahut. Ai i cili i shkatërroi popujt e shkuar, për shkak të mohimit të tyre, kështu ka vepruar gjithnjë dhe kështu do të veprojë me të gjithë ata popuj që bëjnë të njëjtin krim. Nuk bëhet asnjë diferencim mes atyre që kanë cilësi të njëjta, për sa i përket shpërblimit dhe ndëshkimit. Më pas, Allahu i Lartësuar u kujton robërve  të Tij Kur’anin (kujtuesi), të cilin ia shpalli Muhamedit (a.s.). Ai u thotë, gjithashtu, që të mos bëhen si ata popujt e shkuar, që mohuan profetët e tyre.

Allahu i Lartësuar e dërgoi Muhamedin (a.s.) me udhëzim të qartë, për t’i nxjerrë krijesat nga errësirat e kufrit, injorancës, poshtërsive dhe mosbindjes, në dritën e imanit, diturisë, devotshmërisë dhe bindjes ndaj Tij. Sidoqoftë, jo të gjithë njerëzit besojnë. Ka prej atyre që nuk besojnë. Për ata që besojnë, Allahu i Lartësuar thotë: “Kush i beson Allahut dhe bën vepra të mira, Ai do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jetë përgjithmonë.” Këta e besojnë Allahun e Lartësuar duke u bazuar në dituri të saktë dhe të qartë, e cila ka ardhur prej Shpalljes, dhe punojnë sipas kësaj Shpalljeje, me sinqeritet për të kënaqur Allahun e Lartësuar.

Për të tillët, Allahu i Lartësuar premton se do t’i fusë në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të kenë mirësi të përjetshme. Atje do të kenë atë që syri se ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk e ka përfytyruar. Përveç kësaj: “Allahu ka për t’i dhënë atij një jetë të mirë.” Ndërsa ata të cilët nuk besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij ose që nuk kanë besim të saktë, të bazuar në dije të qartë, dhe nuk bëjnë me sinqeritet vepra të mira sipas këtij besimi, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/9-ata-vuajten-pasojat-e-punes-se-vet-dhe-fundi-i-tyre-qe-shkaterrimi-2/feed/ 0
8. Sa e sa banorë të shumë vendbanimeve, që u treguan kryeneçë ndaj urdhrit të Zotit të tyre dhe ndaj të dërguarve të Tij, Ne u kemi bërë një llogari të ashpër dhe u kemi dhënë një dënim të papërshkrueshëm. https://www.tefsirkurani.al/8-sa-e-sa-banore-te-shume-vendbanimeve-qe-u-treguan-kryenece-ndaj-urdhrit-te-zotit-te-tyre-dhe-ndaj-te-derguarve-te-tij-ne-u-kemi-bere-nje-llogari-te-ashper-dhe-u-kemi-dhene-nje-denim-te-papershkru/ https://www.tefsirkurani.al/8-sa-e-sa-banore-te-shume-vendbanimeve-qe-u-treguan-kryenece-ndaj-urdhrit-te-zotit-te-tyre-dhe-ndaj-te-derguarve-te-tij-ne-u-kemi-bere-nje-llogari-te-ashper-dhe-u-kemi-dhene-nje-denim-te-papershkru/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:20:13 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16695 Allahu i Lartësuar na tregon për ndëshkimin që Ai u ka dhënë popujve të shkuar, të cilët mohuan profetët dhe refuzuan t’i nënshtroheshin ligjit të Zotit. Atyre nuk u bëri aspak dobi fuqia dhe numri i tyre i madh për t’u mbrojtur nga llogaria e ashpër dhe ndëshkimi i dhembshëm. Allahu i Madhëruar dërgoi mbi secilin prej tyre atë lloj ndëshkimi që e meritonin me veprat e tyre. Ky ishte ndëshkimi i tyre në dynja, ndërsa në ahiret dënimi është shumë herë më i ashpër. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ka përgatitur për ta dënim të rëndë, prandaj frikësojuni Allahut, o njerëz të mençur që keni besuar!”

