064. ET-TEGABUN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Wed, 11 May 2022 05:28:12 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 064. ET-TEGABUN | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 18. Ai është i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet, Ngadhënjimtari dhe i Urti. https://www.tefsirkurani.al/18-ai-eshte-i-gjithedituri-per-te-fshehtat-dhe-te-dukshmet-ngadhenjimtari-dhe-i-urti/ https://www.tefsirkurani.al/18-ai-eshte-i-gjithedituri-per-te-fshehtat-dhe-te-dukshmet-ngadhenjimtari-dhe-i-urti/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:35:03 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10118 “Ai është i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet, Ngadhënjimtari dhe i Urti.” – Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për çdo gjë të fshehtë apo të dukshme. Ai është i Gjithëditur qoftë për ushtritë e Tij, të cilat i di vetëm Ai dhe askush tjetër, qoftë për krijesat të cilat shihen edhe nga robërit. Allahu i Lartësuar është El Aziz – Ngadhënjimtari, i Pamposhturi. Atij nuk mund t’i shmanget askush.

Para pushtetit të Tij, çdo gjë është e nënshtruar. Allahu është El Hakim – i Urti. Çdo gjë që e ka krijuar, Allahu e ka bërë me një urtësi të madhe. Çdo ligj që ka vendosur, Allahu e ka vendosur me urtësinë e Tij. Ai çdo gjë e vendos në vendin e vet, duke i dhënë hakun që i takon. Këtu përfundon tefsiri i sures Tegabun, dhe vetëm Allahut i takon falënderimi dhe mirënjohja për gjithçka!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/18-ai-eshte-i-gjithedituri-per-te-fshehtat-dhe-te-dukshmet-ngadhenjimtari-dhe-i-urti/feed/ 0
17. Nëse i jepni Allahut një ‘hua’ të mirë, Ai do t’jua shumëfishojë atë dhe do t’ju falë gjynahet. Allahu është Mirënjohës i madh dhe i Butë. https://www.tefsirkurani.al/17-nese-i-jepni-allahut-nje-hua-te-mire-ai-do-tjua-shumefishoje-ate-dhe-do-tju-fale-gjynahet-allahu-eshte-mirenjohes-i-madh-dhe-i-bute/ https://www.tefsirkurani.al/17-nese-i-jepni-allahut-nje-hua-te-mire-ai-do-tjua-shumefishoje-ate-dhe-do-tju-fale-gjynahet-allahu-eshte-mirenjohes-i-madh-dhe-i-bute/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:34:40 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10115   “Nëse i jepni Allahut një ‘hua’ të mirë, Ai do t’jua shumëfishojë atë dhe do t’ju falë gjynahet.” – Një ‘hua’ e tillë konsiderohet çdo shpenzim prej pasurisë hallall, nëse robi me të synon të kënaqë Allahun e Lartësuar dhe të lumturohet me vështrimin në fytyrën e Allahut në Xhenet, por edhe duke e shpenzuar atë atje ku duhet. Për këtë vepër të mirë, Allahu i Lartësuar e shumëfishon dhjetëfish, shtatëqindfish e shumë herë më shumë shpërblimin, në krahasim me shpenzimin e kryer.

Madje, si pjesë e shpërblimit të atij që shpenzon për hir të Zotit është edhe falja e gjynaheve, sepse i Lartësuari thotë: “…dhe do t’ju falë gjynahet”. Nuk ka dyshim se gjynahet fshihen nga Allahu i Lartësuar nëpërmjet veprave të mira në përgjithësi, dhe nga sadakaja në mënyrë të veçantë, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, edhe në orët e afërta të natës! Sigurisht që veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Ky është kujtim për ata që kujtojnë (Zotin e tyre). Bëj durim, se, me të vërtetë, Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve!” [Hud 114, 115].

