062. EL XHUMUA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Fri, 29 Sep 2023 13:35:56 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 062. EL XHUMUA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 11. Kur shohin ndonjë tregti ose dëfrim, rendin drejt tyre, duke të lënë ty në këmbë. Thuaju: “Çfarë gjendet tek Allahu është shumë herë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia. Allahu është Furnizuesi më i mirë!” https://www.tefsirkurani.al/11-kur-shohin-ndonje-tregti-ose-defrim-rendin-drejt-tyre-duke-te-lene-ty-ne-kembe-thuaju-cfare-gjendet-tek-allahu-eshte-shume-here-me-e-mire-se-defrimi-dhe-tregtia-allahu-eshte-furnizue/ https://www.tefsirkurani.al/11-kur-shohin-ndonje-tregti-ose-defrim-rendin-drejt-tyre-duke-te-lene-ty-ne-kembe-thuaju-cfare-gjendet-tek-allahu-eshte-shume-here-me-e-mire-se-defrimi-dhe-tregtia-allahu-eshte-furnizue/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:19:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10059 “Kur shohin ndonjë tregti ose dëfrim, rendin drejt tyre, …” – Ata dalin me nxitim nga xhamia, të joshur nga kotësitë e kësaj dynjaje, duke e lënë mirësinë e vërtetë. Allahu i Madhëruar thotë:

“… duke të lënë ty në këmbë.” – Kjo ndodhi një ditë xhumaje, kur Profeti (a.s.) ishte duke mbajtur hytben në xhami. Në këtë kohë, njerëzit dëgjuan për një karvan plot me mallra tregtie, që kishte ardhur në Medinë, dhe filluan të largoheshin nga xhamia, duke e lënë Profetin (a.s.) duke mbajtur hytbe. Kështu, ata treguan mungesë të theksuar edukate dhe respekti ndaj Profetit (a.s.) dhe ndaj një adhurimi të rëndësishëm, siç është falja e xhumasë. Ata braktisën diçka që nuk duhet ta braktisnin kurrë, sepse Allahu i Lartësuar thotë:

Thuaju: “Çfarë gjendet tek Allahu është shumë herë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia. Allahu është Furnizuesi më i mirë!” – Shpërblimi me mirësi dhe begati për devotshmërinë ndaj Zotit, është shumë më i mirë sesa tregtia, lojrat dhe kotësitë. Është e vërtetë që nëpërmjet tregtisë arrihen disa dobi e mirësi, por ato janë shumë pak, madje të mundimshme, kur i krahason me mirësitë e shumta të ahiretit. Durimi në zbatimin e urdhrave të Allahut nuk duhet të mendohet kurrë si shkak i varfërimit, sepse Allahu i Lartësuar është Furnizuesi më i mirë. Ata që bëhen të devotshëm ndaj Allahut do të furnizohen prej andej nga nuk e mendojnë e nuk e llogarisin fare. Nga këto ajete nxirren shumë dobi:

– Adhurimi i xhumasë është detyrim për secilin besimtar. Është detyrë, gjithashtu, përkushtimi në plotësimin e këtij adhurimi.

– Dëgjimi i të dyjave pjesëve të hytbes së xhumasë është farz, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “…nxitoni për atje ku përmendet Allahu”, dhe është komentuar se këtu flitet për dy pjesët e hytbes.

– Ligjshmëria e thirrjes së ezanit ditën e xhuma, madje urdhërimi për të.

– Ndalesa e shitblerjes pas thirrjes së ezanit. Shitblerja gjatë kësaj kohe është haram, sepse ajo të pengon nga plotësimi i detyrimit. Kjo tregon se çdo çështje, edhe nëse në origjinë mund të jetë e lejuar, nëse në ndonjë gjendje të caktuar ajo të pengon nga kryerja e një detyrimi, atëherë ajo konsiderohet e palejueshme.