Ajeti u drejtohet njerëzve të mençur, të cilët i kuptojnë mirë porositë e Allahut. Ai i cili i shkatërroi popujt e shkuar, për shkak të mohimit të tyre, kështu ka vepruar gjithnjë dhe kështu do të veprojë me të gjithë ata popuj që bëjnë të njëjtin krim. Nuk bëhet asnjë diferencim mes atyre që kanë cilësi të njëjta, për sa i përket shpërblimit dhe ndëshkimit. Më pas, Allahu i Lartësuar u kujton robërve  të Tij Kur’anin (kujtuesi), të cilin ia shpalli Muhamedit (a.s.). Ai u thotë, gjithashtu, që të mos bëhen si ata popujt e shkuar, që mohuan profetët e tyre.

Allahu i Lartësuar e dërgoi Muhamedin (a.s.) me udhëzim të qartë, për t’i nxjerrë krijesat nga errësirat e kufrit, injorancës, poshtërsive dhe mosbindjes, në dritën e imanit, diturisë, devotshmërisë dhe bindjes ndaj Tij. Sidoqoftë, jo të gjithë njerëzit besojnë. Ka prej atyre që nuk besojnë. Për ata që besojnë, Allahu i Lartësuar thotë: “Kush i beson Allahut dhe bën vepra të mira, Ai do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jetë përgjithmonë.” Këta e besojnë Allahun e Lartësuar duke u bazuar në dituri të saktë dhe të qartë, e cila ka ardhur prej Shpalljes, dhe punojnë sipas kësaj Shpalljeje, me sinqeritet për të kënaqur Allahun e Lartësuar.

Për të tillët, Allahu i Lartësuar premton se do t’i fusë në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të kenë mirësi të përjetshme. Atje do të kenë atë që syri se ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk e ka përfytyruar. Përveç kësaj: “Allahu ka për t’i dhënë atij një jetë të mirë.” Ndërsa ata të cilët nuk besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij ose që nuk kanë besim të saktë, të bazuar në dije të qartë, dhe nuk bëjnë me sinqeritet vepra të mira sipas këtij besimi, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/8-sa-e-sa-banore-te-shume-vendbanimeve-qe-u-treguan-kryenece-ndaj-urdhrit-te-zotit-te-tyre-dhe-ndaj-te-derguarve-te-tij-ne-u-kemi-bere-nje-llogari-te-ashper-dhe-u-kemi-dhene-nje-denim-te-papershkru/feed/ 0
7. Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që ka pak pasuri, le të japë nga ajo që i ka dhënë Allahu! Allahu nuk e ngarkon asnjë më shumë sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Allahu sjell lehtësim. https://www.tefsirkurani.al/7-ai-qe-eshte-i-pasur-le-te-shpenzoje-sipas-mundesise-se-vet-e-ai-qe-ka-pak-pasuri-le-te-jape-nga-ajo-qe-i-ka-dhene-allahu-allahu-nuk-e-ngarkon-asnje-me-shume-sa-i-ka-dhene-pas-veshtiresise-all-2/ https://www.tefsirkurani.al/7-ai-qe-eshte-i-pasur-le-te-shpenzoje-sipas-mundesise-se-vet-e-ai-qe-ka-pak-pasuri-le-te-jape-nga-ajo-qe-i-ka-dhene-allahu-allahu-nuk-e-ngarkon-asnje-me-shume-sa-i-ka-dhene-pas-veshtiresise-all-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:19:41 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16690 – “Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që ka pak pasuri, le të japë nga ajo që i ka dhënë Allahu!” – Burri që është i pasur të shpenzojë si të pasurit, dhe jo të tregohet koprrac duke shpenzuar poshtë nivelit të tij. Ndërsa ata të cilët janë të varfër ose janë ngushtë, duhet të shpenzojnë nga ajo pasuri që Allahu u ka dhënë dhe ua ka lehtësuar. Allahu i Lartësuar thotë:

“Allahu nuk e ngarkon asnjë më shumë se sa i ka dhënë.” – Kjo përshtatet plotësisht me urtësinë dhe mëshirën gjithëpërfshirëse të Allahut të Madhëruar, i Cili nuk ngarkon asnjë përtej mundësive të tij. Madje, Allahu ia lehtëson gjendjen atij që është në vështirësi. Çdokush ngarkohet aq sa i është dhënë mundësia për të përballuar. Kështu realizohet sprova në këtë dynja, qoftë në çështjen e shpenzimeve, qoftë në çdo çështje tjetër.  Më tej, i Lartësuari thotë:

“Pas vështirësisë, Allahu sjell lehtësim.” – Ky është një përgëzim për ata që janë në vështirësi, se Allahu i Lartësuar ka për t’ua larguar sprovën, madje do t’ua kthejë atë në prehje dhe qetësi, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Pa dyshim, pas vështirësisë vjen lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi!” [Inshirah 5, 6.]