– “Allahu është Mirënjohës i madh dhe i Butë.” – Allahu i Lartësuar është Shekur – Mirënjohës i madh. Ai nuk shpërfill asgjë të mirë, sado e vogël dhe e parëndësishme të duket. Allahu pranon dhe shpërblen pa masë, me bujarinë e Tij të pashembullt, madje edhe për veprat më të vogla të kryera nga robi. Edhe pse ato vepra mund të jenë të vogla, të mangëta dhe të padenja si lavdërim për madhështinë e Krijuesit, përsëri Bujari i Madhëruar shpërblen shumë për to. Allahu i Lartësuar tregohet mirënjohës dhe shpërblyes shumë i madh për atë rob që, për hir të Tij, duron vështirësitë dhe rëndesat, duron gjatë përpjekjeve për të plotësuar detyrimet që Ai i ka ngarkuar.

I Lartësuari e ka bërë rregull të pakthyeshëm: nëse dikush lë diçka për hir të Allahut, Allahu ka për t’ia zëvendësuar atë gjë me diçka më të mirë se ajo. Allahu i Lartësuar është Halim – i Butë, pra, nuk nxitohet që ta ndëshkojë menjëherë gabimtarin, por e afatizon dhe i jep mundësi atij të pendohet. Ai e afatizon, por kurrë nuk e harron dhe ta lërë pa e marrë në përgjegjësi. Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. Por, Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. Por kur të vijë afati i tyre, (le ta dinë se) Allahu Shikon gjithçka nga robërit e vet.” [Fatir 45].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/17-nese-i-jepni-allahut-nje-hua-te-mire-ai-do-tjua-shumefishoje-ate-dhe-do-tju-fale-gjynahet-allahu-eshte-mirenjohes-i-madh-dhe-i-bute/feed/ 0
16. Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni, dëgjoni, binduni dhe shpenzoni për bamirësi! Kjo është në të mirën tuaj. Kush i ruhet koprracisë së vetes, është i shpëtuar. https://www.tefsirkurani.al/16-behuni-te-devotshem-ndaj-allahut-sa-te-mundeni-degjoni-binduni-dhe-shpenzoni-per-bamiresi-kjo-eshte-ne-te-miren-tuaj-kush-i-ruhet-koprracise-se-vetes-eshte-i-shpetuar/ https://www.tefsirkurani.al/16-behuni-te-devotshem-ndaj-allahut-sa-te-mundeni-degjoni-binduni-dhe-shpenzoni-per-bamiresi-kjo-eshte-ne-te-miren-tuaj-kush-i-ruhet-koprracise-se-vetes-eshte-i-shpetuar/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:33:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10113 “Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni, …” – Allahu i Lartësuar na urdhëron për devotshmëri ndaj Tij. Devotshmëria realizohet me kryerjen e urdhëresave dhe largimin nga haramet, me dashuri, madhërim dhe nënshtrim ndaj Allahut të Lartësuar. Urdhrin për devotshmëri Allahu i Lartësuar e ka lidhur ngushtë me mundësinë dhe fuqinë tonë për ta realizuar atë. Ai na ka urdhëruar të jemi të devotshëm sa të kemi mundësi dhe fuqi, jo jashtë mundësive tona.

Ky ajet tregon, gjithashtu, se për çdo detyrim të Sheriatit që robi nuk ka mundësi dhe fuqi ta zbatojë, ai nuk do të merret në përgjegjësi. Nga ana tjetër, nëse robi ka mundësi që të realizojë një pjesë të detyrimit, por nuk ka mundësi ta realizojë pjesën tjetër, ai duhet ta kryejë patjetër atë që ka mundësi. Për pjesën tjetër ai është i justifikuar dhe nuk merret në përgjegjësi. Kjo i ngjan thënies së Profetit (a.s): “Nëse ju urdhëroj për diçka, zbatojeni aq sa keni mundësi!”. Ky rregull i Sheriatit vlen për një mori çështjesh të Sheriatit.

“… dëgjoni, binduni dhe shpenzoni për bamirësi! – Allahu i Lartësuar urdhëron për disa gjëra, të cilat, nëse zbatohen, Ai premton el felah-un, domethënë, fitoren e madhe, arritjen e çdo mirësie dhe shpëtimin nga të këqijat. Allahu i Lartësuar thotë së pari:

“Dëgjoni!” – Pra, dëgjoni këshillat, qortimet dhe paralajmërimet që Allahu ju jep. Dëgjoni ligjet që Zoti ju ka caktuar për të jetuar sipas tyre! Dëgjoni diturinë e dobishme dhe të vërtetë, me qëllimin që të bindeni dhe të punoni sipas saj me sinqeritet për Allahun!