– Në këto ajete urdhërohemi që të jemi të pranishëm në të dyja hutbet e ditës së xhuma dhe qortohet rëndë ai që nuk merr pjesë në to. Në mënyrë indirekte, kuptohet gjithashtu se gjatë dy hytbeve është detyrë heshtja dhe përqendrimi në dëgjimin e ligjëratës.

– Ajetet na mësojnë se si duhet të veprojë robi i cili, kur thirret në adhurimin e Allahut, gjen vështirësi në veten e vet, sepse joshet nga argëtimet dhe kënaqësitë e kësaj dynjaje, përfshi edhe tregtinë. Në të tilla raste, ilaçi më i mirë për t’u bërë i qëndrueshëm në adhurimin e Allahut, duke mos u kotur në plotësimin e dëshirave të nefsit, është që robi t’i kujtojë vetvetes mirësitë dhe begatitë e shumta që Allahu i Lartësuar premton për besimtarët që u japin përparësi veprave që kënaqin Atë, kundrejt epshit dhe dëshirave të tyre. Këtu përfundon tefsiri i sures Xhumua, dhe falënderimi i takon Allahut të Madhëruar!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/11-kur-shohin-ndonje-tregti-ose-defrim-rendin-drejt-tyre-duke-te-lene-ty-ne-kembe-thuaju-cfare-gjendet-tek-allahu-eshte-shume-here-me-e-mire-se-defrimi-dhe-tregtia-allahu-eshte-furnizue/feed/ 0
10. Pasi të falet namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga begatitë e Allahut, por përmendeni shpesh Allahun, që të gjeni shpëtim. https://www.tefsirkurani.al/10-pasi-te-falet-namazi-atehere-shperndahuni-neper-toke-dhe-kerkoni-nga-begatite-e-allahut-por-permendeni-shpesh-allahun-qe-te-gjeni-shpetim/ https://www.tefsirkurani.al/10-pasi-te-falet-namazi-atehere-shperndahuni-neper-toke-dhe-kerkoni-nga-begatite-e-allahut-por-permendeni-shpesh-allahun-qe-te-gjeni-shpetim/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:18:38 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10057 – “Pasi të falet namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga begatitë e Allahut, …” – Pasi të falet namazi, mund të shpërndaheni për të kërkuar fitimin e ndershëm. Duke qenë se angazhimi me shitblerje mund ta hutojë besimtarin, Allahu i Madhëruar na urdhëron që ta shpeshtojmë kujtimin e Tij, duke na treguar kështu atë që i mban zemrat tona gjallë:

“… por përmendeni shpesh Allahun, që të gjeni shpëtim!” – Duhet ta përmendim Allahun në çdo gjendje: kur jemi në këmbë, kur jemi ulur, kur jemi shtrirë apo të mbështetur. Nëse e bëjmë këtë, Ai premton se do të gjejmë shpëtim. Sigurisht, shpeshtimi i kujtimit të Allahut është një nga shkaqet më të mëdha të suksesit në çdo fushë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/10-pasi-te-falet-namazi-atehere-shperndahuni-neper-toke-dhe-kerkoni-nga-begatite-e-allahut-por-permendeni-shpesh-allahun-qe-te-gjeni-shpetim/feed/ 0
9. O ju që keni besuar, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhuma, nxitoni për atje, ku përmendet Allahu dhe lëreni shitblerjen! Kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini. https://www.tefsirkurani.al/9-o-ju-qe-keni-besuar-kur-behet-thirrja-per-namaz-diten-e-xhuma-nxitoni-per-atje-ku-permendet-allahu-dhe-lereni-shitblerjen-kjo-eshte-shume-me-e-dobishme-per-ju-nese-e-dini/ https://www.tefsirkurani.al/9-o-ju-qe-keni-besuar-kur-behet-thirrja-per-namaz-diten-e-xhuma-nxitoni-per-atje-ku-permendet-allahu-dhe-lereni-shitblerjen-kjo-eshte-shume-me-e-dobishme-per-ju-nese-e-dini/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:17:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10055 “O ju që keni besuar, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhuma, nxitoni për atje, ku përmendet Allahu dhe lëreni shitblerjen!” – Allahu i Lartësuar i urdhëron robërit e Tij besimtarë që të jenë të pranishëm në namazin e xhumasë, madje të nxitojnë për këtë. Ai urdhëron që ata t’i përgjigjen thirrjes për këtë namaz, duke nxituar e duke u kujdesur që ai të jetë angazhimi më i rëndësishëm i asaj dite.