]]>
https://www.tefsirkurani.al/7-ai-qe-eshte-i-pasur-le-te-shpenzoje-sipas-mundesise-se-vet-e-ai-qe-ka-pak-pasuri-le-te-jape-nga-ajo-qe-i-ka-dhene-allahu-allahu-nuk-e-ngarkon-asnje-me-shume-sa-i-ka-dhene-pas-veshtiresise-all-2/feed/ 0
6. Sipas mundësisë suaj, vendosini ato në të njëjtin vend ku banoni edhe vetë, e mos i ngushtoni për t’i detyruar të dalin. Në qoftë se ato janë shtatzana, atëherë, shpenzoni për to derisa ta lindin fëmijën! Nëse ato u japin gji fëmijëve, atëherë jepuni atyre shpërblimin që u takon dhe urdhëroni njëri-tjetrin për mirë! Në qoftë se kini probleme mes jush, atëherë le ta ushqejë me gji një tjetër https://www.tefsirkurani.al/6-sipas-mundesise-suaj-vendosini-ato-ne-te-njejtin-vend-ku-banoni-edhe-vete-e-mos-i-ngushtoni-per-ti-detyruar-te-dalin-ne-qofte-se-ato-jane-shtatzana-atehere-shpenzoni-per-to-derisa-ta-2/ https://www.tefsirkurani.al/6-sipas-mundesise-suaj-vendosini-ato-ne-te-njejtin-vend-ku-banoni-edhe-vete-e-mos-i-ngushtoni-per-ti-detyruar-te-dalin-ne-qofte-se-ato-jane-shtatzana-atehere-shpenzoni-per-to-derisa-ta-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:19:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16684 “Sipas mundësisë suaj, vendosini ato në të njëjtin vend ku banoni edhe vetë, …” – Në fillim të kësaj sureje, Allahu i Lartësuar e bëri të ndaluar nxjerrjen e gruas së divorcuar nga shtëpia e burrit në kohën e pritjes. Ndërsa në këto ajete, Ai përcakton mënyrën dhe masën e kujdesit ndaj saj. Strehimi dhe shërbimet për të duhet të bëhen ashtu si e kërkon zakoni për sojin dhe nivelin shoqëror të burrit dhe të gruas. Sigurisht, kjo të bëhet brenda mundësive të burrit, duke mos e rënduar atë.

– “… e mos i ngushtoni për t’i detyruar të dalin.” – Mos e ngushtoni gruan me fjalë, vepra dhe me sjellje të vrazhdë, që t’a detyroni atë të dalë nga shtëpia para plotësimit të kohëpritjes, sepse në këtë mënyrë, edhe pse ajo mund të duket sikur del me dëshirën e saj, jeni ju që e keni detyruar, gjë për të cilën Allahu ju ka ndaluar. Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar e ka ndaluar edhe gruan që të dalë nga streha bashkëshortore përgjatë kohëpritjes, por kjo s’do të thotë që ajo të torturohet me vështirësi dhe padrejtësi.

“Në qoftë se ato janë shtatzana, atëherë, shpenzoni për to derisa ta lindin fëmijën!” – Nëse gruaja e divorcuar është shtatzënë, është detyrë për burrin të kujdeset për të. Kjo bëhet për shkak të frytit që ajo mban në barkun e saj. Edhe një herë – e theksoj – kjo është detyrë në rastin e divorcit të kthyeshëm (talak raxh’ij). Ky detyrim përfundon me lindjen e fëmijës. Pas lindjes, ajo ose e ushqen me gji fëmijën e saj ose jo, sipas rregullit të përcaktuar nga Allahu i Lartësuar.190

“Nëse ato u japin gji fëmijëve, atëherë jepuni atyre shpërblimin që u takon …” – Është detyrë për burrin që ta paguajë nënën e fëmijës për gjidhënien, sipas marrëveshjes mes tyre, nëse ka marrëveshje. Nëse jo, ajo meriton të trajtohet njëlloj si gratë e ngjashme të fisit të saj.