“Binduni!” – Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij në të gjitha porositë e tyre, të cilat janë udhëzimi më i mirë dhe rruga e vetme për rregullimin e çështjeve tuaja!

– “Shpenzoni!” – Shpenzoni për hir të Allahut, qoftë duke bërë shpenzimet e detyrueshme, të urdhëruara nga Allahu, qoftë shpenzimet e pëlqyeshme e vullnetare. Pa dyshim, kjo është gjëja më e mirë për ju, qoftë në lidhje me mbarësinë në jetën e dynjasë, qoftë në lidhje në përfundimin e mirë në ahiret.

“Kjo është në të mirën tuaj.” – Nuk ka dyshim se e gjithë mirësia është e lidhur ngushtë me zbatimin e porosive të Allahut të Lartësuar dhe nënshtrimin ndaj ligjit të Tij. Nga ana tjetër, e gjithë e keqja vjen nga moszbatimi i porosive të Allahut të Lartësuar dhe mosnënshtrimi ndaj ligjit të Tij. Por është një faktor, i cili pengon shumë njerëz që të bëjnë shpenzimet e detyrueshme. Ky është vesi i koprracisë, që karakterizon shumicën e njerëzve. Ajo i bën njerëzit që të dëshirojnë gjithçka për vete dhe të urrejnë ndarjen e pasurisë së tyre me të tjerët. Për ata që Allahu i Lartësuar i ka ruajtur nga koprracia, të cilët shpenzojnë lirshëm në fushat e mirësisë, thuhet:

“Kush i ruhet koprracisë së vetes, është i shpëtuar.” – Ata janë të shpëtuar dhe të fituar, sepse arrijnë të gjitha gjërat e mira që dëshirojnë dhe shpëtojnë nga çdo gjë së cilës i druhen. Ky ajet nuk bën fjalë vetëm për shpenzimin në rrugën e Allahut, por ai është nxitje për të zbatuar me përpikmëri çdo urdhër të Allahut të Lartësuar dhe të Profetit të Tij. Arsyeja është se kur shpirti i njeriut është i mbushur me koprraci, ai nuk bindet për asnjë porosi hyjnore. Koprracia e mban robin të prangosur, duke e privuar atë nga shumë të mira, të dynjasë dhe të ahiretit, dhe duke e bërë atë të harrojë edhe vetveten.

Nga ana tjetër, nëse shpirti i njeriut është i çliruar nga koprracia, nëse është i qetë dhe plot besim në dobitë dhe mirësitë që sjell zbatimi i ligjeve të Zotit, nëse ai synon që të kënaqë Zotin e Lartësuar, madje e bën këtë lajtmotivin e jetës së tij, atëherë atë nuk e pengon asgjë nga veprat e mira, qoftë në kryerjen e detyrimeve, mes të cilave edhe shpenzimi në rrugët e mirësive, qoftë në largimin nga haramet.