Kësisoj, fjala “nxitoni” në ajet nuk nënkupton rendjen me vrap apo të ecurit me nxitim, që janë të ndaluara të bëhen, por ka për qëllim përkushtimin maksimal ndaj namazit të xhumasë. I Lartësuari na urdhëron që, sapo të thirret ezani, ta ndërpresim tregtinë dhe angazhimi ynë i vetëm të jetë pjesëmarrja në aktivitetin e ditës së xhuma. Allahu i Lartësuar na mëson se përgjigjja ndaj kësaj ftese është më e mirë dhe më e begatshme se angazhimi me tregti. Nuk lejohet kurrsesi braktisja e këtij namazi, i cili është një nga detyrimet më të forta.

– “Kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini.” – Nëse e dini që shpërblimi i përgatitur tek Allahu është më i mirë dhe i përjetshëm dhe se kush i jep përparësi dynjasë kundrejt ahiretit, ai ka dështuar dhe ka rënë në humbje të vërtetë, duke menduar se është duke fituar. Urdhri për lënien e shitblerjes vlen vetëm për kohën gjatë namazit, sepse Allahu i Lartësuar thotë më pas:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/9-o-ju-qe-keni-besuar-kur-behet-thirrja-per-namaz-diten-e-xhuma-nxitoni-per-atje-ku-permendet-allahu-dhe-lereni-shitblerjen-kjo-eshte-shume-me-e-dobishme-per-ju-nese-e-dini/feed/ 0
8. Thuaju: “Vdekja, së cilës ju i ruheni, pa dyshim që ka për t’ju zënë! Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe atëherë, Ai do t’ju tregojë se çfarë keni vepruar.” https://www.tefsirkurani.al/8-thuaju-vdekja-se-ciles-ju-i-ruheni-pa-dyshim-qe-ka-per-tju-zene-pastaj-ju-do-te-ktheheni-tek-ai-qe-e-di-te-padukshmen-dhe-te-dukshmen-dhe-atehere-ai-do-tju-tregoje/ https://www.tefsirkurani.al/8-thuaju-vdekja-se-ciles-ju-i-ruheni-pa-dyshim-qe-ka-per-tju-zene-pastaj-ju-do-te-ktheheni-tek-ai-qe-e-di-te-padukshmen-dhe-te-dukshmen-dhe-atehere-ai-do-tju-tregoje/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:17:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10053 “Thuaju: “Vdekja, së cilës ju i ruheni, pa dyshim që ka për t’ju zënë! Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe atëherë, Ai do t’ju tregojë se çfarë keni vepruar.” – Pa diskutim do të vijë dita kur ata t’i gllabërojë vdekja, të cilën Zoti e ka bërë të pashmangshme për krijesat. Pas plotësimit të afatit të tyre në këtë dynja, kur ata t’i dorëzohen vdekjes, vjen Dita e Kijametit, kur ata do të kthehen të gjithë tek i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen. Ajo do të jetë dita kur secili do të shpërblehet me drejtësi për gjithçka që ka punuar, të mirë apo të keqe, të vogël apo të madhe.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/8-thuaju-vdekja-se-ciles-ju-i-ruheni-pa-dyshim-qe-ka-per-tju-zene-pastaj-ju-do-te-ktheheni-tek-ai-qe-e-di-te-padukshmen-dhe-te-dukshmen-dhe-atehere-ai-do-tju-tregoje/feed/ 0
7. Por ata nuk do ta dëshirojnë kurrë atë për shkak të veprave, që kanë bërë me duart e tyre. Allahu është i Gjithëditur për keqbërësit. https://www.tefsirkurani.al/7-por-ata-nuk-do-ta-deshirojne-kurre-ate-per-shkak-te-veprave-qe-kane-bere-me-duart-e-tyre-allahu-eshte-i-gjitheditur-per-keqberesit/ https://www.tefsirkurani.al/7-por-ata-nuk-do-ta-deshirojne-kurre-ate-per-shkak-te-veprave-qe-kane-bere-me-duart-e-tyre-allahu-eshte-i-gjitheditur-per-keqberesit/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:16:40 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10051 “Por ata nuk do ta dëshirojnë kurrë atë për shkak të veprave, që kanë bërë me duart e tyre. Allahu është i Gjithëditur për keqbërësit.” – Ngaqë janë të mbushur plot me gjynahe dhe poshtërsi, ata i tremb vdekja. Por të mos harrojnë se Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për zullumqarët. Asnjë padrejtësi e tyre nuk mund t’i fshihet Atij. Edhe pse ata kurrë nuk do ta kërkonin vetë vdekjen, kjo përsëri nuk ka për t’i shpëtuar, siç thotë i Lartësuari:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/7-por-ata-nuk-do-ta-deshirojne-kurre-ate-per-shkak-te-veprave-qe-kane-bere-me-duart-e-tyre-allahu-eshte-i-gjitheditur-per-keqberesit/feed/ 0
6. Thuaju: “O judej! Nëse mëtoni se jeni miqtë më të dashur të Allahut mbi të gjithë njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, në qoftë se jeni të sinqertë!” https://www.tefsirkurani.al/6-thuaju-o-judej-nese-metoni-se-jeni-miqte-me-te-dashur-te-allahut-mbi-te-gjithe-njerezit-e-tjere-atehere-kerkojeni-vdekjen-ne-qofte-se-jeni-te-sinqerte/ https://www.tefsirkurani.al/6-thuaju-o-judej-nese-metoni-se-jeni-miqte-me-te-dashur-te-allahut-mbi-te-gjithe-njerezit-e-tjere-atehere-kerkojeni-vdekjen-ne-qofte-se-jeni-te-sinqerte/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:15:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10049