“… dhe urdhëroni njëri-tjetrin për mirë!” – Të dy bashkëshortët duhet ta urdhërojnë njëri-tjetrin për çdo gjë që u sjell mirësi për dynjanë dhe ahiretin e tyre. Braktisja e urdhërimit për të mirë dhe largimi nga të këqijat sjell dëme që mund t’i dijë dhe përshkruajë veçse Allahu i Lartësuar. Kjo porosi është mëse e dobishme për rastin në fjalë, sepse gjatë kohëpritjes, sidomos kur gruaja është shtatzënë, hapen debate e mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, si: masa e shpenzimeve për gruan apo edhe për fëmijën pas ndarjes etj.

Të gjitha këto nxisin urrejtje, armiqësi dhe grindje, të cilat bëjnë që robi t’i shkelë kufijtë e Allahut. Ndërsa urdhërimi për të mira dhe nxitja për devotshmëri në mënyrë të ndërsjelltë e zbut atmosferën e rënduar dhe siguron drejtësinë, aq të vështirë për t’u çuar në vend. Ligji i Zotit na mëson që të sillemi mirë, me butësi, mëshirë dhe tolerancë dhe të mbajmë drejtësi në çdo gjendje dhe situatë.

“Në qoftë se kini probleme mes jush, atëherë le ta ushqejë me gji një tjetër.” – Nëse nuk bini dakord për gjidhënien e fëmijës, atëherë zgjidhni një gjidhënëse tjetër, sipas rregullit. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “…Nëse ju dëshironi gjidhënëse tjetër për fëmijën tuaj, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ju, me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrën e duhur. Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu ju sheh se çfarë bëni.” [Bekare 233]. Kështu veprohet nëse fëmija e pranon gjirin e grave të tjera, veç nënës së tij. Por nëse fëmija pranon veçse gjirin e nënës së tij, atëherë ajo e ka detyrë gjidhënien.

Madje, nëse refuzon që ta bëjë këtë shërbim, nëna detyrohet që ta bëjë një gjë të tillë, sigurisht kundrejt një vlere, e cila paguhet nga babai ose kujdestarët e fëmijës. Për këtë merret për bazë masa që u jepet gjidhënëseve të fisit të saj, nëse nuk bien dakord për pagesën. Ky gjykim është përnxjerrë nga kuptimi i ajetit. Kur fëmija është në barkun e nënës, është e detyrueshme për kujdestarin e tij (babain) të shpenzojë për të dhe për nënën. Pas lindjes, nëse fëmija mund të ushqehet me gji edhe nga gjidhënëse të tjera, përveç nënës së tij,

Allahu i Lartësuar jep dy alternativa për kujdestarin (babain) e fëmijës: ose pagesën e nënës së fëmijës për gjidhënien e saj, sipas një marrëveshjeje mes palëve, ose përzgjedhjen e një gjidhënëse tjetër, kundrejt pagesës së pranuar. Ndërsa kur fëmija nuk pranon gji tjetër veç gjirit të nënës, atëherë situata i ngjan kohës kur fëmija është ende në barkun e nënës, prandaj nëna e ka detyrë ta ushqejë me gji, ndërsa kujdestari i fëmijës e ka për detyrë mbulimin e shpenzimeve. Në vijim, Allahu i Lartësuar përcakton masën e këtyre shpenzimeve në varësi të gjendjes së burrit, duke thënë:

190 Shih te surja Bekare, vëll. 1 / 206. Allahu i Lartësuar thotë: “Nënat le t’u japin gji foshnjave të tyre dy vite të plota, për ato që duan ta plotësojnë gjidhënien. I ati i fëmijës ka përgjegjësi për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre, ashtu si është zakoni. Askush nuk ngarkohet më tepër sesa ka mundësi. Nëna të mos dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Edhe trashëgimtari ka të njëjta përgjegjësi. E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi, ata vendosin për ndërprerjen e gjidhënies, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ta. Nëse ju dëshironi gjidhënëse tjetër për fëmijën tuaj, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ju, me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrë të duhur. Ruajuni prej Allahut dhe dijeni se Allahu ju sheh se çfarë bëni.” [Bekare, 233].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/6-sipas-mundesise-suaj-vendosini-ato-ne-te-njejtin-vend-ku-banoni-edhe-vete-e-mos-i-ngushtoni-per-ti-detyruar-te-dalin-ne-qofte-se-ato-jane-shtatzana-atehere-shpenzoni-per-to-derisa-ta-2/feed/ 0
5. Ky është gjykimi i Allahut, të cilin e shpalli për ju. Kush bëhet i devotshëm ndaj Allahut, Ai ia mbulon të këqijat dhe ia shton shpërblimin https://www.tefsirkurani.al/5-ky-eshte-gjykimi-i-allahut-te-cilin-e-shpalli-per-ju-kush-behet-i-devotshem-ndaj-allahut-ai-ia-mbulon-te-keqijat-dhe-ia-shton-shperblimin-2/ https://www.tefsirkurani.al/5-ky-eshte-gjykimi-i-allahut-te-cilin-e-shpalli-per-ju-kush-behet-i-devotshem-ndaj-allahut-ai-ia-mbulon-te-keqijat-dhe-ia-shton-shperblimin-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:18:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16679 “Ky është gjykimi i Allahut, të cilin e shpalli për ju.” – Këto rregulla të Zotit, që Ai jua qartësoi mirë, duhet të trajtohen nga ju ashtu siç e meritojnë, domethënë, duke i zbatuar dhe plotësuar me dëshirë dhe madhërim.