Mjafton që ai të mësojë një porosi të Zotit apo të Profetit, dhe ai menjëherë nxiton që ta kryejë atë me të gjitha mundësitë e tij, sepse e di se zbatimi i saj e kënaq Zotin e Lartësuar. Të tillë adhurues do të fitojnë çdo mirësi të premtuar nga Zoti i Lartësuar dhe do të jenë të sigurt nga çdo e keqe apo ndëshkim. Pastaj Allahu i Lartësuar vijon të inkurajojë në mënyrë të veçantë dhe të theksuar për shpenzimin në rrugën e Tij. Ai thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/16-behuni-te-devotshem-ndaj-allahut-sa-te-mundeni-degjoni-binduni-dhe-shpenzoni-per-bamiresi-kjo-eshte-ne-te-miren-tuaj-kush-i-ruhet-koprracise-se-vetes-eshte-i-shpetuar/feed/ 0
15. Nuk ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë veçse sprovë, ndërsa tek Allahu është shpërblimi i madh. https://www.tefsirkurani.al/15-nuk-ka-dyshim-se-pasuria-juaj-dhe-femijet-tuaj-jane-vecse-sprove-ndersa-tek-allahu-eshte-shperblimi-i-madh/ https://www.tefsirkurani.al/15-nuk-ka-dyshim-se-pasuria-juaj-dhe-femijet-tuaj-jane-vecse-sprove-ndersa-tek-allahu-eshte-shperblimi-i-madh/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:33:22 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10111 “Nuk ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë veçse sprovë, ndërsa tek Allahu është shpërblimi i madh.” – Të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet me ta! Ai që i ruan kufijtë e Allahut në çdo aspekt të jetës, le ta dijë se tek Allahu e pret një shpërblim i madh. Atje e pret përjetësia në Xhenetin e mirësisë dhe bujarisë së pamatë të Allahut të Lartësuar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/15-nuk-ka-dyshim-se-pasuria-juaj-dhe-femijet-tuaj-jane-vecse-sprove-ndersa-tek-allahu-eshte-shperblimi-i-madh/feed/ 0
14. O ju që keni besuar, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj. Prandaj kini kujdes prej tyre. Nëse i falni, toleroni dhe ua mbuloni gabimet e tyre, ta dini se edhe Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. https://www.tefsirkurani.al/14-o-ju-qe-keni-besuar-vertet-disa-nga-bashkeshortet-tuaja-dhe-femijet-tuaj-jane-armiqte-tuaj-prandaj-kini-kujdes-prej-tyre-nese-i-falni-toleroni-dhe-ua-mbuloni-gabimet-e-tyre-ta-dini-se-edhe-a/ https://www.tefsirkurani.al/14-o-ju-qe-keni-besuar-vertet-disa-nga-bashkeshortet-tuaja-dhe-femijet-tuaj-jane-armiqte-tuaj-prandaj-kini-kujdes-prej-tyre-nese-i-falni-toleroni-dhe-ua-mbuloni-gabimet-e-tyre-ta-dini-se-edhe-a/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:32:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10109 “O ju që keni besuar, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj. Prandaj kini kujdes prej tyre.” – Allahu i Lartësuar i këshillon besimtarët që të mos hutohen me gratë dhe fëmijët e tyre, sepse disa prej tyre mund të jenë edhe armiq. Armik është ai që të dëshiron të keqen, prandaj detyra jote është që të jesh i kujdesshëm, i përgatitur mirë dhe vigjilent ndaj tij. Sigurisht, njeriu është i prirur për nga natyra e tij që t’i dojë bashkëshorten dhe fëmijët, por Allahu i Lartësuar i këshillon robërit e Tij që të jenë të kujdesshëm dhe të mos iu përgjigjen kërkesave të grave dhe të fëmijëve të tyre, kur ato bien në kundërshtim me kërkesat e fesë.

Allahu i Lartësuar i nxit robërit e tij që të zbatojnë porositë e Tij dhe gjithmonë t’i japin përparësi kënaqësisë së Tij, duke u kujtuar shpërblimin e madh që ka përgatitur për ta. Ata duhet që t’i japin përparësi ahiretit, kundrejt kësaj dynjaje të përkoshme dhe mashtruese, e cila një ditë do të zhduket. Dikush mund ta keqkuptojë këtë porosi, duke menduar gabimisht se duhet të tregohet i ashpër me gratë dhe fëmijët. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e bën të qartë duke na urdhëruar që, nga njëra anë, të kemi kujdes, por gjithashtu të tregohemi të butë, tolerant dhe falës me ta. Duke zbatuar këtë porosi të Allahut të Lartësuar, do të arrijmë mirësi të panumërta:

“Nëse i falni, toleroni dhe ua mbuloni gabimet e tyre, ta dini se edhe Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Shpërblimi i Allahut është sipas veprës së robit. Kur një njeri e fal tjetrin, edhe Allahu e fal atë, nëse tregohet i butë dhe tolerant me tjetrin, edhe Allahu i Lartësuar tregohet i butë dhe e toleron atë, nëse ai ua mbulon të metat dhe tregohet i mëshirshëm me njerëzit e tjerë, Allahu ia mbulon të metat dhe tregohet i mëshirshëm me këtë njeri. Ai që bën veprat të cilat Allahu i Lartësuar i pëlqen dhe i trajton njerëzit e tjerë ashtu si ata kënaqen, por duke u ruajtur nga haramet dhe gjërat e dëmshme, ai ka për të arritur dashurinë e Allahut dhe dashurinë e krijesave. Përveç kësaj, mbarësia e çështjeve të tij do të jetë e vijueshme dhe e sigurt.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/14-o-ju-qe-keni-besuar-vertet-disa-nga-bashkeshortet-tuaja-dhe-femijet-tuaj-jane-armiqte-tuaj-prandaj-kini-kujdes-prej-tyre-nese-i-falni-toleroni-dhe-ua-mbuloni-gabimet-e-tyre-ta-dini-se-edhe-a/feed/ 0
13. Allahu është Ai që, veç Tij, nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Prandaj vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! https://www.tefsirkurani.al/13-allahu-eshte-ai-qe-vec-tij-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-me-merite-prandaj-vetem-allahut-le-ti-mbeshteten-besimtaret/ https://www.tefsirkurani.al/13-allahu-eshte-ai-qe-vec-tij-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-me-merite-prandaj-vetem-allahut-le-ti-mbeshteten-besimtaret/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:32:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10107 “Allahu është Ai që, veç Tij, nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. …” – Allahu dhe vetëm Ai e meriton adhurimin. Çdo adhurim i kushtuar dikujt tjetër veç Allahut është adhurim i kotë, i papranueshëm, i padobishëm dhe i dënueshëm.

“… prandaj vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët!” – Vetëm Allahut le t’i mbështeten dhe t’i kërkojnë ndihmë besimtarët, për gjithçka që i shqetëson dhe për gjithçka që duan të arrijnë. Asnjë çështje nuk realizohet pa ndihmën e Allahut. Nuk ka mundësi tjetër për arritjen e qëllimeve, por veçse me mbështetjen e Allahut.

Mbështetja (teuekkul) e plotë dhe e rregullt tek Allahu i Lartësuar arrihet veçse duke pasur mendim të mirë për Allahun e Lartësuar, duke pasur siguri të patundur se Allahu i Plotfuqishëm është plotësisht i mjaftueshëm si ndihmues për realizimin e çështjeve. Grada e teuekkul-it është në varësi të besimit. Sa më i fortë të jetë besimi, aq më e madhe është  mbështetja tek Allahu i Lartësuar.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/13-allahu-eshte-ai-qe-vec-tij-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-me-merite-prandaj-vetem-allahut-le-ti-mbeshteten-besimtaret/feed/ 0
12. Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! Nëse ju ktheni shpinën, atëherë dijeni se detyra e të Dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë. https://www.tefsirkurani.al/12-bindjuni-allahut-dhe-bindjuni-te-derguarit-nese-ju-ktheni-shpinen-atehere-dijeni-se-detyra-e-te-derguarit-tone-eshte-vetem-kumtimi-i-qarte/ https://www.tefsirkurani.al/12-bindjuni-allahut-dhe-bindjuni-te-derguarit-nese-ju-ktheni-shpinen-atehere-dijeni-se-detyra-e-te-derguarit-tone-eshte-vetem-kumtimi-i-qarte/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:31:40 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10105 “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” – Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij duke zbatuar me përpikmëri urdhrat e tyre. Pa dyshim, bindja ndaj Allahut dhe bindja ndaj Profetit janë themelet mbi të cilat ndërtohet lumturia. Ato janë rruga e vetme e suksesit, në aspektin e sigurimit të çdo të mire dhe të shpëtimit nga çdo e keqe, në dynja dhe në ahiret.

“Nëse ju ktheni shpinën, atëherë dijeni se detyra e të Dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë.” – Nëse refuzoni të bindeni ndaj Allahut dhe ndaj Profetit të Tij, dijeni se përgjegjësia e Profetit është thjesht qartësimi i së vërtetës, duke jua bërë tërësisht të kuptueshme Shpalljen, me të cilën Allahu i Madhëruar e dërgoi ndër ju. Pas këtij qartësimi, askujt nuk i mbetet më justifikim para Allahut të Lartësuar.