“Thuaju: “O judej! Nëse mëtoni se jeni miqtë më të dashur të Allahut mbi të gjithë njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, në qoftë se jeni të sinqertë!”. – Nëse jeni të sinqertë kur thoni se jeni në rrugë të drejtë dhe të zgjedhurit e Allahut, atëherë kërkojeni vdekjen! Kjo duhet të jetë shumë e thjeshtë për ju, nëse do të ishit të sigurtë në pretendimin tuaj. Nga ana tjetër, mospranimi i këtij propozimi tregon të kundërtën. Duke qenë se ata thjesht kishin pretendime boshe dhe kurrë nuk do të guxonin ta pranonin këtë sfidë, i Lartësuari thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/6-thuaju-o-judej-nese-metoni-se-jeni-miqte-me-te-dashur-te-allahut-mbi-te-gjithe-njerezit-e-tjere-atehere-kerkojeni-vdekjen-ne-qofte-se-jeni-te-sinqerte/feed/ 0
5. Përngjasimi i atyre, që iu besua Teurati dhe nuk e zbatuan atë, është me gomarin, që, thjesht bart libra! Sa i keq është përngjasimi i atyre që mohojnë ajetet e Allahut! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit. https://www.tefsirkurani.al/5-perngjasimi-i-atyre-qe-iu-besua-teurati-dhe-nuk-e-zbatuan-ate-eshte-me-gomarin-qe-thjesht-bart-libra-sa-i-keq-eshte-perngjasimi-i-atyre-qe-mohojne-ajetet-e-allahut-allahu-nuk-i-udhezon-ne-rru/ https://www.tefsirkurani.al/5-perngjasimi-i-atyre-qe-iu-besua-teurati-dhe-nuk-e-zbatuan-ate-eshte-me-gomarin-qe-thjesht-bart-libra-sa-i-keq-eshte-perngjasimi-i-atyre-qe-mohojne-ajetet-e-allahut-allahu-nuk-i-udhezon-ne-rru/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:15:34 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10047 – “Përngjasimi i atyre, që iu besua Teurati dhe nuk e zbatuan atë, është me gomarin, që, thjesht bart libra! Sa i keq është përngjasimi i atyre që mohojnë ajetet e Allahut!” – Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar përmendi bujarinë e Tij të pashembullt dhe mirësitë e Tij të pakrahasueshme që i dhuroi popullit të paditur dhe të zhytur në humbje, duke dërguar mes tyre Profetin analfabet. Ai i dalloi ata me vlera të larta, të cilat nuk i ka arritur askush prej popujve të tjerë, qofshin ata popuj që nuk kishin libër qiellor, qofshin ithtarë të Librit, të krishterë dhe jehudë. Nëpërmjet Profetit famëmadh dhe Shpalljes së përjetshme që ai solli, populli i palexuar u lartësua mbi të gjithë popujt e tjerë, nga të hershmit dhe të mëvonshmit.