– “Kush bëhet i devotshëm ndaj Allahut, Ai ia mbulon të këqijat dhe ia shton shpërblimin.” – Kështu, ky njeri shpëton nga çdo e keqe dhe arrin të realizojë çdo synim të tij, duke u kënaqur.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/5-ky-eshte-gjykimi-i-allahut-te-cilin-e-shpalli-per-ju-kush-behet-i-devotshem-ndaj-allahut-ai-ia-mbulon-te-keqijat-dhe-ia-shton-shperblimin-2/feed/ 0
4. Për ato gra, të cilave u është ndërprerë cikli mujor, nëse nuk jeni të sigurt për to, dijeni se koha e pritjes së tyre është tre muaj, e po kaq është edhe për ato që ende nuk u kanë ardhur të përmuajshmet. Për shtatzanat, afati i pritjes është derisa ato të lindin. Kush bëhet i devotshëm ndaj Allahut, Ai ka për t’ia lehtësuar punët. https://www.tefsirkurani.al/4-per-ato-gra-te-cilave-u-eshte-nderprere-cikli-mujor-nese-nuk-jeni-te-sigurt-per-to-dijeni-se-koha-e-pritjes-se-tyre-eshte-tre-muaj-e-po-kaq-eshte-edhe-per-ato-qe-ende-nuk-u-kane-ardhur-te-permu-2/ https://www.tefsirkurani.al/4-per-ato-gra-te-cilave-u-eshte-nderprere-cikli-mujor-nese-nuk-jeni-te-sigurt-per-to-dijeni-se-koha-e-pritjes-se-tyre-eshte-tre-muaj-e-po-kaq-eshte-edhe-per-ato-qe-ende-nuk-u-kane-ardhur-te-permu-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 18:17:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=16672 Allahu i Lartësuar na mësoi që një divorc i rregullt kërkon të plotësohen disa rregulla, mes të cilave edhe kohëpritja (el iddeh). Në vijim tregohen disa rregulla që lidhen me kohëpritjen, në raste raste të ndryshme:

– “Për ato gra, të cilave u është ndërprerë cikli mujor, nëse nuk jeni të sigurt për to, dijeni se koha e pritjes së tyre është tre muaj, …” – Flitet për gratë që kanë pasur menstruacione, por pastaj u janë ndërprerë për shkak të moshës ose për shkaqe të tjera, dhe nuk shpresojnë më që ato t’u kthehen. Kohëpritja e kësaj kategorie është tre muaj. Kështu, në vend të çdo periode llogaritet një muaj.

“… e po kaq është edhe për ato që ende nuk u kanë ardhur të përmuajshmet.” – Domethënë, për vajzat që ende nuk u kanë ardhur periodat, për shkak të moshës shumë të re, ose për ato vajza të rritura të cilave ende nuk u kanë ardhur periodat plotësisht dhe qartësisht. Edhe këto konsiderohen si kategoria e mësipërme, për sa i përket kohëpritjes. Ato duhet të presin tre muaj.

Kohëpritjen e grave që u kanë ardhur rregullisht periodat, Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar në suren Bekare, ajeti 228, ku thotë: “Gratë e divorcuara janë të detyruara të presin deri në tri perioda.” 189

  “Për shtatzanat, afati i pritjes është derisa ato të lindin.” – Kështu, koha e pritjes së tyre nuk matet as me muaj dhe as me perioda.