Detyra e Profetit nuk është që t’ju bëjë ta pranoni të vërtetën dhe të jetoni sipas saj. Edhe llogaria juaj nuk është detyrë e tij. Ai që do t’ju marrë në llogari dhe do t’ju shpërblejë ose ndëshkojë, në lidhje me bindjen ose jo ndaj Allahut dhe ndaj Profetit të Tij, është Njohësi i të fshehtave dhe i të dukshmeve, Allahu i Vetëm dhe i Pashoq.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/12-bindjuni-allahut-dhe-bindjuni-te-derguarit-nese-ju-ktheni-shpinen-atehere-dijeni-se-detyra-e-te-derguarit-tone-eshte-vetem-kumtimi-i-qarte/feed/ 0
11. Çdo fatkeqësi ndodh veçse me lejen e Allahut. Kush i beson Allahut, Ai ia udhëzon zemrën. Allahu di gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/11-cdo-fatkeqesi-ndodh-vecse-me-lejen-e-allahut-kush-i-beson-allahut-ai-ia-udhezon-zemren-allahu-di-gjithcka/ https://www.tefsirkurani.al/11-cdo-fatkeqesi-ndodh-vecse-me-lejen-e-allahut-kush-i-beson-allahut-ai-ia-udhezon-zemren-allahu-di-gjithcka/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:31:14 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10103 – “Çdo fatkeqësi ndodh veçse me lejen e Allahut. Kush i beson Allahut, Ai ia udhëzon zemrën. Allahu di gjithçka.” – Ajeti flet për të gjitha llojet e fatkeqësive: ato që na ndodhin në veten tonë, në pasuri, në fëmijë, në të dashurit dhe në çdo aspekt tjetër. Çdo gjë që e godet robin ndodh me përcaktimin dhe lejimin e Zotit. Allahu i Madhëruar e ka ditur që më parë gjithçka që do të ndodhte dhe këtë dituri absolute të Allahut e shkroi lapsi i Tij. Atë që lapsi i Tij e shkroi, Allahu i Madhëruar e krijoi në realitet, duke e renditur saktësisht dhe duke e bazuar në urtësinë e Tij të plotë për gjithçka. Vallë, a është në rregull njeriu në raport me këtë çështje të rëndësishme të besimit apo jo?

Është e ditur se Allahu i Lartësuar i ka lënë çdokujt mundësi të lirë zgjedhjeje, nga njëra anë, dhe ka premtuar për ata që zgjedhin të mirën dhe përpiqen për të se do t’i ndihmojë dhe udhëzojë në më të mirën, nga ana tjetër. Nëse robi kryen atë që kërkohet prej tij, ai do të fitojë shpërblimin e madh dhe mirësi të shumta në dynja dhe ahiret. Nëse robi beson se gjithçka që ndodh në këtë dynja, qoftë ato që na gëzojnë, qoftë ato që na hidhërojnë, ndodhin me lejen dhe përcaktimin e Allahut të Urtë, atëherë ai i pranon ato dhe kënaqet me përcaktimin e Allahut. Nëse robi iu bindet porosive të Tij, atëherë Allahu i Lartësuar ka për t’ia udhëzuar zemrën.

Rrjedhimisht, ky njeri do të jetë tërësisht i qetë dhe i përmbajtur gjatë sprovave të vështira, ndryshe nga ç’ndodh me ata që Zoti nuk ua ka udhëzuar zemrat. Të udhëzuarit janë të qëndrueshëm që në momentet e para kur godet sprova dhe, në këtë mënyrë, përveç shpërblimit të madh që Zoti i Lartësuar u jep në këtë dynja, ata rezervojnë një shpërblim të pamatë për Ditën e Llogarisë. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar! Kijeni frikë Zotin tuaj! Ata që bënë mirë në këtë jetë, do të kenë mirësi. E gjerë është Toka e Allahut. Durimtarëve do t’u jepet shpërblim pa masë.” [Zumer 10].