Edhe ithtarët e Librit, të cilët pretendonin se ishin dijetarë, edukatorë, të mençur dhe të urtë, mbetën shumë pas këtij populli të zgjedhur, që punoi me sinqeritet, këmbëngulje dhe përpikmëri, për të vënë në zbatim fenë e Zotit të tyre. Ishte pikërisht ky përkushtim shkaku i lartësimit të tyre. Në ajetet vijuese, Allahu i Lartësuar na jep të kuptojmë një fakt të tillë, duke përshkruar sjelljen e kundërt të jehudëve dhe të krishterëve. Allahu i Lartësuar i kishte ngarkuar jehudët dhe të krishterët që të studionin dhe zbatonin Teuratin, por ata nuk e kryen këtë detyrë. Për këtë arsye, ata nuk e meritonin të ishin popull i përzgjedhur. Ata e shpërfillën amanetin e Zotit, prandaj i Lartësuari i shëmbëlleu ata me gomarin, i cili mban në shpinë një barrë me libra. A përfiton një gomar nga librat që mban mbi shpinë?! A meriton ai të nderohet për shkak të ngarkesës që bart?!

Kështu krahasohen dijetarët çifutë dhe të krishterë, të cilët nuk e vunë në zbatim  Teuratin, një nga porositë më të rëndësishme të të cilit ishte ajo për pasimin e Muhamedit (s.a.u.s). Ata duhet ta ndiqnin këtë Profet, me cilësi të përshkruara qartë në Teurat. Po çfarë dobie u bëri atyre kjo porosi? Të vetmet gjëra që ata përfituan prej sjelljes së tyre ishin dëshpërimi dhe fakti që nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit për mohimin dhe refuzimin e të vërtetës. U poshtëroftë ai popull që mohon argumentet e qarta të Allahut të Lartësuar, të cilat dëshmojnë për vërtetësinë e Profetit të madh të fundit të kohës, Muhamedit (a.s.), dhe vërtetësinë e Shpalljes, që ai përcolli. Le ta dinë këta të mjerë se:

– “Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.” – Për sa kohë ata kanë si cilësi padrejtësinë, urrejtjen dhe armiqësinë, Allahu i Lartësuar nuk ka për t’i udhëzuar në rrugën e drejtë. Një nga padrejtësitë e çifutëve është që ata e dinë shumë mirë se janë në rrugë të padrejtë, megjithatë pretendojnë me të madhe se janë në të vërtetën, madje se janë populli më i zgjedhur në të gjithë njerëzimin. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t’u thotë atyre:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/5-perngjasimi-i-atyre-qe-iu-besua-teurati-dhe-nuk-e-zbatuan-ate-eshte-me-gomarin-qe-thjesht-bart-libra-sa-i-keq-eshte-perngjasimi-i-atyre-qe-mohojne-ajetet-e-allahut-allahu-nuk-i-udhezon-ne-rru/feed/ 0
4. Kjo është mirësia e Allahut, që ia jep atij që do. Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe. https://www.tefsirkurani.al/4-kjo-eshte-miresia-e-allahut-qe-ia-jep-atij-qe-do-allahu-eshte-i-zoteruesi-i-miresise-se-madhe/ https://www.tefsirkurani.al/4-kjo-eshte-miresia-e-allahut-qe-ia-jep-atij-qe-do-allahu-eshte-i-zoteruesi-i-miresise-se-madhe/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:15:11 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10045   Kjo është mirësia e Allahut, që ia jep atij që do. Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe.” – Udhëzimi në rrugën e drejtë është mirësia më e madhe e Allahut të Urtë, të cilën Ai ua jep atyre robërve  të Tij që Ai dëshiron. Mirësia e udhëzimit është shumë herë më e madhe se mirësitë e ushqimit, pijes, pasurisë dhe të çdo gjëje tjetër të kësaj dynjaje. Besimi i drejtë është bazë për arritjen e çdo të mire dhe për fitimin e lumturisë së përjetshme.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/4-kjo-eshte-miresia-e-allahut-qe-ia-jep-atij-qe-do-allahu-eshte-i-zoteruesi-i-miresise-se-madhe/feed/ 0
3. Por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti. https://www.tefsirkurani.al/3-por-edhe-te-tjereve-qe-ende-nuk-u-jane-bashkuar-atyre-ai-eshte-ngadhenjimtari-i-urti/ https://www.tefsirkurani.al/3-por-edhe-te-tjereve-qe-ende-nuk-u-jane-bashkuar-atyre-ai-eshte-ngadhenjimtari-i-urti/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:14:47 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10043 “… por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.” – Gjithashtu, nëpërmjet profetit Muhamed (a.s.) dhe Shpalljes së Tij, Allahu i Lartësuar e plotësoi mirësinë e Tij mbi të gjithë popujt e tjerë, dhe jo vetëm mbi ‘të palexuarit’. Kjo përfshin të gjithë popujt, si ata që jetuan në kohën e Profetit (a.s.), ashtu edhe ata që do të vinin më vonë, pas tij. Shpjegimi i mësipërm është njëri kuptim i fragmentit: “…që ende nuk u janë bashkuar atyre”. Po ka mundësi që kjo fjali të ketë për qëllim brezat e mëvonshëm, që do të vinin pas atyre që jetuan në kohën e Profetit dhe të cilët nuk do mund të arrinin gradën e brezave të parë në vepra të mira dhe shpërblim.