“Kush bëhet i devotshëm ndaj Allahut, Ai ka për t’ia lehtësuar punët.” – Atij që i druhet Allahut të Lartësuar, duke zbatuar porositë e Tij, Allahu ia lehtëson çështjet dhe çdo gjë të vështirë ia bën më të thjeshtë.

189 Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kuptimit të fjalës “kur’un”, që është përmendur në ajet. Kështu, disa janë të mendimit se ajo tregon ciklin e mestruacioneve. Pra, sipas këtij shpjegimi, gruaja e ndarë duhet të presë deri sa t’i kalojnë tri cikle mestruacionesh. Ndërsa të tjerë mendojnë se me fjalën “kur’un” është për qëllim shikimi i pastrimit, pas përfundimit të mestruacioneve.

Sipas këtij mendimi, gruaja e ndarë duhet të presë sa të bëhen tri periudha pastrimi. Megjithatë, më i saktë është mendimi i parë, që thotë se ‘kur’un’ quhet cikli i mestruacioneve. Pra, sipas mendimit më të saktë, gruaja duhet të presë që asaj t’i vijnë tri herë të përmuajshmet.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/4-per-ato-gra-te-cilave-u-eshte-nderprere-cikli-mujor-nese-nuk-jeni-te-sigurt-per-to-dijeni-se-koha-e-pritjes-se-tyre-eshte-tre-muaj-e-po-kaq-eshte-edhe-per-ato-qe-ende-nuk-u-kane-ardhur-te-permu-2/feed/ 0
3. Dhe e furnizon prej nga nuk e pret. Kush i mbështetet Allahut, mjaftohet me Të. Allahu ka për ta realizuar vendimin e Tij dhe Ai e ka përcaktuar çdo gjë me korrektësi. https://www.tefsirkurani.al/3-dhe-e-furnizon-prej-nga-nuk-e-pret-kush-i-mbeshtetet-allahut-mjaftohet-me-te-allahu-ka-per-ta-realizuar-vendimin-e-tij-dhe-ai-e-ka-percaktuar-cdo-gje-me-korrektesi/ https://www.tefsirkurani.al/3-dhe-e-furnizon-prej-nga-nuk-e-pret-kush-i-mbeshtetet-allahut-mjaftohet-me-te-allahu-ka-per-ta-realizuar-vendimin-e-tij-dhe-ai-e-ka-percaktuar-cdo-gje-me-korrektesi/#respond Tue, 10 Aug 2021 10:11:10 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=12701 “Kur ato t’i afrohen mbarimit të afatit të tyre (të pritjes), atëherë, ose mbajini si duhet, ose ndajini si është më e mira!” – Kur afrohet fundi i kohëpritjes, burri është ende në kohë të bëjë zgjedhjen e tij: ose ta mbajë gruan me mirësi e mirëkuptim, duke përmbushur detyrimet e ndërsjellta, ose ta lëshojë atë. Por nëse koha e pritjes mbaron, ai nuk ka më të drejtë ta kthejë atë grua, veçse me një akt të ri martesor. Nuk lejohet që burri ta kthejë më atë, sepse kështu e bën të vuajë më shumë. Edhe ndarja duhet të bëhet sipas rregullave islame, me drejtësi dhe larg harameve, larg fyerjeve dhe pa e shtrënguar gruan që t’i marrësh mbrapsht pasurinë (mehr-in) që i ke dhënë.

– “Për këtë kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj!” – Qoftë kur bëni divorcin, qoftë kur e ktheni gruan, merrni dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, domethënë dy burra muslimanë, që janë të drejtë e të ndershëm. Nëpërmjet kësaj dëshmie i pritet rruga çdo keqkuptimi e grindjeje. Gjithashtu, nëpërmjet dëshmisë, të drejtat dhe përgjegjësitë nuk mund të fshihen apo të shkelen padrejtësisht. Pastaj Allahu i Lartësuar u drejtohet dëshmitarëve dhe u thotë:

“Dëshminë bëjeni me korrektësi e për hir të Allahut!” – Dëshmoni me drejtësi dhe saktësi, pa shtuar dhe pakësuar gjë. Me dëshminë tuaj, të synoni kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe mos e shtrembëroni atë për hir të lidhjeve shoqërore e farefisnore.