Nga kjo kuptohet se kush nuk beson në kaderin e Zotit gjatë goditjes së fatkeqësive, por bazohet tërësisht vetëm në vëzhgimin e shkaqeve dhe pasojave, ai ka për të humbur i pashpresë, sepse Zoti i Lartësuar ka për ta lënë atë të mbështetet te vetja. Dihet se, nëse robi nuk ka mbështetetje tjetër veç vetvetes, për të do të ketë veç ankth, frikë dhe dëshpërim. Këto janë pjesë e ndëshkimit të dynjasë, para ndëshkimit të ahiretit. Këto ndëshkime janë tërësisht të meritueshme, për shkak të mungesës së durimit ndaj kaderit të Zotit. Ndërsa po ta shohim ajetin në një spektër më të gjerë, dalim në përfundimin se: çdokush që beson gjithçka që është urdhëruar të besohet, siç është besimi në Allahun e Lartësuar, në melekët e Tij, shpalljet e Tij, profetët e Tij, Ditën e Gjykimit, dhe në caktimin e të mirës dhe të keqes prej Tij, dhe më pas e vërteton këtë besim me veprat përkatëse, atëherë ky njeri ka plotësuar kushtin kryesor që Allahu i Lartësuar t’ia hapë zemrën për udhëzimin e drejtë.

Me fjalë të tjera, nga robi kërkohet që ai të besojë gjithçka që duhet besuar, duke u bazuar në dijen e saktë dhe të sigurt të sjellë nga Shpallja e Allahut dhe të punojë me sinqeritet sipas këtij besimi. Nëse ai e bën këtë, Allahu i Lartësuar ka për t’i dhuruar udhëzimin e drejtë, duke e ndihmuar dhe forcuar që të rregullojë dhe përsosë gjendjen, fjalët dhe veprat e tij. Ky është shpërblimi më i mirë që Allahu i Lartësuar u jep besimtarëve, ashtu sikurse na e ka bërë të ditur këtë fakt shumë herë në Kur’an. Qëndrueshmëria e zemrës gjatë sprovës kalitet nëpërmjet sigurisë së plotë në premtimin e Allahut, i Cili thotë: “Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në Botën Tjetër; ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron.” [Ibrahim 27]. Kështu, besimtarët e vërtetë janë njerëzit me zemrën më të qetë dhe më të qëndrueshme gjatë sprovave dhe përballjeve të vështira. Ata janë njerëzit më të mençur, më të urtë dhe më të përmbajtur, për shkak të imanit që mbush zemrat e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/11-cdo-fatkeqesi-ndodh-vecse-me-lejen-e-allahut-kush-i-beson-allahut-ai-ia-udhezon-zemren-allahu-di-gjithcka/feed/ 0
10. Ndërsa ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është përfundimi më i keq. https://www.tefsirkurani.al/10-ndersa-ata-qe-nuk-besojne-dhe-i-mohojne-argumentet-tona-do-te-jene-banore-te-zjarrit-ku-do-te-qendrojne-pergjithmone-ky-eshte-perfundimi-me-i-keq/ https://www.tefsirkurani.al/10-ndersa-ata-qe-nuk-besojne-dhe-i-mohojne-argumentet-tona-do-te-jene-banore-te-zjarrit-ku-do-te-qendrojne-pergjithmone-ky-eshte-perfundimi-me-i-keq/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:30:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10101 – “Ndërsa ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” – Ata mohojnë argumentet e Zotit pa qenë të bazuar në ndonjë fakt, argument logjik ose tekste hyjnore.