Sidoqoftë, të dyja kuptimet janë të sakta dhe ajeti i përmban ato, pasi nuk ka dyshim se brezi mes të cilëve u dërgua Profeti (a.s.) dhe jetuan në kohën e Shpalljes, duke qenë luftëtarët e parë të Islamit, u dalluan me shumë veçori, aq sa askush pas tyre nuk mund t’i arrijë më ata. Dërgimi i profetëve që ata t’u lexonin popujve shpalljet e Zotit, për të pastruar zemrat e për t’u mësuar çdo gjë të dobishme për dynjanë dhe ahiretin e tyre, dëshmon për diturinë dhe urtësinë absolute të Allahut të Lartësuar, i Cili nuk do t’i braktiste kurrë krijesat e Tij për t’i lënë në çoroditje dhe përhumbje. Ai dërgoi mes tyre profetë, për t’i urdhëruar dhe për t’i ndaluar, për t’i ngarkuar me ligje e detyra që rregullojnë jetën e tyre dhe për t’i ringjallur pas vdekjes, që t’i shpërblejë me bujarinë, bamirësinë dhe drejtësinë e Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/3-por-edhe-te-tjereve-qe-ende-nuk-u-jane-bashkuar-atyre-ai-eshte-ngadhenjimtari-i-urti/feed/ 0
2. Është Ai, që u dërgoi të paditurve Profet nga mesi i tyre, që t’u lexonte ajetet e Tij, t’i pastronte ata, t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kur më parë ata ishin në humbje të plotë. https://www.tefsirkurani.al/2-eshte-ai-qe-u-dergoi-te-paditurve-profet-nga-mesi-i-tyre-qe-tu-lexonte-ajetet-e-tij-ti-pastronte-ata-tu-mesonte-librin-dhe-urtesine-kur-me-pare-ata-ishin-ne-humbje-t/ https://www.tefsirkurani.al/2-eshte-ai-qe-u-dergoi-te-paditurve-profet-nga-mesi-i-tyre-qe-tu-lexonte-ajetet-e-tij-ti-pastronte-ata-tu-mesonte-librin-dhe-urtesine-kur-me-pare-ata-ishin-ne-humbje-t/#respond Mon, 26 Jul 2021 17:14:19 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=10041 – “Është Ai, që u dërgoi të paditurve Profet nga mesi i tyre, që t’u lexonte ajetet e Tij, t’i pastronte ata, t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kur më parë ata ishin në humbje të plotë;…” – “Të palexuarit” ishin ata të cilëve nuk u kishte zbritur ndonjë libër qiellor dhe nuk kishin as gjurmë prej shpalljeve hyjnore ose, me fjalë të tjera, që nuk ishin ithtarë të Librit. Kështu, Allahu i Lartësuar u dhuroi atyre një mrekulli, një mirësi më të madhe se çdo mirësi që u pati dhënë të tjerëve, sepse ata ishin krejtësisht të humbur në padituri dhe larg çdo të mire. Arabët ishin në një humbje të thellë asokohe, duke adhuruar pemët, gurët e putat. Mund të thuhet me të drejtë se ata ishin si egërsira pylli, ku i forti hante të dobtin dhe tërësisht injorantë rreth profetëve.

Pas gjithë kësaj gjendjeje, Allahu i Lartësuar zgjodhi një profet nga gjiri i tyre, të cilit ata ia njihnin prejardhjen, virtytet dhe, sidomos, sinqeritetin. I Lartësuari e zgjodhi profetin Muhamed (a.s.) për t’i shpallur Librin e Tij, që ai t’ua përcillte më pas atë të tjerëve, duke u kënduar ajetet e qarta, që mbushën zemrat me besim, bindje dhe siguri të plotë. Nëpërmjet kësaj Shpalljeje, ai do të pastronte shpirtrat e tyre, për t’i pajisur me virtytet më të larta. Ai do t’i edukonte shpirtrat e humbur me cilësitë më të mrekullueshme, duke u mësuar çdo mënyrë, fjalë dhe vepër për të arritur këtë qëllim. Ai do t’i pastronte nga cilësitë, fjalët e veprat e ndyra, duke i pajisur me dije.

Profeti Muhamed (a.s.) u mësoi njerëzve Librin dhe Urtësinë, domethënë, Kur’anin dhe Traditën profetike, mësime që përfshinin njohuritë e të parëve dhe të fundit. Pas këtij edukimi me dituri të madhe dhe të vërtetë, pas pastrimit dhe lartësimit të shpirtrave të tyre, ata u kthyen në njerëzit më të ditur. Madje, ata u bënë krerët e të mençurve dhe të urtëve, të pajisur me fenë më të plotë. Ata u bënë njerëzit me moralin më të lartë, plot fisnikëri dhe urtësi. Ata ndoqën udhën e drejtë me përpikmëri për veten e tyre, por u bënë edhe udhëzues të të tjerëve. Ata u bënë imamët e të udhëzuarve në rrugën e drejtë dhe udhëzues të besimtarëve. Profeti Muhamed (a.s.) dhe Shpallja hyjnore ishin mirësitë më të mëdha që Allahu i Lartësuar u dhuroi këtyre njerëzve.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/2-eshte-ai-qe-u-dergoi-te-paditurve-profet-nga-mesi-i-tyre-qe-tu-lexonte-ajetet-e-tij-ti-pastronte-ata-tu-mesonte-librin-dhe-urtesine-kur-me-pare-ata-ishin-ne-humbje-t/feed/ 0