“Kështu këshillohet ai që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit.” – Nga këto rregulla merr mësim ai që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit. Nuk ka dyshim se besimi në Allahun dhe Ditën e Gjykimit është një nga shkaktarët më të fortë që e bën njeriun që të përfitojë nga këshillat e Zotit, t’i japë përparësi ahiretit dhe të kryejë punë të mira sa të ketë mundësi. Ndryshe ndodh me njeriun që e ka zemrën larg prej imanit. Atë nuk e shqetëson aspak ligësia dhe humbja ku është zhytur dhe këshillat nuk i bëjnë aspak dobi.

“Kush bëhet i devotshëm ndaj Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje për gjithçka dhe e furnizon prej nga nuk e pret.” – Duke qenë se divorci sjell shqetësim, trishtim e ngushtim për robin, Allahu i Lartësuar urdhëron për devotshmëri ndaj Tij. Ai na urdhëron që, edhe në këtë gjendje të vështirë, të përkushtohemi në zbatimin e porosive të Tij. Nëse burri e kryen divorcin brenda normave të Sheriatit, ashtu siç u përshkrua më lart, atëherë ai ka hapësirë zgjedhjeje, pasi edhe mund ta kthejë këtë vendim, nëse ndërron mendje. Atij që vepron në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar ka për t’i sjellë çlirim, lehtësim e rrugëdalje nga vështirësia.

Edhe pse ajeti flet veçanërisht për divorcin, më i rëndësishëm është aspekti gjithëpërfshirës i tij. Në këtë mënyrë, ajeti tregon që çdokush  që i frikësohet Allahut, duke qëndruar brenda kufijve të Tij për çdo çështje, duke synuar me këtë arritjen e kënaqësisë së Allahut të Lartësuar, do të shpërblehet nga Ai me plot të mira në dynja dhe në ahiret. Ndër shpërblimet që Allahu i Lartësuar premton për devotshmërinë është edhe çlirimi, lehtësimi ose rrugëdalja në çdo situatë të rëndë. Ashtu sikurse ai që i frikësohet Allahut do të gjejë çlirim dhe lehtësim, ashtu edhe ai i cili nuk tregohet i devotshëm e ka gjithmonë të vështirë daljen nga situatat e krizës, pasi e ka lidhur veten me prangat e mosbindjes.

Le të marrim shembullin e divorcit. Nëse robi nuk tregohet i devotshëm, pra, nuk zbaton porositë e Zotit në këtë çështje, por e kryen divorcin jashtë normave të caktuara (si për shembull, duke deklaruar divorcin tri herë në një moment), ai ka për t’u penduar thellë për veprimin e tij, por tashmë nuk mund të rregullojë më asgjë. Gjithashtu, atij që tregohet i devotshëm, Allahu i Lartësuar ka për t’ia lehtësuar rizkun dhe mirësitë në mënyra që robi kurrë nuk i ka llogaritur apo menduar.

“Kush i mbështetet Allahut, mjaftohet me Të.” – Për robin që i mbështetet Allahut në çështjet e fesë dhe të dynjasë, duke i kërkuar ndihmë Atij për arritjen e të mirave dhe për mbrojtjen nga të këqijat, duke qenë i bindur se kjo ndihmë do t’i jepet, Allahu i Lartësuar do të jetë i mjaftueshëm për të. Allahu i Lartësuar do ta ndihmojë patjetër këtë njeri për nevojat që ka. Allahu i Lartësuar është më i Pasuri, i Fuqishmi, Krenari dhe i Gjithëmëshirshmi. Allahu është më pranë robit se çdo gjë tjetër. Ai mund t’i plotësojë lutjet dhe kërkesat e robit menjëherë, në çast dhe pa u vonuar. Por ndoshta urtësia e Tij e kërkon që përgjigjja të vonohet për një kohë më të përshtatshme, prandaj i Lartësuari thotë:

– “Allahu ka për ta realizuar vendimin e Tij dhe Ai e ka përcaktuar çdo gjë me korrektësi.” – Çdo urdhër dhe ligj i Tij do të ekzekutohet patjetër, por Allahu i Lartësuar ka përcaktuar kohën, vendin dhe masën e çdo gjëje dhe asgjë nuk mund të dalë jashtë përcaktimit të Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/3-dhe-e-furnizon-prej-nga-nuk-e-pret-kush-i-mbeshtetet-allahut-mjaftohet-me-te-allahu-ka-per-ta-realizuar-vendimin-e-tij-dhe-ai-e-ka-percaktuar-cdo-gje-me-korrektesi/feed/ 0