Madje, përkundrazi, atyre u vijnë argumente të qarta dhe të pakundërshtueshme për të besuar të vërtetën dhe për të jetuar sipas saj, por ata i kundërshtojnë me urrejtje e kokëfortësi. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:

“Ky është përfundimi më i keq!” – Në Xhehenem janë mbledhur ndëshkimet më të ashpra. Banorët e atij vendi janë të pashpresë, pasi atje do të mbeten përgjithmonë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/10-ndersa-ata-qe-nuk-besojne-dhe-i-mohojne-argumentet-tona-do-te-jene-banore-te-zjarrit-ku-do-te-qendrojne-pergjithmone-ky-eshte-perfundimi-me-i-keq/feed/ 0
9. Ditën e Ringjalljes, kur Ai t’ju tubojë, do të jetë dita e humbjes dhe e fitimit. Kush beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai do t’ia fshijë të këqijat dhe do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të jenë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe. https://www.tefsirkurani.al/9-diten-e-ringjalljes-kur-ai-tju-tuboje-do-te-jete-dita-e-humbjes-dhe-e-fitimit-kush-beson-allahun-dhe-ben-vepra-te-mira-ai-do-tia-fshije-te-keqijat-dhe-do-ta-fuse-ne-kopshte-n/ https://www.tefsirkurani.al/9-diten-e-ringjalljes-kur-ai-tju-tuboje-do-te-jete-dita-e-humbjes-dhe-e-fitimit-kush-beson-allahun-dhe-ben-vepra-te-mira-ai-do-tia-fshije-te-keqijat-dhe-do-ta-fuse-ne-kopshte-n/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:30:25 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10099 – “Ditën e Ringjalljes, kur Ai t’ju tubojë, do të jetë dita e humbjes dhe e fitimit.” – Kujtoni ditën kur Allahu i Lartësuar do t’i tubojë të gjithë, të parët dhe të fundit, në sheshin e madh.

Atë ditë, Ai do t’i shpërblejë robërit për veprat e tyre. Atë ditë do të dallohet qartë ndryshimi mes krijesave. Atë ditë do të ketë njerëz që do të ngrihen në gradat më të larta të Ilijin-it, në banesat ku i presin të gjitha mirësitë, begatitë dhe kënaqësitë e përgatitura nga Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Atë ditë do të ketë grupe që do të zhyten të poshtëruar në skutat më të ulëta të Xhehenemit, të mbushura me tmerr, ankth e dëshpërim.

Ai është vendi i ndëshkimit të ashpër. Si shpërblimet, ashtu edhe ndëshkimet e të gjitha gradave janë fryt i atyre çfarë krijesat bëjnë dhe përgatisin vetë, në ditët dhe netët e dynjasë. I Lartësuari e përshkruan atë ditë si “Jeumu Tegabun”. Tegabun është dallimi mes humbjes dhe fitimit. Pikërisht atë ditë do të shfaqet qartë dallimi që ekziston mes të fituarve dhe të humburve.

Besimtarët do të fitojnë mirësi të shumta në tregtinë e tyre me Allahun e Lartësuar, ndërsa keqbërësit do të hidhërohen për humbjen e tyre të madhe. Nëse dikush pyet se me çfarë mund të arrihet fitorja dhe çfarë e shkakton humbjen, Allahu i Lartësuar thotë:

“Kush beson Allahun dhe bën vepra të mira …” –  Domethënë, shkaqet që sjellin suksesin dhe mirësinë janë:

1. Besimi i plotë tek Allahu dhe i të gjitha çështjeve që Allahu i Madhëruar ka urdhëruar të besohen.

2. Kryerja e veprave të mira sipas këtij besimi, me sinqeritet për të fituar kënaqësinë e Allahut. Këtu futen të gjitha veprat e mira, të detyrueshme apo të pëlqyeshme, qofshin detyrime ndaj Allahut të Madhëruar, qofshin detyrime ndaj krijesave. Për cilindo që i plotëson këto kushte, Allahu i Lartësuar premton dhe thotë:

– “Ai do t’ia fshijë të këqijat dhe do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të jenë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe. – Atje do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe që iu kënaq syrin. Atje mund të zgjedhin çfarë të duan. Kjo kënaqësi do të vazhdojë përjetësisht. Ndërsa duke treguar shkakun e ndëshkimit të atyre që do të hidhen në Zjarr, Allahu i Lartësuar thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/9-diten-e-ringjalljes-kur-ai-tju-tuboje-do-te-jete-dita-e-humbjes-dhe-e-fitimit-kush-beson-allahun-dhe-ben-vepra-te-mira-ai-do-tia-fshije-te-keqijat-dhe-do-ta-fuse-ne-kopshte-n/feed/ 0